Përgjigjet e mia 10 pyetjeve të Metës që fsheh vrasës fëmijësh mes intelektualësh e priftërinjsh

25 Tetor 2020, 19:16Politika TEMA

Nga Carlo Bollino 

Presidenti  Republikës Ilir Meta vazhdon të refuzojë t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që i kërkojnë të sqarojë me detaje se cilat janë vlerat dhe interesat kombëtare të marra në konsideratë kur ka dhënë me qindra nënshtetësi shqiptare me procedura të përshpejtuara dhe pa kaluar kontrollin e sigurisë. Meta duhet të shpjegojë se përse konsideron “aset kombëtar” njerëz të arrestuar dhe të dënuar për vrasjen e 3 fëmijëve, njerëz të inkriminuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale, këngëtarë dasmash apo një futbollist nga Gana që pasi u zbulua nga policia me leje qëndrimi të falsifikuar, “u strehua” në krahët e Presidentit dhe mori brenda tetë orësh nënshtetësinë shqiptare.

Një fenomen që ka shqetësuar edhe Bashkimin Europian, i cili u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të rishikojnë pikërisht këtë nen të ligjit për nënshtetësinë, duke ia kaluar kompetencat për të vlerësuar “interesin kombëtar” një agjencie të veçantë. Kuvendi ka pranuar kërkesën e BE, por Meta e ka rrëzuar ligjin për të vazhduar metodën e vet.

Kjo është premisa. Për të mos iu përgjigjur këtyre pyetjeve të thjeshta, Meta prej javësh kërcënon dhe ofendon gazetarët që po bëjnë këtë investigim duke shpresuar në këtë mënyrë t’i bëjë të heshtin. Pas Mero Baze dhe Adriatik Doci në shënjestër të Presidentit përfundova dhe unë e bashkëshortja ime, Alba Malltezi. Meta më etiketoi “Malavita” siç bën Sali Berisha që për këtë është edhe dënuar si “shpifës” nga një gjykatë. Ilir Meta kopjon Sali Berishën në metodën e tij kundër cilitdo e kritikon, gjë që konfirmon se ftesa e tij për t’u sjellë “me qetësi dhe dashuri” vlente vetëm kur punët i shkonin mirë pasi ishte në pushtet, por tani që familja e tij është në opozitë, Presidenti ka harruar edhe qetësinë, edhe dashurinë.

Sulmin ndaj meje dhe bashkëshortes sime e ka artikuluar në formën e 10 pyetjeve që në vetvete janë thjesht shpifje. Një metodë pa fantazi që para meje e kishte eskperimentuar me ambasadorin e BE Luigi Soreca, e pas meje me drejtorin e informacionit në kryeministri, Endri Fuga. Pra Ilir Meta u bën pyetje të gjithëve, vetem ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Por ndryshe nga Meta unë nuk kam asnjë problem t’u përgjigjem, jo vetëm se në 41 vite profesioni im është ai i gazetarit të respektuar duke filluar nga vendi ku kam lindur, por edhe sepse, kur nuk ke asgjë për të fshehur është më e thjeshtë të përgjigjesh. Kështu do t’i përgjigjem këtyre 10 pyetjeve: Dy të parat m’u bënë në 2018 nga Alfred Peza dhe me këtë rast përfitoj t’i përgjigjem edhe atij. Tetë të tjerat janë të gjitha shpifje dhe sulme të shpikura mbrëmë nga Ilir Meta, edhe pse pabesueshmërisht sot ai gënjen edhe për këtë, duke treguar një aftësi të rrallë për të gënjyer edhe përballë fakteve.

Ja përgjigjet e mia, duke shpresuar që qehajajtë e tij mediatikë të kenë kurajon t’i publikojnë siç publikuan me gëzim pyetjet e Presidentit:

1) A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli? 
Po, bashkëshortja ime Alba Malltezi është aksionere e FFM Group siç është publikisht e njohur prej 9 vitesh. Ndërsa shoqëria Superba srl, shoqëri prestigjoze dhe pjesëtare e një grupi të rëndësishëm industrial italian, tashmë prej më shumë se 1 vit nuk është aksionere e FFM Group.

2)A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore? 
Kjo është shpifja e parë në mes të shumë shpifjesh që Ilir Meta ka kopjuar online (ashtu siç kishte bërë Peza) duke lexuar mediat “investigative” të Sali Berishës të cilat dy apo tre vjet më parë shkruajtën këtë histori, sigurisht e shpikur e gjitha si qindra të tjera. Pra, shoqëria Superba srl nuk është hetuar asnjëherë as në Itali dhe as në Shqipëri. Në çdo rast unë përgjigjem vetëm për sjelljet e mia dhe të familjes sime: asnjë prej nesh, ndryshe nga shumë oligarkë që financojnë familjen Berisha dhe mediat e Ilir Metës, nuk kemi pasur as në imagjinatën më të shfrenuar, asnjë marrëdhënie me shoqëri offshore, as nuk kemi pasur ndonjë hetim apo akuzë për asnjë lloj krimi. Në mbështetje të kësaj mund të dëshmojë edhe ish Presidenti Bujar Nishani që më dha nënshtetësinë shqiptare, që ndryshe nga rrugët e privilegjuara të Ilir Metës për vrasës dhe hajdutë, ndoqi me mua procedurë normale që zgjati rreth një vit e gjysëm dhe që përfshiu të gjitha kontrollet e duhura të sigurisë, pikërisht ata qe ka shmangur Meta për klientët e tij.

3)Sa kompani ke hapur në emër të punonjësve dhe administratorëve të tu, a janë përfshirë ato në pastrim parash dhe në skema guackë të përfitimit joligjor të fondeve publike? 
Edhe këtu Ilir Meta gënjen në mënyrë flagrante.Jo vetëm që nuk kam asnjë kompani “guackë” e hapur në mënyrë fiktive në emër të vartësve të mi apo miqve, por asnjë nga kompanitë e mia nuk ka përfituar fonde publike dhe as që mund të shkohet nëpërmend të jetë përfshirë në asnjë aktivitet pastrimi parash duke mos qenë as i pasur, dhe duke mos pasur as para të pista për të pastruar. Edhe këtë herë Ilir Meta sheh tek të tjerët gjëra që ka bërë vetë ose ka parë të bëjnë njerëzit e tij.

4)Sa tendera publikë ke fituar nga Rilindja? Sa është vlera e tyre? 
Zero tendera publikë. Nuk kam marrë pjesë në asnjë garë.Tjetër shpifje.

5)A ke përfituar prona me 1 euro/m2 dhe nga kush? 
Nuk kam përfituar asnjë pronë as me 1 euro as me 1000 euro. Kam aplikuar në një konkurs publik si shumica e mediave shqiptare për të marrë ME QIRA një godinë shtetërore të braktisur, që ishte kaq e amortizuar dhe e vjetër që pastaj tërmeti e ka shembur përfundimisht dhe unë tani duhet ta rindërtoj me fondet e mia edhe pse prona mbetet shtetërore. Toka mbi të cilën është ndërtuar NUK KA PRONARE tjetër përveç Shtetit. Në konkursin publik kam marrë pjesë unë dhe një biznes tjetër që kishte ngatërruar pronën dhe për këtë arsye u skualifikua. Nga momenti që investimi i nevojshëm plotësonte kriteret ligjiore, kam perfituar vwtwm nga kontratën “1 euro” sipas ligjit të votuar nga PD dhe LSI, si e kanë përfituar shumë biznese të tjera.Përkundër këtij avantazhi Shteti më detyron të investoj ne ndertim një shumë të caktuar nga ligji dhe të marr në punë një numër të caktuar punonjësish. Unë nuk jam pronar as i tokës as i godinës se re që do të ndërtoj, por vetëm qiramarrës. Pas shume vitesh nëse do të plotësoj kriteret e paracaktuar nga ligji, kam të drejtë të konkuroj për të privatizuar objektin: nëse do të fitoj, duhet ti paguaj Shtetit jo vetëm godinën që kam ndërtuar unë, por edhe tokën sipas vlerës së tregut. Nëse nuk do e privatizoj, në fund të kontratës së qirasë objekti që e kam ndertuar me kursimet e mia, do ta marrë Shteti. Kaq. Ku qëndron skandali sipas Presidentit? Sepse kam zbatuar dhe respektuar pikë për pikë ligjet e Shtetit shqiptar qe vete ai ka votuar?

 6)A paguhen të gjithë punonjësit e tu edhe në të zezë për t’ju shmangur detyrimeve financiare në shtet? 
Kjo është një tjeter shpifje që Ilir Meta është më mirë ta faktojë. Siç shumë shpejt do të vërtetohet me prova, janë pikërisht mediat që mbeshtesin Ilir Metën dhe Partinë Demokratike që i paguajnë punonjësit në të zezë. Media që çdo ditë flasin për moral dhe i bejnë furça Metës, Bashës apo Berishës në të cilat shumica e gazetarëve marrin rrogën e një pastrueseje. Sapo skandali do të përhapet, me dokumenta dhe jo me llafe interneti, do ta shikojme si do të reagojë Presidenti i Republikës dhe nga cila anë do të rrjeshtohet! Apo evazioni tatimor nuk është krim?

7)Sa bordero përdorin kompanitë e tua? 
Lexo pyetjen dhe përgjigjen 6

8)Sa gazetarë përfituan ndihmë ekonomike gjatë karantinës dhe sa prej tyre i ke shkarkuar për të mos jua dhënë atë? 
Kjo është një pyetje që më qesharake dhe pa lidhje nuk ka, është vështirë edhe për t’u përgjigjur. Pra sipas Presidentit tonë të Republikës unë nga një ana kam paguar punonjës duke përfituar ndihmën ekonomike nga shteti gjate karantinës, nga ana tjetër i kam shkarkuar njerëzit nga puna kështu që ata nuk e përfitojnë ndihmën ekonomike? Vërtetë për të qeshur. Presidenti Meta as nuk i njeh ligjet që ai vetë ka dekretuar: sipas ligjit ndihma  ekonomike u rezervua vetëm për njerëzit që kanë humbur vendin e punës për shak të karantinës, kështu që pjesa e parë e pyetjes dhe e dyta janë në kontradiktë me njëra-tjetrën. Ndryshe është e vërteta: asnjë punonjësi im nuk ka përfituar asnjë ndihmë ekonomike deri në momentin që ka qëndruar në punë, por unë nuk kam kërkuar ndihmë ekonomike as për ata punonjës që kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht në kohën e pandemisë duke menduar që mund të përfitojne ca lekë nga Shteti pa punuar! Pra jam përpjekur të mbroj fondet e shtetit qe të shkojnë vërtetë te ata njerëz që kanë mbetur papunë dhe jo me vendimin e tyre. Disa nga këta mashtrues të vegjël më kanë kundërshtuar dhe me sa duket janë ankuar te Presidenti, i cili ka treguar që mashtrues dhe trafikantët i ka për zemër t’i mbrojë, ndërsa njerëzit e ndershëm i sulmon.

9)Çfarë konflikti ke krijuar së fundmi me katër ish-gazetarë të tu dhe a je në proces gjyqësor me ta? 
Përgjigja e parë do të ishte: Po Presidentit të Republikës çfare i intereson konflikti mes një ndërmarrje private dhe vartësve të tij? Ose mendon se nuk është kryetar shteti, por kryetar i kooperativës në të cilën duhet të raportohen problemet mes kooperativistëve? Por duke qenë se jam zotëri dhe çështja mesa duket i intereson Metës që ka lajmëruar se dëshiron të krijojë një (tjetër) media në pronësinë e tij, po përgjigjem duke e siguruar (siç mund të dëshmojnë mijëra persona që në 30 vite në Shqipëri janë alternuar duke punuar në mediat e mia) që unë nuk pushoj kurrë nga puna, por punësoj, dhe se lufta ime e vërtetë është të mbaj në punë kolegët dhe jo t’i largoj. Të paktën ata që janë seriozë dhe profesionistë. Thënë kjo duhet të pranoj: a) është e vërtetë që kam larguar një punonjës, i cili duke përfituar nga besimi im detyronte një furnizues të paguante bakshish b) Është e vërtët, kam larguar një gazetar pasi zbulova se merrte rrogën tek unë, por punonte për mediat e tjera konkurrente c) është e vërtetë që kam larguar disa punonjës (dy ose tre në 4 vitet e fundit) për dembelizëm dhe paaftësi të parekuperueshme ose për mosrespektim të kushteve elementare të higjenës gjatë periudhës së pandemisë. Nuk di nëse kjo përgjige është e mjaftueshme për Presidentin apo dëshiron edhe emrat dhe detaje të tjera?

10)Kush po të detyron të inskenosh sulme edhe kundër Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, të cilësuar prej mediave të tua si “kërcënim për sigurinë kombëtare”? 
Pyetja e fundit në të vërtetë është një shpifje e ulët sepse kurrë mediat e mia nuk kanë akuzuar Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo si “kërcënim për sigurinë kombëtare”. Megjithatë një përgjigje dua ta jap pasi këtu është e vërtetë që ka një fajtor: Dhe ky fajtor është Presidenti Ilir Meta që ka vendosur t’ja japë nënshtetësinë arqipeshkvit George Frendo apo intelektualëve të ndershëm si Kim Mehmeti apo të tjerë, me meritë te padiskutueshme për këtë privilegj, me të njëjtin prioritet që ua ka dhënë dhe futbollistëve mashtrues, vrasësve dhe të korruptuarve duke i konsideruar të gjithë bashkë “asete dhe vlera kombëtare”.

Një president Republike që nuk di të dallojë një Arqipeshkv nga një vrasës i tre fëmijëve, nuk e meriton atë detyrë institucionale.

63 komente në “Përgjigjet e mia 10 pyetjeve të Metës që fsheh vrasës fëmijësh mes intelektualësh e priftërinjsh”

  1. kola says:

    Pak gazetar si Karlo Bolino i kane sherbyer Shqiperise dhe kane treguar fytyren e vertete te hajduteve ne politike. Kjo ka nje kosto por mos u terhiqni as ti Karlo as Mero as Top Channel. Ne e dime qe jeni me te drejte edhe pse kjo ka kosto per ju dhe familjet e tuaja. Kjo eshte nje kohe vendimtare per drejtesi dhe pasterti. Se kush eshte Meta te gjithe e dime, por ju keni misionin ta faktoni dhe Spaku te merret me keta ndyresira

    1. Prind says:

      Ilir Meta e paska me nga 10 pyetje, kopjon Bashen me nga 5 pika, kaluar pastaj ne 4 hapa??.
      Keshtu do fitojne keta!????i dine shqiptaret budallenj akoma.

      1. Ilirjan says:

        Te cunguar ne vizion, ne mentalitet ne fantazi, sepse jane deficitare ne formim, ne edukate.Shpirti ne kete pike, eshte nje balone pa terezita, ne meshire te eres.

    2. Si e fali Basha stadiumin Dinamo tek Refik Halili ? says:

      Z. Bollino, kam nje kerkese.
      Mqs tani po del ne pah si drita e diellit qe Refik Halili, presidenti i KF TIRANA, i ka dhene zarf Ilir Metes per ti dhene shtetesine nje afrikani ne hetim nga Prokuroria dhe ne proces gjykimi ende te pambyllur, do ju lutesha qe fytyren ne dukje “tirons paqesor” por nee lekure hajdut i rrezikshem ta hetonit pak me shume per privatizimin e Stadiumit Dinamo (alias Selman Stermasi).

      Lulzim Basha para se te ikte nga Bashkia i ka dhene ketij Halilit me veprime ligjore dhe kontabile skandaloze, maxhorancen e pronesise ne nje nga pronat publike me te medhaja dhe me te shtrenjta qe ka sot Tirana.

    3. Astrit says:

      Bravo Karlo,më pëlqen guximi juaj,ka të vërteta brënda,suksese.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nje pergjigje profesioniste,e detajuar dhe racionale,
    bravo Karlo.
    Keshtu duhej te reagonte Presh-identi per cdo akuze qe i adresohet atije.

    1. ben says:

      Per sa kohe ka ne shqiperi trutallash per aq kohe ky kokra e mashtruesit do vazhdoje edhe te beje para edhe te talli trapin.
      Sepse para 1 muajii dolen letrat qe kishte mare 1 miliarde leke nga tenderat e shtetit..
      Dhe ka mare mijra meter katrore ne mes te tiranes per 1 euro. Dhe thote me qera , po ajo qeraja eshte 99 vjet.
      KAR LO
      ky popull sa me shume ta vjedhes dhe sa me shume ta tallesh aq me shume te vlerson.
      Te lumte KAR LO

  3. Tani says:

    Boll Bollino.
    Marrja nen sqetull qe te ka bere sot Rama ,deshmon qe akuza qe te behet si kone e Rames eshte plotesisht e drejte.
    Ti je, nje “gazetar” qe ne 25 vjet je “one way” – Pro Rames ,kunder kujdo qe shan apo kritikon Ramen dhe politikat e Rames.
    Ti je me shume. Ti je sekseri i ndertimeve mafioze italiane te viteve 2000 n Tirane.

    1. Qytetar says:

      Per kuriozitet, na thua 1 Ndertim me fakte? Ndryshe je mjeran i Berishes dhe Metes dhe me shume siguri nje kokekaç e tru gunge qe mendon natyra ta seleksionoje.

    2. Drejtesia e munguar says:

      Prit ore ti shejtan i Bollit…. mbaro se lepiri topet e Metes a te Sales dhe pastaj lexo cfare shkruan Bollino.

    3. Ll says:

      A mor Tani qe je ftof ne byth. Ti me shume ndertim ke nga leket arabe ne Tiran e shqiperi se sa nga italjan.
      Kush Mendon se qendron Mas pareve arabe, un apo ti?
      Normal qe asnje nga ne te dy, po qendron ai qe mbron ti me te birin e vet dhe babuinen e vet.
      Nqs e ka mbrojt ramen dhe Kur KY ish ne opozite, pse e paragjykon ? Cdo gazetar ka preference te tij, nqs KY ish pastrush I pareve italjane te mafias a te duket llogjike ty qe te kish byth meta apo berisha te sulmonte kete?
      A te duket meta si van dami ty, mafia ka heq qafe koka te. Medhaja e jo meten e berishen qe I kan per te fshir bythen.

    4. pjeter says:

      Ti e ke shume Gabim.Nuk eshte e shkruar askund qe çdo media duhet te jete kunder qeverrise per çdo gje.Bollino,ka kurajo edhe te denoncoje fakte qe lidhen me qevertine Rama dhe e ka bere shoesh,ne shkrime te gazetareve te ndryshempoe edhe oersonalisht Bollino ne editorjale te ndryshme,po te tejesh me te drejte, i kerkon dhe i gjen ne te kundert je dashakeq.Nuk ka faj Bollino se ne kemi nje bande kriminekesh qe na ka qeverrusur me sisteme mafioze,dhe sot,ndodhen ne opozite,edhe qe jane me vite e vite larg nga qeverria aktuale.Bollino eshte nga te paktit qe ju referohet fakteve,qe ne Shqiperi eshte akt heroik,prandaj duhet ta mbrojme ne kontributin e tij sot,sepse neser,jam i bindur qe do te çmohet per funksionin e medias se tij ne kete periudhe ne Shqiperi.

    5. Populli says:

      Besoj se kështu je ti , sepse arsyetimi të duket sulm dhe llogjika të duket anshmëri sepse je vetë i anshëm ,,, BOLINO GAZETAR QË ZOTI TA RUAJ SEPSE JANË TË
      RRALL NJERZIT PROFESIONIST NË SHQIPËRI DHE TË PAKKORRUPTUAR KU FEVZIU DHE VASILI JANË MË TË MIRËT SEPSE JANË MË TË KORRUPTUARIT.

    6. o Tan bolja says:

      O Tani kari a ke pi ndonje dopie o idiot PDist ,po te kesh te pakten disa gazetare si Bollino, vertetojene se sa pislleqe e poshtersira do te dalin ne skene nga ato qe mbron ti o budalla.Respekte pe keto gazetare qe investikojne poshtersirat qe jane bere dhe qe behen nga hajdutet qe sot jane ne pushtet edhe Rama qofte

  4. ??? says:

    BRAVO DJALO! ????
    TË LUMTË MENDJA !

  5. Velo says:

    I respektuar Bolino! Nga anët tona përdorim një shprehje popullore: “qentë leri të lehin, karvani ecën përpara”. Vazhdo përpara si ke ecur gjithë jetën tënde. Lëre Ilirin të lehë…..

  6. vlora says:

    Gazetari sqaroi pyetjet e presidentit me argumenta.Presidenti te sqaroje akuzat e gazetarit me argumenta dhe pa fyerje e intimidime.Te dali vet presidenti mos te leshoj zagarin e gjahut ,se zagarin e ka zene terbimi ,do vaksinuar

  7. Vicidoli says:

    Nje qelbesire qe kerkon me kercnime per te rekrutua gazetare me shantazhe.Une pyes ku ashte unioni gazetarve te leshit qe nuk reagon kunder presh president hajdut sishreku familja ma e urryer ne Shqiperi

  8. Harku says:

    Bravo Carlo! Gazetar profesionist,ruan etiken edhe kur I duhet te perballet me nje fshatar te majmur nga korrupsioni I larte shteteror ,me nje simbol te politikanit te tranzicionit ,nje nga pergjegjedit kryesor te situates se rende ku ndodhet vendi.

  9. Noli says:

    Spjegim korrekt bravo

  10. Ladi says:

    Je profesionist.
    Je me moral.
    Je korrekt.
    Je i ndershem.
    Je dhe trim.
    Uroj qe shembulli yt te frymezoje dhe te vleje edhe per te tjere gazetare shqiptare qe e kane humbur toruan.

  11. Velo says:

    I nderuar Karlo! Kur të qëllon gomari me shqelme nuk mund të ankohesh. Lëre gomarin në punën e vet, se atë di të bëjë Iliri. Demaskoje me fakte dhe mos harxho kohë të përgjigjesh për pyetjet idiote të tij.

  12. Tami says:

    Respekt dhe mirenjohje i madhi Karlo Bolino!!
    Nga shume shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise.

  13. Tani says:

    Carlo Bolino kur palaçot të sulmin e ty pa then asnje fjale per Ylli trafikantin Sandrin a Irfanin te ke e turp. Palacot i lepijne bythen Fevziut dhe Mecos ndersa ku ju thua te verteten behen bisha

  14. k3 says:

    Fshatari meta,e ka force tek zhurma që krijohet rreth tij.
    E njihni sa i degjeneruar është.
    Durojeni derisa ti përfundojë mandati, ndryshe do prishet shteti.
    Ai ka shpresë vetëm tek grindja dhe mundësisht lufta për të shmangur ndëshkimin.

  15. eda says:

    Nje BRAVO e madhe. Kaq per sot besoj per kete presisdent rural te pa lexuar, injorant me deshmi.

  16. sadna babul ka bidai says:

    keto pyetje nuk japin pergjigje ne gazeta por cdo kush ben nje reagim per ringjallje dhe cfar ngrihet ringjallje shpresave pergjigje por femijet duhet te ngrihen ne parlamentin shqiptar ne kush mbrotje por gjithashtu dhe problemet te popullsise te ndara ne detyra .

    1. Opinjonisti says:

      Injoranca e ngritur në kult përballë një gazetari të ndershëm(si rrallë në këtë profesion dhe nē Shqipëri)
      Elekuent, bindës (me argumenta e jo inskenime) i ekuilibruar, trim, …. thjesht një personalitet me integritet moral dhe profesional. Na duhen disa Bolino dhe do kishte tjetër ” klimë ” në media.

  17. Koti says:

    Respekte Karlo, vazhdo diskreditoje mostrën. Presim edhe më shumë prej teje. Faleminderit.

  18. Lloji says:

    Like u sqarove tani?!
    Po te kapi ankthi kape Bibilushin shterngoja fort meqe fleni ne nje krevat, pastaj mos haro orarin e ilaceve, jo per gje por kur del e lajthit pasi te iken kontrolli kemi dyshime per farmacine ku furnizohesh..

  19. George says:

    Zoti Bolino, keto 10 pyetje duhet t’ia dergosh Komisionit te Vencias qe t’ia ngrene pazarin Ilir Floririt.

  20. Julia says:

    Te lumte, jeni shum conçiz ne arsyetimet tuaja. Ju ndjekim dhe ne debate televizive, jeni idrejperdrejt me panele militantesh qe paguhen per shtazerine se sa per profesionalizem. Ju admirojme per maturine ndaj provokimeve si Curr Curra, ku u trajnua tek krye debili i mediave arjan çani. Ata nuk e kuptojne ose nuk duan, qe vleresimin e gjithkujt te mediave, e vlereson publiku, ai publik qe eshte aktiv ne portale, te cilen e tregon dhe perfomanca dhe aidienca. Ka drejtues emisionesh qe e shesin emisionin, ne vend qe te flasin per ngjarjet politike ku eshte dhe interesi i teleshikuesit, kthet ne debat sallonesh mode, ku flitet per kravata, sepse dhe vet emisionet e gazetarit çani, flasin per breke apo pa breke. Ky eshte niveli tyre, kjo eshte dhe drejtuesja e emisionit per ta kthyer ne mision, mision i cili pervec qellimit tyre, askujt nuk i intereson. Pune te mbare z. Karlo dhe ji i qete nga presionet e atyreve qe digjnin e perdhunonin dje, kjo duket kur kryeminstrit te nje shteti gazetari i pergjigjet kush je ti mo, nje rrugaçor mund te pergjigjet ashtu.

  21. Nikoja says:

    Pergjigj’ja e pyetjeve duket e mire (te pakten me sa kuptojme ) por gjithmone ka nji por… ne te tilla raste do te ishte e drejte si e shkelqesise se Tij zotit META ashtu edhe e Zotit Bolino te dalin ne nji ballafaqin ne nji studio me nji te pa anshem dhe te shohim provat dhe faktet qe munde dhe duhet te paraqesin te dy . Kjo ashte nji akuze e forte per presidentin e vendit qe me sa dime ( te pakten aq sa thote eshte partizan i mrojtjes dhe respektimit te mediave ) . Nese Zoti Bolino ka shpifur per presidentin e Shtetit Shqiptare ai duhet te shkoje para gjykates dhe ti mbyllet media e Tij qe e perdorka per te goditur Presidentin e vendit dhe shtetin Shqiptare .Nese provat faktojne ne ate qe presidenti ka shkelur Kushtetuten dhe ligjet e vendit atehere Ligji duhet ta godase me tane fuqine e Tij

  22. Berti says:

    Carlo Bolino, nje gazetar i ndershem , i drejteperdrejte sipas shkolles italiane te gazetarise e me nje shkrim brilant e trasparent i çjerr masken kryehajdutit Ilir Floriri.

  23. Artan says:

    Profesionalizmi i Carlo Bollinos duhet te jete shembull per te gjithe gazetaret shqiptare.

  24. Zena says:

    KARLO BOLINO ESHT NJE SHQIPTAR I VERTET.

  25. Tirana says:

    Bravo…Bolino..ky bastard duhet qerruar..

  26. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    RESPEKTE pèr CARLO BOLLINO ! NEVERI dhe URREJTJE pèr HAJDUTIN e THESARIT tè SHTETIT dhe ORGANIZATÈN KRIMINALE me Emrin LSI HAJDUTÈRI !! LSI = ORGANIZATÈ MAFIOZE , KRIMI ORGANIZUAR , SHPK , GRABITQARÈ , BANDITÈ , KUSARÈ , KRIMINELÈ , SERIALÈ KILLERA qè kanè VRARÈ DJEMÈ NÈNASH , KORRUPSION SHTETÈROR , PLAÇKITÈS , HAJDUTÈRI , BABÈZI etj etj etj etj etj etj etj !! Falenderoj pafund CARLO BOLLINON , qè i ÇORRI MASKÈN HAJDUTIT FAMÈKEQ me DAMKÈ BOTÈRORE ⚖⚖??⚖⚖?

  27. heldi says:

    karlua te sqaroje se sa koncesione ka marre ne keto 8 vite nga tutori i tij nepermjet taksave tona, pastaj le te merret me “gazetarine” e tij xhenuine dhe te pa kapur politikisht. Ky eshte nje moster si edi rama dhe si te gjithe ata mostra qe mbajne edi ramen ne pushtet (perfshire lul bashen)

    1. poli says:

      O gomar 100 karat, po nuk e lexon ca shkruan KArlo te zeze mbi te bardhe o trusali

      1. Edi says:

        Po ti kafshe, nuk ke sy ne balle te shohesh kush ka matre toke falas nga Rama dhe kush e ka koncesionin e muzeut bunker?!

        1. Polici says:

          Po o amebe ka bo bunkerin muze qe shkon gjithe dynjaja ta vizitoje, se ju kafsheve ju pelqente ta mbanit me era perç o qelbesire e prapambetur. Ik shife ca ka bere dhe e ka marre me qira o kelysh i prapambetjes.

  28. Astrit says:

    Bravo Karlo,je i vërtetë suksese.

  29. Trotski says:

    Respekte Z.Bollino ! Ke humbur Kohe qe merresh me Delenxhiun Like Hajduti.Ketij po i afrohet Laku i Drejtesise! Keta Sojsez si puna e Sali kriminelit duhet te Hetohen dhe Denohen sipas Ligjeve ne Fuqi se e ka Menderosur krejt me veprimtarine e tyre Korruptive dhe Antishqiptare.

  30. Rrofte Karlo Bolina 100 vjet says:

    Nje turp per cdo Shqipetar qe kemi perfunduar ne kthetrat e poshtersirave sic eshte ky rasti i horrit president qe nuk njeh asnje proces ligjor deri nga dita e pare e punes dhe deri me sot.,
    Presidenca dhe LSI jane nje bande solide rreth tije qe lidhet me banden e saliut per te shqyer cilindo qe perben rrezik prishjen e ekujlibrave mafjoze,,
    Rasti i Bolinos tashme perben rrezik serioz sepse nuk e zhdukin dot si Santon e shume te tjere dhe shpresoj se ky do te jete dhe fillimi i fundit te tyre,,,
    Rrofsh o Karlo Bolino jemi me ty,,,

  31. fariu says:

    Bravo Carlo, por kam edhe nje pyetje:
    Po Ylli Rakipi, cfare objekti, cfare trualli dhe ne czone te kryeqytetit, ka perfituar kur Ilir Meta ish K/minister?

  32. Mandi says:

    Pyetja 11. Sa para ke mbledhur kur ke qene kryeminister kur me vendim qeverie fute ne shkolle te larte mbi 300 studente.
    Pyetja 12. sa para keni mbledhur nga deputetet pasi thuhet se rrogen e deputeteve te partise tuaj i merrte udheheqja.

  33. Agimi Diber says:

    BRAVO GAZETAR I NDERUAR I SHQIPERISE KSRLO. NUK MUND TI THEM PRESIDENT SE NE FAKT ESHTE KRYETAR PARTIE I OPOZITES KY ILIR META ESHTE VETEM NJE RRUGAC DHE VULEHUMBUR. KY DUHET KURUAR TEK PAVIONI 17 OSE SPITALI I ELBASANIT. ILITI NE JANAR 2021 KA PER TE DHENE FOREHEQJEN PER TE KRIJUAR RREMUJA POLITIKE NE SHQIPERI. KESHTU ME DEL MUA NE PERMBYSJEN E FILXHANIT TE KAFES TURKE.

  34. Vicidoli says:

    Ju lutem bani nje sondazh ne Raport TV se cila ashte familja ma politike ma e urryra e ma e qelbur ne Shqiperi e shikoni si do u prrgjigjen njerzit per palacon president dhe te shoqen qelpesire te ktij palaco hajdut

  35. Shqiptar says:

    Lexon pyetjet e “presidentit” dhe kupton nivelin se ku èshtè katandisur duskursi politik nè Shqipèri.
    Ato organe tè akuzès qè nuk reagojnè sot, dhe ai kryeministèr qè e zgjodhi president dje, janè bashkèfajtorè, nè degjenerimin e shtetit shqiptar, nè banda hajdutèsh dhe mashtruesish ordinerè.
    Ilir Meta dhe bashkshortja e tij, janè sinonimi i rrjepjes sè shqiptarève, i rrènimit tè gjithçkaje shtetformuese, vetèm e vetèm pèr tua hequr atè nga duart drejtèsisè, e vrasjes sè shqiptarève nè bulevard, si pasojè e daljes sè qytetarève pèr tè artikulluar zèrin e protestès.
    Shqipèrinè sot, e shpèton vetèm prangat e drejtèsisè.
    Edi Rama, po e lejuan sèrish, do na e bèjè mbret, pèr zonèn 1 mijè metra mbi nivelin e detit.

  36. Vicidoli says:

    C’fare pret shoqeria shqiptare pse nuk cohet ne kembe e ti shkoje te dera e lesh presidence sa te zhuket kjo familje mafijoze.

  37. rexha 10 says:

    Pyetjet te verteta do te ishin????????????????????????…………….
    A i takon popullit shqiptare nje presidente te tipit ,ME BLLOKE NE DORE ,KU BEHEN PAZARE ME KRIMINELA E MAFIOZE PER INTERESA PERSONALE TI TIPIT EKONOMIKE SI AJO E 700 mije euro me nje te rene te lapsit????????????
    A I KA NDONJE BORXHE AI POPULL FUKARA KETIJE MATRAPAZI ,PER REPUTACIONIN E SHQIPRISE NE ARENEN NDERKOMBETARE ,ME VEPRIMET QE KA BERE.?????
    A NA TAKON NE EMIGRANTEVE TA KERKOJME TE DREJTEN TONE TEKE KY INSTITUCION, QE E MBANE KY NJERI PER PADREJTESITE QE NA BEHEN NEPER VENDET KU JETOJME ,SI DHE NGA ANA E SHTETIT SHQIPTARE.???????? ME PLOTE BINDJEN THEMI JO. NJE JO TE MADHE ,SEPSE KY PER TE ZGJIDHUR HALLET TONA ,BENE VETEM PAZARE.
    AKTUALISHTE SHQIPRIJA PO I NGJANE NJE VENDI AFRIKAN ,SI MOZAMBIKU etj.PERGJEGJESIA BIE MBI KETA PERSONA TE TIPIT:FUNKSIONARE TE SHTETIT TE TIPIT MAFIOZE, TE BLERE E TE SHITUR QE PO DREJTOJNE SHQIPRINE …………………..

  38. Hysni says:

    Nje “ gazetar “ i paguar me nje koncesion dhe nje siperfaqe toke ne mes te Tiranes. Cfare kerkoni midis fjaleve per karakterin e kesaj funderine?!

  39. Edi says:

    Cili eshte propabiliteti qe ne 30 vjet nje gazetar te shkruaje vetem pro Rames?! Cili eshte propabiliteti qe nje njeri ne krye te politikes ne 30 vjet ti kete bere te gjitha gjerat shkelqyer?! Cili eshte propabiliteti qe dikujt( i huaj) ti falet toke dhe nje muze ?! Gjejeni, dhe po aq eshte propabiliteti qe Bollino te jete njeri i ndershem?!

  40. Dodi says:

    Bollino me i neverritshem si lake se si aparence.

  41. Vini says:

    Bollno nje mafioz ne zinxhirin midis mafies Ital-shqiptare

  42. Hysn says:

    Nje “ gazetar “ i paguar me nje koncesion dhe nje siperfaqe toke ne mes te Tiranes. Cfare kerkoni midis fjaleve per karakterin e kesaj funderine?!

  43. Zeno says:

    Nje Lecez u jep mend shqiptareve per shtetberje?! Nje qytet ku cdo biznes paguan pizzo te mafia?! Nje Lecez?! Give me a break.

    1. Zana says:

      Pak komente kunder paskeni bere o salihe e metallare. Edhe per te bere komente lodheni. Ju djersit bytha

  44. Fiduz says:

    Sekseri i ndertimeve te kullave prane sahatit ne vitet 2000.

  45. Burim says:

    Lol, Rama mori ne mbrojtje investimin e tije . Bollino eshte investim i Rames . Ne 30 vjet bollino i jep dividente ne lepirje KM tone.

  46. John says:

    Karol ruaju nga sigurimsi sillo grdecit sal gradecit ka qendra ne dellaweri crater $$$. Ka shku 1 milion $$ shtetesia. Muskat hamat avokat presidenc kujdes.

  47. dhembeli says:

    10 PYETJE, si 10 litare qe hodhi like presidenti te lidhte nje nga kryegazetaret; por ne te vertete , keto 10 litare /pergjigje te z.Karlo, ne vend qe te lidhnin Karlon , lidhen te zotin e pyetjeve. Tani Karlo eshte i zoti i litareve.
    Te admiroj per qendrimin z.Karlo.
    Lidhe qenin e terbuar!
    “Nevendin tim dhe ne vendin tend ,
    kur nje i c’mendur te gjithe i c’mend.”..thoshte i madhi Ditro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje