Sistemi zgjedhor duhej ndryshuar, por pas zgjedhjeve!

23 Tetor 2020, 16:23Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Presidenti Meta e ktheu në Kuvend ndryshimimin e sistemit zgjedhor, por gjasat janë shumë të mëdha që Kuvendi ta rikonfirmojë përsëri sistemin e ri zgjedhor.
Kjo, sepse ndërmjetësit ndërkombëtarë të marrëveshjes së 5 qershorit nuk kanë mbajtur ndonjë qendrim ultimativ kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, të miratuar në Kuvend më 5 tetor.

Por paversisht se çdo të vendosë Kuvendi, dy fjalë pro apo kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor mund t’i themi.
Së pari, fjalët pro. Sistemi zgjedhor i prillit 2008 kishte dy të meta kryesore, të cilat duheshin adresuar: cenonte barazinë e garës brenda çdo zone zgjedhore dhe inkurajonte ekzistencën e partiçkave parazite.

Kodi Zgjedhor i 2008-ës kishte një problem madhor me mënyrën sesi parashikohej llogaritja e mandateve në cdo zonë zgjedhore (qark). Konkretisht, sipas atij kodi, një parti e vogël brenda një koalicioni të madh, mund ta siguronte mandatin në një qark me gjysmën e votave që i duhej një partie tjetër të vogël, që nuk donte të ishte në koalicion me partitë e mëdha. Kështu, PR-ja mund të merrte gjysmën e votave të BD-së së Astrit Patozit në Tiranë, dhe ta siguronte mandatin vetëm pse mund të ishte në koalicion me PD-në. (Kurse Astrit Patozi mund të mbetej pa mandat, vetëm pse nuk do donte të ishte në koalicion me PD-në…).

Ajo mënyrë llogaritje nuk duhej të ekzistonte më në Kodin Zgjedhor, sepse shkelte në mënyrë flagrante barazinë e garës në çdo qark (me përjashtim ndoshta të Kukësit, ku vetëm dy partitë e mëdha kanë shans të marrin mandate).

Sistemi zgjedhor i 2008 i inkurajonte partiçkat e vogla të futeshin në koalicion me partitë e mëdha, sepse edhe kur nuk arrinin të siguronin mandat nga mekanizmi preferencial i përshkruar më sipër, shpërbleheshin me poste zv/ministrash apo drejtorësh nga partia kryesore e koalicionit. Dhe pikërisht ky lloj shpërblimi përzgjaste ekzistencën e tyre parazitare në sistemin politik.

Dhe tani dy fjalë kundër ndryshimit aktual të sistemit zgjedhor.

Ndryshimi i njëanshëme i sistemit zgjedhor vetëm 6.5 muaj para datës së zgjedhje është në kundërshtim flagrant me parimet dhe standartet evropiane të vendosura nga Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, si udhërrëfyesi i vetëm për vendet e Këshillit të Europës për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme. Komisioni i Venecias këshillon që ndryshimet e sistemeve elektorale të bëhen të paktën 12 muaj para zgjedhjeve. Kjo, për t’u dhënë kohë partive opozitare që të rikalibrojnë strategjitë e tyre elektorale, të përgatitura për shumë kohë gjatë ndejtjes në opozitë.

Konkluzion: Sistemi zgjedhor duhej ndryshuar, por pas zgjedhjeve!

6 komente në “Sistemi zgjedhor duhej ndryshuar, por pas zgjedhjeve!”

  1. Zaloshnja bis says:

    Shume e sakte kjo analize o Zaloshnja.
    Po kane per te te masakruar me komente idhtaret fanatike te El Commandante Rames. Tek ne nuk e rruajne shume qe te vrasin mendjen nese qendrojne ato qe thua. “Rendesi” ka kush je ti qe shkran dhe ku do te dalesh.
    Sipas llogjikes haluçinante te ketyre integristeve socialiste nese Hitleri ka thene dikur qe Parisi esht kryeqytet i France sot kjo duhet te vihet ne dyshim

  2. Boston says:

    Tani e nxori koken ky i pavaruri qe fshihet si miu i arrave. I pa besuar ne cdo hap qe ben.

    1. Zaloshnja bis says:

      @Boston
      Per hir te se vertetes qe ia ke borxh vetes nese je i ndershem fillimisht merr mundimin te shprehesh nese qendrojne apo jo ato qe shkruan ky “miu i arrave” apo edhe “i haleve” po deshe ta quash te tille megjithese ai sot nuk ka bere ndonje sondazh nga ato qe ka per zakon pra nuk “ka bere asnje hap”, thjesht ka dhene faket dhe mendimin e tij per ndyshimet. Na thuaj pra i nderuar perfaqsuesi i kombit tone ne Boston nese jane apo jo te verteta ato qe thote “miu i arrave”.
      Ndryshe ne si komb jo pas 30 po edhe pas 130 vjeteve do jemi ketu ku jemi sot.

  3. kujtimi says:

    Sigurisht si ato dekorimet e likes pas vdekjes, po kujt do ti sherbeje nje ndryshin pasi veprimi eshte kryer, apo mendon per zgjedhjet e vitit 3000???

  4. Jack says:

    Ore koke lope! po ku e shikon ndryshimin e sistemit ti? Sstemi eshte proporcional rajonal. sic ka qene.

  5. elmaz bufi says:

    Nje gje nuk thote Zaloshnja….Venecia ka folur per ndryshime te sistemeve te mirepranuara per nje periudhe te gjate zgjedhjesh..
    por jo per nje sajese absurde qe duhej ndryshuar e per te cilen prej kohesh debatohet. pers muaj nuk jane pak… e partaj asgje nuk do ndodhi veç se do shkonte dem puna e tre Stalineve te Lulushes qe perdorin parullen : “partia le te votoj ne do ti numerojme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje