Bilushi i Metës shpjegon pse gratë shtëpiake janë interes kombëtar

30 Tetor 2020, 19:42Antena TEMA

Pas publikimit të rastit kur presidenti Meta i ka dhënë shtetësinë për interes kombëtar, një gruaje shtëpiake dhe fëmijës së saj nga Kosova, me motivacionin se është grua korrekte shtëpiake, punëtore dhe shembullore në lagje, Bilushi i Metës bëri këtë sqarim për gazetarët:

“Merita e presidentit Meta, që ndryshon nga gjithë presidentët e tjerë, është se ai e shikon interesin kombëtar atje ku nuk depërton syri dhe mendja e të tjerëve.

Rasti në fjalë është tipik interes kombëtar.

Në kushtet ku po kalon Shqipëria, ku gratë janë shthurur, familja është në rrezik dhe akoma më keq, shumë gra merren me politikë, gratë shtëpiake dhe punëtore, janë pasuri kombëtare.

Tani nuk gjen më asnjë grua që të rrijë në shtëpi gjithë ditën, të bëjë punë e të gatuajë.

Kjo është kthyer në një specie të rrallë.

Duke menduar se ne duhet të frymëzojmë shoqërinë me raste të tilla, presidenti e ka parë këtë si një pasuri të veçantë kombëtare me interes publik.

Ai falenderon zotin Haradinaj që e zbuloi këtë rast në Kosovë, pasi Meta kishte vite që kërkonte një rast të tillë, dhe nuk gjente.

Duke zbuluar këtë rast, presidenti ndjehet i kënaqur që më në fund Shqipëria ka gra të tilla kokëulur, punëtore, të dëgjueshme ndaj burrave dhe që rrisin kalamaj në shtëpi.

Ai vetë ndjehet i emocionuar, pasi ka një jetë të tërë me gruan politikane, që nuk i gatuan kurrë gjellë në shtëpi dhe që nuk bën asnjë punë.

Si ai është shumica e burrave shqiptarë.

Rasti në fjalë është një rast që dëshmon se identiteti ynë kombëtar duhet të ruhet nga gra të tilla, të cilat meritojnë të jenë shtetase të Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së marrjes së pasaportës, gruaja në fjalë ka dërguar Ramushin ta marrë pasaportën, se nuk linte dot punët e shtëpisë.

Kjo e ka bërë dhe më krenar presidentin për gjestin e tij”.

4 komente në “Bilushi i Metës shpjegon pse gratë shtëpiake janë interes kombëtar”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Këto punë
    jan me zarar
    interesi
    Kombëtar
    Zonja është
    shembullore
    guzhiniere
    pastërtore
    e të tjera
    ore ore
    që të gjitha
    punëdore.
    .
    President
    s’të bie pika
    shtëpiake
    si Monika.
    Pompa bën
    ç’a thot Bilushi?
    Apo pompat
    i bën Ramushi?

    P.S.
    Presidenca, ka prek fundin
    me ilir Avni Katundin!

    1. Andi says:

      Bravo.Je njish.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ilir novruz avni mic nevojë muti
      .
      Ti novruz
      do ngresh gjith vëndin!?
      Ti pa viagra
      s’ngre dot tëndin!
      .
      Pagjumësinë
      e ke nga leku
      siç e kishte
      dhe Gobseku.
      Ti Gobsekun
      s’ke si e di
      është Libër
      s’është Flori.

  2. Bilbili says:

    Ore shoku po na ckule brinjet a i vrare, na shpetoj nde vete a te vrafte, ?????? e nuk me pushon gruaja dot, rrofc e jete te gjate thomi ne na jugu.
    Po me eshte merzitur pak gruaja se helbete eshte na Skrapari, si ta zgjidh kete hall?
    Ne ne Kanada neper kafenera i thomi permendesh vargjet e tua, rrofc e te pacim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje