Manjani kundër Kryemadhit: Ke pasur në dorë t’i ndalosh inceneratorët, LSI të mbajë përgjegjësi politike

27 Tetor 2020, 10:28Politika TEMA

sh-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1″, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila tha se Lefter Koka është përjashtuar nga partia pas firmës që hodhi në ndërtimin e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetin social Manjani shkruan se pas këtij distancomi, LSI mban përgjegjësi politike. Sipas ish ministrit të Drejtësisë, LSI kishte në dorë për të ndalur këtë masakër mjedisore.

Manjani tha se partia që drejton Kryemadhi nuk ndali asnjë nga të ligat antieuropiane që po përjetojnë shqiptarët.

Postimi i plote i Manjanit:

Pavarësisht distancimit të LSI së sotme nga veprimtaria ish Ministrit Koka për çështjen e inceneratorëve, gjykoj se LSI mban përgjegjësi politike.

LSI minimalisht kishte në dorë ta ndalte këtë masakër mjedisore, urbane, buxhetore dhe anti-integrim, por nuk e bëri! Mirë u çmend Lefteri, po të tjerët pse e lejuan që qeveria të vendosë brenda ditës?!

Pse u lejua të shkelej dokumenti strategjik për trajtimin e mbetjeve?!

Pse u lejua shkelja e angazhimeve të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit?! Kjo e fundit për LSI kishte në shumë kuptim se asgjë tjetër.

E vërteta është e hidhur si ilaçi, por i domosdoshëm për t’u pirë. Refuzimi për ta pirë përkeqëson sëmundjen…

=======

P.S. Besoj me këto mendime i shërbej Ramës…

2 komente në “Manjani kundër Kryemadhit: Ke pasur në dorë t’i ndalosh inceneratorët, LSI të mbajë përgjegjësi politike”

  1. bamja says:

    Shikojani i cike pasurine ketij Manjanit se ka bere namin kur ishte minister Drejtesie, plot toka, flori e prona eshte kokeduçja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje