Skandali i Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të Tiranës, pse e ka kyçur gojën tani Refik Halili?

Kur Gazeta TemA publikoi e para skandalin e Ilir Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare në mënyrë të paligjshme të futbollistit afrikan, Ëinful Cobbinah, presidenti i skuadrës së Tiranës Refik Halili i doli në mbrojtje presidentit Meta.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, klubi i Tiranës theksonte se procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të tyre ishte konform ligjeve, por ndërkohë investigimet e kryera së fundmi tregojnë krejt të kundërt.

Lojtari jo vetëm që është pajisur me pasaportë shqiptare në mënyrë skandaloze nga presidenti Ilir Meta, por është dhe në një proçes gjyqësore për falsifikime dokumentash dhe pritet që të dënohet nga Gjykata.

Por, çfarë deklaronin drejtuesit e Tiranës në momentin që Gazeta TemA zbuloi e para këtë skandal?

Duke marrë shkas nga akuzat e artikuluara në shtyp, të iniciuara nga “Gazeta Tema”, KF Tirana është e detyruar të sqaroj se:

Lojtari i KF Tirana Cobbina, i ka përmbushur të gjitha kushtet ligjore si dhe ka respektuar të gjitha procedurat për marrjen e shtetësisë Shqiptare me kërkesë të lojtarit si edhe me kërkesë te klubit.

U bëjmë thirrje të gjitha mediave, veçanërisht gazetës “Tema”, që për të disatën herë adreson sulme ndaj klubit tonë, të qëndrojë korrekte e të prezantohet në publikun e gjerë si një media serioze. Përdorimi i termit “terrorist” dhe krahasimi i tij me një institucion si ai i KF Tirana apo edhe shtetasëve të saj, të cilët respektojnë cdo legjislacion dhe i shërbejnë të mirës publike, kurrsesi nuk duhet të pranohet nga opinion i gjerë, e diçka e tillë konsiderohet si një term i papranueshëm dhe mjaft i rëndë nga klubi ynë. Një media që pretendon të informojë publikun e gjerë duhet të tregohet profesioniste në raportimin e lajmit dhe jo të promovoj thirrje raciste e ofenduese. Kurrsesi një media nuk mund të përdhosë identitetin e një individi, i cili ka të drejtën e tij, konform të gjitha ligjeve që të posedojë pasaportën Shqiptare. Lutemi shumë që përmes artikujve të tillë të mos shtrembërohen virtytet e mikpritjes së Shqipërisë, për cilindo që e ndjen veten pjesë të saj.

KF Tirana kërkon të ketë nje reflektim nga ana e gazetës “Tema” si edhe një falje publike për akuzat e pavënda ndaj KF Tirana dhe tifozërisë së saj!”, shkruante klubi bardheblu duke i dal në krah presidentit Ilir Meta, për shkak se ky i fundit në marrëveshje me presidentin Refik Halilin kishin arritur që të binin dakord për të pajisur këtë lojtarë me pasaportë shqiptare në shkelje të ligjeve shqiptare.

Tani që faktet kanë dal dhe tregon se si qëndron e vërteta, presidenti Refik Halili ka kyçur gojën, duke mos dhënë më asnjë shpjegim mbi këtë skandal.

Ndërkohë që na bënte thirrje neve si media për t’i kërkuar ndjesë, tani është radha e tij që jo vetëm të na kërkojë falje pasi kemi treguar vetëm të vërtetën për manipulimin që ka bërë, por dhe të hetohet për këto shkelje ligji që ka kryer në bashkëpunim me presidentin Ilir Meta. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Skandali i Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të Tiranës, pse e ka kyçur gojën tani Refik Halili?”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Pikerisht kjo eshte kulture profesionale.
    Falje kerkohet kur ndodh nje keqkuptim,
    ne kete rast kemi me nje interpretim keqdashes nga Fike Halili.
    Drejtoiuni gjykates per prishje imazhi.
    Vetem ne kete menyre u injektohet shqipove,edukata ligjore

  2. Bythlepirsi says:

    Mero more coban. Lere te ziun seveshte gjynah. SI bie dot gomarit I bie samarit thone leberit e mencur Jo ata pisat sibty

  3. Tirana says:

    Jane zagaret e bastardit flori…bajgat …

  4. Sefer Daja says:

    Ore a jeni ne vete???
    Halilit i interesonte shtetesia shqiptare e futbollistit te tij!
    Kujtohuni qe kur gjermania doli kampione bote kishte 4 jo gjermane ne te( dhe nje shqiptar).Dhe presidenti duke zbatuar rregullat ( hapsirat ligjore) dha nenshtetesine.
    Nese lojtari ishte ne proçes penal i takon institucioneve te njoftonin presidentin.Nese e kane bere presidenti mban pergjegjsi nese jo mban pergjegjsi kush ka!
    Halili ne kete rast eshte jashte loje fare!

  5. USA says:

    Halil o halil dajti e implantet argit pastro noj lek dhe halil ballisti pezes o lidh me liron e monen.

  6. 0sumi says:

    O Sefer…e ke dhjere,po fare ama……Ai i ndershmi Fike i juaj ka qene korieri i verdhushkave te atij skropit afrikan qe ja dhe Like Floririt,ti mundihesh ta mbrosh….por me sa lahet muti me shurre,as lahen gjynahet e Likes e co….ne dem te shtetit dhe popullit.
    Nuk ka avokat qe i mbron dhe i nxjerr te pa lyer Liken dhe Fiken….jane lyer deri ne maj te kokes.

  7. Sefer Daja says:

    O osum po kur i dike kaq mire keto gjera mos rri tu komentu po denoncoi! Ne gjithe keto gjynahe qe kon politikanet tane( me Liken e Edvinin ne krye) ne sport e gjetem ti kapim???
    E bon Kobinan e shkret si me qen Osama Bin Ladeni!
    Nuk mbroj as Meten as Halilin se as i njoh as me lidh gje me te por me duket nje tymnaje e tepert ne kete kohe mjegulle politike e sociale!
    Pergjegjsi te mbaje kushdo qe shkel ligjin por ketu luhet thjesht per te godit kundershtarin politik se pandershkueshmeria eshte kthyer ne sistem!

  8. Veshgues says:

    Me Fikun duhet te filloj Prokuroria! Eshte karremi per peshkun e madh te pashaportave. Keshtu ndodh gjithmon! Ne fillim te vegjelit, pastaj ….nese gjerat shkojne normalishte.

  9. Megi says:

    Edhe ketu ku skishte menyre per te vjedhur e gjeti si te bente korrupsion Ky nuk ka derman Si nuk ngopet me aq sa ka grire ne kete popull te varfer

  10. Mondi says:

    Goxha zbulim paska bere ky Mero. Oh zot… c`fare lajmesh jepen ketu

  11. Santa Quaranta says:

    Kush beson se per dhenien e pasaportes nuk eshte paguar dikush, diku, ne menyre te paligjshme te mos komentoje se na hapet barkun!! Shqiptaret paguajne qe te marrin nje abone jashte radhe e jo me nje nenshtetesi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *