Theu karantinën dhe shkoi në restorant, ministri i Shëndetësisë drejt shkarkimit nëse s'jep vetë dorëheqjen

24 Tetor 2020, 10:53Lifestyle TEMA

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babiš, ka thënë se do të shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, nëse ai nuk jep dorëheqjen pas një raporti mediatik, që ai theu kufizimet e rrepta të qeverisë dhe vizitoi një restorant në Pragë.

Roman Prymula është kritikuar pasi u fotografua duke dalë nga një restorant në Pragë të mërkurën, i cili duhej të ishte mbyllur sipas rregullat e reja të vendit për parandalimin e COVID-19.

E përditshmja Çeke Blesk njoftoi se politikani gjithashtu nuk mbante maskë kur po hipte në makinën e tij të drejtuar nga shoferi.

“Gabimi i ministrit Prymula është i pafalshëm,” shkroi Babiš të premten.

“Në një kohë kur ne u kërkojmë njerëzve të ndjekin rregulla të rëndësishme, kur profesionistët tanë të shëndetit po luftojnë në vijën e parë të frontit, një sjellje e tillë është plotësisht e papranueshme. Unë i kërkova atij të japë dorëheqjen dhe nëse nuk e bën, unë jam gati ta shkarkoj atë”-u shpreh kryeministri çek.

Andrej Babiš tha se ai do të takohet me presidentin e vendit për të diskutuar një zëvendësim të mundshëm të minsitrit të Shëndetësisë.

Në një intervistë për një të përjavshme  çeke, ministri i shëndetësisë tha se ai ishte ftuar të merrte pjesë në një takim me një drejtor spitali dhe shkoi vetëm nëpër restorant në një hapësirë ​​private.

Prymula shtoi se ai nuk mendonte se ai kishte bërë shumë gabim, por do të japë dorëheqjen nëse kjo është ajo që dëshironte publiku çek.

Ndërkohë inistri i Brendshëm Jan Hamacek e mirëpriti vendimin e Kryeministrit dhe tha se ishte “zgjidhja e vetme e mundshme dhe e saktë”.

“Kjo na jep një shans për të ruajtur besimin e publikut në promovimin e masave të nevojshme për të luftuar epideminë”, shkroi Hamacek në Twitter.

2 komente në “Theu karantinën dhe shkoi në restorant, ministri i Shëndetësisë drejt shkarkimit nëse s’jep vetë dorëheqjen”

  1. Ministrja artiste says:

    Për ekuivalencë.
    Po ministrja e jonë artistja, ?.
    I thyen rregullat e karantinës ndonjëherë??
    Dhe nqs a do ti thonte Edi jep dorëheqjen.
    Duke qenë se aty nuk ka masa kaq ekstreme…
    Gjithmonë për ekuivalencë nqs a e mban gjithmonë maskën.
    Psh, kur takon Edin …
    (Gjithmonë e ka të vendosur maskën)??

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ky eshte standarti evropian i demokracise.
    Por te mos harrojme,behet fjale per Cekine e
    Jaroslav Hashek,qe me Shvejkun e famshem,
    krijoi nje nga figurat me te njohura te letersise boterore.
    Me keqardhje konstatoj qe Shqiptaret e e shofin figuren
    e Shvejkut si simbol i injorances,
    kurse ne te vertete ai simbolizon te kunderten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje