Rama tjetër mesazh naftëtarëve: Rafineria nuk është e shtetit, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës

29 Tetor 2020, 12:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish brenda pak minutave për naftëtarët në Ballsh.

Rama sqaron se i ka ftuar në negociata pasi nuk është qeveria që e ka shkaktuar hallin e tyre.

Por megjithatë, kreu i shtetit thekson se në momentin që ndalohet greva ai do ulet të bisedojë me të: Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

Rama në twiiter: 

Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

2 komente në “Rama tjetër mesazh naftëtarëve: Rafineria nuk është e shtetit, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës”

  1. Angjelini says:

    Rafineria mund mos te jete e shtetit zoti Rama por pasurite nentoksore jane te popullit o mashtrus. Jam socialist por perkrahja e jote ndaj ketyre grabitcarve eshte e papranushme dhe krim qe duhet ndeshkuar.

  2. katarakti says:

    Njê ndêrmarrje private mund tê pushojê apo shkurtojê nga puna njê tê katêrtên ose edhe gjysmên e personelit. Ose mund tê shpallê falimentimin dhe nê kêtê mênyrê i lê punêtorêt pa bukê dhe pa pagê. Dhe shteti nuk ka çfarê tê bêjê veç tu ofrojê atyre asistencên. Kêshtu ngjan nê tê gjithê botên. Dhe po ngjan edhe sot pêr shkak tê koronavirusit. Boingu psh ka deklaruar se do pushojê nga puna 30 mijê veta pêr shkak tê uljes sê fitimeve! Nê Shqipêri pasuria publike ose u shkatêrrua, ose u grabit ose u shit pêr njê copê bukê! Sepse kêshtu na kêshilluan miqtê tanê ndêrkombêtarê! Nê ’92 u shkatêrruan tê gjitha fabrikat, uzinat dhe kombinatet. Dhe njerêzit u hodhên nê rrugê tê madhe. Dhe askush nuk hyri nê grevê urie qê t’i kêrkonte qeverisê dêmshpêrblim! Por u kênaqên me disa letra me vrimê. Atêhere pse kêta naftêtarêt mendojnê se janê mê tê mirê se tê tjerêt?! Mê vjen keq pêr ta, por kjo eshtê bota sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje