Margariti për Metën: Pak ditë më parë një gazetare investigative e quajti misionare të fjalës së lirë, sot sulmon kolegun e saj prej detyrës

25 Tetor 2020, 21:38Politika TEMA

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka nxjerrë në pah kontradiktat e presidentit Ilir Meta kur vjen puna për fjalën e lirë dhe mbështetjen e gazetarëve në investigime.

Ky  reagim i saj vjen pas sulmit të Metës, kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com lidhur me publikimin e skandalit të nënshtetësisë.

Pak ditë më parë kreu i shtetit përgëzoi një gazetare investigative, e quajti “misionare të fjalës së lirë”, e ndërkohë sulmon një koleg të saj, për shkak detyre.

A s’duhet që liria e fjalës t’u jepet të gjithëve!? A s’duhet të ishte Presidenti i pari ta mbronte këtë të drejtë?“, shkruan Margariti.

1 komente në “Margariti për Metën: Pak ditë më parë një gazetare investigative e quajti misionare të fjalës së lirë, sot sulmon kolegun e saj prej detyrës”

  1. Zuku says:

    Me pambuk e paska gjuajtur vallahi, kushedi sa i ka dhimbsur Metës ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje