Braçe: Paratë e fituara nga ndeshja sotme të investohen për tapetin e “Air Albania”

Zv. Kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar ekipin kombëtar për suksesin e sotëm më Bjellorusinë.

Braçe gjithashtu ka kërkuar që paratë e fituara me vendin e parë në grup që shkojnë tek më shumë se 1 milion euro, të investohen për tapetin e “Air Albania”.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq!
Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?

Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!

Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shprehet Braçe. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Braçe: Paratë e fituara nga ndeshja sotme të investohen për tapetin e “Air Albania””

  1. Na myten says:

    Keta manaxhojne paret tona. 1.5 milion pet tapetin kur Tirana eshte sot kryeqyteti i vetem ne bote pa fushe me standart, pa piste atletike e ca gjera te tjera.
    Mire ta kane ngjitur o bibilush!

  2. Tifozi says:

    Fusha jonë brigje kodra, gropa gropa , llokma llokma, o Dukë të hëngërt mortja.

    1. Çiftatel says:

      kane munguar investimet se eshte …. stadium i ri!!!!!

  3. Astrit says:

    Shume e sakte.Kjo fushe le shume per te deshiruar.Duka i vodhi leket

  4. zyko says:

    Brace. Para se te kerkosh qe parate e fituara nga kjo ndeshje te shkojne te tapeti i fushes kerko qe te dalin nga xhepi ku jane futur parate qe jane abuzuar me kete tapet!!!???.

Lini një Përgjigje te Astrit Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *