Çudit studimi i revistës mjekësore më prestigjioze në botë: Sistemi shëndetësor i Shqipërisë më i miri në rajon, kapërcen edhe Turqinë

26 Tetor 2020, 19:01Sociale TEMA

“The Lancet”, revista mjekësore më prestigjioze në botë ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore.

Sipas prestigjiozes, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.

Por, si renditet Shqipëria mes këtyre 204 shteteve?

Grumbullon 70-të pikë në indeksin e përgjithshëm, thotë studimi, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia, sado që mund të duket e çuditshme për shumëkënd, duke pasur parasysh edhe perceptimin e krijuar se, sistemi shëndetësor në vendin tonë është ndër më të dobëtit në Europë.

 

Por, sipas “The Lancet”, faktet flasin ndryshe. Studimi është 100% shkencor dhe i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t`u përfshirë në indeksin e përgjithshëm.

Studimi nuk merr për bazë në asnjë moment në mënyrë të drejtpërdrejtë indikatorë si infrastruktura, apo korrupsioni, por vetëm efikasitetin e trajtimeve.

 

I publikuar në një kohë të tillë kur pandemia po shkakton debate të shumta, ndoshta ky studim mund të shërbejë edhe si një dozë e mirë besimi ndaj bluzave të bardha në vendin tonë.  Në nivel global, Japonia, Islanda dhe Norvegjia marrin pikët më të larta, të ndjekura nga vende si Andorra, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Kanadaja, etj.

30 komente në “Çudit studimi i revistës mjekësore më prestigjioze në botë: Sistemi shëndetësor i Shqipërisë më i miri në rajon, kapërcen edhe Turqinë”

  1. Lili says:

    The lancet fakenews! U dynden turqit to ardhe tek ne!

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Hahahaha beqiraaaaaaaaaa jeni njishi….. allah uakbar.

    2. Emigrant says:

      Shqiperia ka nje sistem mjeksor ekselence fale mjeshterise se mjekve tane qe jane shume te afte. Une jetoj jashte shtetit dhe e di qe me parat qe paguajne shqiptaret marrin nje sherbim fantastik. Ne Turqi shkojne shqiptaret lejne leshte e pastaj thone na sherbyen mire. Po normale qe po pagove do te sherbejne keshtu eshte gjithandej. Ama sikur te paguanin te njejtat lek ne Shqiperi do thoshin na rropen. Kjo eshte tragjedia.

      Jashte ne paguajme qimet e kokes e kur vjen puna mjeku te takon 5 minuta as te sqaron as gje. Po i mbaroj orari i punes as do tja dish a je duke vdekur ti. I kam provuar sherbimet si jashte si brenda dhe e di qe shqiptaret jane thjeshte me kompleks inferioriteti qe s’bejne dot dallimin ndermjet te mires dhe te keqes.

    3. kanadezi says:

      Ketu permendet Kanadaja si vend me pike te larta marre nga ky studim. Kaq mjafton per ta injoruar kete studim, medemek shkencor. Ne Kanada paguajme me shume taksa se cdo vend tjeter i botes se perparuar dhe sherbimi shendetsor eshte skandaloz. Per te bere nje skaner do te te duhet te presesh me shume se 6 muaj. Deri atehere ke vdekur me kohe e me vakt.

  2. Luzati says:

    Studimi bazohet ne mbulimin e teritorit , dhe universal coverage nga viti 1990 deri 2018 .Ku dhenat jepen nga ato qe ne raportojme ne WHO ,Shqiperia natyrisht si vend mikroskopik ka keto paresi ,por cilesia dhe performanca nuk eshte perfshire ne studim

  3. ervin qerimi says:

    Mos u cudit ! Eshte sistemi me i mire ne bote ! Pervec mjekeve shqiptare kemi marre edhe mjeket me te mire te botes ! Cte themi tjeter ?

  4. Predatori says:

    I paskemi rënë kot në qafë atij kryehajdutit Beqja. Uroj që këta gazetarët të vijnë e të marrin një herë shërbim në spitalet e Shqipërise. Përveç QSUT dhe SUQU gjithë spitalet e rretheve më së shumti janë si paradhoma e varrezave.

  5. Tironci says:

    Lajme te kazanit nga ramavici.
    Fake News. Hahahaha.
    Qe politikanet tane jane mashtruset me te medhenj te ballkanit, kete e di gjithe Evropa, por qe ta hanin edhe shkencetaret e botes, kete sma kishte marr mendja.
    Shifni kur te dalin neser spiunet e rames per te bere fushate, dhe ne fund do dali edhe gjigandi mashtrues per ti binduar shqiptaret se ajo rrena e shkencetareve nuk eshte genjeshter por e vertete.
    O cfare bohet ne kete bote.

  6. Entoni says:

    Nga 1988 morem nje cmim si vendi qe ushqehej me mire ne bote. Nderkohe qe ne ate periudhe ishim shume afer ngrenies se barit ne menyre qe vetem parimet te mos i shkelnim.

    1. Tironsi says:

      O mashtues ne 1988 ishte per cilesinne ushqimit jo per sasine.Dhe ne ate kohe cdo ghe qe bio dhe ishte e sakte qe kishim ushqimin me te mire

      1. lefteri says:

        @tironci i 20000 fol per keta 7
        vjetet e edi rames o toq
        se po te ishte krimineli sali
        do te ishim te fundit ne bot
        hapno syte o qorra

  7. Per komunistet says:

    Me partine Socialiste me shokun Edi ne krye lulezon Shqiperia socialiste.
    Fanar ndriçues buze adriatikut.
    Rrote udheheqesi i partise e i popullit ,shoku Edi Rama qe po e udheheq shqiperine socialiste nga fitorja ne fitore.

  8. Hekurani says:

    Hajde gjeje kete . Ne studimin qe u be ne usa qe kush vend ka mundesine e perballimit me mire te krizes se covidit me nr e shtreterve ne spitale dhe me aparatet e intubimit per banore Turqia dilte e para absolute bile USA qe ishte e dyta ishte gati dy here me pak ne klasifikim. Tashti hajde merre vesh . Un jetoj ne Usa po di qe dy dajat e mi dhe kunati im kan shkuar ne Turqi nga Shqiperia per tu operuar e mjekuar se ka spitale e personel mjekesor shum me cilesor ….

  9. Ceni says:

    Kam marre sherbime ne urgjencen dhe kardiologjine e tiranes dhe kam ngel i kenaqur. Jo cdo gje ne kete vend eshte e keqe. Disa shajne kot.

  10. ?????? says:

    Doktorret ne shqiperi jane vampira te rjepin ka leket se skemi shtet shteti jone eshte semure me KANCER qe nuk sherohet kollaj ???????????????

  11. lori2 says:

    Urime per keto lajme te mira! Mesa duket komentatoret qe hedhin vetem balte mbi veten e tyre, e quajne revisten “The Lancet” te paguar nga Rama. Nuk eshte çudi qe ta thone edhe kete…

  12. lenci says:

    @lori2…
    Ne vitet 80-te kur tregu ishte bosh, Shqiperia mori cmimin e pare per ushqimin!!!
    Ti mba kete vleresim per shendetesine dhe masturbohu nga gezimi.
    Spitalet publike jane nje tmerr, gje qe e dine gjithe shqiptaret. Natyrisht nje artikull i paguar.

  13. lori2/1 says:

    Kemi nje vleresim te nje reviste me prestigjoze mjeksore dhe qe ne krye te publikimit qe po lexojme te ben pershtypje titullimi duke filluar me fjalen = cudit studimi………!!?
    Pse mor zoteri duhet te cuditemi?? Po te degjosh ligjeratat e ” doktorit te famshem ” bardh spahia qe nxin gjithcka dhe me nje mungese ekstreme respekti per punen heroike te mjekeve tane,eshte e qarte qe cdo gje duhet mohuar.
    Nuk gjen vend me bote qe per shkak te politizimit te skajshem qe me kemi te nxish cdo gje dhe te mos kesh kurajon qe te dallosh te mirat dhe te keqijat qe shoqerojne jeten e nje vendi.
    Ngushllime per lakejt dhe pergezime dhe suksese personelit tone mjeksor.
    Hapni syte dhe veshet dhe shikoni cfar ndodh me vendet me te zhvilluara me bote dhe mos u cuditni me sukseset e lavderueshme te mjekesise sone.

  14. Outspoken says:

    Po tallin Ka.in keta te Lancet dhe keta te tjeret
    Shqiperia eshte bere nje Hale !!!
    Sistemi Shendetsor Eshte 0 !!!

  15. Outspoken says:

    Sistemi shendetsor dhe administrata ne shume sektore kyc te vendit akoma po vuajne shume nga Gjynafet e maskarait Sali malokut,dhe hajdutit Ilir Meta !!!
    Nuk mund te rregullosh nje vend te kalbur e te korruptuar ne cdo sektor brenda 5 vjetesh,
    Duhet kohe, durim dhe Dajak me pambuk,
    Perndryshe Nuk behet !!!

  16. edi says:

    Po pse mi Lori 2, a nuk ishit ju qe e quajtet gazeten BILD te shitur tek Basha !? Apo te drejten e akuzes e keni vetem ju te “ndershmit” ?

  17. Doc says:

    Nuk kuptoj pse shqiptari ne vend qe te gezohet per nje lajm te mire per vendin e vet, vazhdon e shan vetveten. Cfare kompleks inferioriteti.

  18. Koti says:

    O Lori 2/1, pse doktor është Bardh Spahia?, gabohesh, ai nuk ka qenë asnjë ditë mjek, është zëdhënës shtypi për mjeksinë.

  19. lori 2/1 says:

    I dashur Koti! BS eshte diplomuar si doktor, por kudo qe ka qene I emeruar, nuk ka punuar por ka bere sikur ka punuar dhe se fundi eshte rendom zedhendes shtypi , detyre qe e “ kryen “ me devotshmeri ne interes te
    Partise!? Eshte e veshtire te kryesh detyren fisnike te doktorit gje qe nuk perkon me karagjoze te tipit BS.
    Pershendetje

  20. vicidoli says:

    Se spitalet kane ardhe ne rregull dhe 90 perqind jane ne rregull krahaso periudhen e qafelargut me minister shendetesi Nard Noken filozof dhe ata se sulmojne Ilir Beqen per hajdut jane te gjithe idiot se te pakten eshte ai qe solli modernizimin e sherbimeve shendetesore ne Shqiperi por shpellakt e vicidolit jane mesua ndryshe.Ne jemi me ate se shume mjek abuzojne e sorodhasin miletin se kerkojne do lek, por kjo nuk e mohon kush punen e shume mjekve te ndershem e te perkushtruar ne pune.Edhe jasht nuk shkon cdo gja ashtu sic e thone do injorant qe edhe mediat ireferohen

  21. kritiku says:

    pothuajse dakord me emigrant…

  22. nynaraqi says:

    jam operuar me urgjence nezorre ,pavaresisht te gjithave mjeket e urgjences me trajtuan me kujdesin maksimal me gjithese imazheria eco dhe scaner (2 here)nuk indihmuan sa duhet ,vendosen diagnozen dhe me operuan ne nje operacion qe zgjati 5 ore . mjeket ishin profesionalisht shume lart dhe shume te ndergjegjshem dhe sherbimi infermier ishte imire po kish ngarkese te madhe.mos beni llo llo llo sepse paret vete i jepni sju ve njeri thiken te gryka.

  23. Zylo says:

    Ore jeni ne vete ju. Sherbimi ne shqipemut eshte me dobet ne bote. Vecse roja i spitalit do 1000 2000 lek te hysh te takosh njeriun tend.

  24. Nina says:

    Edhe une njesoj si Kanadezi me lart i heq vizen ketij studimi. Ketu ne Kanada paguan taksa sikur shkon ne spital cdo dite dhe te gjitha klinikat u mbyllen muaj e pare te covid-it. Pacientet e kane te veshtire dhe te pa mundur te shohin doktore ma shkuar ne gjendje kritike. Kujt i mbaroi afati i skadences se kartes se shendetit gjate kesaj kohe ne Website te thone apliko online, kur i merrr ne telefon te pergjigjet makina e sekretetarise duke te thene qe afati i skadences eshte shtyre dhe po vajte tek mjeku paguan. Rradha ne person eshte me keq se rradha kur shkon ne urgjence, plot 6 ore. Mos te flasim per mjeke dhe ilace. Respekte per doktoret Shqipetare.

  25. Scutari says:

    Malin e Zi jua garantoj une qe e kalojme ne shendetesi, ne mjeke, ne spitale dhe specialiste!! E kam provuar vete para 10 ditesh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje