Absurdi i një shteti demokratik pa president dhe pa opozitë

Nga Sonja Llana

Javët e fundit ajo që është vënë re në skenën e politikës shqiptare, është se prej kohësh nuk kemi më një Institucion Presidence, pasi Presidenti është tepër i zënë duke bërë opozitë, dhe nuk kemi më as opozitë pasi mesa duket gjithçka mund të bëjë opozita e sotme është “t’i hajë veshin Edi Ramës”, t’i hakërrehet gazetarëve se janë palë me krimin dhe të gabojë me shumëzime bazike duke humbur besimin tek aftësitë më minimale të përfaqësuesve të saj. Pra në thelb në vendin tonë kemi një problematikë institucionale dhe politike, të papranueshme për një vend demokratik.

Ajo që vihet re është mungesa e një institucioni të Presidencës. Në fakt që me emërimin e Metës si President, u parashikua se nuk e priste një mandat aspak normal. Gruaja e presidentit, nuk do ishte asnjë ditë Zonjë e Parë por e para e partisë LSI.

Kështu nisi një komedi ku kryetarja e LSI shprehej se nuk e njihte Ilir Metën se ky i fundit kishte bërë shumë gabime. Nga ana tjetër Presidenti nisi një marrëdhënie urrejtje dashurie me kryeministrin që u katandis në pikën, ku një president organizoi tubime, sulme dhe së fundmi takime elektorale në emër të kujt besoj dihet. Presidenti që nuk kursen gazetarët dhe zgjedh t’i përgjigjet një skandali jo me fakte po me sulme, nuk kursen as kohën si komandant i ushtrisë dhe zhvillon takime “derë më derë” ndoshta si formë nostalgjie kur ishte kryetar i LSI.

Në po të njejtën kohë Presidenti është jo më numri një i shtetit por numri një i një opozite, që nuk kuptohet ende si funksionon, nga cilët aktorë politikë përfaqësohet dhe a ka apo jo qëllim t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit, nuk nguron të flasë për përralla me luftë ku ai komandon ushtrinë, ndërkohë që nuk është i zoti mjaftueshëm të qëndrojë neutral sidomos në raport me gazetarët, ndaj të cilëve ka nisur një sulm të paprecedentë.

Për një shtet, mungesa e një institucioni siç është Presidenca dhe e një aktori kaq të rëndësishëm politik si opozita janë vrasëset më të rrezikshme se propaganda e një qeverie, e cila përballë një Presidenti që lufton me mullinjtë e erës dhe një opozite që po mëson ende tabelën e shumëzimit është me të drejtë shumë e relaksuar.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Absurdi i një shteti demokratik pa president dhe pa opozitë”

  1. Henk says:

    Mirë e keni ju zonjushë por në Albanistan nuk ka shtet. Edhe SPAK-u që u ngrit gjoja për drejtësi, po bën një vrimë në ujë.

  2. Konjak says:

    Propaganten e bere , tani qetesohu , dil per ndonje kafe , dhe gezohu mundesive qe pate , per te hedhur nje gur ne det , dhe per ti fryre zjarrit e percaries , ndershqiptare . Ka plot mundesi te besh nje propagant , te paster dhe te qenesishme , per cilindo institucion shteteror qe ju pelqen . Pamvaresisht luftes marramendese pseudopolitike , — e cila duket qart se ne shqiperi s’ka mundesine e normalitetit dhe civilizimit . — Te tjeret , ciletdoqofshin — nga populli , te bejne kujdes , per te mos rene ne gracken e politikaneve , dhe ne interesat e tyre –thjesht per karrike– . Cdo mundim per propagante , te mbeshtetet plotesisht ne fakte te pa mohushme te zhvillimit ekonomik , social e shoqeror , ne te kundert , propaganta qendron ne hava . Politikanet , shajne , shpifin e mallekojne , njeri–tjeterin vetem per interesat e tyre , . Kujt i mbushet mendia se gjithe kete mllef e derdhin vetem e vetem per popullin ?. Ne duhet ta mbeshtetim politiken , por kur ajo te kthehet ne rrugen e duhur . Populli , politikaneve , duhet tju japij secilit , hakun .

  3. nga gjermania says:

    ja një servile tjetër që nuk janë me pakicë aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *