Reja: Në kampionatin shqiptar nuk ka asnjë lojtar, më kërkojnë të qëndroj deri në 80- vjeç

20 Nëntor 2020, 13:08Sport TEMA

Edi Reja duket se nuk e kishte menduar seriozisht mundësinë që të ngjitej në Ligën B me Shqipërinë. Trajneri e ka pranuar hapur këtë në një intervistë të dhënë për “Repubblica” në Itali ku e ka cilësuar tejkalim të të gjitha parashikimeve suskesin e arritur këtë të mërkurë me kuqezinjtë.

Në Intervistën e tij, Reja flet mes të tjerash edhe për pamundësinë për të pasur lojtarë nga kampionati shqiptar që sipas këndvështrimit të tij nuk ka cilësi, si dhe për faktin se që kur firmosi në vitin 2019, i është kërkuar menjëherë që të mendojë për vitin 2024.

Mister Reja, përsëri një ngjitje në kategori. Nuk e keni humbur aspak vesin…

“Kemi kaluar me të vërtetë çdo pritshmëri. Ishim në vështirësi të madhe pasi mes COVID dhe dëmtimeve nga 36 lojtarë të grumbulluar erdhën vetëm 23. Ishte një arritje që vlen dyfish, kush mund ta priste? Kishim në dispozicion djem që nuk luajnë as në Serinë B dhe nuk merren në konsideratë nga klubet e tyre por në kombëtare kanë treguar shpirt gare dhe përkushtim, kemi nxjerrë maksimumin prej tyre”.

Keni në dispozicion lojtarë të cilët luajnë në Itali. Por a ka ndonjë më pak të njohur të gatshëm për hapin e madh?

Problemii i vërtetë është se nuk ka asnjë lojtar në Shqipri, janë të gjithë zviceranë, francezë, holandezë. Duhet të shkosh t’i peshkosh vërdallë dhe nuk është një punë e thjeshtë. Është Broja, i datëlindjes 2001 i cili luan te Vitese dhe është shumë interesant. Bëra të debutonte edhe Çepele, një mbrojtës 17-vjeçar, ish i Interit, i cili tani luan në Bundesligën 2 me Hanover. Kemi shumë të rinj dhe objektivi është t’i bëjmë të rriten”.

Me pak fjalë, projekti është afatgjatë?

“Sapo mbërrita, presidenti më ka kërkuar që të përgatitemi sa më mirë për Europianin 2024. Në fillim nisa të qeshja duke iu përgjigjur që nuk mund të bëj këtë punë deri 80 vjeç. Por për sa kohë që të jem i kthjellët do të çoj përpara këtë projekt që më pëlqen dhe më përfshin. Ka një shkollë futbolli, pastaj do të nisim kurset për trajnerët shqiptarë, përgatitësit atletikë dhe mjekët sportivë. Objektivi është të rritim ata talente të rinj të cilët nuk janë zhvilluar ende. COVID na ngadalësoi pak, por jemi nisur me këmbën e duhur”.

Mes lojtarëve tuaj në kombëtare është Strakosha, i cili ka fituar që i ri në moshë me Lacion. Sa e rëndësishme është për të që të ketë këtë vit si zëvendës Pepe Reinën?

“Mendoj që Tomas do të fitojë shumë nga një portier me eksperiencë të madhe dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lacio e ka afruar edhe për këtë, është një lider që ndiqet nga e gjithë skuadra. Sot kërkohen portierë të aftë edhe në përdorimin e këmbëve dhe Strakosha në këtë aspekt është shumë i aftë, përkundrazi, me raste e tepron dhe rrezikon të më bjerë pika…”.

6 komente në “Reja: Në kampionatin shqiptar nuk ka asnjë lojtar, më kërkojnë të qëndroj deri në 80- vjeç”

  1. dulla says:

    Kampionati shqipetar eshte kampionat zorraxhinjsh, sa te jete hajduti Duka futbolli jone do te shkoi akoma me keq. Federata eshte e kapur nga ky plere miljoner.

  2. tropoja says:

    vetem trajnerat italian e ethin kombtaren shqiptare

  3. 32 Perandoret Iliro Romake says:

    Shqiperia ka prej 70 vitesh shkolle futbolli o Reja plakushi.

    Ka pasur supre trajnere dhe pergatites atletike.

    Edhe ka plot, por Duka hajvani e ka shkaterru futbollin ns Shqiperi.

    1. tifozi says:

      A mundesh te na japesh ndonje emer trajneri shqiptar qe paska qene i afte? Shkolla jone e futbollit ka nxjerre gjithmone lojtare medioker qe ne ato pak perballje nderkombetare qe ne merrnim pjese, shkonin jasht shtetit vetem per te sjelle nje cante me placka. Sa per ndeshjet, futeshin ne fushe me mendjen qe te hanin sa me pak gola. Ky ishte i vbetmi objektiv i futbollisteve tane. Kete mentalitet e kishin edhe ato trajneret “e afte” per te cilet flisni. E vetmja e vertete ne komentin tuaj eshte ajo pjese qe i dedikohet qelbanikut Duka, qe e ka uzurpuar FSHF-ne dhe e perdor per qellimet e tija personale. Keshtu, ne vend qe te ofronte ne skuader te gjithe shqiptaret e talentuar qe kane luajtur dhe luajne per skuadrat e huaja, u kekonte para qe ti perfshinte ne listat e kombetares. Kete e kam degjuar vete nga intervistat e Shaqirit apo Valon Baramit.
      I vetmi trajner qe futi frymen e gares ne ekipin tone kombetar ishte De Biazi dhe trajneret e tjere te huaj.

  4. nga1 koleg stalljer says:

    O tropojan a je veteriner,lene e bvrre se sporti e stalla s’jane njisoj.

  5. Arben says:

    Niveli i kampionatit shqiptar lë shume per te deshiruar dhe nuk mendoj se eshte faji i Dukes, por i keqmenaxhimit te Bashkive,mungeses se sponsoreve dhe garancia e shtetit. Disa presidente futbolli kane qene kumarxhinj e disa jane vrare, te tjere kane frike ti hyjne ketij biznesi . Sponsoret duhet te jene tifoze futbolli dhe jo thjesht biznesme per fitime. Pamvaresisht rezervave per menaxhimet e kampionatit shqiptar, Z.Duka ka merite te jashtzakonshme ne menaxhimin e perfaqesueses se shqiperise dhe perfaqesueseve te moshave. Historia ka treguar se trajneret shqiptare jame mjaft te mire,por nuk kane patur rezultate pasi kane rene pre e trysnise se brendshme . Sa i perket nivelit te kampionatit shqiptar dihet se eshte shum i dobet, shiko rezultatet, asnje ekip nuk ka kaluar ne grupe. Perjashto nje tre jecar te Skenderbeut. Z.Reja eshte i drejtperdrejt dhe nuk flet me diplomaci dhe medoj se ben shum mire. Gjerat i thote ne sy,ashtu si duhen thene per nivelin e kampionatit shqiptar dhe nivelon e futbollisteve,eshre shume profesionist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje