Një udhëtim vjeshte nga Tamara në Vermosh

15 Nëntor 2020, 11:52Turizëm TEMA

Rudina Xhunga ishte këtë herë në Kelmend për të treguar Shqipërinë e Alpeve. E gjitha i ngjan një skene filmi, por në fakt është e vërtetë.

Nga Rudina Xhunga

E mbarova mëngjesin te Ceni. Mora dhe kungujt e Halloween-it me vete dhe këtu jam me të zonjën e bujtinës. Me Linditën që më kënaqi shpirtin.

Lindita te Cemi: Mirë se ke ardhur Rudina!

Rudina Xhunga: Mirë se të gjeta e dashur! Më ke kënaqur sot. Vetë i gatuan këto gjëra?

Lindita Shabaj: Faleminderit! Po ne gatuajmë. Unë edhe vetë gatuaj, por kam dy zonja që janë të fshatit, gra të fshatit.

Rudina Xhunga: Më thanë mua që: “Do të shkosh te Lindita. Ka plot në Tamarë, por ti do të shkosh te Lindita se ajo gatuan edhe vetë. E çfarë nuk bën.” Por Lindita ka vetëm bujtinë, nuk ka hotel. Kështu që unë fjeta në një hotel tjetër sot. Herës tjetër kur të vij do të fle te ti kam përshtypjen.

Lindita Shabaj: Patjetër që po. Me këtë zhvillim që ka marrë zona, absolutisht që na duhet edhe një hotel.

Rudina Xhunga: Atëherë, unë në Tamarë nuk kisha qenë asnjëherë. Dhe kur erdha kisha tri çanta me katër xhupa, me idenë që po vete në Alaskë. Por nuk ka nevojë. Nuk ka nevojë. Të paktën për tani, akoma për këtë kohë. Është si në Tiranë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Madje është ca më bukur se në Tiranë. Po shumë të bukur e keni bërë. Ti vetë nuk je nga Tamara, nuk je e vendit.

Lindita Shabaj: Unë kam lindur dhe jam rritur këtu. Jam martuar në një zonë tjetër. Sinqerisht investimi që ka bërë qeveria shqiptare na kanë kthyer gjithë dëshirë.

Rudina Xhunga: Po prit moj prit, investimet. Po e ke bërë ti, ça qeveria.

Lindita Shabaj: Por po të mos i kishte bërë qeveria investimet, ne nuk ishin kthyer asnjëherë, sepse ka qenë rruga katastrofë.

Rudina Xhunga: Ku ishte ti, ku jetoje?

Lindita Shabaj: Unë isha e martuar në një fshat disa kilometra larg prej këtu, në Rapsh. Pastaj ikëm të jetojmë në Shkodër për më mirë.

Rudina Xhunga: Ah ke jetuar në Shkodër. Ti ke ardhur nga Shkodra dhe ke hapur bujtinë këtu.

Lindita Shabaj: Po, nga Shkodra erdhëm dhe kemi hapur restorant.

Rudina Xhunga: Kur?

Lindita Shabaj: Ka një vit e gjysmë, po bëhet dy.

Rudina Xhunga: Dy vjet.

Lindita Shabaj: Po

Rudina Xhunga: Po rruga kur ka mbaruar plotësisht?

Lindita Shabaj: Një segment, deri në Tamarë ka katër vjet që ka mbaruar. Domethënë të gjitha punimet janë bërë 7 vjetët e fundit. Tamara ishte një zonë në harresë të plotë. E pastaj të mos flasim për Vermoshin ose Lëpushën.

Rudina Xhunga: Po dje unë po kërkoja vend për të fjetur për miqtë e mi që donin të ë shoqëronin dhe nuk kishte.

Lindita Shabaj: Tamara ka lulëzuar. Se po ta shihje ti. Shyqyr që nuk ke ardhur para 7 vjetësh. Nga Hoti në Vermosh rruga bënte 5 orë me makinë dhe jo çdo makinë mund të vinte.

Rudina Xhunga: Tani e ke plot këtë bujtinën tënde?

Lindita Shabaj: Po ka shumë punë. Njerëzit e duan.

Rudina Xhunga: Ke ikur ti nga Shkodra, jeton këtu?

Lindita Shabaj: Unë kisha një shtëpi në Shkodër dhe tani e kamë lënë krejt. Jetoj këtu.

Rudina Xhunga: Oh sa e bukur. Ti jeton këtu tani?

Lindita Shabaj: Po.

Rudina Xhunga: Ja ç’të bën Tamara. Ta merr mendjen. Ta merr me të mira.

Rudina Xhunga: Kjo është pjesa e shëtitores.

Lindita Shabaj: Po.

Rudina Xhunga: Nga shëtitorja lart…

Lindita Shabaj: Në pjesën mbrapa të shëtitores. Dikur këtu nuk kishte hiç shëtitore, kishte vetëm ferra, mbeturina që i hidhnin njerëzit.

Rudina Xhunga: Dhe kjo është e lidhur tani komplet. Dhe ti bën gjithë pedonalen buzë Çenit.

Lindita Shabaj: Po bën gjithë pedonalen afër lumit.

Rudina Xhunga: Cenit, Cenit, jo Çenit se i vë bishtin unë. Lumi Cen. Siç e ke dhe ti emrin e lokalit, “Te bujtina e Cenit”. Ua çfarë gëzimi të jep kjo vjeshta.

Nuk e di. Unë nuk kam ardhur vetëm në kohën më të mirë, por edhe në stinën më të mirë. Vjeshta është më e bukura, apo dimri?

Lindita Shabaj: Çdo stinë e ka bukurinë e vet. Nuk mund t’i ndash, absolutisht. Pranvera është shumë e bukur se ka gjelbërim. Vera është po ashtu e bukur se njerëzit lahen në lumë.

Rudina Xhunga: Lahen këtu?

Lindita Shabaj: Po lahen plot.

Rudina Xhunga: Pse mund të futesh? Ka thellësi?

Lindita Shabaj: Po mund të futesh. Ka disa pjesë që janë të punuara.

Rudina Xhunga: Sa lezetshëm aty! Aty e keni mbjellë me kunguj, këtu lumi. Oh sa më pëlqyeka.

Një gjë më bën përshtypje Lindita. Ku ishin njerëzit, që tani bëjnë këto? Ku ishin para disa vitesh?

Lindita Shabaj: Njerëzit këtu ishin, pjesa më e madhe. Nuk besonin se zona do të zhvillohej, nuk besonin se ato kursimet e tyre mund t’i investonin. Absolutisht që jo.

Rudina Xhunga: Kjo është koha më e mirë për t’u kthyer në fshat, koha më e keqe për krizën. Por a ka ndonjë vend tjetër ku mund të rrish pa maska përveç këtu në Alpe? Nuk ka.

Lindita Shabaj: Në zonën tonë nuk ka asnjë rast.

Rudina Xhunga: Fare?

Lindita Shabaj: Asnjë rast.

Rudina Xhunga: Po këta që erdhën me pushime?

Lindita Shabaj: Këta që erdhën për pushime, vinin me maska. Kur vinin këtu i hiqnin, aq ajër i pastër që ishte. Të të them edhe diçka. Pjesa e karantinës, përveç gjërave jo të mira që kishte, për Shqipërinë dhe zonën tonë kishte një anë shumë të mirë, sepse shqiptarët e njohën këtë vend. Nuk vinin vetëm të huajt. Sepse para një viti kishte shumë pak shqiptarë që vizitonin.

Rudina Xhunga: A ky është viti i parë. Karantina është viti i parë që shqiptarët vizituan Tamarën?

Lindita Shabaj: Shqiptarët e vizituan në masë Tamarën dhe zonën e Kelmendit.

Rudina Xhunga: U dashka një karantinë që të hapen dyert dhe dritaret edhe të njohim Shqipërinë.

Lindita Shabaj: Edhe agjencitë e kanë vizituar shumë këtë zonë. Edhe në fundjavë minimumi ishin 10 autobusë që vinin në Tamarë dhe sipër. Ishte aq e popullor saqë dukej me të vërtet si një qytet, qendra e Tamara.

Panairi i Tamarës

Rudina Xhunga: Po këto çfarë i ke?

– Çaj mali.

Rudina Xhunga: Çaj mali. Po këto?

– Ajo është boronicë e thatë.

Rudina Xhunga: Reçel boronice. Domethënë ti je Rok Bujaj?

-Po dora vetë

Rudina Xhunga: Qofsh shëndoshë dhe bëfsh gjëra kaq të mira. Po përse nuk i sjell në Tiranë ti këto?

-Kemi sjellë disa

Rudina Xhunga: I sillni dhe në Tiranë ë?

-Po edhe në Tiranë. Sidomos te Pazari i Ri, shitet shumë kjo rakia me boronicë.

Rudina Xhunga: Këtë pëlqejnë më shumë, boronicën?

Rudina Xhunga: Është e vërtetë që mua më thanë se, ju gocat vitit të parë të Tamarës, keni gatuar vetë.

Kështu më thanë për reklamë apo është e vërtetë?

-Po, po është e vërtetë.

Rudina Xhunga: Kush të ka mësuar ty të gatuash këtë piten?

-Mami dhe motra.

Rudina Xhunga: Ja dhe shegët e Tamarës! Të Tamarës janë të gjitha ë?

-Po patjetër.

Rudina Xhunga: Ua, ua, ua si qenka kjo? Kaq e kuqe. Kjo qenka e kuqe pikture more. Po kaq e ëmbël është apo vetëm e bukur? E athët qenka, shumë e athët.

-E athët ngaqë është e egër.

Rudina Xhunga: Flokët e tuaj janë këto? Po si i ke bërë? Unë mendoja tërë kohës se janë paruke.

-Jo, jo.

Rudina Xhunga: Po si me karfica? Çfarë u ke bërë?

-Po me karfica.

Rudina Xhunga: Oh sa gjë e bukur! Dhe ky është lloji i Kelmendit.

-Lloji i veshjes i përket zonës.

Rudina Xhunga: Bëjmë një foto bashkë. Çfarë mrekullie!

Sa gjë e bukur është kur vajzat e reja, vajzat e bukura, dhe çunat e rinj po i riveshin veshjet. Po u rikthehen traditës sepse ne kemi traditë. Dhe jam e sigurt se ata që janë tani në Amerikë, ku kanë emigruara shumica prej jush, që po na ndjekin, po çmallen. Prandaj jemi këtu, për t’ju çmallur me Tamarën. Faleminderit e dashur!

-S’ka gjë.

-Unë ju thashë një gjë zonja Rudinë. Jemi takuar dikur në Durrës te muzeu, ju përshëndes shumë.

Rudina Xhunga: Faleminderit!

– Ju nuk keni qenë as mami atëherë.

Rudina Xhunga: Jo tani jam mami.

-Pikërisht pra. Unë erdha në ’67-’68 këtu, atëherë kur këto nuk e dinin çfarë ka qenë këtu. Vinte ushqimi me mushka. Kur ne kemi ardhur në aksion në ato kohëra, e kemi bërë rrugën në këmbë.

Rudina Xhunga: Këtë rrugën ë, se s’bëhej. Është e pabëshme?

Rudina Xhunga: Kur u bë kjo, tani?

-Kjo është bërë në kohët e reja. Unë vij për herë te parë që atëherë.

Rudina Xhunga: Ah, që nga 68-ta ti vjen për herë të parë këtu?

-Absolutisht, që nga 68-ta vij dhe shikoj një ndryshim të jashtëzakonshëm. As nuk e kisha përfytyruar që do të bëhej ndonjëherë kështu

Rudina Xhunga: As unë nuk e besoj. Nuk e besoj që këtu jemi në Shqipëri.

-Në një vend alpin, me këto male.

Rudina Xhunga: Mjau! Se mos më hidhesh moj? Se mos më hidhesh?

Livanda e zonës ë?

Rudina Xhunga: Mësuesja e këtyre gocave të bukura je ti?

Mësuesja: Janë përgatitje me shumë kënaqësi, për të ekspozuar këto vlera që janë të zonës. Dhe me të vërtetë, është interesante. Ne do të kishim pasur edhe lahutën këtu, mirëpo siç e dini unë mendoj se padrejtësisht është marrë dhe është përvetësuar. Tani është e UNSECO-s, por si instrument, i Malit të Zi. Megjithatë e vërteta qëndron ndryshe. Lahuta është pjesë e Malësisë së Madhe. Megjithatë, sa i përket instrumenteve muzikore e kane marre.

Rudina Xhunga: Edhe Lahuta është e Malësisë së Madhe dhe do ta marrim. Nuk ka asnjë dyshim. E di pse më pëlqejnë mësuesit? Gjithmonë i kam pasur qejf mësuesit, sepse të zgjojnë krenarinë për gjërat e tua. Mësuesit t’i tregojnë për herë të parë gjërat e tua. Kështu që unë tani i kuptoj të gjitha këto vajza, që gatuajnë, që tregojnë për Tamarën, sepse pashë mësuesen e tyre. Faleminderit!

Mësuesja: Faleminderit ju!

Rudina Xhunga: Po ju për herë të parë vini? Hera e parë? Nuk jeni që këtu?

-Jemi nga Durrësi.

Rudina Xhunga: Po si po të duket vendi?

-Shumë, shumë i bukur. Ne vijmë nga Durrësi, jemi një grup arsimtarësh dhe kemi rrugën për në Vermosh, por ndaluam këtu në Tamarë. Ndaj erdhëm, të marrim edhe ajër të pastër.

Rudina Xhunga: Ne jemi këtu pa paska. Vijmë nga i njëjti vend, Durrës, Tiranë, pa maska, pa frikë. Vijmë edhe shijojmë.

-Nuk e dinim që Tamara ishte kaq e bukur, me njerëz kaq të bukur, kaq mikpritës, kaq dashamirës.

Rudina Xhunga: Eja në Tamarë! E sheh? Nuk po them vetëm unë. E shikon? E takova rastësisht.

Te Paulini në Lëpushë

-Rudina Xhunga: Ja dhe rakia e kumbullës. Mua më tha Paulini merr një gotë raki se më pa që po dridhesha. Edhe ai tha pi pak, unë e mbarova. Kjo ishte raki kumbulle e këtyre kumbullave që keni këtu. Mua m’u dukën si thana në fillim, po thanat këtu nuk bëhen.

Paulini: Ashtu ngjajnë prej ngjyrave, por jo janë kumbulla.

Rudina Xhunga: Ju jeni duke bërë raki sot?

Paulini: Po, sot kemi filluar shpresojmë ta mbarojmë shpejt.

Rudina Xhunga: Bujtina e Paulinit në Lëpushë është plot. Unë vetëm do të kaloj dhe nuk do të ndaloj shumë, sepse nuk ka vende më thotë. Si ka mundësi, pashë autobusë me njerëz që hynin, vinin, kaq shumë vende ke ti këtu për të fjetur?

Paulini: Kemi akomodim për 23 persona. Kemi edhe restorantin deri në 60 persona për të konsumuar, drekë darkë, mëngjes.

Rudina Xhunga: Kur e ke bërë këtë mrekulli ti?

Paulini: Ne kemi 10 vjet që kemi filluar këtë biznes familjar.

Rudina Xhunga: Kur rruga nuk ishte bërë ende?

Paulini: Akoma. Punonim me të huajt, që vinin me motorë, përshkruanin rrugë të ndryshme. Kalonin nga këtu në Theth, në zonën e Malit të Zi, në Vermosh, në shumë zona të ndryshme.

Rudina Xhunga: Tani më thuaj të drejtën, më mirë që nuk ishte bërë rruga dhe kishe ata lloj turistësh apo tani që është bërë rruga dhe ke turistë të tjerë?

Paulini: Me shtrimin e rrugës pati një zhvillim të madh në këtë zonë, u shtuan turistët, tani po e vizitojnë shumë.

Rudina Xhunga: Tani Lëpusha është pikë referimi, në Lëpushë thonë të gjithë. Tani këtu nuk gjen vende, sot që flasim nuk ka vende asgjëkund. Dhe të gjithë këtë e bëri ndryshimi i rrugës. Më përpara ti kishe turistë vetëm me motorë, që prapë ty të pëlqenin. Por ti këtë zgjerimin e ke marrë tani, pas shtrimit të rrugës besoj. Tani unë pashë makinat e Malit të Zi që po lëviznin, janë ata që vijnë këtu tani dhe shikojnë. Po ju çfarë patët thanë, si ndryshuat kaq shumë!

Paulini: Ata vijnë e frekuentojnë shumë, por është edhe një rrugë e shkurtër që na lidh me Podgoricën.

Rudina Xhunga: Nga është, nga Lëpusha?

Paulini: Nga Lëpusha, është dogana Bashkim, që të lidh me Malin e Zi dhe tjetra nga Hani i Hotit.

Rudina Xhunga: Rrugën që e bënit dikur ju për ushqime apo spitale, e bëjnë ata tani për turizëm.

Paulini: Po.

Rudina Xhunga: Të vraftë mbarë Paulin dhe mirë se të gjej, do të vij prapë kur ta kesh zgjeruar!

Paulini: Je e mikpritur!

Rudina Xhunga: Faleminderit! Gëzuar edhe një herë!

Paulini: Gëzuar!

Rudina Xhunga me kryetarin Tonin Marinaj

Rudina Xhunga: Përshëndetje! Si jeni? Paulini më dha një gotë raki në dorë. Kryetar nuk jemi dëgjuar që nga koha e Prek Calit, kemi bërë emision, mbushëm dynjanë.

Tonin Marinaj: E vërtetë.

Rudina Xhunga: Po ju ta kishit mbushur me Lëpushën dhe Vermoshin, me turizmin.

Tonin Marinaj: Normale që turizmi është i rëndësishëm. Turizmi malor në Shqipëri, ti e di, është drejt rritjes.

Rudina Xhunga: Ti kë ke për zemër më së shumti. Vermoshin apo Tamarën?

Tonin Marinaj: Unë mund të them që secila prej tyre ka bukuritë e veta.

Rudina Xhunga: Se unë e lashe mendjen këtu në Lëpushë, s’e di çfarë me pret në Vermosh.

Tonin Marinaj: Mendoj që edhe Vermoshi do të të pëlqejë shumë. Ka hapësirë shumë, shumë të madhe. Merr frymë shumë lirshëm.

Rudina Xhunga: E di çfarë më pëlqeu, se këtë e ka bërë natyra dhe nuk mburret dot njeriu. Më pëlqeu që njeriu po rri këtu, dhe po ndërton. Po ngrihen kaq shumë bujtina. Është rritur kaq shumë kërkesa, sa oferta po mundohet ta kapë kërkesën.

Tonin Marinaj: Normal që është rritur. Këtu janë njerëzit shume bujarë. Çdo gjë e kanë tradicionale. Pavarësisht se kuptohet që më përpara, edhe sot gjithashtu, kanë qenë shumë mikpritës. Ju si ekip që do të keni ardhur këtu, nga çdo banor do të ishit pritur me shumë kënaqësi.

Rudina Xhunga: Me kënaqësi të madhe.

Tonin Marinaj: Në qoftë se do sot duhet të paguash lekë, atëherë ishte do të ishte pa lekë. Por edhe sot në këtë kohë që flasim, njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, shumë qytetarë, shumë të pastër.

Rudina Xhunga: Shumë të pastër, një nga zonat më të pastra të Shqipërisë.

Tonin Marinaj: Kjo është një anë që me të vërtetë i jep një suport shumë të madh turizmit.

Rudina Xhunga: Kjo më bën përshtypje këtej, hoteleria e mirë, të paktën deri në Tamarë që kam ndenjur, hoteleria e mirë e ndërtuar rishtazi, që ti të mos kesh fare gajle të vish këtu. Të vish me qejf.

Tonin Marinaj: Kuptohet që kësaj zone në këto vite i është dhënë një suport i madh, që nga infrastruktura e zonës.

Rudina Xhunga: U shtofshin ata që ju vizitojë dhe gjithçka keni për t’ju treguar. Një nga vendet më të bukura që kam parë këto kohë.

Rudina Xhunga me Ilir Beqajn!

Rudina Xhunga: Ku nuk po të të takoj këto kohë Ilir. Nga Puka në Lëpushë, gjithandej po të takoj.

Ilir Beqaj: Në fakt qarku i Shkodrës fillon në kufi me Mirditën dhe mbaron këtu në Kelmend. Këtu jemi te Qafa e Bordolec, ky vendi këtu. Pastaj futemi për në Lëpushë. Diku më mbrapa janë Bjeshkët e Nëmura dhe çerek ore prej këtu është Ujëvara e Lëpushës. Diku këtu mbi kishë është një lëndinë ku bëhet çdo 15 gusht në mos gaboj, por në gusht patjetër Logu i Bjeshkëve dhe Miss Malësia. Për fat të keq këtë vit prej pandemisë nuk u bë. Por unë besoj se pandemia këtë vit për gjithë Shqipërinë, sidomos për këtë zonë qe mundësi e mirë sepse shumë shqiptarë i kthyen më shumë sytë nga turizmi i brendshëm dhe nga mrekullitë e natyrës shqiptare. Në Tamarë ka një zhvillim prej disa vitesh.

Rudina Xhunga: Tamara është bërë qytezë.

Ilir Beqaj: Në Vermosh ka mbaruar në fund të shtatorit një projekt i ri, edhe shumë i mirë. Ka një element shumë interesant sepse aty tashmë Fondi Kombëtar i Zhvillimit, me Agjencinë Ekonomike Mbështetëse, siç ka bërë qendrën urbanistike në Valbonë, edhe aty janë ndërtuar, rikonstruktuar dy shtëpi dhe kanë kapacitete me rreth 40 shtretër. Të njëjtën gjë duam të zhvillojmë edhe këtu ku jemi, në Lëpushë. Domethënë, Bashkia e Malësisë së Madhe ka dorëzuar projektin i cili përpiqet të rehabilitojë këtë zonën ku jemi këtu, rrugën që fillon diku aty, që të nxjerr mbrapa pishës, te Logu i Bjeshkëve, të futet në Lëpushë brenda 900 metra, të riparojë gjithë shtëpitë që janë në këtë pjesë, me një model tradicional.

Rudina Xhunga: Të gjitha njësoj.

Ilir Beqaj: Të gjitha njësoj. Dhe këtu në fakt duam të risjellim në shfrytëzim të plotë edhe fushën e futbollit që është tamam këtu ku jemi ne. Sepse besojmë se, nëse kjo fushë vihet në funksionim, gjatë muajve qershor korrik, ku skuadrat e rëndësishme të futbollit bëjnë fazat e tyre përgatitore, mund të vijnë të rrinë këtu. Aty ku është sot një zyrë e Pyjores.

Rudina Xhunga: Ajo atje?

Ilir Beqaj: Ajo atje, me gri. Sipas projektit duam të zhvillojmë një qendër informacioni. Ndërsa përbri saj duam të ndërtojmë një projekt që është këtu. Po ta shikoni.

Rudina Xhunga: Po, fusha.

Ilir Beqaj: Kjo është fusha. Këto janë gjithë shtëpitë që duam t’i rikonstruktojmë me një model të vetëm. Kjo këtu që quhet me 1-sh, është zyra e Pyjores. Kjo me 5 është kjo kafja këtu, që është pika tradicionale ku ndahet Lëpusha me rrugën për në Vermosh. Këtu duam të krijojmë një mjedis të ri, në mënyrë që Agjencia Ekonomike Mbështetëse e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Rudina Xhunga: Mjedis hotelerie?

Ilir Beqaj: Jo. Këtu nuk do të bëjmë hoteleri. Duam t’ia lëmë vetë banorëve. Por këtu duam të bëjmë një njësi të re ku të fillojmë të japim shërbime për turistët. Do të vish nga Tirana, nuk ka nevojë të marrësh mjeket e hiking-it, i merr këtu me qira, lëviz 4-5 orë, i kthen, të mund të bësh një dush. Dhe duam të krijojmë edhe një kooperativë të guidave që janë këtu. Na japin informacion edhe për shtigjet, mirëmbajtjen e tyre, defektet që mund të kenë. Zakonisht çdo prill, kur fillon edhe të shkrijë bora, shtigjet duhen ripastruar. Duhet të punojmë shumë me synimin.

Rudina Xhunga: Shiko, ne flasim ndërkohë dhe kalojnë njerëz pafund. Që do të thotë se, në një ditë të diele, Lëpusha është plot.

Ilir Beqaj: Ne jemi në nëntor, në vjeshtë dhe praktikisht dikur Vermoshi mund të ketë qenë fundi i botës, ne jemi këtu një orë e gjysmë nga Shkodra dhe tre orë nga Tirana. Me rrugë që ju i keni parë. Është rrugë, në llojin e vet, nga më të mirat në Shqipëri. Për fat të mirë këto vite kemi treguar se, qoftë ajo çfarë është bërë në Tamarë, që ju e keni parë, shpresojmë që të shikoni edhe ato të Vermoshit.

Rudina Xhunga: Mezi po pres, se Vermoshi, Vermoshi të gjithë.

Ilir Beqaj: Gjërat bëhen njëra pas tjetrës, dora-dorës. Besoj se, Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugën ligjore më në fund edhe zgjidhjes së çështjes së pronësisë, sepse është një nyje që na mban peng prej 30 vjetësh. Sepse kushdo që do të marrë një kredi, apo të zhvillohet më shumë e ka më të vështirë. Ajo që na duhet të bëjmë, besoj unë, në mënyrë shumë inovative, kemi mundësinë të tregojmë se dimë të bëjmë ca gjëra mirë, është të mos e ndotim këtë mjedis që ende nuk është pushtuar masivisht nga turizmi.

Rudina Xhunga: Atyre që janë jashtë, atyre që kanë emigruar dhe s’janë pak nga ky vend, çfarë do t’u thuash?

Ilir Beqaj: Do t’u them që, ata që nuk jetojnë këtu prej shumë kohës, kanë mundësi jo vetëm të vijne me fëmijët e tyre që nga vera e ardhme, kur edhe lëvizja prej pandemisë të jetë liruar, por edhe t’i kthejnë sytë këtej sepse kanë një mundësi të mirë edhe investimi, për të ndërtuar ekonominë e tyre, qoftë aty ku jetojnë sot, por edhe këtu ku kanë origjinën, vendlindjen dhe të parët e tyre. Disa po e bëjnë. Këto janë modele të mira në mënyrë që edhe të tjerët ta bëjnë, duke u thënë që edhe një shtëpi verore mund të ndërtojnë sot, me mundësitë që ka sot turizmi në të gjithë botën, ndërton vilë për qejfin tënd. Nëse vjen nga Amerika, apo Kanadaja, e Anglia një muaj, ndërton vilë dhe e përdor edhe vete edhe për ta dhënë me qira.

Te Qendra e Zhvillimit dhe Turizmit në Vermosh

-Qendra e Zhvillimit dhe Turizmit në Vermosh, është në kuadër të gjithë investimeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kryer në vite. Ju e patë edhe gjatë ardhjes dhe udhëtimit drejt Vermoshit, që rruga ishte mjaft cilësore, një rrugë moderne që i plotëson të gjitha kushtet. Përveç rrugës janë ngritur dhe shumë ballkone panoramike, objekte atraksioni natyrore dhe në fund si qershia mbi tokë, është kjo qendër e cila do të përpiqet që të promovojë vlerat e zonës së Kelmendit.

Përveç rritjes së kapaciteteve akomoduese, që qendra do të përpiqet të bëjë jo vetëm akomodimin e turistëve, por do të përpiqet të ndikojë dhe të rrisë kapacitetet edhe për ofruesit e shërbimeve të zonës. Do të jetë një qendër model, në të cilën të gjithë ofruesit e shërbimeve, bujtinave mund të vijnë, t’i shikojnë dhe t’i marrin si një model pozitiv. Qendra është e pajisur me të gjitha mjetet e informimit, ka uebsajtet e saj, Vermoshi.al, por ajo që dua të theksoj është që kjo qendër nuk punon vetëm për veten e saj, por punon për të gjithë zonën dhe krahinën. Dhe te Vermoshi.al, ti mund të gjesh edhe informacionet për bujtinat e tjera të zonës. Ne po përpiqemi të krijojmë edhe një data-base sa më të saktë, sa shtretër ka zona, sa bujtina, çfarë shërbehet, cili është kapaciteti.

Rudina Xhunga me Edi Ramën

Rudina Xhunga: Rastësi e madhe në Vermosh me Edi Ramën. Në fakt nuk është rastësi për ju. Ju e kishit në plan që të vinit te këto vilat.

Edi Rama: Po sot kishim lënë që të vinim këtu edhe të respektonim dhe nderonim këta katër djem të zonës, që pas një periudhe në emigracion janë kthyer, kanë vendosur të investojnë këtu eksperiencën, vullnetin, edhe kursimet e tyre. Dhe kanë bërë këtë mrekulli që është një shembull, shumë kuptimplotë, i asaj që vjen, i asaj që ne presim dhe për të cilën jemi përpjekur jo pak, në këto vite, lidhur me këtë zonë fantastike këtu, në mes të maleve të Vermoshit.

Rudina Xhunga: E di çfarë thonë? “Kur na nxori kryeministri në Instagram, na vërshuan kërkesat për të ardhur këtu. Në fakt kjo është private,”, thonë: “E kemi për vete!”

Edi Rama: Sigurisht që kjo është private, por siç janë private dhe shumë struktura të tilla edhe në Austri në Zvicër. Në kohën kur familja nuk e shfrytëzon për vete, ajo vihet në dispozicion të turistëve. Patjetër që do të jetë një atraksion shumë i madh këtu dhe patjetër që do të nxisë edhe të tjerët. Jam i bindur që edhe këta vetë do të nxiten të shkojnë më tutje sepse, nuk diskutohet që kërkesat do të jenë të jashtëzakonshme në periudhën, sidomos pas pandemisë.

Rudina Xhunga: Po vini në Vermosh, pas Valbonës. Mua të paktën më duket sikur veriu ka turizëm më të zhvilluar, sesa jugu, ose më të rregulluar.

Edi Rama: Jo nuk e ka më të zhvilluar se jugu, e ka më pak se jugu. Ose sesa bregdeti që të jemi të saktë, sepse faktikisht nga Velipoja deri poshtë në Sarandë, zhvillohet turizmi bregdetar. Por me infrastrukturën që ne kemi ndërtuar, edhe me disa punë të tjera që janë bashkëngjitur një programi që është i ndërtuar për të qenë nxitës dhe për të tërhequr vëmendjen, po ndodh një transformim që tani nuk ndalet më dhe që sigurisht këtë dekadë do ta bëjë turizmin malor, një turizëm shumë, shumë të njohur dhe burim të rëndësishëm të ardhurash për të gjithë këtë zonë që ka vuajtur shumë nga izolimi, ka vuajtur shumë nga braktisja, ka vuajtur shumë nga mungesa e infrastrukturës. Unë isha në Valbonë, atje kemi ndërtuar një qendër të re turistike. Tani do të shkoj të shoh edhe pikën e re këtu, qendrën e re turistike të Vermoshit që është ndërtuar me financimet tona, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pikërisht për të krijuar qendra graviteti, për të krijuar pika tërheqëse dhe nxitëse. Dhe faktikisht ndryshimi është i dukshëm. Shihet edhe rrugës që ka projekte që po zhvillohen që do të thotë që instinkti i sipërmarrjes ose i atyre që i hedhin kursimet e tyre nga emigracioni nuk gabon dot. Asnjëherë nuk ka gabuar.

Rudina Xhunga: Uroj që turizmi ta shpëtojë këtë vend.

Edi Rama: Ky vend është i shpëtuar Rudina, por sigurisht që turizmi do ta ndihmojë shumë që të kalojë në një nivel tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për të shpëtuar, këtu bëhet fjalë për të kaluar në një nivel tjetër.

Për ta mbyllur kthehemi në Tamarë

-Rudina Xhunga: Se nuk iki dot që nga Kelmendi, pa e mbyllur me Tamarën edhe një herë. Te Cemi. Nuk iki dot nga Lindita dhe Cemi. Po puna është që te Lindita nuk ka vend sot, është plot se është e diel. Plot, plot, plot. Kështu që unë iu bashkova tavolinës së gocave, që po pinë verë dhe po presin tavolinën brenda të hanë. E dini si m’u duk vetja goca, që iu pashë të tria që po pinit verë të bardhë, unë mora verë të kuqe t’ju shoqëroj? M’u duk vetja sikur jam diku jashtë. Dhe këto tre gocat vetëm, që kanë ardhur për fundjavë. Në fakt, nga jeni ju?

-Unë jam nga Pogradeci.

-Ne jemi nga Kruja.

Rudina Xhunga: Dhe bashkohen në Tamarë. E gjithë Shqipëria në Kelmend. Po si erdhët ju goca vetëm këtu, duke pirë verë të tria këtu, më bëtë mua të ndërroj mendje për mbylljen e emisionit dhe të rri këtu me ju të tria.

-Edhe mua po më duket sikur nuk jam në Shqipëri. Më ngjason me Zvicrën këtu. Këto male, relievi, shumë bukur edhe Tamara, Lëpusha. Do të shkojmë edhe në Shkodër. Kemi ardhur me agjenci.

Rudina Xhunga: A kjo që ndodh me jashtë, ju tani vizitoni Shqipërinë me agjenci. Ju jeni vetëm të tria të pashoqëruara?

-Po vetëm ne të tria. Po sot u miqësuam me shumë njerëz, kemi bërë shumë shokë të rinj. Edhe u kënaqëm shumë fare.

Rudina Xhunga: Po Tamara, si ju duk Tamara?

-Shumë bukur.

Rudina Xhunga: Po Lëpusha?

-Shumë bukur. Vizituam ujëvarën që ishte një mrekulli, shkollën, vjeshta, ngjyrat, janë një magji.

-Rudina Xhunga: Ju jeni në shkollë?

-Unë e mbarova.

-Unë jam viti i tretë bachelor.

-Unë në fakt, studioj për informatikë-ekonomike dhe dhe të thuash që nuk ka shumë lidhje teknologjia me natyrën.

Rudina Xhunga: Po si nuk paska?

-Jo shumë.

Rudina Xhunga: Meqë jemi te teknologjia, tani në fund të emisionit, ju të tria do të më ndihmoni mua që ta themi ku ta ndjekin këtë emision. Youtube, Rudina Xhunga.

-Emisionin do ta ndjekim te Rudina Xhunga, bëni edhe subscribe.

-Dhe vizitoni sa më shumë vendet e Shqipërisë, vizitoni malet e Shqipërisë, malësinë dhe pjesën e veriut sepse do të mahniteni dhe do të largoheni nga monotonia që ofrojnë ngjyrat gri dhe asfalti nëpër qytet.

Rudina Xhunga: Këtë gocën do ta marrim në Youtube.

-Gëzuar!/dritare.net

22 komente në “Një udhëtim vjeshte nga Tamara në Vermosh”

  1. Juristi says:

    Kjo shkruan shume kot,por bravo qe merr guximin qe shkruan,si torollake qe eshte.

    1. Burgaxhiu says:

      Eshte interviste o loqe jo shkrim o jurist i kristalit

      1. ben says:

        Burgaxhi ti nuk je as per nivelin e kristalit
        Sepse eshte reklame per rilindjen!!
        Nuk eshte shkrim.
        Kesaj fyckes rudines ,lexuesit I intereson jo vetem qe eshte bukur por edhe sa kushton.
        Sepse 1 familje po te niset nga tirana I duhen
        4500 leke karburant
        Nese do rije 1 nate I duhen edhe 5000 leke fjetje .
        2 Dreka dhe 1 darke nese mengjesi eshte I perfshire shkon diku 12000 leke.
        Shkurt 1 vajtje ardhje vetem me 1 nate duhen minimumi 21500 leke
        PS: cmimet e hotelerise dhe ushqimit jane ne te njejtat nivele me cmimet ne bregdet, ajo qe une nuk arij te kuptoj eshte se pse kafsheria delenxhie nuk bertet duke bere thirje qe keta tipat te ulin cmimet mqs punojne per 1 periudhe shume me te gjate se turizmi bregdetar????????????

        1. Naqja says:

          Po ske lek rri ne shpi daku se turizmi o pune qefi

          1. bekimi says:

            Ben pirdhu ne qipro!

        2. vjeshta says:

          Rri në shtëpi dhe përdore shkronjën ” rr” ,o rrot ….

    2. Cufi says:

      Bravo Rudina kelmendi ashte nje mrekulli,keshtu i thame nipave e mbesave qe priten kete vere qe kaloj te vinin por korona nuk na lejoj.Iku koha e shpellarit qe e shkatrroi e vodhi Shqiperine,pa tjeter kete vere qe do te vije do ti sjell ne kelmend e gjithe Malsine e Madhe te gjithe nipat e mbesat qe kane lindur jashte Shqiperiet per te tu kenaqur e te shohin kete mbrekulli nga e kane prejardhjen gjysherit e tyre

    3. Cufi says:

      A nuk eshte ky Kelmendi mor shpellak qe cdo gja e bukur qe reklamohet u verbon se ju keni lindur ku lindi shpellari i sheqeres Karanxhixhit

  2. Xhafa says:

    Kjo nuk shkruan Kot “Jurist”. Kjo është Gazetaria më e mir që ka Shqipëria. Shqiptarët ku do në Bot kan nevoj që të jeni mir të informuar për ndrysimin që është i dukshëm nga Vermoshi në Konispol. Flm e Nderuar Rudin që na Informon ne Emigrantve për Bukurit që ka Shqipëria dhe jo për Helmin që Politika na afron studiot televizive!!!!!

    1. Emigranti says:

      Ah na hengsh mune ti bashke me Rudin debilen.

  3. Franz Kafka says:

    Kjo femer rezaton nje lumturi ekstreme dhe te pakuptimte. Takon dike dhe lumturohet, flet me dike tjeter dhe qesh, del ne foto diku me tej dhe dhembet jashte. Nuk ka arsye te jesh kaq e lumtur se ben nje emision turistik. Pra ne thelb nje stonature dhe kontradikte ekstreme me realitetin shqiptar ku cdo gje eshte e ngrysur, e erret dhe e pashprese. Megjithate kjo eshte media kudo ne bote.
    Ju lutem gazeta, heren tjeter na tregoni foto ndersa eshte duke qeshur me te madhe nderkohe qe eshte ne gjume

    1. Stefan Cvajg says:

      Bravo Kafka. Dukesh qe je rob i lexum. Ja ke thon tamom. Heren tjeter do shkoje me qa

  4. anila says:

    Vetem kete kellire si me sindromen down mos na e ver o Mero!!! Lere tek emisioni i saj e kush do le ta shohe.
    Burre e grua , te dy te vneveritur e interesaxhinj, u bashkuan per te vazhduar e bere sa po bejne.
    Lere ate qelbesire pa mend qe me leket e kanaleve dhe dikur me ato te dashnorit plak italian erdhi nga Vlora ne Tirane dhe u be va e njohur. MEDIOKRE !!! dEBILE!!!

  5. Cufi says:

    Ju lutem malsite tona jane shume ma te bukra se Tiroli pse ofendoni njerzit qe i promovojne keto vende te mbrekullueshme me njerze kaqe fisnik e mikprites e te dashur qe do ti kishte zili ne cdo vend te globit,investimet jane ba e do permiresohen dhe brenda dy a tre vjet nuk do kene asnje ndryshim me prendimin,por disa jane mesua me shpellat e vicidolit

  6. Prostituta Kombetare Sali says:

    Bukur qe zhvillohet turizmi malor dhe i jepet hapesire ne shtyp!
    Problemi eshte se keto bandat kriminale politike, kane pas vetes dhe gazetare te paguar, sic eshte kjo debilja!
    Rastesisht takoi Ilir Beqen, rastesisht takoi Edi Ramen dhe flasin me njeri tjetrin sikur flejne bashke.
    Qe prej 1992 kane kaluar shume vite, shumica e shqiptareve ne krahinat e veriut nuk kane ende “Certifikatat e Pronesise”!!!
    Si mund te zhvillohet nje vend kur nuk te lejohet nga Qeveria!
    Problemi i shqptareve eshte njesoj sikur te jetojne nen nje qeveri serbe.
    Edhe ne opozite, gjendet Doktor Mortja, i cili zbaton ligjin antinjerezor 7501 dhe autoshpallet perfaqesues i ish pronareve!

  7. mik says:

    Kur lexon komentet, te vjen vetvetiu me ” brohorit ” : Oh sa mire me qene shqiptar.
    Rudina Xhunga nuk eshte shenjtore, por eshte gazetare. Ajo po ben punen e saj per te cilen paguhet. Ajo po promovon nje nder zonat alpine me te bukura te vendit tone. Nese te pelqen OK, nese nuk te pelqen, prap OK, vetem mos ofendoni.
    Komentet nuk duhet te sherbejne per shkarkimin e frustrimeve, qe vijne si rezultat i gjendjes se tensionuar ne familje.
    Askush nuk ju ka borxh atyre burrave qe keqtrajtohen nga grate dhe dashnoret e tyre, dhe nxjerrin dufin nepermjet komenteve banale ne kete gazete.
    Te shash dike qe kurr nuk te ka bere gje, do te thote qe ke probleme ne familje.

    1. Prostituta Kombetare Sali says:

      Me ka be dhe vazhdon ta beje!
      Eshte pjese e Parise Kriminale Tirane!
      Njesoj si i Qimi i Pekajve, Vjollca Vokshi apo Agron Gjekmarkaj!
      I sherbejne nje Klase Kriminale Politike qe po zbaton politiken serbe !
      Me fal se eshte pak dhe ndoshta e fyem!
      Ne shqiptaret duhemi te vdekur!
      Nuk duhet as te flasim!

  8. Rudina eshte nji nder Gazetaret me te mira te Shqiperise .
    Bravo per natyren tende Njerezore e thjeshtesine tende,
    qe hyn aq natyrshem e kendshem ne bisede me te gjithe .
    Mos e humb buzeqeshjen tende,nga komentet e ca trutredhurve te frustruar

  9. Olimpia says:

    Rudina vazhdo ne kete menyre…..Disa komentues nuk shikojne ndryshimin pozitiv por merren me personin tend…. Jane thjeshte,, zedhenesit,, e serbogrekeve qe duan ti paraqitin shqiptaret popull primitiv. Ne se mijra te rinj do te fillojne ti bien parate e fituara ne emigracion jo per shtepi bosh ne Tirane dhe Durres por per investime ne vendet e tyre te origjines, Shqiperia do te transformohet shpejt drejt botes moderne dhe mireqenies.Pikerisht kete nuk disa komentues. Gjithsesi shumica jane pozitive dhe jo helmues te turmes se Berishes.

    1. Doktor Mortja says:

      Olimpia,
      Nga niveli i pergjigjes, kuptoj qe je pjese e Parise Kriminale Tirane, je me Berishen, Vjollca Vokshin, Ciljeten apo Ramen, Taulant Ballen, Rudinen, pak ndryshim ka!
      Thua qe shqiptaret te investojne ne fshat!
      Si munden te investojne kur nuk ju jepet Certifikata e Pronesise?!
      Pa te nuk mund te ndertosh as shpi e asgje tjeter!
      Nuk po flas per adresat, se thjesht jane qesharake!
      Pra, ka 30 vjet qe zbatohen te njejtat politika qe zbaton Serbia ne Presheve, apo me pare ne Kosove!
      Primitive, qesharake e kriminale nuk eshte populli shqiptar, por ju qe jeni pjese e kesaj farse antishqiptare!
      Shko ne cdo zyre hipoteke te veriut dhe pyet pse nuk u jepet Certifikata e Pronesise shumices, pastaj bej propagande per Prostituten Kombetare Sali apo PsikoRamen , ose Monalikjen!

  10. BAJRAKTARI I NIKCIT says:

    E noj Rudina po nga Lepusha per ne Vermosh kalove me helicopter a po neper rruge te fshatit Budace ne Bjeshket e Turkajve qe komunistat e vjeter dhe te ri ka zhukur she hartat e tokes dhe duan te zbatojn lighin 7501 Qe te grabisin pronat tona qe te part tone I kan mrojt me gjak

  11. mond says:

    nuk e kuptoj se c duan militantet e semure te partive qe mblidhen sikur jane ne takim celule dhe vetem shajne e mallkojne, duke treguar vazhdimisht ate qe dine te bejne me mire , duke treguar padashje se ju vriten syte nga realiteti, dhe se me duket po ndjejne lageshtiren e radhes…. turizmi qe dikur nuk e imagjinonim ka marre rrugen e vet dhe pa tjeter qe do ta gjeje veten, por duhet dhe nje “dore” ndihme nga ata qe kane dicka ne dore me vendimet dhe veprimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje