Bilushi Metës shpjegon pse futbollisti ganez ka falsifikuar dokumentat personale

25 Tetor 2020, 18:10Antena TEMA

Pas publikimit të fakteve konkrete, ku dyshohet se Presidenti i ka dhënë shtetësi një personi që po hetohet për falsifikim të lejes qëndrimit në Shqipëri dhe dokumentave të tij personale, Bilushi  Metës dha këtë sqarim për gazetarët.

“Të dashur gazetarë.

Ju falenderoj që u treguat vigjilentë dhe zbuluat atë që ka ndodhur me futbollisitin nga Gana në aeroportin e Rinasit.

Presidenti është në dijeni të gjithë këtyre fakteve, dhe ato janë teknikisht të vërteta.

Por e vërteta tregon se Ilir Meta qëndron pas kësaj historie, si një testues i vigjilencës së shtetit shqiptar.

Në vitin 2019, ndërkohë që vendi ishte në krizën e zgjedhjeve, Presidenti vendosi të testojë sigurinë kombëtare në aeroporte.

Për këtë në bashkëpunim me disa miq të tij tek Klubi “Tirana” vendosën të vënë në provë sigurinë në aeroportin e Rinasit. Për këtë sajuan një leje qëndrimi fallco dhe ndërrim emri në pasaportë, për të parë, nëse do funksiononte skema e sigurisë në Rinas apo jo.

Futbollisti ganez e mori përsipër operacionin dhe u vu në veprim.

Në Rinas fatmirësisht autoritet policore e kapën dhe çuan për ndjekje penale.

Kjo e gëzoi pa masë Presidentin, pasi siç e dini ai është një merakli i Sigurisë Kombëtare. Me gjithë hallet e shumta të vendit, ai u qetësua se së paku vigjilenca në kufijtë tanë ishte e lartë.

Për këtë u ka çuar dhe letër falenderimi autoritetve kufitare dhe po mendon që tani dhe ti dekorojë. Në atë moment vendosi ta shpërblejë dhe futbollistin ganez, duke i dhënë shtetësinë shqiptare, për kontributin që ka dhënë për Sigurinë Kombëtare.

E gjithë kjo ishte një lojë e vet Presidentit ndaj dhe ai nuk kishte nevojë të verifikonte letrat e futbollistit pasi ai ishte vetë pjesë  e lojës. I vetmi nder që i ka kërkuar Meta futbollistit ganez është që në zgjedhje të votojë për LSI.

Dhe ia ja ka dhënë fjalën dhe ka kërkuar të regjistrohet në zonën ku kandidon Tit Vasili. Të tjerat janë thjeshtë një sekret shtetëror, që po detyrohemi ta bëjmë publik për shkak të akuzave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje