Letërnjoftimi shqiptar dhe atentati i Ilir Metës

26 Tetor 2020, 19:08Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Nëse do të ishim një vend normal, me dinjitet dhe me institucione të konsoliduara, me një shoqëri civile që ruan kufijtë moralë dhe ligjorë të një vendi, me një media të vërtetë, sot Ilir Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Atentati që ai i ka bërë Republikës së Shqipërisë është shumë i rëndë dhe mund të krahasohet gati me një përdhosje kufijsh.

Nëse patriotët e akshamit apo ata që vënë kujën për detin, flasin qesim dhe lëshojnë dokrra në hava, nuk e di pse nuk i shohim të thonë gjysmë fjale për këtë skandal të presidentit me pasaportat.

Shqipëria është e ndarë në dysh ashtu siç e pat përcaktuar Sejfulla Malëshova tipin historik shqiptar që u ngjiz në memorien historike me dy figura të kundërta : Skënderbeu nga njëra anë dhe Ballaban Pasha apo Mojsiu nga ana tjetër. Ky vend duket se është mallkuar që në ngjizje të tij dhe nuk është i unifikuar në përkufizimin e atdheut, në kuptimin për të dhe në paraqitjen e tij si një entitet të pacënueshëm.

Shihni se çfarë bëhet sot me problemin e detit. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulëzim Basha dhe gjithë zhgani i tyre që, siç u vërtetua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, kishin nënshkruar një amrrëveshje të padrejtë në rastin më të mirë dhe në dëm të Shqipërisë në rastin më të keq, sot, sjelljen e tyre antishqiptare, e shesin si patriotizëm dhe fajësojnë Ramën e qeverinë e tij që, në mënyrë dinjitoze, e shpëtuan këtë qasje poshtëruese dhe i dhanë një zgjidhje këtij problemi.

Nuk ka vend tjetër në Ballkan që për çëshjte thelbësore që kanë të bëjne me tërësinë territoriale të vendit, me kufijtë dhe problemet e tjera kombëtare, të ketë dy linja : njëra kombëtare dhe tjetra antikombëtare, si te ne.

Kësaj ndarjeje i shtohet tash në fund edhe Ilir Meta me atë që në media ka hyrë si skandali i pasaportave.

Pasporta apo letërnjoftimi është shenja më dinjitoze e një vendi. Në atë dokument është përmbledhur historia, kultura, vendi që zemë ne në botë, vlerat tona dhe gjithçka që e bën të shenjtë vendin tonë. Ne, natyrisht, nuk e kemi lavdinë e vendeve të tjera më të mëdha dhe me më shumë histori se ne, por kemi dinjitetin tonë të patjetërsueshëm.

Ndërkaq, sot, ndërrimi i identitetit kombëtar është një e drejtë legjitime dhe secili ka të drejtë që të përfitojë nga kjo e drejtë e sanksionuar në konventa ndërkombëtare, duke respektuar rigozorisht disa rregulla. Bota po i kapëcen kufijtë e ndarjeve etnike, racore apo gjinore. Globalizmi ka sjellë një realitet tjetër. Mirëpo gjithë ky proces është po ashtu një rrugë e gjatë dhe e sanksionuar në ligje.

Për ne, shqiptarët, është krenari nëse vendi ynë bëhet tërheqës për të huajt dhe ata vendosin të jetojnë, të punojnë dhe të bëhen shqiptarë. Kështu, Shqipëria do të bëhet shumë shpejt një vend i mbarë edhe për të huajt që do të vijnë të kërkojnë këtu te ne një jetë më të mirë. Dhe ne kemi treguar se jemi një vend i hapur dhe pa asnjë kompleks.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur konkretisht ? Pikërisht këtë të drejtë të ligjshme të njohur ndërkombëtarisht, Ilir Meta, presidenti ynë aksidental e ka përdhosur. Për mua është e pakuptueshme se përse vijon ta ketë ky institucion këtë të drejtë. Në çdo vend të botës, janë agjencitë e specializuara të emigracionit të kontrolluara rreptësisht nga organet e inteligjencies dhe ato ligjzbatuese që realizojnë këtë prerogativë.

Natyrisht, ne nuk e kishim menduar që në krye të presidencës do të vinte një person si Ilir Meta që e koncepton veten si të jetë një nëpunës banal i gjendjes civile, por, megjithatë, duhet të kishim marrë modelet e vendeve të tjera dhe ta kishim futur këtë proces në hullitë normale të institucioneve të duhura.

Po ashtu, është e paimagjinueshme se si vijon të mbahet ende procedura e dhënies së shtetësisë personave që kanë kontribute të veçanta apo që nuk e di si është formuluar. Unë e respektoj luftën e UÇK-së po ç’lidhje logjike ka heroizimi i tyre me pasaportën shqiptare. Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndihmese i kanë dhënë këtij vendi ata personalitete që presidenti i përzgjedh si ata që kanë ndihmuar çështjen shqiptare apo ku di unë tjetër.

Cilët janë këta heronj ? Nuk mendoj se vlerësimi i tyre mund të bëhet me letërnjoftim. Ka mënyra të tjera, ka medalje, nderime dhe tituj apo shpërblime por ç’punë ka pasaporta ? E trajtuar kështu, kjo klauzolë e ligjit ka shërbyer në shumë raste për t’u dhënë pasaportën tonë njerzëve me emër nga Italia, fjala vjen, për të shmagur sistemin e taksave të atij vendi.

Shkurt, letërnjoftimi ynë është bërë një monedhë e shëmtuar shkëmbimi me ndere që nuk përfaqësojnë dinjitetin tonë, por që e përdhosin atë. Aq më tepër ne, shqiptarët, që kemi një histori të dhimbshme me bashkëpatriotët tanë emigrantë nëpër Europë, të cilët jo vetëm që nuk mund ta përfitojnë me aq lehtësi një letërnjoftim në vendet ku jetojnë, por masakrohen me lloj-lloj dokumentesh e kërkesash për të përfituar një leje qëndimi. Ndërsa ne, me Ilir Metën, e kemi bërë pasaportën shqiptare një leckë pa vlerë që e përdorim si ato medaljet e Bashkimeve Profesionale.

Kjo është ana e ulët që na e ka çuar dinjitetin në fund. Ana tjetër më serioze është vullneti i Ilir Metës për t’i bërë atentat Republikës dhe për ta përdorur dinjitetin tonë si një monedhë që ai e shkëmben me këdo që i del përpara. Rasti i dhënies së pasportës për 8 orë fubollistit ganez të Tiranës është skandal që sot duhet ta kishte detyruar Ilir Metën të kishte dhënë dorëheqjen.

Mirëpo, shikoni sa mediokër dhe naiv shfaqet Ilir Meta : ai deklaroi se dokumenti që ka motivuar atë për t’i dhënë shtetësinë shqiptare futbollistit ganez të Tiranës është sekret. « O tempora o mores !» Tani, e kuptoni se çfarë kuptimi ka ky njeri për sekretin shtetëror ? Aq sekret qënka ai dokument sa ne të gjithë duhet të mendojmë se futbollisti ganez është një i ardhur nga një planet tjetër dhe jo njeri që për faj të tij ka falsifikuar dokumentet e lejë qëndrimit.

Në çdo vend tjetër ai do të ishte i detyruar ta lëshonte vendin tonë me ceremoni. Mirëpo ne jemi një vend qesharak sepse presidenti ynë na mallëngjen me sekrete dhe i jep shtetësinë për 8 orë një qytetari të një vendi tjetër që ka një proces gjyqësor për falsifikim.

Po mirë a është edhe presidenti i Republikës i barabartë para ligjit ? Apo ky president është ajo ana e errët e historisë sonë që tradicionalisht e kanë parë këtë vend si një mundësi për ta shkëmbyer për interesa vetjake të ulëta.

31 komente në “Letërnjoftimi shqiptar dhe atentati i Ilir Metës”

  1. ?? says:

    Hë më të lumtë ?

    1. k says:

      Meta ,një pisanjos fshatar.

  2. lefteri says:

    Perfundimish populli duhet te ngrihet ne protesta masive para presidences
    deri sa banditi ilir hajduti te largohet nga zyra
    kjo per dy arsye;
    e para qe ky perben nje rrezik per sigurin kombetare me pasaporta dhene ne menyre abuzive
    dhe e dyta;
    Sepse Organet e drejtesis se re SPAK jane bere pal me kete kriminel
    deri kure shqiperia do vazhdoj me dy standarde
    Per kupolen e korrupsioni heshtin
    ndersa per nje hajdut ordiner ngrihen ne kembe drejtesi polici per ta pjeku te gjelle
    DERI KURE KESHTU!!!!!!!!!!!!!

  3. Vicidoli says:

    Z.Ilir te pershendes per shqetesimin qe keni qe like hajduti duhet te zhduket sepse ai nuk bene pa vjedhur dicka se ai dhe me familjen e tij e kane ne gjak.Sulmi ndaje gezetarve duke i kercnua me fjalore rrugacec,por per fatkeqe keto nuk mbrohen nga shoket e tyre,ku ashte unioni gazetarve te leshit pse nuk flet. Une pashe reagimin e djalit te spiunit te sigurimit te shtetit ate surrat miun se cfare shkruante,prita se do banin ndonje emision idiot Fevziu apo shurres Vasili per heroizmin e Ilir Hajdutit

  4. veapi says:

    Ilir floriri eshte DUCJA i Shqiperise qe duhet rezuar… Burgu e pret…

  5. Sovrani says:

    Nuk ke PSE na quan popull pa dinjitet Ilir.
    Ta zëmë se na zuri kjo fatkeqësi dhe e kemi presidentin ashtu siç thua.
    Dhe ai s’ka ndermend dhe as ka per t’a bërë dorëheqjen.
    Po ka mekanozma te tjere shteti o Ilir që mos te jete o varur kështu.
    Jane dhe keta të tjerët që e vunë aty.
    Dhe kur erdhi puna për ta hequr votuan të gjithë si k….
    Kështu po mund të na quash popull fatkeq për këtë kastë politike, por jo Pa- dinjitet..

  6. Trotski says:

    Kjo Beme e Re e Like Bajges ,detyrimisht duhet te percjelle vendimet e duhura per berjen Zap te ketij Delenxhiu te Paskrupullte.Cfare pritet ma qe ky Edepsez te marre Denimin e Merituar ???? SPAK na ke BO MARAK !!! Dil ne Mejdan se Like Hajduti po ben Hatane !!!!

  7. Olimpia says:

    Jam kurioz cdo te thone ……,Fevziu,Lubonja,A.Bushati,Peka,Nesho,Gjekmarkaj,Rakipllari….shkurt 90 % e medias ,,te blere,, nga Rama….

  8. Hapni syte o llum says:

    Po mer tifoze te edit , per kete krim te rende qe paska bere sipas Temes gjithmone , iliri meriton denim me vdekje . I ka shkaktuar nje dem te papare shqiperise duke i dhene nje futbollisti afrikan çofte edhe me probleme ,shtetesine.
    E ceshte afera 500 milionshe e inceneratoreve e Edit para ketij krimi te papare te Ilirit.
    Hajde kara hajde ,ju ka torollaksur Meroja me shoke .

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Ik ore kar i LSI!!
      Zaten ju hajdutëve të dalë nga brekët e Metës dhe të Berishës këtë standart keni për dinjitetin e shtetit.
      Nëse incereratorët janë bërë me korrupsion prokuroria i sekuestron dhe i kalojnë shtetit,por në rastin e këtij hajdutit që nuk ri dot pa vjedhur sikur edhe në Mars ta shpjesh,është diskredituar dinjiteti dhe serioziteti i shtetit në nivel ndërkombëtar që nuk riparohet.
      Me kë flas dhe unë,me shpellarët.

    2. BUJARI JU DEGJON says:

      O i vetequajturi Llum,po cfare do te humbisje po ta kishe shkruar 1 miliard dhe jo 500 000??? ?
      Pra,del qe kara je ti vete qe deshiron te shash Edi Ramen por nuk di se si…

    3. euron says:

      Minimalisht te kete mar 1000 euro per pasaport, i bie qe ka fituar minimalisht 850 000 euro ai. Or ti. Ta dish, 1000 euro ja dhurojne vete me qejf ata qe e marin. E kupton vete ti qe disave ju ka mar nga 5000 e lart.

  9. Shkodra says:

    Bastard me brire…fuck meta

  10. Zot na ruaj says:

    Ka mbush xhepin…trimi i Skraparit.

  11. N.VJOSA says:

    Kur arriti dhe ky bythko skrapari te behet President….
    Per kete kokelope u be deti kos, vodhi sa deshi dhe tani mbahet me thonj pas kolltukut edhe pse nuk e do mazhoranca qe perfaqson shumicen e popullit!
    Bythko p r i m i t i v…!
    Neveri…!

  12. Titi says:

    Pasaporta ka te njejten rendesi apo peshe kombetare si edhe flamuri kombetar.Me kete perdhosje qe I beri ky kokecep dallkauk ,le te vere edhe foton e tij ne faqen te pare te pasaportave dhe ti perdorim per te fshire menderen.

  13. Agimli says:

    Ai popull nuk eshte fatkeq,ai popull te tille felliqesira pjell . Ai eshte popull qe i neneshtrohet me hajdutit jo me te mencurit. Me gjeni nje rast qe ka udhehequr me i mencuri…ka udhehequr me spiuni ose me krimineli . Kete ka treguar historia ,te tjerat jane pallavra.

  14. sopiqoti says:

    Mbas gjithe ketij debati ne publik per shkeljet serioze te Presidentit ne drejtim te dhenies te nenshtetesise,Predentit tone i shkon pershtat “..edhe DHI e zgjebosur edhe bishtin [perpjet..”.

  15. Rasimi says:

    Presidenti yne ka rene, ai duhet te mos futet me ne presidence se do vjedhi dhe sixhadet si qazim mulleti. Passportat jane shitur nga 10 000€, kete do ta deshmojne ata qe e kane mare dhe si e kan mare, prokuroria e zgjidh per tete ore ashtu siç ja dha presidenti per tete ore. Institucioni i presidences u perdhos, te kalosh afer saj dhe te ndjesh neveri. Shikoni kush jane keshilltaret e tije, njerez me te kaluar me probleme me drejtesine, te cilet ne kete histori jane sekseret e dekorimeve dhe pasaportave. Kupa u mbush, mjaft me te degjeneruarin president, tani eshte koha e drejtesise qe duhet te flasi, ose ne te kundert SPAK ti haje mune.

  16. Bledi says:

    Zezaku pallon Monen dhe meqenese ajo eshte zonja e pare e Shqiperise ketu del dhe motivacioni per kontribut te veçante
    Tani se qysh e tek ne detaje kjo nuk tregohet se eshte I klasifikuar si Sekret Shteteror

  17. dajana says:

    Ilir floriri eshte hajdut dhe kriminel i cili po pais me pasaporta shqipetare kriminel dhe vrases per te prishur zgjedhjet….. Nuk do ti shpetoshe burgut mor fundrine.

  18. Joli says:

    Se kuptoj si vazhdon akoma z. Ilir Meta qendron ne ate detyre. Ai ska patur asnjeher lidhje me ate detyre.
    Cfare fatekeqesie kemi ne si popull qe perfaqesohemi nga njerez te tille.
    Suksese dhe komplimente zoti Ilir Yzeiri qe jeni kaq realist. ??????

  19. Berti says:

    Trafikant dhe hajdut ja cfsre eshte karunari Cepanit. Birgu eshte pak per te.

  20. Joli says:

    ??????
    Zoti Ilir Yzeiri nje shkrim shume realist.
    Mjer ky vend qe ka fatin e keq qe ka si president nje njeri te tille.
    Z. Ilir Meta vetem president nuk mund te jete.

  21. spak aspak says:

    Perfundimisht shqiptaret duhet te binden se drejtesi ne jete vend nuk ka. Si eshte e mundur qe i ashtuquajturi SPAK (ASPAK) eshte bere shurdh ndaj ketij skandali, nderkohe qe vihen ne levizje per gjera ordinere, natyrisht kur cirret opozita, si ne rastin e shembjes se barakes me tallash te Teatrit Kombetar.

  22. Andoni says:

    Unë nuk merrem me pasaportat!
    Vëzhgoj se një president po përpiqet tragjikisht të mbajë “çdo degë peme” në përmbytjen e akuzave publike!

  23. Likja says:

    Likja eshte shoku i Edi Rames ?.

  24. Padrejtesia says:

    Koke tamburja nga Cepani me gjithe karieren e tij pervetesuese ka pasur sukses. E filloj me ligjin 7051 ku mori troje per ndertim e me pas vazhdoj me koncesionet ne miniera hidrocentrale me guroret me Albpetrolin e me pas i dukesh gjithcka e tij. Ne se ky do ti jepte pasaporten nje artisti apo intelektuali qe i sherbente vendit ishte mese normale por kur shikon listat me emra arabe dhe kur cmimi shkonte deri 50 mije euro per nje pasaporte ju mendoni se ky do ti rezistonte. Rrofte kusari yne iu shtofshin ditet dhe marte ca nga ju qe e beni sehir dite e Nate Rrofshin halenistet qe dalin ne tv cdo mbremje dhe ju mbushin mendjen se gjithcka eshte normale . Njerezit me bisht qe shkojne pas tyre ku like floriri dhe Plaku derdimen hjdut efendi Sali jane krenar.

  25. Pensionist says:

    Neveri, vetem neveri te ngjall sjellja e ketij palo perversidenti. Qenka ”sekret kombetar” praktika e dhenies se shtetesise nje futbollisti nga Gana! Ky nuk eshte presidenti im!
    Ky nuk eshte presidenti yt, i nderuar, qe lexon kete shenim, koment apo proteste! Ky nuk eshte presidenti juaj, vellezer shqiptare! Ky eshte nje poshteruesi yne, ky eshte turpi yne, ky eshte matrapazi yne, ky eshte bubuzheli i zi, qe aksidentalisht na perfaqeson ne, ndersa flet ne emrin tone, ne emrin e popullit, duke mbuluar poshtersite e panumerta, qe ben ne postin me te larte te shtetit shqiptar, duke cvleftesuar pasaporten, karten e identitetit te Shqiperise ne nje lecke, thjesht per interesa perfitimi dhe korrupsioni.
    Nderim per gazetarin e nderuar, Ilir Yzeiri, qe gjithmone shkruan per ceshtje te mprehta kombetare.

  26. Ka ardh koha te rrethohet presidenca nga populli dhe te mos e lere te futet kete dordolec-president ne kete instituciion te nalte, presidenti dordolec nuk zbret nga karrigja pa e detyruar se eshte e embel kjo presidence familjare, duke e kthyer ne prone te partickes LSI qe bie ere mut.

  27. Velo says:

    Një gabele shumë e bukur i kishte rënë në sy një beu, i cili u dashurua marrëzisht pas saj dhe e mori për grua, duke i krijuar kushtet që të jetonte si bejlerëshë. I dha në dorë çelsat e shtëpisë dhe kompetencat e një zonje të vërtetë, me pasuri e shërbëtorë në dispozicion. Mirëpo gabelja nuk ndjehej rehat në gjithë atë salltanet ku jetonte. Ajo i jepte plaçka të vjetra dhe ushqime shëbëtores së sa dhe vet zbriste poshtë në katua, vishej me rrobat e gabeles dhe i lutej shërbëtores : zonjë të lutem jep diçka për mua, zoti të bëftë të mira…. Dhe shëbëtorja i jepte nga ato plaçkat dhe ushqimet që vet kjo ia kishte dhënë më përpara. Kjo histori përsëritej për muaj të tërë. Dikur beu e mori vesh çfarë bënte e shoqja dhe ajo i kërkoi falje, por nuk hiqte dot dorë nga zakoni për të lypur. I indinjuar beu e përzuri nga shtëpia duke e lënë të lirë të jetonte sipas zakonit të saj.
    Kështu edhe preshidenti ynë, është mësuar, nuk rri dot pa marrë e vjedhur diçka, edhe pse u vu 7në pozicionin më të lartë të shtetit, ai nuk heq dot dorë nga zakoni i vjetër. Prandaj vepron si fikur në LSI. Dërgojeni atje të ndjehet rehat se këtu u merua i shkreti, nuk ka çfarë të vjedhë dhe bën nga këto budallallëqet me passaporta, sa për neps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje