Mjekja: Vdekshmëria nga Covid është ulur

24 Tetor 2020, 22:15Sociale TEMA

Vala e dytë e koronavirusit pritet të zgjasë deri në fillim të nëntorit. Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë tha se për shkak të kushteve atmosferike shumë vende, përfshi edhe Gjermaninë po e kalojnë tani valën e dytë të Covid-19.

Gjermania po e kalon tani valën e dytë, lagështia dhe ulja e temperaturave sollën rritje që pritet të zgjasë deri në fillim nëntorit”, shprehet mjekja.

Të shumtë janë personat që po krijojnë imunitet nga Sars Cov 2 ,dhe  po ashtu numri i vdekjeve krahasuar numrin e lartë të infektimeve, është më i ulët se në periudhën mars prill.

“Ka rënë virulenca, agresiviteti dhe është përhapur më shumë virusi në popullatë. Të rinjtë po e përhapin më shumë”, shton ajo.

Mjekja  shqiptare në gjermani, Aurora Dollenberg vlerësoi ecurinë  e procesit të vaksinë në gjermani, për të cilën tha se ajo pritet të jetë gati në fillim të pranverës së ardhshme.

2 komente në “Mjekja: Vdekshmëria nga Covid është ulur”

  1. Roberto says:

    Kjo Aurora Meta mos ka gje lidhje me Ilir Meten?????.

  2. Gjuha shqipe e gazetarëve says:

    vdekshmëria dhe numri i vdekjeve nuk janë e njëjta gjë

    thyeshmëria e xhamit nuk ka lidhje me sa xhama janë thyer
    por sa (lehtë) i thyeshëm është xhami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje