Lulzim Basha është budalla, qesharak, i lig apo të trija bashkë?

20 Nëntor 2020, 17:29Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Pikërisht në kohën që opinioni publik pret të marrë një përgjigje dinjitoze për rolin e tij në përpilimin e dosjes së Dik Martyt për trafikun e organeve nga UÇK-ja apo për kasetën e Bellanicës, Lulëzim Basha i befasoi mbrëmë të gjithë me një copë letër në dorë që e tundte në emisionin e Fevziut duke shpallur se Edi Rama ka fshehur numrin e të vdekurve nga Covidi. Dokumenti që ai paraqiti ishte pa referencë.

Ne tani jemi mësuar dhe duhet të bësojmë se nga SHQUP-i vijnë informacione nga «qytetari dixhital», ndërtohen përgjime me teknikën e Salianjit dhe me frymëzimin e Babales dhe tani në fund edhe Lulëzim Basha, duke ndjekur këtë shkollë, u paraqiti shqiptarëve një denoncim të bërë nga disa mjekë që, sipas tij, nuk duan të identifikohen sepse kanë frikë nga Edi Rama.

Ai akt i Bashës meriton të vështrohet në disa pamje. E para : autori i atij akti nuk është një Babale çfarëdo, por është lideri i opozitës, i cili, prej kohësh ka shpallur kauzë të tij platformën anticovid dhe i jep mësim qeverisë në çdo 24 orë. Covidi, siç e dimë të gjithë, është një pandemi pra ka përfshirë gjithë botën dhe nuk është problem i politikave. Madje të gjithë kanë vënë re se vendet më efikase në luftën me këtë pandemi kanë qenë vendet e Azisë dhe Kina dhe më të goditurat vendet perëndimore.

Lulzim Basha është i vetmi drejtues opozitar në botë që ka marrë flamurin qesharak të luftës kundër kësaj fatkeqësie që ka gjunjëzuar botën dhe po ashtu si një personazh komedie ka shpikur 5 pika që sipas tij e shërojnë robin e allahut nga kjo fatkeqësi. Ai injoron të gjitha institucionet e këtij vendi. T’i marrim me radhë gjërat.

Në dokumentin e djeshëm ai thoshte se nuk mund t’i bëjë publikë emrat e atyre që kanë denoncuar sepse do hakmerret Rama. Mirëpo ne të gjithë jemi dëshimtarë këto ditë se mjaft mjekë edhe dinjitozë e kanë kundërshtuar hapur dhe publikisht ministren e shëndetësisë, kanë dalë në krah të tij nëpër tubime të ndryshme me specialistë të mjekësisë dhe nuk kemi dëgjuar që ndonjë prej tyre të jetë penalizuar.

E dyta : çfarë leverdie ka Edi Rama që të ulë numrin e të vdekurve nga kjo fatkeqësi. Një mendje diabolike do të mendonte të kundërtën ; në mënyrë që të përfitonte më shumë fonde nga Europa, Edi Rama do të ishte i interesuar që ta rriste këtë numër.

E treta, ne kemi një emision investigativ si « Fiks Fare » apo « Stop » që sinjalizohen edhe për gjërat më të imta që ndodhin në këtë vend. Si ka mundësi që këtyre formateve, por edhe medieve të tjera u ka shpëtuar ky fakt. Tjetër, përmendja e vdekjes dhe loja politike me vdekjen është shumë e rëndë se fyn në radhë të parë mjekët që po përballen me këtë fatkeqësi dhe fyen edhe logjikën e shëndoshë të solidaritetit që duhet të kemi të gjithë në këtë kohë të vështirë. 

Dhe e fundit pse e bën këtë shpifje Lulëzim Basha ? Si ka mundësi që nuk vunë mend me Babalen? Gjithnjë e më shumë opozita shqiptare po rëshqet në botën virtuale të ndërtuar me iluzionin që sjell krijimi i një realiteti virtual në qendër të të cilit janë projektuar ëndrrat e opozitës me Lulin kryeministër dhe shërues të plagëve të Coviditi në planet. 

Krijimi realiteteve mediatike virtuale ka kohë që është shfaqur në vendin tonë dhe tani ka marrë formë të plotë. Ai filloi atëhere kur partitë politike, në takimet elektorale, nuk paraqitnin atë që ndodhte realisht në ato takime, por përgatisnin kaseta të gatshme duke riprodhuar me këtë rast jo ngjarjen reale, por të ngjashmen e saj virtuale. Opozita shqiptare dhe Lulëzim Basha e kanë përsosur këtë qasje dhe ata i paraqitin publikut jo realitetin por imazhet që rrëfejnë idetë e tyre për qeverinë të ilustruara me imazhe apo tekste të trilluara.

Lulzim Basha viziton një ish deputet të PD-së sot biznesmen dhe e shet krizën e tij si krizë të Shqipërisë. Sajon një bisedë mes Babales dhe vëllait të zotit Xhafa dhe e paraqet atë si implikim të ministrit në tregun e narkotikëve. Tani me teknikat e Babales sajon një copë letër dhe thotë se të vdekurit nga covidi janë më shumë, se ata po i fsheh Edi Rama. 

Duke jetuar në këtë botë virtuale dhe duke mos përfillur asnjë institucion, Lulëzim Basha është katandisur si një aktor i keq që reciton tekstin e një tragjedie që ai kujton se i prek njerëzit, por në fakt bën efekt të kundërt, i bën ata për të qeshur.

Një personazh i tillë shfaq të gjitha tiparet e tipit që kam përmendur më lart. Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, (Tiranë, 1980) budallai përcaktohet kështu: 1) I metë nga mendja, që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm, i trashë nga mendja, që nuk ia pret. 2) Që flet e sillet pa menduar, që nuk vepron me arsye e si të gjithë ; që nuk mendon shumë, që nuk pyet, që sillet e vepron si i krisur. (Trim budalla). (188)

Ndërsa fjala qesharak, veç të tjerash ka dhe kuptimin që nuk është serioz. (f. 1601)

Fjala i lig në këtë fjalor ka këtë kuptim : I keq, zemërkeq, tinëzar, jo i ndershëm, i dobët, i ulët (f.995)

Nuk e di a është për të qeshur kur Lulëzim Basha në vend që të sqarojë pozicionin e tij në hartimin e dosjes për Shtëpinë e Verdhë me antropologun peruan apo të tregojë të vërtetën për videon e Bellanicës, deklaron se ai ka futur në burg Millosheviçin.

E bukura është se ata që e mbrojnë thonë se ai në atë kohë ka qenë një i ri pa përvojë, 25 vjeç djalë, ndërsa Luli na del një hetues me përvojë planetare se ka futur në burg një nga kriminelët më të mëdhenjë të pas Luftës së Dytë Botërore.

Nuk e di a është ligësi të bësh politikë me vdekjen, por këtë e bën vetëm një trim budalla i çartur si Lulëzim Basha që ka marrë përsipër të shpëtojë planetin nga Covidi me anë të 5 pikave dhe me tesktin e telenovelës të shkruar sipas motiveve të këngëve pupollore vlonjate kënduar nga Babale.

21 komente në “Lulzim Basha është budalla, qesharak, i lig apo të trija bashkë?”

  1. TIRANA 2020 says:

    PRA LYLI =SALPLEH BERISHA CFARE DONI ME SHUME.

    1. Ilirjan says:

      Salianji ishte vecse nje nga pupacet e teatrit babale. I atribuuam rolin e regjisorit kot. Regjia eshte po e njejta. Formula e sajimit eshte e njejte, mediokre, fantazi foshnjore, tragjikomike. Fatkeqesi qe urojme te na hiqet qafe sa me pare.

  2. Ed says:

    BRAVO TE LUMTE DORA SKE CI SHTON ME
    BRAVO ZOTI ILIR
    NDERON EMRIN E MADH QE.KE

  3. BASHA QERROHU!! says:

    LULZIM BASHA ËSHTË NJË LËNDË PE ERË , PA NGJYRË DHE PA SHIJE DHE NJËKOHËSISHT TË QELB , HIDHËRON TË VRET SYTË KUR SHEF SJELLJET E TIJ .

  4. MoRRi says:

    Jam kurioz???ne familjen e tij,ky individi,kështu sillet…apo me shqiptaret vari caret….kjo pyetje edhe për legenat e tjere!!!!

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Edhe hipokrit e gënjeshtar plus këtyre!

  5. Vlora says:

    Sala dhe luli dhe meta jane kthyer ne wc publike

  6. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Akuza qesharake, do ti drejtohem Hages!
    Yzeiri ne banken e te akuazurve, spiun i Serbise, kamunist, karrierist qe urren tallavane dhe Berishen e Flamur Noken!
    i Qimi i Pekajve eshte gazetar jo ti!

  7. mond says:

    ne ato vizitat qe Luli ben neper biznese me ben pershtypje fakti qe ata jane duke punuar dhe ky shkon dhe i le pa pune, i mban me llaf dhe ju prish diten e punes, edhe rasti i fundit me ishdeputetin, ai ankohej per cmimin e energjise sepse vendet e rajonit e paskan me te ulet por nuk na thone se pagesat e tjera taksa sigurime etj jane me ulet apo me lart, se nqs eshte keshtu atehere sot bota eshte e hapur dhe me mundesi qe biznesi te veproje atje ku i leverdis, nderkohe atje puna vazhdonte me ritem dhe ishte duke ngarkuar mallra te prodhuara qe do shiteshin, kurse mesazhet qe jepeshin nuk perkonin me pamjet qe dukeshin.

  8. LULZIM BASHA, S’MUND TË JETË KRYEMINISTRI IM !!?? says:

    Lulzim Basha është një person , i cili pa merit mori trashëgim pasurinë më të madhe të kombit, kreun e opozitës Shqipëtare.
    -Mori post ministror ku bëri dëme të mëdha ekonomike dhe asnji punë.
    -Vodhi mandatin e kryebashkiakut të Tiranës , dhe na kthehu mbrapa në kohë dhe në financa.E kthehu bashkinë në një lopë që vetëm e moli e cfiliti dhe na e ktheu kockë e lëkurë dhe të dhjerë nga bajgat .
    Shfrytëzoi pa skrupull dhe në mënyrë kriminale postin e kryetarit të PD-së, duke lobuar kundër hyrjes së Shqipërisë në BE. Doemos, Rama të mos merrte meritën për hapjen e negociatave pa vendi le të pengohej .
    E keqja më e vogël, nuk ndihmoj Kosovën kundër armiqëve të saj Serb, s’po them qe pro serb .
    Si mund ti japim qeverinë këtij tipi?!?!
    Kush është ky i panjohur për ne?
    Si ka mundësi me ato pak vite pune në Kosovë, është nga më të pasurit e Shqipërisë?
    Çfar fsheh pasuria dhe e shkuara e tij?
    Pse dëboi nga PD- ja të gjithë ata që kishin meritën e ngritjes dhe forcimit të saj?
    Përse ky pasanik misterioz kërkon të bëhet i pari i Shqipërisë?

    1. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

      Pse jo?!
      Pyet Agim Docin a meritoj te isha kryetar bashkie!
      Agim Doci, antikamunisti ma i madh i historise shqiptare, normal mbas Daktorrit,
      mallkoi Ismail Kadarene per shkakun tim!
      Pra, vete jam ma i madh se Ismail Kadare, Odhise Paskali dhe Isa Boletini.
      Vetem Daktorri e Xeni vijne para meje, une jam 3 dhe i verteti!
      Rrofte populli shqiptar, padyshim!

  9. ELENA GJIKA says:

    RAMA ESHTE DERR,GOMAR,PSIKOPAT PRA KA NJE DALLIM NGA LULI SEPSE ESHTE EDHE SHERBETOR I VUCICIT

    1. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

      Manushaqe!
      Puna eshte keshtu: po nuk ju q. robi i shpise atyre qe votojne PD PS e LSI,
      Nuk behet ky vend!
      Hajde Manushaqe, te keqen

    2. Manushaqe Lèndina says:

      Tè lutem mos e njollos njè emèr tè tillè, jo vetèm nga pèrmbajtja por edhe nga thelbi. Sigurisht nga gjuha e shkruar mund tè jeni njè nga Monika Kokmadhja me Albana Vokshi ose nxènèsja e tyre. Ky farè lulvyshkuri èshtè i pèrzgjerdhuri i Berit qè sè bashku mendojnè se shqipètarèt janè ata naivèt e kohès sè Ramizit tè pa mèsuar me gènjeshtra dhe mashtrime, duke pèrdorur tè njèjtèn strategjime me tè njèjtat mjete dhe fytyra. E dini se kush ju shkon pas atyre? – Janè njrèz tè frustuar, tè korruptuar, tè kapur nga hija e tyre qè erdhèn e pèrvetèsuan pasurinè e pèrbashkèt, duke u bèrè tè pasur me ‘urdhèr tè peshkut.’ Tè tjerèt qè janè mbi 80% janè shqipètaret e pastèrt e tè vyrtytshèm.

  10. Daja says:

    Sala vatra ku di luli ca flet e mbyt argita fasllici.

  11. "Demokrati" Basha SPIUNE I UDB-se says:

    @@Lulezim Basha:PO Mjekeve qe te dhane “Informacjonet” Top-Secret, dhe qe kane “Frike per Vdekje” nga Edi Rama MOS U PREMTOVE AZIL Ne Hollande apo Gjermani sikur se i Premtove Milaim Ballanices, dhe i Rrembeve Kaseten?????????????
    @@bABALE-Lulic Bashovici, “Inxhinjeri” i “Shtepise se Verdhe” se pari te na tregoj ku i Gjeti Parate qe u Be Miljoner?????????
    @@sPIUNI Bashovici-Lulici, per te Tjera Gjera na Doli ne TV-i dhe te Tjera Gjera Kerkoj te na Shese duke “Shokuar” Miletin me Vdekjet nga COVID-19…Lulic Bashovici LE TE JAPE Emer dhe Mbiemer te gjithe te “Vdekurit” qe me mire te kishte Vdekur ky Klyshe Kurve, ky Klyshe Serbie…
    Mos Presim nga Spiuni te Pranoj Spiunimi???????????????Kush e ka Bere kete deri tani??

  12. Virusi says:

    Ky autori i shitur i ketij shkrimi te tjerur, shtrenberon faktet.
    -Edhe Biden nje nga pikat ku kundershtonte me force Trump, ishte menyra e marjes te masave kundet
    Covid-19.
    – Nga pranvera dhe deri tani, Rama propagandin se ne kemi aritjet me re mura ne botr ne luften kunder virusit. Duke nenkuotuar apo duke e çfaqur hapur se kjo eshte merite e tij.
    Perpara çdo gjeje dhe mbi kedo Rama ve veten e tij.Zgjedhjet jane afer dhe fushata ka filluar.

  13. doktori i shurres says:

    Lereni te shikoj endrra si kryeminister kete pallen.
    BibiLush ngele o derezi..

  14. Kasbi says:

    Thjeshte eshte “narcissist “, i duket sikur bota rrotullohet rreth tij. Shikon endra me sy hapur sikur eshte ai kryeministri ne detyre dhe te gjithe duhet te degjojne ate. Le ti pijne lengun ata qe i rrine afer dhe presin ndonje post nga kyeministri imagjinar

  15. Konjak says:

    Vazhdoni me shpifiet dhe qelbesirat tuaj , s’mund te identifikoheni pa to . Jeni nga gazetaret me te peshtir , vetem me shpifie e qelbesira kerkoni te jetoni . Po thuaj nje te drejt more backallom , po sillu nje here si njeri me dinjitet , gjith jeten ngelet bazhdil . Problemi i dosieve dhe kasetave u sqarua perfundimisht nga punonjesit me te lart te UNMIK , BBC , Kryeprokurori i UNMIK deputet shqipetar te majt , akoma vazhdoni tjua hipni shkarpave . Shpifiet dhe mashtrimi nuk te cojne ne perparim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje