Përse shqetësohet zoti Brataj?

Nga Erion Dasho

Dje, Z. Brataj më kishte dedikuar një status të gjatë ku mendonte se më fyente duke më cilësuar “shofer”, një profesion që nuk do ta kisha patur aspak për turp sikur ta kisha bërë në jetë. Këtë e quante të pranueshme pasi sipas tij unë e kisha quajtur “këpucar”!

Është problemi i vetë zotit Brataj se si interpreton alegorinë dhe etikën e komunikimit. Shprehja e njohur “Këpucar! Rri tek këpucët!” nuk ka aspak lidhje me profesionin e nderuar të këpucarit, por me faktin që gjithkush duhet të merret me punën e vet, edhe unë, edhe Z. Brataj edhe kushdo tjetër.

Po çfarë e shqetëson realisht Zotin Brataj? Pse në statusin e tij të gjatë ai kopjon dhe komenton rresh për rresht pothuajse gjithë statusin tim me përjashtim të paragrafëve të fundit?

Ja çfarë shkruhet në ta!

A po luan shërbimi i urgjencës rolin e ruajtësit të portës (gate-keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve spitalorë?

A ka aktualisht pacientë që marrin në telefon urgjencën mjeksore dhe specialistët e kësaj të fundit i këshillojnë të mjekohen në shtëpi edhe në nivele të rrezikshme të saturimit të oksigjenit dhe parametrave të tjerë jetësorë?

Duke përqendruar në një dorë të gjithë transfertat drejt spitaleve covid, a po bëhet realitet përzgjedhja famëkeqe e pacientëve që jetojnë dhe pacientëve që vdesin duke jetësuar kërcënimin publik që ju bë shqiptarëve disa javë më parë?

Dhe më e rëndësishmja!

Në se kjo përzgjedhje është duke ndodhur, a mban dikush përgjegjësi profesionale, morale, etike dhe ligjore për çka po ndodh?!

Këta paragrafë peshojnë! Zoti Brataj bën mirë që reagon i shqetësuar!

Sikur edhe një prej pyetjeve të mësipërme të marrë përgjigjen “Po”, Zoti Brataj ka të drejtë të kalojë netë pa gjumë dhe të shkruajë statuse si ai i djeshmi…

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Përse shqetësohet zoti Brataj?”

  1. Permetari says:

    Ik o Erion Dasho se te njohim çfare je.Kap ndonje makine ambulance dhe puno.Iken sponzoret e huaj,qe ti i beje sallate me genjeshtra.

  2. Cufi says:

    Po more palaco ai ka shkrue se cfare meriton se ju ke qepe tjerve si muti ne kepuce me perfitua pa ba asnje pune

  3. Haka Tekizoti says:

    Ndoshta ky është rasti i veçantë kur kanë të drejtë edhe shoferët edhe këpucarët. Në këtë konflikt unë shoh në horizont një krushqi, dhe kur ajo të ndodhë shoferi do t’i thotë këpucarit se, gjithë çfarë thosha atëherë ishte për politikë, ndërsa këpucari do t’i thotë që më vjen keq që e kisha me gjithë mend…

  4. keqardhje says:

    KJo fytyre qenka Dasho i Lazaratit? Nga koka duket i “nderuar” se e paske si gure bilardo, por dhe nga mendja ashtu duhet te jete. Keta lloj njerez duhen share mbare e prape, duhen peshtytur ne rruge dhe duhen futur ne halé. Mbeturina qe nuk riciklohen!

  5. saleh says:

    Na e hiqni kete felliqsire nga media se na ben per te vjelle sa here e shofim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *