Rrëfimi: U burgos për televizorin me ngjyra, iu luta gardianit t’i jepja babit dëftesën dhe fletë-lavdërimin

20 Nëntor 2020, 20:06Dossier TEMA

E ftuar në emisionin “Historia ime” ka qenë një personazh që personifikohet me dijen dhe librin. Është një personazh që nuk ka hequr dorë kurrë nga botimi i librave pavarësisht se si dhe çfarë ofron ky treg, bëhet fjalë për Vasilika Tafan drejtore e shtëpisë botuese “Ombra gvg”. Drejtoresha ka folur gjatë si për karrierën ashtu dhe për jetën e saj personale. Ajo ka ndarë me publikun dhe një histori të vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e saj.

“Fëmijëria si për të gjithë në ato kohëra ka pasur edhe befasira. Para se të hyja në klasën e parë, im atë një ditë Korriku largohet nga shtëpia sepse u burgos. Ishte e vështirë, unë nuk e kuptoja por shikoja lot në sytë e gjyshes dhe nënës sime, shpesh e kërkoja tim atë, thoja ku është babi dhe përgjigjia që më kthehej ishte se ka ikur për një shkollë në Tiranë.

Mua po të më thoje për shkollën e doja sepse isha në atë fazën sa do hyja në klasën e parë dhe ishte emocion i madh për mua. Mami më thoshte nëse del e para në klasë babi do vinte më shpejt unë isha shumë e përkushtuar ndaj mësimeve, tërë jetën kam qenë me 10-ta. Kur mbaroj klasën e parë, mami më premton që do shkojmë të takojmë babin.

Unë nuk e dija ku ishte babi, udhëtojmë drejt Tiranës, ende i kam të gjalla kujtimet e asaj dite ku ne nuk arritëm orarin e pritjes sepse caktohej një orar pritje dhe unë i lutesha policit i thoja të lutem më ler vetëm mua ta takoj babin se dua t’i jap fletën e lavdërimit dhe dëftesën. Ishte një burrë me mustaqe të gjata që nuk më linin të kuptoja nëse thoshe po apo jo, por mbaj mend që ai bëri diçka për mua. E mori dëftesën dhe fletë-lavdërimin dhe e çoi tek komandanti i burgut.

Një burrë i gjatë më priti në zyrë dhe nga një derë që u hap, del im atë. Unë isha mësuar ta shihja atë të veshur bukur, të qeshur dhe pashë tim atë që i rrodhën lotët nga sytë më mori, më përqafoi fort dhe thoshte vetëm faleminderit dy drejtuesëve të burgut dhe nuk nxirrte asnjë fjali nga goja. Ende e ruaj dëftesën dhe fletë-lavdërimin dhe ato kanë lotët e tim eti.

Është një nga kujtimet më të vështira të fëmijërisë time, por ndoshta ka ndikuar që unë të jem një vajzë e fortë dhe të kërkoj të arrij diçka. Ndoshta në shtëpi nuk më mungonte kujdesi, ushqimi, veshja, të gjitha i kisha, por më mungonte një njeri shumë i shtrenjtë, im atë. Sigurtisht pas një kohe ai u kthye në familje, mora vesh të vërtetën dhe e kam dhimbje këtë të vërtetë sepse derisa im atë ndërroi jetë, kurrë nuk ia hodhi sytë televizorit sepse ai kishte hyrë në burg për një televizor me ngjyra që e kishte dërguar halla e tij nga Amerika”, ka rrëfyer Vasilika Tafa.

11 komente në “Rrëfimi: U burgos për televizorin me ngjyra, iu luta gardianit t’i jepja babit dëftesën dhe fletë-lavdërimin”

  1. vlora says:

    Pak cudi me duket kjo burgosje se e kam jetuar kohen,ndoshta keshtu eshte, po te fusnin brenda dhe pak agjitacion

    1. . says:

      Nga komentet e meposhtme kuptohet sa te pa shprese jemi si Komb.
      Rregjimi mizor i Komunizmit Shqiptar eshte i njofur ne te gjithe Boten, por perseri ka akoma njerez i vene ne dyshim keto te verteta te hidhura.
      .
      Pas gjygjit te Nyrembergut nga Fuqit e medha ne te cilin u gjykuan kriminelet me te medhenj te luftes, pas 7 vitesh te gjthe dolen nga burgu pas nje ligji per amnisi.
      .
      Kurse ne Shqiperin Komuniste denoheshe 20, 30 dhe 40 vjet vetem e vetem se ishe kundershtar politik i nje sistemi, e famshmia “lufta e klasave” (apo edhe kete te vertet nuk e pranoni o kushisha te komunismit).
      .
      Lufta e klasave te vriste, te fuste ne burg per dekada me radhe, te torturonte, prishte familjet, linde femij jetim, linte femije pa shkoll te larte (edhe po te ishte ekselent), … dhe kjo histori e “luftes se klasave” vazhdoj per 46 vite deri sa ra sistemi mizor komunist.
      .
      Shqiptaret u brumosen me vyrtitet nga me te keqia, te cilat i trashegojm edhe sot, vellai spiunonte vellan, shqiptari torrturonte dhe vriste Shqiptarin, servilosjen, hipokrizin, genjeshtren, prostitucionin e kamufluar, hilen … ishte pjese e pa ndar i asaj shoqerie te ndrydhur dhe diktatoriale.
      .
      Bota e qyteteruar e ka te qarte historim e saje qindra vjecare, kurse Ne as te ketyre 50 viteve te fundit (pa le te shekujve te shkuar).
      Kjo pikerisht eshte tragjedia e madhe e ketij Kombi, qe nuk mesojme nga gabimet e se shkuares.

  2. Ballisti says:

    Shko ore kelysh i kuq lab e paske jetua r ate kohe ti e te duket cudi qe ai sistem fuste njerez ne burg per hic gje.

    1. SAVET says:

      KLYSH BUSHTRE BALLIST .TY TE PELQEN AJO QE TE SHIJON NE BARKUN TENDE HALE ME ANTIKOMUNIZEM EDHE PSE NUK KA ASGJE ME TE VERTETEN? O TRU PESHT SI NE 1944

  3. Pirati pe Korce says:

    Per TV me ngjyra?! Per cilen periudhe ben fjale ky tregim kaq i bukur? Per vitet 60 kur nuk kishte tv fare apo me mbrapa? Ne Korce nga mesvitet ‘70 ishin nja 18-20 tv me ngjyra, por nuk degjuam ti arrestojne pse kishin tv me ngjyra.
    Te kane genjyer cupke. Ndonje gje tjeter kish bere babi se atehere po te futeshe per agjitacion ne burg, pa nja 10 vjet se shihje me shtepine. He tu befsha pyet edhe njehere pse te genjeu babi qe e futen ne burg per tv me ngjyra.

  4. A. Z. says:

    Duke lexuar historinë e babait të kësaj zonje, i cili “ishte dënuar për një tv me ngjyra që i kish sjellë halla e tij nga Amerika,” m’u kujtua një anekdotë.
    Një herë, kur ministri i drejtësisë po inspektonte burgun, u ndal para qelisë të një burgosuri dhe e pyeti:
    -Përse je dënuar?
    -Jam dënuar sepse vodha tre metra litar.
    -Sa je dënuar?
    -Jam dënuar me dy vjet burgim.
    -E pamundur të dënojnë me dy vjet burg për tre metra litar.
    -Eh, po ku ta dija unë që në anën tjetër të litarit ishte i lidhur një viç!

  5. xheku says:

    O Zot cfar idjote qenka kjo qe botoka dhe libra. Kete qe thua moj DAUN shkruaje si pralle sepse ai rregjim i tille ish por televizore nga jasht kane ardhur plot dhe kush ishte i pa deshirueshem nuk e merrte kthehej mbrapsh dhe nuk te fuste njeri ne burg. Babait yt i krubej b*tha dhe ai regjim atyre qe ju kruhej i fusnin hurin se te tilla ishin ligjet prandaj mos trego pralla qe ti ma treguar halla. Idjote….. doni te beheni disident me zorr…

  6. keqardhje says:

    I bete fare banale keto tregime ne kete menyre. Nuk te arrestonte njeri se te derguan televizor me ngjyra nga Amerika apo Australia. E shumta dhe kjo jo gjithmone ndodhte, mund te ta konvertonin ne leke, por te te fusnin ne burg eshte nje genjeshter me bisht. Une njoh njeriun, nje inxhiner ne ish SMT qe i derguan nga Amerika 12.000 dollare ne ate kohe rreth 8 miljone leke shqiptare u konvertuan dhe nuk ja mori njeri. E mori vesh gjithe qyteti qe ai ishte miljoner ne ate kohe. E di çdo te thote te kishe 8 miljone leke shqiptare ne vitet 1975-1980? Jeni te pa besueshem dhe po genjeni rende. Thuaj te verteten se nuk humbet gje, bile te pershendesin njerezit! Qenka metode genjeshtra , u bete si Lulezim Basha te gjithe.

  7. tironsi says:

    Per komentuesit qe nuk e kuptojne: e verta eshte qe nuk eshte shkruar me qartesi si hyri ne burg. por ne ato kohe e kemi degjuar kete ngjarje.Dikujt, kur televizoret me ngjyra ishin te rralle, i erdhi ne dogane nje televizor me ngjyra te cilin ja kerkoi kusheririt prej jashte shtetit. Kusheriri ja plotesoi deshiren, por televizori nuk po vinte. Prit e ska, kusheriri interesohet ai i pelqeu televizori, po cte thishte i shkreti. Dikujt ne dogane i kishte pelqyer televizori e ja kishte vene syne per ta pervetesuar, gje qe ishte ngjarje normale ne Shqiperi. Ky e ndaloi dorezimin e televizorit. Porositesi me kanale miqesie u interesua dhe e mori vesh si ishte puna, ja thane cope: nuk ke per ta marre televizorin e do sekretar ….. Po mire tha i shkreti, te pakten ma tregoni ta shoh qe te bind ate qe ma dergoi se i pelqeu etj. Mire i thane, e cuan ne magazine dhe ja ku e ke i thane. E pa i shkreti, i kerceu damari dhe nuk e permbajti dot veten. E mori televizorin, e ngriti dhe e beri cope duke e perplasur pertoke. Le te vije ta marre ai qe deshi tani – tha. Aty ne vend ju vune prangat dhe e rrasen ne burg. Ne kete menyre ka hyre ne burg njeriu per nje televizor me ngjyra – e tregova kete per ata qe s’e kane jetuar ate kohe.

  8. Realisti says:

    Komentues te pacipe! Duket qe ne kohen e Enverit thjesht keni jetuar mes mureve te shtepise dhe pak ju ka plase bytha se cndodhte me te tjere. ju do kuptonit vetem nqs damllaja do vinte edhe ne shtepine tuaj.Mjere ata qe vuajten dhe vecse respekte per ta.

  9. Syri kaltër says:

    Do vijë një ditë, që do të thuhet, “na ishte një herë një”…..
    Dhe ajo ditë ka ardhur. Unë kam kaluar 31 vjet në atë regjim. Nuk kam qënë i përkëdhelur i atij regjimi, dhe kam bërë një jetë, mund të them, më të vështirë të asaj kohe, duke punuar në frontet më të vështira, si ishte p.sh. miniera.
    Dhe këtu mund të kuptoni, kësaj pune i mënjanoheshin të gjithë sa ishte e mundur. Pra mund të them, ata që punononin në këtë sektor, ishin ata që konsideroheshin në “fundin e ferrit”.
    Ne, të kësaj sfere, ishim ata që kishim fantazitë më të mëdha oër të jetuar të lire. Nganjëherë, na dukej edhe e mjaftueshme, të dinim nga skëterra e nëntokës, dhe të bënim, çdo lloj pune, sado e vështirë të ishtë.
    Megjithse ne të kësaj “klase të kufizuar”, kishim, dhe kemi përse të ankohemi kundrejt atij regjimi, them se ato që dëgjojmë sot, janë lloj, lloj, fantazira, që mund ti besojnë vetëm ata të cilët nuk e kanë idene e asaj kohe, si dhe ata që kanë qef të dëgjojnë prralla nga gjyshërit dhe gjyshet e tyre.
    E më e lezetëshme është, se ata që kanë qënë të hipur në “kuaj” në atë kohë, bërtasin më shumë për vështirësitë që kanë kaluar, se sa ata që i kanë hequr vetë në kurriz.
    Nuk mund ta gjukoj shumë zonjën këtu, sepse ajo mund të shtyhet nga gjëra të ndryshëme, që as unë dhe ju nuk i dini. P.sh.atë mund ta kenë keqinformuar(pra i kanë treguar një prrallë), ose e shtyn edhe bërja e një emri, bashkë me paratë. Se gjëra të tilla të sjellin edhe të ardhura përveç se të bëjnë dhe të njohur në brezat që po rriten të painformuar.
    Çdo gjë, nëse njeriu do që të nxjerri mësime, qoftë prej të mirës, apo edhe prej së keqes, duhet të informohet, jo të keqinformohet. Nëse keqinformohet, e keqja do ta ndjekë mbrapa, se do i thotë, së keqes e mirë, dhe së mirës, e keqe. Apo nuk e keni degjuar atë fjalën e urtë për ata që qahen kot; “qaj, se kokën ke për të qarë”.
    Sot po dëgjojmë shumë për pseudorrëfyes, pseudogazetarë….e.t.
    Unë kam parë dhe përjetuar gjëra nga më të ndryshëme në atë sistem, e mund të them se dënoheshe, por vetëm nëse nuk ishe i kujdesshëm.
    Ato ligje atëherë, duhet ti krahasoni me ligjet e natyrës, nëse një zogi afrohet gjarpërit, çfarë bëhet? A do ti thotë gjarpëri, këtë herë të fala, por herën tjetër do të të ha.
    Apo nësi i afrohet luanit një kaproll, a do ta falë?
    Prandaj, të dashur, të gjithë ata që ishin të kujdesshëm e shihnin punën e tyre(duke njohur ligjet në fuqi), nuk i gjente gjë.
    Pa tju them diçka. Ata që sunduan në atë kohë, a i gjeti gë? Jo. Pse? Sepse dinë të lundrojnë në ujëra të thella. Ata vazhdojnë akoma të ju sundojnë. Apo mendoni ju, se keni vënë përfaqësuesit tuaj, të cilët përfaqësojnë interesat tuaja? Unë mendoj që jo, janë bijtë e atyre që ju i shani edhe sot, por ata se çajnë kokën për shariet tuaja.
    “Xhaxha Ramizi”, e tha në një plenium të brendshëm afër fundit të vitit 1989 të, ne do u ja japim djemëve tanë.
    A e morën? E morën. Këtë shihni më mirë, jo ato që shkuan, dhe më e keqja, duke i shtrembëruar ato që janë të vërteta.
    Edhe një herë, le të jenë më realë ata që shkruanë, që brezat mos mësojnë prralla, dhe të trashëgojnë, paqëndrueshmërinë dhe injorancën, ashtu si jemi mësuar të paktën këto rreth 150 vjetët e fundit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje