Këta këpusin “kumbulla” me sytë te 3 Nëntori! Pastaj i fusin “duart në fyt” drejtësisë, luftë e armatosur para 25 prillit. Presidenti ka bërë të 99-tat!

Nga Frrok Çupi

Këta presin që presidenti Trump të humbë zgjedhjet; deri atë ditë, 3 Nëntor, po e shtyjnë sa keq- sa më keq, sa me ‘gajret’ mes ushtarëve aq edhe me kërcënime për të tjerët. Nëse Trump humb në Amerikë, atëherë këta këtu, puna e parë- i fusin duart në fyt Drejtësisë së Re dhe e hedhin në ferr. Kjo është më e pakta. Të tjerat janë: lufta e armatosur për të marrë pushtetin ndoshta para 25 prillit, kthimi prapa i jetës së vendit të paktën aq sa e ktheu viti 1997 kur u shfaqen sinjalet e antikitetit me qytete-shtete dhe me vendin të copëtuar veri jug e jug veri…

Nëse në Amerikë fiton Joe Biden, atëherë Amerika do të ketë presidentin më të dobët në gjithë historinë e vet. Kjo tashmë është pranuar botërisht edhe prej vetë simpatizantëve të ish- presidentit amerikan, madje edhe prej atyre në Evropë që shpresojnë fitoren e Joe Biden. A duan president të dobët dhe Amerikë të dobët, apo çfarë?…Thellë- thellë ata që presin një Amerikë me president të dobët Biden, nuk është se duan pikërisht këtë, por nuk duan një Amerikë të fortë dhe me president Trumpin. Bota, e cila ka ardhur në këtë çorollepsje prej 70 e ca vjetësh, natyrshëm, nuk ka arritur ta ndajë ‘sharply’ se çfarë kërkon.

Në rajon, sidomos në vendin tonë, presidenti Trump u prit keq edhe herën e parë, në vitin 2016. Sa dritëshkurtër ka nëpër botë dhe në rajon që thonë se atëherë ‘na kaloi pa vënë re’, ndërsa tani…

Tani rajoni ynë është i ndarë përsa i përket pritjes së Donald Trump si president me mandat të dytë. Kombe të njohur në luftë kundër komunizmit, si Poloni, Hungari, Ceki, Sllovaki…, po presin fitoren e Trump. Në përgjithësi në Evropë fryma për rinovimin e BE është e lidhur ngushtë me fitoren e Donald Trump, ndryshe do të kemi një BE ‘shatra- patra’ si deri tani.

Dhe rajoni më i afërt:

Në Kosovë sapo ka rënë një qeveri që ishte ngrefosur si anti- Amerikë, por përsëri kryeministri i rënë bën thirrje për humbjen e Trump. Në Serbi, Slloveni, Kroaci dhe në Maqedoni kanë qasje tjetër: Sllovenë dhe Serbë prej disa muajsh kanë nisur të lobojnë në favor të zgjedhjes së presidentit Trump. Disa organizata emigrantësh shqiptarë në Amerikë kanë mbledhur firma peticionesh kundër Trump.

Në Tiranë hija e fortë e Donald Trump po shikohet në dy pamje: Është ekipi që qeveris vendin në aleancë me idetë dhe praktikat qeverisëse të Donald Trump. Qeveria po udhëheq Reformën në Drejtësi dhe stabilitetin në vend përkrah Shteteve të Bashkuara…

Është në anën tjetër, establishmenti që shkaktoi mijëra të këqija në vend dhe tani po heziton që të largohet nga skena politike. Presidenti i Republikës i cili ka ndërtuar figurën e ‘shtetit kundër Perëndimit’ edhe si anti- amerikan, ka bërë njëshin dhe nëntëdhjetenëntën për të rrëzuar Reformën në Drejtësi që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Herë hapur dhe herë fshehurazi, Ilir Meta ka akuzuar Amerikën e Trump për ‘dështimin e demokracisë’. Në të njëjtën anë është vendosur gjithë ekipi i vjetër opozitar. Pjesa kryesore e liderëve të pushtetit të vjetër e kanë të ndaluar hyrjen në territorin e SHBA.

Herët e fundit, kryetari i shtetit është kapur se po ndërton strategjinë e lidhjeve me Rusinë dhe Sirinë, në shenjë të pozitës anti- Trump.

Liderët ‘patriotë’ po përhapin lajme se Biden ka thënë se do të sulmojë me armë ‘secilin që do të ngacmojë shqiptarët’. Patriotët projektojnë veten te një president i Amerikës, që edhe pse aq i dobët sa Biden, nuk mund të nxjerrë nga goja ‘kumbulla kaq të tharta’. Në vend të një presidenti të fortë dhe me Amerikë të fortë, këta presin president qesharak. Me Amerikë të dobët, këta do të bënin si dinë vetë. Se si dinë këta e kanë treguar: Korrupsion, padrejtësi, mos- llogari, mos- gjykim, dhunë, ndotje, zhgarravinë… Vendi do të kthehej aty ku ishte, në buzë të greminës.

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Këta këpusin “kumbulla” me sytë te 3 Nëntori! Pastaj i fusin “duart në fyt” drejtësisë, luftë e armatosur para 25 prillit. Presidenti ka bërë të 99-tat!”

  1. biks says:

    Zoti Cupi je gjigand….. Shiko se cfar po ben Like floriri po pais me pasaporta kriminelet qe te shkateroi zgjedhje….. Nuk i dalin hajdutet e LSIse prandaj e ben kete veprim skandaloz.

  2. Agim says:

    O frrok ramen esht a ty duhet te behet me i fort se uqrit e cakenjet jan ne gadishmri qe te perserisin 97.

  3. ⚖️⚖️⚖️🇦🇱🇦🇱🇦🇱 says:

    Po.Ke të drejtë .
    S’mban më ujë pilafi .

  4. lobokracia says:

    bota ka ikur për lesh
    hajde themi ndonjë fjalë thuaj

  5. lobokracia says:

    bota ka ikur për lesh
    hajde themi ndonjë fjalë thuaj

  6. bjeruni says:

    Te pergezoj per komentet e para, por kete e ke shume te dobet dhe anesor, pra te rreh çekani atje ku do ti; me duket do turperohesh kesaj here. Ne kemi Ilir Meten ne presidence ne balle te udheheqjes, me raki skrapari, me arme zjarri e molotov, me hajduteri deri ne konçensionet e zinkut ne Kongo, pa lere ne vende te tjera, Shqiperia deri ne Kerrabe, me banalitete e thashetheme nga me te poshtrat dhe po i mbajte shpresat tek Amerika, merr kazmen e lopaten e beje vete qe sot para se tete zere covodi. Por para se ta besh pervete, mundohu qe te gjeshe shoke qe tu a besh edhe atyre prokuroreve dhe gjykatesve qe jane fshehur si struci. Ne te semes te vene maskarenjte qe e lane ate vend ashtu!

  7. xhemal says:

    o frok clidhje ka trampi jot me shqiperine
    .asgje.thuaj ca te verteta qe shumica e shqipetareve i di me kohe se ato nuk ka nevoje ti analizosh ja bejne muuuuu….i njohim e i kemi vuajtur ne lekuren tone prapsirat e salizmit si menyre te menduari e vepruari ne cdo gje nga me e vogla tek me te medhate e jetes per te cilat do duhen dekada te mjekohen.per trampin apo biden lere se vendosin amerikanet.gjithe zullimet e salizmit duhen treguar cdo dite per te kuptuar demet e medha
    94,96,97,98,2008,2011,2017,2018 ,2019 nuk jane pak per 30 vjet.nuk di nga ta kapesh aq probleme ka,prona,ambjenti,shkolla,shendetesija.sigurija publike e mbi te gjitha drejtesia.eshte akoma kultura e mendesia saliste si funsionojne istitucionet demokratike ,menyra si u flitet njerezeve akoma salistet frymezojne anarkine ,dhunen,percarjen,ndarjen krahinore behen pengese e ndertimit te themeleve te nje shteti vertet demokratik per te gjithe duke shfrytezuar lirine e duke abuzuar me te ne te shprehur e veprime revanshiste te tipit fashist duke qemtuar vetem antivlerat e shoqerise shqipetare.pranda lipset te shkruhet per shqiperine jo per ameriken

    1. Ore says:

      Si nuk paska lidhje Trampi me Shqiperine.Ja faktet:
      1. Trampi mik e shok krye-kreje me vjehrrin e fleterrufeshkruesit, deputet i Kuvendit Popullor 16 vite, pra 4 legjislatura dhe Sekretar i Pare i Komitetit te PPSh rrethi Mirdite.
      2. Trampi mik e shok krye-kreje me vellain e fleterrufeshkruesit, Kryetar Kooperative.
      3. Trampi mik e shok krye-kreje me vete e fleterrufeshkruesin, gazetar i Zerit te Popullit.
      Pra o Xhemel, ke inat e foli hakun, Frrokit ja heq dera te jete Trampist dhe konservator i ekstermit te djathte.

  8. Ed says:

    Sa per zhvillimet ne Amerike je vetem nje idiot ! Per cfare Amerike te forte flet ti per ate Amerike qe eshte bere gazi i botes ? Per cfare antikomuniste flet ti ? Per evropen lindore qe jetovi 50 vjet nen komunizem? Eshte evropa lindore me antikomuniste se perendimi? Lindja mbeshtet Trump si nostalgji ndaj totalitarizmit dhe perendime refuzon Trump ne emer te vlerave demokratike

  9. Olimpia says:

    Rrok , eshte e drejta jote te jesh simpatizant i Trump.Por ajo cka thua per Biden ,si nje president i dobet ,eshte krejtesisht e gabuar.Perplasja midis Trump dhe Biden eshte shprehja e konkurences midis dy ideve ne SHBA. Ne politiken e brendeshme ,Trump eshte konservator,nuk merr parasysh ndryshimet ekonomike sociale dhe teknologjike por kerkon ruajtjen e statukuose ,Ne politiken e jashteme Trump eshte zedhenes i grupeve te fuqishme te industrise ushtarake dhe naftes qe synon ne dobesimin e Kines dhe te BE ,si konkurentet me te medhenj ekonomike dhe gjeostrategjike te SHBA dhe afrimin me Rusine ,si nje superfuqi ushtarake dhe shtet me rezerva me pasurive me te medha ne planet.Qellimi,ndalimi i nje aleance te Rusise me Kinen dhe BE.
    Biden ,si gjithmone demokratet,kerkon uljen e diferencave midis te pasurve dhe te varferve,sherbim shendetesor dhe arsimor per te gjithe,zhvillim te ekuilibruar te ekonomise dhe mbrojtjen e mjedisit.Shumica e grupe te medha te teknologjise se larte jane me Biden.Ne politiken e jashteme Biden eshte per politiken tradicionale amerikane,marrdhenie te ngushta me BE,marredhenie bashkepunimi me Kinen duke votuar perplasjet e rrezikeshme dhe frenim i ridaljes se Rusise ne skenen boterore.
    Si rrjedhim ,Frrok,mendo pak se ke duhet te perkrahin shqiptaret,Rtump apo Biden.

  10. Olimpia says:

    Rrok , eshte e drejta jote te jesh simpatizant i Trump.Por ajo cka thua per Biden ,si nje president i dobet ,eshte krejtesisht e gabuar.Perplasja midis Trump dhe Biden eshte shprehja e konkurences midis dy ideve ne SHBA. Ne politiken e brendeshme ,Trump eshte konservator,nuk merr parasysh ndryshimet ekonomike sociale dhe teknologjike por kerkon ruajtjen e statukuose ,Ne politiken e jashteme Trump eshte zedhenes i grupeve te fuqishme te industrise ushtarake dhe naftes qe synon ne dobesimin e Kines dhe te BE ,si konkurentet me te medhenj ekonomike dhe gjeostrategjike te SHBA dhe afrimin me Rusine ,si nje superfuqi ushtarake dhe shtet me rezerva me pasurive me te medha ne planet.Qellimi,ndalimi i nje aleance te Rusise me Kinen dhe BE.
    Biden ,si gjithmone demokratet,kerkon uljen e diferencave midis te pasurve dhe te varferve,sherbim shendetesor dhe arsimor per te gjithe,zhvillim te ekuilibruar te ekonomise dhe mbrojtjen e mjedisit.Shumica e grupe te medha te teknologjise se larte jane me Biden.Ne politiken e jashteme Biden eshte per politiken tradicionale amerikane,marrdhenie te ngushta me BE,marredhenie bashkepunimi me Kinen duke evituar perplasjet e rrezikeshme dhe frenim i ridaljes se Rusise ne skenen boterore.
    Si rrjedhim ,Frrok,mendo pak se ke duhet te perkrahin shqiptaret,Rtump apo Biden.

  11. Pal Vata says:

    FUTJA KOT TE DALI FLOT O FRROK KA..CUPI

    Ti e njeh politiken amerikane sa Gomari I Baba Tasit

  12. Ndoc Rroku nga Patoku says:

    JOE BIDEN ESHTE NJE NGA ARKITEKTET E REFORMES SHQIPTARE NE DREJTESI

    Fuqine ta jep vota e popullit dhe Kushtetuta amerikane o Frroko .
    Trapin e mundi keqazi nje virus… S pati tru as te mbronte veten, gruan dhe djalin e tij jo me popullin amerikan dhe SHBA.
    E coi nga Amerika e e Para tek Bota e Trete.

  13. Ndre says:

    Une e perbuz Meten, por ky burre(Cupi) , eshte i piste, eshte qen qe kafshon pasi e ushqen. Eshte lake dhe cakall ne te njejten kohe. Eshte nje shembull i mosmirenjohjes dhe kurverise.

  14. Pedro i ri says:

    Ik o Çup.
    Mos bej gjithollogun. Nuk ke formimin e duhur. Vegjeto

  15. Juliano says:

    Z. Çupi jeni realist dhe kembane per ata qe sduan te degjojne. Kurajua juaj eshte meshirimi i disa curreve qe bejne kollitjen e te zotit qe i ka versulur. Nuk kuptojme pse nuk nderhyjne organizmat e reja qe sapo u ngriten me emra SPAK e OFL, kur nje president shet pasaporta dhe me oarate e tyre ben mitingje dhe trash zerin ne emer te popullit. Shpresojme vetem tek aleati yne AMERIKA, nese kjo nuk nderhyn, ky vend shkon drejt luftes civile, ku segmente kriminale dhe persona me pushtet si presidenti, e kane shprehur qe do ngreje popullin, ke popull ka ai me vehte, ate qe ai i vodhi per gjith keto vite dhe ndertoi sarajet brenda dhe jashte shtetit. Fati i tij do jete si ai i Çausheskut, por ai ka nje amanet qe, ta beje dhe nje here si 97ten. Sot denohet nje kundravajtes, kurse presidenti bashke me keshilltaret kane blere biznesin tek rruga e kavajes per dokumenta fallso, dhe askush nuk kujtohet se dikushi duhet te pergjigjet para drejtesise. Respekte z.Çupi.

  16. Frrok lehja says:

    O Frrok , pak ka ndryshuar te ti nga koha kur me hiqje antenen nga tarraca. Ik p crrok se je shpirtshitur. Sa per Meten, eshte po aq i piste sa ty, por i piste me bole. Ti je thjesht nje buce qe leh here ne sherbim te Rames here per nje ftese ne ambasaden e US PER 4 korrikun duke shkruajtur libra per nje miliarder qe paguan 700 dollare taksa kur nje mesues paguan 20 000 $ ne vit. Je i peshtire.

  17. Lymi Tutit says:

    Frrok,respektoj gazetarine tende dhe te lexoj me shume vemendje.Re rolit,pozites dhe lidershipit te Trump’it,mendoj se gabohesh. Pse ? Trumpi keto vite,provoi qe eshte Presidenti me i dobet qe SHBA ka patur,te pakten qe pas luftes se dyte boterore.Per konseguence,ky vend ka humbur shume ne rolin e lidershipit boteror.Largimi nga Marreveshja e Klimes,nga ajo me Iranin, “levizjet” kunder marreveshjes se paqes me lindjen e mesme,Izrael-Palestine,deshtimi spektakolar i gjoja akordit me Korene e Veriut (mendoni pak takon dy here Kim’in dhe asgje !?) ; Braktisja e Org Bot te Shendetesise tani ne kohen e nje pandemie,qe bota nuk e ka njohur me pare ; Nxitja (prapa perdeve) e Britanise per daljen nga BE dhe tani mos ofrimi i akordit te shpresuar ekonomik ndaj ketij vendi,dhe shume te tjera,e kane tronditur se tepermi rolin e lidershipit boteror,duke I dhene edhe me shume hapesire Kines,Rusise,etj….. Ne politikat e brendshme,sot SHBA eshte me e polarizuar se kurre me pare ! Edhe ato / disa suksese ne ekonomi,u demtuan seriozisht nga qendrimi I pa pergjegjshem ndaj pandemise – COVID ! Bota,kurre nuk ka degjuar,qe nje President i ketij vendi,te vetevleresohet,si me i miri,ne historine moderne te ketij vendi,ose qe shprehet me fjalor te pa pershtatshem dhe shpesh ofendues ndaj para ardhesve te tij ! Nuk do ishte gabim,qe Trump’i te konsiderohej edhe si nje perfaqesues I nje “totalitarizmi” modern dhe me aspektin ekonomik nje “autarkist”….. Deviza e tij “America First”, ne thelb ka autarkine,kur te gjithe dime dhe pranojme,nderthurjen e pa mohueshme qe ka sot ekonomia boterore….. Ku eshte ketu roli I lidershipit ? Persa I perket politikes dhe vemendjes se SHBA’se ndaj nesh,te jemi te sigurte qe kjo nuk ka lidhje fare me Trump’ apo Baiden,eshte dhe do jete politike konstante e ketij vendi ndaj nesh ! Lymi Tutit

  18. shtellunga says:

    Frrok, mer Frrok. Akoma s’e ke kuptuar se me president te fort apo te dobet, qendrimi i SHBA ndaj Shqiptareve nuk ndryshon aspak. Por sindromi i madheshtis se marrezis esht ende i fuqishem ne psikiken Shqiptare.

  19. Dauti says:

    Analize qesharake dhe e dobet, e paritur nga tu o Cup. Presidenti Dolald Trump eshte presideni me qesharak qe ka njohur historia ndonjehre dhe po arrit te marre nje mandat tjeter do behesh deshimtar i fundit te epokes Amerikane. Ky kokoroc hypokrit qe eshte edhe me devijacione psikike dhe pa stabilitet do coje ne radhe te pare Ameriken per lesh e bashke me te do qorrollepsemi edhe ne. Ky prishesh i aleances se vjeter euro-amerikane qe i pelqejne diktatoret si putin e kim jong un do jete shprese per Shqiperine? Hajde o Cup hajde.

  20. PO , PO says:

    Te jemi te sigurte se ky president i pa fytyre qe ka bere te 99-at , nuk do te kursehet te beje as edhe qindeten ne dem te ketij vendi . NUK MUND TE BEHET KURRE DERRI NJERI !

  21. 1962 says:

    Trump presifent i forte???? Ja ke fut kot Frrok. 58 000 Amerikane u vrane gjate luftes ne Vjetnam. 230 000 kane vdekur nga covid nen udheheqjen qesharake te kllounit Tump. Ky udheheqesi i forte vajti uli pantallonat para Putinit dhe Kimit, dhe acaroi mardhenjet e Amerikes me aleatet tradicionale te Europes perendimore. Nuk e ve doren ne zjarr per Biden por me siguri me keq se Trump nuk mund ta kryej njeri ate detyre.

  22. GREY WOLF says:

    Biden president i dobet?!!!!!!!!!!!!!
    Hajde Frrok hajde, te dija per burre te mencur por qenke nje pyke ne njohurite per SHBA.
    Biden ka qene mbi 30 vjet senator. Biden eshte per nje Shqiperi e Kosove te forte, eshte per nje Evrope te bashkuar e paqesore. Ka qene nje anti Milloshevic ekstrem dhe per prezence SHBA-je ne Prishtine si garanci dhe mbrojtes i shqiptareve nga Serbet. Merr lexo DioGuardin qe eshte vet Republikan se cfar thote per Biden. Shiko videot e AACL ne youtube ti degjosh nga goja e Biden vet se cfar do te thote te jete President Biden ne SHBA per shqiptaret.
    Nga ana tjeter Trumpi eshte ai qe tha “KETO SHTETET E BALLKANIT C’NA DUHEN NE NATO, BEJNE VETEM SHERRE MES VETI SE JANE GJAKNXEHTE NE GENE, NUK JA VLEN NATO-S QE TE KETE NE MBROJTJE KETA”

  23. @biks says:

    @biks une ne pergjisie i pelqeje shume shkrimet e frrokut se pse shumicen e rasteve i shkrine por me ket rast nuk Jane fare dakorte me ty as me frrokun se pse rreforma ne dretsie u nise nen administrate Obama Baden dhe heci shume me shpet se qe Ka hecur ne keto 4 vite mos harroni si u festua ne Tirane kure fitoje tramp nje kandidate qe rusija lobone pro kurr nuk do jet I mire per shqiptare munde te jet as njanse por eshte e vertete qe adiministrata tramp nuk e la Sali berishen lulzim bashen e ilir hajdutin ta djegun shqiprine po jame I sigurte se administration e bajdin do Ben me shume se kjo tani poshte turqija🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇦🇱🇦🇱

  24. Të Mjerët says:

    Për herë të parë Frok nuk jam dakord me ty!
    Presidenti nuk ka bërë të 99-tat…
    Të 99-tat i ka bërë Erioni se ai është 99-ç.
    Presidenti ka bërë të 1,000-tat.
    Dhe s’ka mundësi të jenë të dy 99-ça
    (Sa për “ëndrrat” leri te shikojnë o From, ëndrrat nuk ti ndalon dot kush dhe pa pare janë.

  25. KOSOVA E BOLETINIT says:

    Frrok Çukshi dhe krimineli serb Vojisllav Shesheli avokojne dhe i lumturohen fitores eventuale te sharlatanit Trump, nje kodoshi qe turperoi e poshteroi SHBA-te dhe boten e civilizuar. QELBESIRA!

  26. Respekt! says:

    Fort i nderuar Frrok,
    Ju pergezoj qe e njihni mire politiken amerikane. Te gjitha shume te verteta. Amerika eshte aleatja me e mire e Shqiperise dhe Trumpi eshte shume i
    Zoti Cupi, ju duhet te shkruani jo nje liber, por seri librash qe njerezit ta kuptojne si funksionon konservativizmi. Ne Shqiperi pak e kuptojne.

    Dhe per ju qe mendoni se Biden do te ruaje balancat midis te varferve dhe te pasurve, e keni gabim. Kjo do te ishte komunizem dhe e dime ku con ai. Ekonomia te jete e lire dhe biznesi i ndershem. Kush eshte i zoti te beje para, dhe te varfrit te mesojne te punojne. Vetem keshtu shteti krijon rezerva per tendihmuar nevojtaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *