“COVID-19”, Posta Shqiptare apel qytetarëve: Respektoni protokollin e masave. Pensionistët të aplikojnë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë

Posta Shqiptare përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare (kryesisht atyre që marrin ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit, si dhe pensionet) në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave duke evituar grumbullimet e panevojshme, të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskat brenda dhe jashtë zyrave postare.

Gjithashtu Posta i bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe personave që kujdesen për ta, të aplikojnë sa më parë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë, si alternativa e duhur për mbrojtjen e tyre në këtë situatë të pazakontë pandemie.

“Rreziku është i lartë‼

Të gjithë mund të ndihmojmë në frenimin e COVID-19!

Posta Shqiptare përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare (kryesisht atyre që marrin ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit, si dhe pensionet) në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave duke evituar grumbullimet e panevojshme, të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskat brenda dhe jashtë zyrave postare.

Gjithashtu i’u bëjmë thirrje të gjithë pensionistëve dhe personave që kujdesen për ta, të aplikojnë sa më parë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë, si alternativa e duhur për mbrojtjen e tyre në këtë situatë të pazakontë pandemie.

Posta Shqiptare i’u kërkon gjithashtu të gjitha bashkive të vendit të bashkëpunojnë duke proceduar me kalimin e fondeve përkatëse për pagesat e ndihmës ekonomike dhe të invaliditetit përpara fundit të muajit, në mënyrë që institucioni ynë të jetë në gjendje të operojë sa më parë me shpërndarjen e këtyre pagesave sipas një grafiku që mëton të evitojë radhët dhe grumbullimet e padobishme.

Po ashtu i drejtohemi edhe institucioneve ligjzbatuese për të asistuar në ruajtjen e protokolleve të kujdesit dhe distancimit fizik të qytetarëve jashtë ambienteve të zyrave postare, ku punonjësit e Postës nuk kanë kopetencë për të vepruar.”- njofton Posta Shqiptare.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *