Paris-Presse më 1955/ Intervista ekskluzive me Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë në vilën e tyre në Kanë. Qëllimet e Mbretit dhe kujdesi i Geraldinës për shëndetin e tij

11 Nëntor 2020, 08:55Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 18 gushtit 1955, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me intervistën ekskluzive të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë në vilën e tyre në Kanë të Francës.

(Nga korrespondenti ynë Francis RICO.)

Një vilë me mure ngjyrë gri, të çara, kopshti i harlisur i së cilës nuk është mirëmbajtur prej kohësh : këtu qëndron mbreti Zog i Shqipërisë, i cili sapo ka mbërritur në Kanë me mbretëreshën Geraldinë.

E ndërtuar në vitin 1900 gjatë kohës së “Dukave të Mëdhenj”, me një luks të frëngjive prej llaçi, shtëpia, pavarësisht sallonit së saj të madh të jetesës me tavan të pikturuar, është e trishtë dhe mban erën karakteristike të shtëpive të vjetra të pabanuara.

Para derës, të ulur në rreth, në kolltukët e kohës së Mbretëreshës Victoria, disa burra të gjatë, besnikët e fundit të sovranit të rrëzuar nga froni, bisedojnë në pritje të ditëve më të mira.

Ata flasin me njëri-tjetrin me zë të ulët, ose përdorin tespihe të bëra nga rruaza të mëdha me ngjyra.

Kush janë ata ? Ish-zyrtarë të lartë, oficerë, magjistratë, të humbur në anonimitetin e xhaketës (kostumit) evropiane…

Ata ruajnë mbretin që rrallë e shohin, vëzhgojnë daljen e mbretëreshës ose të princeshave, motrave të Zogut, vëzhgojnë lëvizjet e të madhit, Leka Skënderbeut, i cili ecën në fund të parkut ndërsa shikon majat e selvive.

Përreth, Kana shkëlqen plot shëndet. Vilat, me qepenet e hapura, shfaqin pamjen e pushimeve, të gëzimit, diellit, pasurisë. Në sfond, deti është i mbushur me varka me vela ose i shqyer nga skiatorët detarë.

Nga dritarja e sallonit të madh shohim çatitë e pallateve (vilave) të mbuluara me flamuj që valëviten nga era dhe Palm Beach Casino shfaq arkitekturën e saj të çuditshme orientale si një xhami e humbur në brigjet e largëta të Mesdheut. Mbreti më priti në orën e premtuar. Ai është ulur në një divan të madh që e bën më të hollë figurën e tij të dobësuar. Zog I ngrihet për të më dhënë dorën.

Jam i lumtur, tha ai, që po pres një francez. Ne e duam aq shumë Francën, e cila na ka dashur aq shumë.

Sekretari i tij privat shtrin një tabaka me cigare “bjonde” të Régie française. Zog I, i cili vazhdon të pijë duhan pavarësisht ndalimit nga mjekët e tij, ndez një cigare tjetër fill pas asaj që sapo mbaroi. Nuk e kisha parë që nga një intervistë që ai më dha në vitin 1939 në Versajë, ku ishte strehuar pas pushtimi të Tiranës nga Musolini.

“ Lartmadhëri, më në fund, u mor haku juaj ndaj italianëve ?”

Një buzëqeshje e zbehtë nën mustaqet e tij të famshme si një oficer kalorësie ballkanike.

“— Plot ngjarje që atëherë, psherëtiu ai. Pashkët e vitit 1939 ishin fillimi i luftës botërore. Por si mund ta dinim ?”

Një mbretëreshë e buzëqeshur

Mbretëresha Geraldinë shfaqet me një fustan të freskët, modest dhe pranveror; një gjerdan margaritar i imët për çdo stoli. Ajo është e gjatë, e hollë, e qeshur. Papritmas, salloni i vjetër ndriçon.

Ajo flet frëngjisht hyjnisht me një theks këndues. Ajo është me origjinë hungareze. Por ka udhëtuar kaq shumë!

“— Unë gjej këtu rininë time, thotë ajo, në këtë vend kaq blu dhe kaq të bukur. A e dini se kam studiuar në liceun e Nisës dhe në një shkollë angleze ?”

Ndërsa e pyes nëse i pëlqen të dalë, të shohë koleksione, të shkojë në kazino, buzëqeshja e saj ngrin :

“— Mbreti është i sëmurë; Ai ka nevojë për pushim, përgjigjet ajo. Çfarë do të bëj vetëm, në një gala ? Çfarë do të bëja pa të ?”

Zogu e shikon me butësi. Ai rrëshqet dorën e tij mbi të sajën. Buzët e tij pëshpëritin një falenderim.

“— Unë duhet të shkoj në Paris, vazhdon ai, të konsultohem me autoritetet tuaja mjekësore. Shëndeti im është i brishtë dhe duhet të kursej veten time, sepse do të doja të përkushtoja pjesën tjetër të forcës time në shpëtimin e vendit tim.”

“— Lartmadhëri, a mendoni se një ditë do të ktheheni në Shqipëri ?”

Fytyra e tij ngrihet. Toni i zërit të tij ngurtësohet. Sekretari më në fund e përkthen përgjigjen.

“— Nëse fuqitë e mëdha bien dakord për ribashkimin e Gjermanisë, deklaron mbreti, atëherë do të vijë dita kur disa shtete do të thirren të shpallin, nëpërmjet plebishiteve të lira, qëllimet dhe dëshirat e tyre për qeveri. Shqipëria si të tjerët do të jetë në gjendje të shprehë vullnetin e saj.”

Dëgjojmë këmbanën e një kapele (kishe) aty pranë që na jep sinjalin se është ora dymbëdhjetë e mesditës. Dielli është tashmë në pikun e tij. Geraldina përkulet për të parë “Croisette-n” të mbushur plot me njerëz. Është kënaqësi të qëndrosh nën hijen e freskët. Mbretëresha merr dorën e mbretit dhe të dy hyjnë në kopsht, midis dafinave dhe trëndafilave.
“— Ditë të mbarë, zotëri !”, tha Zogu I, duke ndezur një cigare tjetër./Darsiani

5 komente në “Paris-Presse më 1955/ Intervista ekskluzive me Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë në vilën e tyre në Kanë. Qëllimet e Mbretit dhe kujdesi i Geraldinës për shëndetin e tij”

  1. Avni Rrustemi says:

    Bastard..!

  2. Dembabadem says:

    Mbret koti . Talenti i tij , menyra e jeteses evropiane ne nje kohe qe ne Shqiperi vdisnin nga malarja .

  3. Tepelena says:

    Njeriu qe mbetet ne kujtesen e nje populli eshte ai qe sakrifikon cdo gje per te mbrojtur vendin e tij per ta pregatitur menderisht dhe ekonomikisht per te ardhmen. Natyrisht qe Zogu ishte nje Shqiptar i cili e filloi karrieren e tij me Serbine dhe e mbaroi me vjedhjen e arkes shtetrore. Ne bote njihet nje figure legjendare qe me thjeshtesine e tij dhe dashurine per popullin dhe mendjen e tij te pathyeshme ndaj kolonializmit Anglez.Ne vitin 1930 me nje mijera njerez ben udhetimin prej 400 km per mbledhjen e kripes se vendit si nje aksion per indipendencen ekonomike .Disa here u denua si organizator i revoltes popullore. Ne 1942 organizon nje greve masive per te detyruar Anglezet per ta lene Indine si koloni,per kete denohet dy vjet.Ne 15 gusht te 1947 India fiton pamvaresine ne saje te forces se ketij njeriut te vogel ne trup por i cili mundi ne vendin e tij pa u larguar nga vendi pushtuesin me te forte kolonial te botes Angline. Cfare mbetet per te folur per nje emer te turpshem si Ahmet Zogu apo hieja i tij Sali Berisha.

  4. katarakti says:

    Unê mendoj se nê atê kohê Shqipêria kishte nevojê pêr njê drejtues si Zogu. Ai i pêrshtaej mê sê miri shpirtit dhe mentalitetit tê shqiptarêve tê asaj kohe. Noli psh ishte tepêr i pêrparuar pêr Shqipêrinê anadollake tê viteve 1920. Detyra e Zogut nê atê kohê ishte tejet e vêshtirê. Ndaj Shqipêrisê kishte pretendime territoriale jo vetêm Greqia, por edhe Italia fashiste e Musolinit. Zogu dredhonte sa majtas, aq edhe djathtas pêr tê ruajtur fronin dhe pavarêsinê e vendit. Por ishte si njê maçok i rrethuar nga tigra. Sidoqoftê ai u pêrpoq ta modernizonte disi vendin. Nê njê kohê qê ishte i rrethuar nga njê administratê e mbetur qê nga koha e Turqisê, me bejlerê dhe çfligarê qê zotêronin 80 pêrqind tê tokave tê punueshme tê vendit. Zogu u pêrpoq tê realizonte po ashtu njê reformê agrare, por u ndesh me armiqêsinê latifondistêve dhe bejlerêve shqiptarê. Eshtê e vêrtetê se u rikthye nê pushtet me ndihmên e forcave serbe dhe vrangeliste, dhe pêr kêtê ndihmê i dhuroi Serbisê Shên Naumin! Njollê tejet e zezê nê biografinê e tij.
    Por nuk pati faj kur u largua nga Shqipêria pas pushtimit tê saj nga Italia. Se çfarê tê bênte tjetêr. Tê rrinte nê vend qê ta kapnin italianêt gjallê dhe ta poshtêronin?! Siç bênê amerikanêt me Sadam Huseinin?! Apo ta têrhiqnin prapa qerres siç vepruan romakêt me mbretin ilir Gent?!
    Edhe floririn qê mori me vete bêri mirê se ndryshe do e kishte grabitur Musolini. Por floriri i bankês kombêtare nuk u prek. Atê e mbajti peng Anglia nên pretekstin absurd tê vênies sê minave nê Kanalin e Korfuzit! Ndofta nuk mund tê bênte mê shumê.
    Por fakt eshte se Partia Komuniste qê u krijua mê 1941 ia hoqi Shqipêrisê perçen e zezê qê i kishte zênê sytê. Ajo mbolli goxha optimizêm dhe shpresê nê rradhêt e popullit. Qê u vu re nê organizimin e Luftês Nacionalçlirimtare. Ku morên pjesê tê rinj dhe tê reja. Me shpresên dhe entuziazmin pêr ngritjen e njê bote tê re. Dhe Shqipêria njohu pêrparime tê papara gjatê periudhês 1945 – 1980, pare se ta kllaposte stanjacioni dhe rênia ekonomike. Por shqiptarêve gjatê asaj epoke iu hapên sytê. Arsimi, shkenca, kultura u pêrhap gjithandej dhe u masivizua. Saqê arriti dita qê edhe njê banor bjeshkesh, i edukuar den baba den me rritjen e dhive u çua pêr tê ndjekur mêsimet e shkollês sê mesme dhe tê lartê nê Tiranê pêr mjek!. Dhe pastaj edhe nê Paris pêr specializim! A nuk dêshmon ky fakt edhe shndêrrimin e madhe epokal tê asaj kohe?! Por situata u vêshtirêsua shumê pas viteve 1980. Kur edhe ndihmat nga Kina u ndêrprenê. Edhe Byroja Politike nê atê kohê kishte takuar fundin. Ishte mbushur me “kllasê punêtore”, barinj, shoferê, grumbulluese pambuku, marangozê etj etj. Ishin ngritur pêrsêri kêmbêt qê t’i binin kokês! Por periudha mê tragjike qêlloi ajo e viteve 1992 – 1997. Vendin e kishin marrê nê dorê “demokratêt”! Ish komunistê tê pêrbetuar tê konvertuar me shpejtêsi nê mbrojtês tê palêkundur tê kapitalizmit. U shkatêrrua gjithçka. Me fajdet thika vajti deri nê kockê. Mê 1997 forcat e huaja ndêrhynê nê Shqipêri pêr tê rivênê rregullin. Si para 60 vjetêsh nê kohên e princ Vidit. Me njê fjalê Zogu ka bêrê mirê dhe keq, por maloku i Viçidolit vetêm kazmên i vuri kêtij vendi. Dhe pêr çudi ai ka pêrseri pêrkrahês tê shumtê nê kêtê vend!

  5. Shefkiu says:

    Eshte e cuditshme sesi edhe sot e kesaj dite, te indoktrinuarit nga regjimi komunist, nisen per te thene dicka duke mos u shkeputur per asnje cast nga urrejtja klasore. Llogjika e tyre funksionon mbi bazen e dogmave kategorike te ushqyera qe foshnje. Nuk mund te gjesh dallimin me te vogel midis nje fondamentalisti islamik dhe nje komunisti, baza e llogjikes se tyre eshte urrejtja per fene e tjetrit. Mbreteria eshte nje forme e ushtrimit te pushtetit shteteror. Edhe sot, e pershtatur ne forme si nje mbreterim konstitucional dhe jo absolut, ajo ekziston ne vendet me te qyteteruara e te lulezuara te botes. Mbreterimi absolut dhe gjakatar enverist nuk i shqetson aspak mbeturinat komuniste, ata kane 75 vjet qe sulmojne armikun, mbretin Zog me slogane dhe argumente te vitit 1945. Nuk iku njeri nga syte kembet ne vitin 1945 nga shqiperia, iku vetem mbreti ne vitin 1939. Kur ne vitin 1990 nga ferri komunist, si ne kohet biblike, iku dhe po vazhdon te iki nje popull i tere nga ‘parajsa’ komuniste, e cila arriti deri aty, sa ta reduktonte sistemin shoqeror socialist ne parrullen me te famshme te asaj periudhe:”lufta per buke eshte lufte per socializem.” Ju e cuat vendin ne prag te shfarosjes nga uria dhe nuk ndjeni me te voglen pergjegjesi, Dhe keni kurajo te justifikoni mizorine tuaj duke share nje mbret qe nuk ju solli shqetsimin me tee vogel gjat mreterimit tuaj absolut enverist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje