Rama: Nafëtarët nuk marrin rroga sepse s'punon fabrika. Duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që kanë

29 Tetor 2020, 14:40Politika TEMA
Rama: Nafëtarët nuk marrin rroga sepse s'punon fabrika. Duhet

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se gratë naftëtare duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që ato kanë. Rama thotë se rrogat e tyre nuk po merren pasi nuk po punon fabrika.

“Ata nuk marrin rroga sepse fabrika nuk punon. Është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, përgatituni. Nga dëshira për ti ndihmuar nga padija mund të bëni dëm.  Nga ana tjetër është e pavërtetë që unë hesht. Ne dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë.

Por ka një problem, punonjësit e një kompanie private e  cila falimenton, trajtohen nga shteti me asistencë sociale. Ky është detyrimi që ka shteti.

Çështja është se ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre, ne e dimë që ata nuk janë aty për asistencë sociale. Asistenca implikon largimin përfundimtar prej aty. Ata duan paga. Nga kush i duan pagat? Nga shteti. Si mund të jetë që një ndërmarrje private falimenton, ata futen në grevë dhe i kërkojnë pagë shtetit.

Nuk jemi më në komunizëm.  Marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet mes individit dhe shtetit kanë ndryshuar. Këtë gjë njerëzit në grupe të caktuara nuk duan ta kuptojnë.

Thënë të gjitha këto unë po ua përsëris çdo ditë. Mbase dhe ju më ndihmoni mua meqë keni kontakt, që ato ta mbyllin grevën

Kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion. Nuk i lejojmë veten, që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur me sipërmarrësin, ti futesh në grevë dhe merr ato që kërkon pa pranuar të dëgjosh edhe palën tjetër.

Përfitoj nga rasti t’ju ftoj dhe ju që të bashkoheni me mua në përpjekje që zonjat ta mbyllin grevë. Sa kohë janë aty bisedimi nuk do ndodhë. Kjo është parimore, jo se nuk dua unë, por janë parimet që funksionon shteti dhe qeveria“, tha Rama.

5 komente në “Rama: Nafëtarët nuk marrin rroga sepse s’punon fabrika. Duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që kanë”

  1. Futja kot mos del plot says:

    Nje leksion per Rudinen, Kejda dhembcakallen & co qe bejne teori pa u thene kush: puna mbare.

  2. uskania says:

    Luli është dhallë me shije kastraveci.

  3. Tak says:

    Ky eshte shtet pa’ sindikata Prandaj bejne si do qefi privati

  4. Jugu says:

    Je i madh o Rame.

    O skender be i Spiropalit, po ata kerkojne rrogat per muaj te tere qe kane punuar dhe jo vetem kompania por edhe ti dhe deputetet e tu te zones ju keni premtuar qe do i marrin kokerr me kokerr.
    Po tani, apo vari lesht se jane marredhenie private. Po Uzina ishte e shtetit, apo ja dhe Beso Tajvanit ti per ca kohe te rrjep disa qindra million euro, dhe pastaj ta shes diku tjeter, dhe tani thua nuk kemi gje bashke se ti je shteti dhe ata puntoret e varfer nuk kane pune me shtetin. Turp te kesh.

    Por turp te ken dhe ata puntore dhe banor te zones se naftes , Mallakaster, Fier, Patos, qe te janin ty vote. Te ngrihen dhe te protestojne si zezaket ne Amerike derisa ti te ulesh koken dhe te zgjidhes situaten, sikur edhe ti pagush nga ato PPP-et e tua te famshme.

  5. Kafsha me pushtet says:

    Ramuti eshte nje injorant psikopat.
    Psikopatet Nuk tregojne shenja keqardhje.
    Tipar psikopati. Diagnoza qe I ka zbuluar ymer abazaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje