SKANDALI në “El Clasico”, komunikimi i gjyqtarëve hedh poshtë vendimin e VAR: S’ishte penallti!

Një skandal mund të dalë në skenë për “El Clasicon” sipas asaj që shkruan SPORT. Prestigjozja pranë Barcelonës pretendon se penalltia e Sergio Ramosit nuk ishte, madje as gjyqtarët nuk e mendonin si të tillë.

Gjyqtari anësor i tha kryesorit se nuk ishte penallti. VAR-i vendosi që penalltia të akordohej duke shkaktuar polemika në Spanjë për favorizimin e kampionëve në fuqi të vendit.

Barca do të kërkojë të dëgjojë komunikimin ndërmjet gjyqtarëve kryesorë të takimit. Ata do të çojnë një ankimim për vendimin e VAR-it dhe do të bazohen te komunikimi i gjyqtarëve.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “SKANDALI në “El Clasico”, komunikimi i gjyqtarëve hedh poshtë vendimin e VAR: S’ishte penallti!”

  1. Evolution says:

    Vendimin nuk e jep VAR. VAR kur shikon dicka qe ka mundësi te jetë, therret arbitrin kryesor qe ta shikojë dhe mbasi ai e ka parë disa herë vendos nëse ishte apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *