Aksident masiv në Fushë-Prezë, plagosen 6 persona

30 Tetor 2020, 19:59Kronika TEMA

Një aksident ka ndodhur në Fushë-Prezë në ku janë plagosur 6 persona.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete.

Të 6 të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Urës së Gjolës.

Njoftimi paraprak i Policisë

Rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 persona me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje