INTERVISTA/ Studiuesi suedez i shpallur "non grata" nga Enver Hoxha boton libër për shqiptarët: Ju rrëfej kush janë pasardhësit e Skënderbeut

7 Nëntor 2020, 10:31Kulturë TEMA

Intervistoi Alisa Velaj

Zoti Nydahl, ju sapo keni botuar për lexuesin suedez librin “Pasardhësit e Skënderbeut. Një kronikë për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Suedi”  (“Skanderbegs ättlingar. En krönika om albaner i Albanien, Kosova och Sverige”). Cilat janë lidhjet tuaja me shqiptarët dhe ku qëndron e veçanta që sjell ky libër në njohjen e tyre prej publikut suedez?

Në të vërtetë kam dy lidhje të ndryshme. Në rininë time kam patur shokë shqiptarë nga Kosova në vendlindjen time në Malmo, në jug të Suedisë. Në moshën 20 vjeçare erdha në Shqipëri për në 1977. Në vitin 1978 u punësova nga një agjenci turistike suedeze për të organizuar ture për turistët suedezë dhe më pas për 2 javë drejtova delegacionin e një organizate miqësore shqiptaro-suedeze. Kam qëndruar atëherë në Durrës, Gjirokastër, Sarandë dhe Tiranë dhe ka qenë koha e trazirave të verës së 1978 kur regjimi i Enver Hoxhës prishi lidhjet me homologun e vet kinez. Ishte një periudhë e tmerrshme, por edhe një mësim për të ardhmen mbi qëndrimin e regjimeve intolerante dhe totalitare.

Përkundër gjithë zhurmës dhe problemeve miqësia ime me shqiptarët nisi të rritej kur isha aktivist në solidaritet me Kosovën gjatë viteve të fundit të regjimit të Titos dhe më pas gjatë terrorit të Milosheviçit, kur u forcua shtypja kundër shqiptarëve.

Libri im është një përpjekje për të sqaruar disa prej çështjeve të rëndësishme të shqiptarëve dhe kjo përfshin si Shqipërinë edhe Kosovën, po ashtu edhe diasporën e shqiptarëve në Suedi. Përvç kësaj, është në qëllimin tim personal të tregoj çfarë do të thotë lëvizje totalitare komuniste për një të ri të ardhur nga një vend i lirë dhe demokratik si Suedia, si një paralajmërim për gjeneratat për të mos flirtuar kurrë me këto lloj idesh.

Keni qenë në Shqipëri në 1978, kur marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë u prishën. Ju zgjodhët të merrnit anën e Shqipërisë, gjë që çoi në dëbimin tuaj nga shoqata suedo-shqiptare. Ju lutem mund të na tregoni diçka më shumë për këtë çështje?

Kam punuar në Shqipëri në vitin 1978, në fillim si udhërrëfyes turistik dhe më pas si kryetar i delegacionit nga Suedia. Kur Kina dhe Shqipëria prishën marrëdhëniet, unë vendosa të mbaja një qëndrim pro shqiptar. Por kur u ktheva në Suedi, u përjashtova nga shoqata, e cila menaxhohej nga aktivistë pro-kinezë si Jan Myrdal. U ndalova, si nga Shqipëria, ashtu edhe të merrja pjesë në çdo aktivitet për çështjet shqiptare në Suedi. 15 vjet më vonë u zgjodha “anëtar nderi” i shoqatës, por kjo nuk kishte më rëndësi për mua.

Jeni shkrimtar, poet, studiues dhe përkthyes. Keni shkruar disa artikuj mbi veprat e Ismail Kadaresë ne Suedi. A ka publiku suedez të tjera njohje nga letërsia shqipe veç Ismail Kadaresë?

Në të vërtetë vetëm Kadare njihet mirë në Suedi. Në fund të viteve ’70-të u bë i njohur edhe Dritëro Agolli, ndërkaq që ka patur shumë poetë që janë përkthyer në suedisht dhe janë bërë pjesë e antologjive. Kadare më shumë përmendet si fitues i mundshëm i Çmimit Nobel. 

Në këtë libër keni bashkëpunuar me albanologun Ullmar Quick, emër tepër i njohur për publikun shqiptar. Do dëshironim të dinim diçka më tepër rreth këtij bashkëpunimi.       

Unë dhe Ulmar Kvik (Ullmar Qvick) jemi kolegë dhe miq prej 40 vjetësh. Jemi takuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 1978. Gjatë 15 viteve të fundit dhe më shumë e kemi forcuar komunikimin tonë rretj politikës dhe letërsisë. Ulmari më ka ndihmuar shumë dhe në mënyra të ndryshme, duke qenë se e zotëron mirë mirë gjuhën shqipe. Kur më është dashur të shkruaj për çështje bashkëkohore dhe kam patur nevojë për përkthim, në mungesë të materialeve në gjuhën angleze, i jam drejtuar Ulmarit. Ai është një njeri bujar dhe shumë miqësor, gjithmonë i sjellshëm dhe i kuptueshëm. Pa të, nuk do të kisha patur mundësi të njihja dhe të kuptoja as edhe gjysmën e asaj që njoh për çështjet shqiptare. 

Ekziston një mergatë e jona në Suedi, që u shtua në numër gjatë luftës së Kosovës në 1999. Sa mendoni se ndikojnë mërgatat në përgjithësi dhe kjo mërgatë në veçanti, në prezantimin e vlerave të vërteta të një kombi në “atdheun tjeter”, ku kjo mërgatë është vendosur?

Sot shqiptarët e Kosovës përbëjnë një komunitet prej 55.000 banorësh në Suedi. Vetëm një pjesë e vogël e tyre janë nga Shqipëria. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë nisën të vinin në Suedi në vitet ’60-të me qëllim punësimi. Kam takuar shumë prej tyre që punonin në fabrika dhe kantiere detare. Shumë më vonë shqiptarët kanë ardhur si refugjatë, duke arritur kulmin në vitet 1990 dhe 1999. Ata janë të shpërndarë në të gjithë Suedinë, por shumica e tyre janë përqendruar në jug të vendit. Shqiptarët që kam patur rastin të njoh punojnë si mësues, artistë, shoferë autobusësh, infermierë në spitale apo klinika dentare. Sigurisht që ka edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë.

Imazhi suedez për shqiptarët është shumë kontradiktor dhe ka ndryshuar shumë me kohën. 

Në vitet ’70-të ata konsideroheshin si “jugosllavë” dhe shpesh ishe kolegë me ta. Në 1990 dhe sidomos gjatë periudhës së luftës suedezët i mbështetën shumë shqiptarët e Kosovës kur erdhën në Suedi si refugjatë.

Fatkeqësisht, disa element kriminalë e kanë shkatërruar imazhin pozitiv që ishte krijuar në fillim. Në Suedi ne kemi një problem të madh në lidhje me bandat kriminale. Të shtënat, vrasjet dhe sulmet me bomba po ndodhin kaq shpesh kohët e fundit, në fakt çdo ditë javën e fundit!

Një prej këtyre bandave në qytetin tim, ashtu si edhe në qytete të tjera të vendit ka në përbërjen e vet djem shqiptarë. Është kaq e trishtueshme dhe në fakt, nuk di çfarë të them në lidhje me këtë. Biznesi kryesor i këtyre bandave është droga, por edhe armët. 

Suedia konsiderohet si vend ekstrem në këtë drejtim. Edhe fqinjët tanë Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia kanë problem me bandat, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që përballet Suedia. Arsyeja kryesore për këto kushtet ekstreme sot është fakti që Suedia u tregua shumë liberale në drejtim të lejimit të shumë njerëzve në vend. Bandat kriminale sot janë edhe afgane, somaleze dhe arabe. Konsiderohet kaq pa vend të flasësh për këtë çështje tani dhe të krijon një atmosferë të rrezikshme në vend.

Tomas Nydal (Thomas Nydahl) u lind në Malmoe në vitin 1952. Është i martuar me Astrid, ka 6 fëmijë dhe 11 nipër e mbesa. Aktualisht jeton në Kristianstad, në veri të Skanias, në Suedi. Ka botuar 53 libra. Ka punuar gazetar i pavarur prej 1975-2009 mbi kulturën dhe politikën e jashtme të vendeve si: Shqipëria, Izraeli/Palestina, Libia, Gjermania, Portugalia, Republika Çeke, Anglia dhe Danimarka. Ka interes të veçantë për muzikën fade dhe kulturën portugeze dhe ka shkruar 4 libra rreth kësaj. Ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1972 dhe vizitën e fundit e ka bërë në vitin 1978. Është shpallur person i padëshiruar non grata për shkak të pikëpamjeve të tij kundërshtuese mbi praktikën e terrorit dhe ekzekutimit të Hoxhës mbi popullin dhe kundërshtarët e tij politikë. Nydal ka qenë aktivist për lirinë e Kosovës prej kohës së regjimit të Titos dhe Millosheviçit deri më sot. (Gazeta TemA)

 

18 komente në “INTERVISTA/ Studiuesi suedez i shpallur “non grata” nga Enver Hoxha boton libër për shqiptarët: Ju rrëfej kush janë pasardhësit e Skënderbeut”

  1. !!!! says:

    Nuk e kuptova pse permendet Skenderbeu ne titull te ketij shkrimi, kur vete ky shkrim nuk shtjellon agje mbi kete teme !!
    Tema, a nuk eshte imoralitet me mashtru lexuesin tend ?
    Si nuk ju vjen turp !!!

    1. Shkrimtar vari lesht says:

      O shoku je njeshi hahahaha ceshtjen e Skenderbeut e tha suedezi , e tha ne mendjen e tij, e kish ne mendje , mir ai , po kaishet tane ku i con mushka ??
      Ka mbledhur Mero Bazja nje kope me bolera qe mashtrojne masat , vene tituj bombastik ti lexosh , ti hapesh , kur i hap lexon prodhime gazetaresh bole , Merua eshte ne regull , boton ceshtje te goditura , kurse te tjeret jane kap njerin e rif tjetrin ……..varja

    2. pjeter says:

      Jemi periudhe krize,pandemie,duhet bere ekonomi.Nje interviste ne kete kohe skamje,ndahet,titull dhe diçka tjeter,sot,me vone,titulli edhe diçka per Skenderbeun nga protagonisti i intervistes,e keshtu me radhe.Zotrote i kerkon Temes se eshte apo jo imoralitet abuzimi me lexuesit e saj? Me duket se kerkon pak si shume ,mjaftojn dy klikime me shume,dhe jemi ne rregull me redaksine e Temes.

      1. !!!! says:

        po ti zotrote pjetrush, nese imoraliteti nuk te ben pershtypje, atehere cfar kerkon ?

    3. vang says:

      !!!!Titulli i librit te tij per Skenderbeun ta ka shkruar ne fillim te artikullit dhe e ka vene titull per ta prezantuar se cfare ka bere.Sigurisht nuk jane futur ne diskutimin e librit te tij per Skenderbeun,teme historike qe do trajtim por per njohjen e tij rreth shqiptareve ne pergjithsi.

    4. CU says:

      Perderisa ka shkruar liber per Skenderbeun e prezanton me ate titull.Cfare do benin? Do diskutonin faktet hitorike te librit?.

  2. millosh kopiliqi says:

    Jemi pasardhés té pellazgéve, iliréve dhe kéndojmé pes heré né dité arabisht………

  3. Jeronim Ba says:

    Titulli sikur nuk lidhet me shkrimin . Po tallni karamelon me ne lexuesit ju gazekaret e Ymer Bazos.

  4. Erdogan says:

    Mirepo nuk na tha,pse nje shtet i krijuar nga Deputete dhe Governatore Genicere (perpara Osmaneve ishin Greke Bizantine Orthodhoks) te turqizuar si Ismail bej Vlora,Frashellinjte luftuan per Sulltanin ,ne nje kohe kur Epirotet e Jeorgios Kastriotis te ashtuquajturit Arvanitas dhe Greket ne pergjithesi kishin dekada qe po luftonin per tu cliruar nga Osmanet!
    Pse duhej te fillonte krijimi i nje “Kombi” me figura historike si Kastrioti ne nje kohe pa fakte te qarta historike kur vete Kastrioti sipas edhe Marin Barletit dhe dokumentave Evropiane te kohes declaronin qe ishin Epirote dhe me nje te kaluar historike te lavdishme ne nje hapasire Perandorish me kulture dhe Identitet Helene?
    Dhe pse quhej dhe quhet edhe sot nga “shqiptaret” qendra jone Bizantine 1100 vjecare Kostantinopol ku mori edhe flamurin Greke te Perandorise Kastrioti Stamboll!
    Pse te ashtuquajturit “Skiptare”por ne fakt te quajture Arnaute,Arvanos,Albanos deklarojne se kane prejarrdhje Ilyre por vene ne diskutim historiane si Greke dhe Romake qe Perandori i Bizantit Kostantini i Madh qe Ilyre dhe Polisin (keshtu quhej para Osmaneve jo qitet nga Cita ltalisht) ne Nder te Tij ta quajne Stamboll?
    Kjo vetekuptohet pse nuk nderohen Figura Boterore Perandoresh Ilyre se nuk kane lidhje me Turqine dhe Turkoalbanians.
    Nje njeri apo shtet (ne kete rast Albania) kur mohon lidhjet me te Vertetat Historike dhe Identitetare si Emrat,Mbiemrat,ndryshim Toponimesh turke apo latine nga Greke Bizantine dhe krijon lidhje me pushtuesit e fundit 500 vjecare nuk eshte thjesht “myslimane apo katolike) por pjese e nje pushtuesi kunder asaj pjese qe i ka rezistuar pushtimeve,poshterimeve,perdhunimeve,tradhetive.
    Kjo eshte nje nga aresyet pse nje Greke ne Epirin e Pirros dhe Kastriotis luftohet dhe urrehet si zoti Anastas.
    Dhe nga kush?
    Nga ata qe kane marre mesimet e urrejtjes ne Arabi apo shtetasit katolike te nje Republike qe mban akoma te pushtuar Magna Grecian per te cilen lufruan Heronjte e Vertete te Epirit per ta cliruar nga barbaret Romake!

  5. Hamit Gurguri says:

    Një fjalë e shkruar e një miku është më e vlefshme se disa libra nga ne, autorët shqiptarë. Ky është një libër në suedisht për shqiptarët, por i dedikohet lexuesit shumë të ditur dhe të rafinuar suedez, i cili i cmon gjërat me sy kritik dhe afatëgjatë. Thomas Nydahl është mik i yni. ai na dëgjoi, na përkrahu dhe ishte përkrah nesh, kur Evropa, të shumtën paraqitej e shurdhër apo fliste butë për robërinë tonë. Ky njeri kurrë nuk na kërkoi asgjë. Mendoj se ia kemi borxh një nderim, një falenderim dhe ndonjë publikim, sic ishte edhe kjo intervistë. Urime, Alisa.

  6. Tirana says:

    Pasardhes te Skenderbeut ka edhe ne Greqi e ne Itali.

  7. rozi says:

    Ka kontradita në këtë intervistë: thuhet që u shpall “non grata” kur në fakt ai thotë vetë se shoqata shqiptaro-suedeze, dmth Jan Myrdal që e drejtonte, pra bëhet fjalë për suedez, e përjashtoi se ai qëndroi në anën e Shqipërisë, ndërsa Myrdal ishte pro kinez.
    Atëherë pse duhej të ishte” non grata” nga Shqipëria po qe se ai ishte pro Shqipërisë?
    E dyta: Myrdal ka shkruar shumë për Shqipërinë, dhe e ka vizituar, nuk e pyesim dot për këtë që shkruhet kundër tij, se javën që shkoi ndrroi jetë në moshën 93 vjeçare.
    Ose intervistuesi ose përkthyesi e ka bërë gërshet këtë intervistë…libri flet për artikuj të tij shkruar për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në Suedi, ndër vite.

  8. ...ta dije Skenderbeu se cfare bije putanash la mbrapa qe .... says:

    ..u islamizuan , do ngrihet dhe do ua futi rrocken e kalit te tje te gjitha grave te mbuluara bashke me dobicat e tyre ne xhami.

  9. Moisi Golemi says:

    Ç’ia fusni kot. Ai nuk u shpall “non grata” nga Shqipëria, por nga kreu i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Suedi, i cili ishte suedez dhe u prish me Enverin. Kurse ky studiues, e mbështeste Enverin. Mos ia fusni kodra pas bregut.

  10. Aleksander says:

    Po ku ke te drejte me shkrujte per Shokun Enver o ju injorant.
    Nuk meritoni koment.

  11. Shefi personelit says:

    Xhaxhi i ka njofte mire “agjensite turistike” dhe “turistat kurioze” qe mbulojne vendin me ardhjen e “demokracise” organizatat humanitare, shoqatat bamirese” qe nk lane politikane zyrtare te larte pa rekrvte…

  12. Lefteriqia says:

    Papa turkofagos. Burazeeet e agimit te ate e hengren ne bitha.
    Kujtova see kishe ngrene dhe ti papa.
    Do ishe kenaqur me suxhuk allvanosi can vjet.
    Hahahaaaa

  13. rozi says:

    pse nuk botohet komenti im?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje