Shkuan për vjedhur kanabis dhe masakruan shqiptarin, dënohen 4 australianët

30 Tetor 2020, 19:54Kronika TEMA

Katër australian janë shpallur fajtor për vrasjen e një shqiptari. Sipas raportimeve të mediave, 4 të dënuarit kishin hyrë në shtëpinë e Urim Gjarbit për të vjedhur kanabis, por pas rezistencës së këtij të fundit e vranë.

Gjykata e Lartë, pas 4 ditësh seancash të gjata shpalli fajtor; Benjamin John Mitchell, 33 vjeç, Alfred Claude Rigney, 44 vjeç, Matt Bernard Tenhoopen, 25 vjeç dhe Aaron Donald Carver, 37 vjeç.

Të katërt në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë Urim Gjabri në shtëpinë e tij në tetor 2018. Gjykata duke iu referuar provave tha se të akuzuarit kanë qëlluar disa herë me sende të forta në kokë viktimën, duke i thyer kafkën.

Gjykatës u tha se gjatë hetimeve, policia zbuloi ADN-në e dy të akuzuarve brenda shtëpisë së të vdekurit. Ata gjithashtu gjetën ADN-në e një të pandehuri të tretë në timonin e makinës së Gjabrit.

Edhe pse hetuesit kishin gjetur shumë prova, sërish gjykata nuk ishte në gjendje të vendoste se cili prej të akuzuarve kishte rol më të madh në vrasjen e shqiptarit.

46-vjeçari shqiptar kishte shkuar si refugjat në Australi vite më parë dhe kohët e fundit ai ishte bërë banor rezident.

4 komente në “Shkuan për vjedhur kanabis dhe masakruan shqiptarin, dënohen 4 australianët”

  1. Arbërori says:

    Katër australian, “katër” numri shumës, “australian” numri njëjës. Hajde gazetarë hajde, analfabetizëm në nivele alarmuese.

    1. CU says:

      Te gjithë emrat e pa shquar ne shumës duan ë dmth australianë

  2. Moj kasolle ku na mblodhe says:

    Gjithashtu emrat, ne kete rast mbiemri lakohet. Nuk mund te shkruhet ….te katert me njeri- tjetrin vrane Urim Gjabri, por te katert ne bashkepunim me njeri-tjetrin vrane Urim Gjabrin.

    1. vjeshta says:

      Mos u lodhni kot. Gjuha shqipe ka marrë fund, vetëm sa të zgjasë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje