Ish-presidenti francez Hollande, në mbrojtje të myslimanëve: Asnjë lidhje me aktet terroriste

30 Tetor 2020, 22:35Bota TEMA

Ish-presidenti francez Francois Hollande tha se muslimanët nuk duhet të identifikohen me terroristët.

Hollande i tha televizionit LCI se sulmet ndaj një kishe në Nisë dhe vrasja e fundit brutale e mësuesit Samuel Paty ishin padyshim akte terroriste dhe se terroristët që e bënë këtë donin të provokonin një luftë të madhe ndërfetare.

“Ne duhet t’i ndajmë këta terroristë nga myslimanët. Një gabim i tillë mund të na tërheqë në një konflikt të padëshiruar,” paralajmëroi Hollande.

Hollande gjithashtu bëri thirrje për unitet kombëtar përballë sulmeve në Francë.

Franca ka qenë një skenë e shpeshtë e aktiviteteve anti-islamike për disa vjet, dhe presidenti Macron ka provokuar kritika dhe reagime veçanërisht të mprehta nga bota islame me fjalimin e tij mbi krizën e pretenduar të Islamit.

Më 2 tetor, ai akuzoi muslimanët në Francë për kultivimin e disa ideve diskriminuese dhe secesioniste.

Më 13 tetor, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 73 xhami, shkolla private dhe objekte biznesi ishin mbyllur në vend që nga fillimi i vitit si pjesë e luftës kundër islamizmit radikal. Ai gjithashtu tha se ishte shqetësuar nga raftet speciale në tregjet që shesin produkte hallall.

Nën maskën e avokimit për lirinë e fjalës, zyrtarët francezë vazhduan të inkurajojnë botimin e karikaturave të diskutueshme të revistës Charlie Hebdo që fyejnë Profetin Muhamed.

4 komente në “Ish-presidenti francez Hollande, në mbrojtje të myslimanëve: Asnjë lidhje me aktet terroriste”

  1. lisi says:

    CFARE KE BERE DO TE GJESH MOJ FRANCE E PJERDHUR……..

  2. Dani says:

    Ik mor koktule,ha ndonjë kroasan,po loz liberalin ,pse nuk thua që muslymanët duan të krijojnë shtet myslyman brenda Francës.

  3. Nje qytetar says:

    Çfare fjale eshte kjo : avokim? Çfare i beni gjuhes shqipe o gazetare plepash?! Shqip , mund te shkruhet mbrojtje , jo avokim! Ç’eshte kjo fjale e sajuar?!

  4. Nje qytetar says:

    Çfare fjale eshte kjo : avokim? Çfare i beni gjuhes shqipe o gazetare plepash?! Shqip , mund te shkruhet mbrojtje , jo avokim! Ç’eshte kjo fjale e sajuar?!
    O Mero Baze , or shoku im,ashtu siç ke saktesine dhe kthjelltesine e mendimit e analizes,po keshtu interesohu te shkruhet sakte edhe gjuha shqipe ne gazeten tende. Po shohim perçudnime te gjuhes nga keta bicim gazetares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje