Njihuni me basketbollistin e parë shqiptar në NBA

20 Nëntor 2020, 12:22Sport TEMA

Një basketbollist me origjinë shqiptare, në nivelin më të lartë të basketbollit në botë. Ndodh për herë të parë, prej këtij sezoni me 19-vjeçarin Deni Avdija që do të luajë në NBA.

Avdija, ka lindur në Izrael, atje ku është rritur dhe është formuar si basketbollist profesionist duke luajtur për skuadrën e mirënjohur të Makabi Tel Aviv.

Lidhja e tij me origjinën shqiptare vjen nga i ati, Zufer Avdija, i cili ka lindur në Prishtinë në vitin 1959 dhe është trajner dhe ish-basketbollit i mirënjohur që ka luajtur për përfaqësuesen serbe dhe skuadrën e Crvena Zvezdës.

Djali i tij, Deni Avdija ishte pjesë e draftit të vitit 2020 në NBA, listës së një numri të madh lojtarësh të rinj, të huaj apo nga kolegjet amerikane të cilat furnizojnë çdo vit ekipet elitare të basketbollit amerikan.

I vëzhguar prej kohësh dhe i vlerësuar për arritjet dhe çmimet e marra në Izrael, Avdija ishte me fat teksa u përzgjodh nga një emër i madh i basketbollit amerikan siç është Washington Wizards.

Deni Avdija është vëzhguar për herë të parë në vitin 2016 nga menaxherët e Wizards, të cilët e kanë piketuar dhe së fundi kanë vendosur ta bëjnë pjesë të tyre.

19-vjeçari me origjinë shqiptare realizon kështu ëndrrën e tij më të madhe të një basketbollisti të ri, teksa është gati të tregojë vlerat mes shumë emrash të mëdhenj në etapën më të rëndësishme të karrierës.

2 komente në “Njihuni me basketbollistin e parë shqiptar në NBA”

  1. gaxhi kosove eshte i joni says:

    B Po o loçe gazetar ,po ste pelqeu kjo qe vjen me pas shiko dhe videon ku Deni Avdia deklaron : Babai im eshte prej Kosove nga Serbia …….
    MOJ OTAC JE SA KOSOVA, IZ SRBIJE! Deni Avdija pričao Amerikancima o Zvezdi, Jugoslaviji, ocu Zuferu… (VIDEO) Ne kosove nuk ka pasur vetem kosovare shqiptar por dhe serb ,malazeze,boshnjake,cigane,turq e plot e plot lloje speciesh humane (njerez) , pra kurseini barcaletat per raste te tjera …….apo keni ndonje foto ku djali ka bere shqiponjen me duar apo i jati ka dale foto me plis ne koke …….cara te prostatizuar .

  2. Prof Dr Kalec Dega says:

    Di qe vetem ne kohen e Enverit thoshim jemi shqiptare, qysh shume kohesh ata e njohin vetem si Koqevare-Turq-Serb-Boshnjak POR Koqevar-Shqiptar?
    =
    Mund te jete i mire si basketbollisht po ‘Clidhje ka ky shkrim me Shqiptaret’?
    =
    Zuferi e Deni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje