Një herë të vetme, mos e falni Lulzim Bashën

Nga Ardit Rada

Kreu i Partisë Demokratike ka guxuar që të bëjë provokimin e radhës, por në hallkën më të dobët të zinxhirit të sikleteve të shqiptarëve. I ndodhur përballë akuzave për përfshirjen e tij në hetimet  e UÇK-së, Lulzim Basha i hyri të enjten mbrëma një loje me gjasë për të zhvendosur vëmendjen nga çështja në fjalë, por edhe për të vjedhur audiencën. Problemi është se loja të cilës i ka hyrë është jo vetëm e rrezikshme për të, por edhe sfilitëse për publikun. Përmes disa tabelave të kopsitura nga zyra e tij, pretendenti për kryeministër deklaroi se 414 vdekje nga Covid janë fshehur nga spitalet dhe morgu.

Ky pretendim është i tepërt pasi ai vetë nuk arriti ta vërtetojë me ndonjë dokument. “I djegur” më parë me dëshmi të sponsorizuara, si rasti i Babales, tashmë Basha ka adaptuar stilin e ‘qytetarit dixhital’ të Berishës. Vetëm se ky i fundit e hedh gurin njëherë dhe s’e zgjat më. Ndërsa Basha këmbëngul në budallallëkun e tij deri në fund. Mundësisht derisa e thërret drejtësia dhe pastaj bën si i sëmurë.

Pandemia është globale dhe e gjithë bota po lufton krahas virusit edhe me lajmet e rreme. Por askund nuk ka ndodhur që një politikan i lartë të ngjallë panik me një dashakeqësi të tillë. Kujt i shërben akuza e Bashës se janë fshehur 414 të vdekur nga Covid përveçse pretendimit të tij se sistemi shëndetësor ka rënë në kolaps? Drejtësia duhet ta marrë seriozisht këtë personazh.

Ai nuk është portal nga i cili priten tituj bombastikë, por njeriu që po lufton me çdo gjë për të na drejtuar nesër. Çudi s’i se kishte ndarë këtë zbulim më parë me Ilir Metën, se që të bashkëpunojë me vullnetin e tij me Prokurorinë as që bëhet fjalë. Por të paktën tani pasi e bëri skupin, t’i japë Prokurorisë 414 denoncimet që i kanë mbërritur në celular. Se kështu pretendon, që mund t’i gjejë edhe emrat e të vdekurve.

Po i njëjti kamp politik që pretendon se po fshihen vdekjet, muaj më parë kishte qëndrim krejt të kundërt. Të gjithë i mbajnë mend zërat nga opozita se qeveria po i shton qëllimisht viktimat, pasi sipas tyre, merrte 28 mijë euro nga Bashkimi Evropian për çdo të vdekur nga Covid.

Sot jemi në një situatë të re ku personi që ka qenë i veshur me pushtet 15 vite shfaqet si i papërgjegjshëm. Ose në rastin më të mirë nuk e kupton se të fshehësh vdekjet e njerëzve quhet krim dhe dënohet si vrasja. Mbase e peshon me kandarin e PD, që të fshehësh vdekjet është e lehtë si në rastin e Remzi Hoxhës dhe jo vetëm.

Ndaj heshtja e drejtësisë përballë kësaj akuze do të ishte po aq e zezë sa vetë akuza. Ia arriti qëllimit, nuk ia përmendi njeri sot Kosovën. Por mos ia falni këtë thagmë që lëndon të gjallë e të vdekur.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Një herë të vetme, mos e falni Lulzim Bashën”

  1. DEMOKRATI says:

    Lulezim Basha:JE I DENUAR…si ne Shqiperi dhe ne KOSOVE..nuk te Mbrone dote as Fazllici, as Berisha qe po shkon Drejte Vdekjes nga Mosha…as Argita..por kesaj Radhe nuk te MBRON DOTE AS UDB-ja Lulezim Basha..je “Karte e Djegur”..Misjonit tende i Erdhi Fundit..dhe Fundit i Jetes suaj eshte vetem C´eshtje Kohe..shiko se do te Beshe “Shoeri me Peshqite” ne ndonje Kanale me uje ne Amsterdam..Ruaju..Lulezim Basha..dhe Ruaju se pari nga Sali Berisha:Ai te Urdheroj te Dalesh nga Parlamenti??Ai nuk e ka per Gje..TE URDHEROJ VDEKJEN TENDE..do te jete me ME vlere se ajo e Azem Hajdarit…lol

    1. Gjakovari says:

      O Demokrat mbi 70% e Kosovarëve e duan Bashën për hatër të Sali Berishës dhe për inat të Edi Ramës. Neve Kosovarëve gjithëmonë na kanë ardhur mendët mbas vaktit (pas kohës). Prandaj jemi këtu ku jemi.

      1. Filip says:

        Po por harrove te thuash qe 99% r kosovareve duan Enver Hoxhen

  2. 🇦🇱⚖️🇽🇰🇦🇱⚖️🇽🇰🇦🇱⚖️🇽🇰⚖️ says:

    Basha para drejtësisë.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Sa kohe drejtësia te beje sikur nuk degjon e ti lere gjithë këta të shpifin për interesat r tyre, kështu do jete. Mos na cani me kokën me drejtësinë e re. Keta duhen qeryartte gjithë. Duhet nje reformë gjigande qe te cbeje mentalitetin e pandeshkueshmerise si te njerezeve që kanë fuqi, si te njerezeve të thjeshtë, qe është fomuar keto 30 vjet.

  4. 👎👎 says:

    BASHA SHPORRU !!!! DORËZO PARTINË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *