Bilushi i Metës njofton arritjen e parë të Komitetit Antiqeveritar të COVID

Pas plasjes së skandalit nga ana e Lul Bashës mbi fshehjen e vdekjeve në morgun e Tiranës, Bilushi i Metës nxitoi të bëjë një deklaratë për shtyp, për të treguar se kjo nuk është meritë e Lulit, por e presidentit:

“Të dashur gazetarë!

Prej disa ditësh presidenti Meta po ndjek me vëmendje numrin e vdekjeve në Shqipëri dhe sipas një hetimi privat që ai ka bërë, i rezulton se të vdekurit po fshihen.

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por presidenti Meta beson se ato po fshihen me qëllim që të vdekurit të përdoren në votime, njësoj siç ja bënë presidentit Trump në SHBA.

Këta të majtët të gjithë një metodë vjedhjeje kanë.

Për këtë, presidenti i kërkoi me shkresë natën e kaluar Ministrisë t’i japë raport të hollësishëm për gjithë të vdekurit në vend dhe nga se kanë vdekur.

Po ju lexoj shkresën:

“E nderuara zonja ministre.

Në cilësinë e presidentit të Republikës dhe përfaqësuesit të vetëm të halleve të popullit shqiptar, më vini në dispozicion emrin e çdo të vdekuri dhe shkakun e vdekjes.

Raportin e dua çdo mëngjes në orën 07:00, pasi dua ta filloj ditën me ata.”

Minitria sapo mori shkresën, vrapoi në morg dhe dha urdhër të fshihen të vdekurit.

Situata u bë konfuze. Nuk kishin ku t’i çonin.

Atëhere ajo urdhëroi mjekët që secili të merrte nga një të vdekur në shtëpi, sa të kalonte situate, dhe t’i deklaronin të vdekur pas zgjedhjeve.

Këtu lindën probleme të tjera. Shumë nga mjekët nuk pranuan dhe i dërguan mesazhe presidentit t’i shpëtonim nga kjo gjëmë, pasi disa të vdekur të LSI donin t’ia jepnin t’i mbante në shtëpi një doktor i PS-së, disa të vdekur të PS-së, një doktor i PD etj. Pra një ngatërresë e rëndë.

Një prej mjekëve i dërgoi mesazh dhe Lulit, i cili u gëzua pa masë, pasi mendon se me të vdekurit e COVID mund të mbulojë të vdekurit e UÇK-së.

Deri në këto momente presidenti ende nuk ka marrë përgjgije zyrtare.

Nëse nuk vjen deri nesër përgjigjia, presidenti do inspektojë vetë çdo mëngjes morgun e spitalit dhe t’i bëjë të ditur popullit shqiptar kush ka vdekur dhe nga se ka vdekur.

Rreziku kryesor është që ata mbajnë fshehur të vdekurit që votojnë për opozitën, me qëllim që ta vënë Lulin në gjumë sikur i ka votat dhe pastaj t’i mungojnë në kuti votimi. Këtë nuk do ta lejojmë.”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bilushi i Metës njofton arritjen e parë të Komitetit Antiqeveritar të COVID”

  1. Free says:

    Ktij i duhet informacion per Betisjen qe ata mos tja fusin pordhes dhe shpik nje arsye banale.
    Se spo bohet ligji skoma dhe ky filloi pune si detektiv privat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *