‘Ne na shijon ti kemi përballë’! Spiropali përplaset me Artan Hoxhën, analisti: Qenkeni mazokiste, TV janë pro qeverisë. Ministrja: Më thuaj një! S’janë si ato që akuzuan opozitën për vrasje më 21 janar

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me analistin Artan Hoxha lidhur me lirinë e mediave.

Të dy të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, kanë folur lidhur me tendencën e mediave kryesore në vend për të sulmuar ose për të mbajtur “anën” e qeverisë në pushtet.

Spiropali ka mohuar qeveria se është favorizuar nga mediat, ndërsa analisti pretendon të kundërtën.

Pjese nga debati:

Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon ti kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi etj.

Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste.

Elisa Spiropali: Më thuaj…cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?

Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.

Elisa Spiropali: Këtë e paskeni vënë re vetëm ju. Nuk janë si ato që thoshin që i ka vrarë opozita ata në 21 janar.

Artan Hoxha: Ishin komente ato.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *