Basha: Ka më shumë të vdekur nga Covid 19, nuk raportohen

27 Tetor 2020, 12:42Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha këmbëngul “në të tijën” kur shprehet se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në kolaps në përballjen me Covid-19, dhe sipas tij numri i të infektuarve është më i lartë sesa raporton qeveria, po ashtu dhe ai i vdekjeve.

“Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real.

Edhe numri i fataliteteve është shumë më i lartë se ai që raportohet. Si cdo gjë tjetër me këtë kryeministër, edhe transparenca me covidin është kthyer në funksion të propagandës.

Por kjo nuk e fsheh shpërhapjen e virusit dhe pamundësinë e qytetarëve për kurimin në shtëpi. Apo pamundësinë e sistemit tonë spitalor për përballjen me të infektuarit dhe përballjen me të sëmurët e tjerë”, u shpreh Basha.

Pavarësisht shifrave që publikohen nga qeveria dhe autoritetet përgjegjese, Basha për të disatën herë dhe sot u shpreh se shifrat e Covid-19 në Shqipëri nuk janë të vërteta.

“Ky kolaps i sistemit është emergjenca më akute që kanë sot shqiptarët. Cdo përpjekje për të hequr vëmendjen nga kjo emergjencë është e papërgjegjshme dhe në rastin e qeverisë, kriminale.

Përsëris apelin tim: Të hiqet dorë nga loja me jetët e shqiptarëve dhe shëndetin e tyre”, përmbylli Basha.

Kreu i PD, apeloi gjithashtu që të rritet numri i testeve si një dnër mënyrat për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të nxjerr një shifër reale të infektimit të popullatës.

3 komente në “Basha: Ka më shumë të vdekur nga Covid 19, nuk raportohen”

  1. i shikon te vdekurit ne trurin e kryekriminelit te kafshes se Shpelles ?????

  2. xhoxhi says:

    Ore gajdhur.Gëzohesh ti që ka më shumë të vdekur?Ja ka.E pastaj i ka vdekur Rama?Në vendet e tjerë ska?Të tjerët e renditin të parën Shqipërinë për shëndetësinë(jo se ska probleme)ky kok meshinka kujton se njerzit do votojnë kundër Ramësa meqë thotë mendje ndrituri Basha.O bashë që mos ta dëgjofsha emrin.Kështë nuk vjen kurë në pushtet.Duhet të kesh programe që mund të relizohen që edhe ne të bindemi që punët do i bësh më mirë se Rama.Por të thuash se po u bëra unë kryministër do ju jap rrogë 1000 euro këtë një idiot e thotë.Që të japësh 1000 ero rrogë duhet industri,bujqësi,blektori pra zhvillim .Ti dhe Saliu e çuat Shqipërinë të gjithë për skrap dhe thua do ju jap para pa hespa.Lul je në rrugë qore dhe ndëro,ëndje se nuk të voton njeri duke sharë dhe me keq pa larë hesapet me drejtësinë..

  3. Saliani says:

    Kur flet me kaq ” siguri ” per numrin e te vdekurve nga Covid 19 me siguri Ky duhet te kete hapur ndonje agjensi funerale?! Po kete pune e kryen mire, se per te tjerat qaje me lot.
    Po mire mor ” zoteri ” qofshin dhe kaq sa I paske numuruar zotrote, po pastaj!?.Jemi rast i vecante ne nga bota ?
    Shiko mor cfare po ndodh me vendet me te zhvilluara te botes, duke filluar nga ShBA dhe pastaj referoju vendit tone te varfer.
    Merru me partine o I shkrete se e ke bere pershesh!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje