SPAK-u, si dordolec

23 Tetor 2020, 20:12Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.

Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t’i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t’i turbullojë ujërat.

Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t’i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak, nga tufa e zullumeve të veta.

Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës, për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet.

7 komente në “SPAK-u, si dordolec”

  1. 14 vjecarja says:

    ca është dordolec?

    1. vang says:

      ata ( shkop i veshur me rroba qe te duket si njeri) qe veme neper ara per te trembur zogjte.

    2. Mesuesi says:

      Nje superticion popullor arkaik: Kukull prej leckash, e madhe me forma te ndryshme qe varet neper peme, ose ne hunj, neper kopshte me perime apo fruta, per te trembur nga shpende, kafshe etj, qe mund t’i demtojne ato. Me shume ka ngelur si tradite se ka vertet ndonje efekt.

  2. Mal Cori says:

    I paten mire rrogat nga 600 mije leke ata gjykates.
    Pse ja bene rrogen kot nga 4 milion leke ne muaj. Ata jane prape. Aspak nuk ka per te ndryshuar SPAK.

  3. Manuela says:

    Dordolec arash si pune manikine qe tremb zogjte. Sot SPAK, dordolec ne sy e faqe per punen qe s’po ben dhe as ka fillu ta beje. Nje zhgenjim i madh per te gjithe ata qe besuan se do shikonin nje pune te pavarur te drejtesise. Deri me tani nje zero, ku rastet flagrante me vjedhje ne emer te pushtetit dhe detyres jane prezente. Shum bukur e ka artikuluar z.Patozi, nje dordolec ne syte e te gjitheve.

  4. ABC KORCA says:

    Ok-ey, te shkruash mendimet, sidomos kur jane kritike ndaj sistemit, eshte per tu vlersuar, por…
    Kete enderr kishe z. Patosi kur ike nga PD-ja?
    Te shkruaje?!
    Kete enderr kishe bashke me Olldashin?!
    Nuk te kam degjuar ndonje “ankese” per rrethanat e vdekjes te Olldashit… pavarsisht se te emisioni i sokol balles nuk dole hapur pro “aksidentit”, por edhe nuk e vazhdove me kete muhabeti e “aksidentit”.
    Tani na thua se SPAKU s’ka bythe… po ti ke bythe te denoncosh cfare ke degjuar per vrasien e shokut tend?!
    E lehte te drejtojme gishtin nga tjeri o Patozi,por kur s’ke ti kurajo ti drejtohesh prokurorise, mos prit nga spak-u.
    Spak-u eshte njesoj si ti e si une… dmth si shoqeria jone…berrnut.

  5. k says:

    Kush lufton hapur ose fshehtas SPAKun,BKH dhe SHBA,
    është i korruptuar,hajdut,dhe mafjoz që nuk dëshiron shqipërinë e pastër dhe përparuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje