Nëse refuzoni të mbani maskën në këtë vend, mund të dënoheni me dy vjet burg

Etiopia mund t’i dënojë qytetarët deri në dy vite, nëse ata shkelin qëllimisht kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e Covid-19, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm, mes shqetësimit se qytetarët po bëhen neglizhentë pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme.

Kufizimet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, dhe distancës sociale mes të rriturve. Po ashtu, ato ndalojnë shtrëngimin e duarve dhe uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë.

Etiopia, kombi i dytë më i populluar i Afrikës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me Covid-19, dhe 1,384 vdekje.

Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit, por megjithatë mbetet e vështirë të identikohet bilanci i vërtetë sepse testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara.

Afrika nuk ka parë valën e madhe të infeksioneve dhe vdekjeve që kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe Amerikën. Ekspertët thonë se një popullatë shumë më e re, masat e menjëhershme për të mbyllur vendin dhe të pasurit e një popullsie më rurale, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë.

Megjithatë, shumë udhëheqës afrikanë po bëjnë thirrje për vigjilencë, të shqetësuar se çdo rritje e rasteve mund të mbingarkojë sistemet e dobëta të shëndetit publik.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *