Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën

20 Nëntor 2020, 11:21Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Shqiptari Lulzim Basha duhet të jetë nga ata që sa herë të flasë për Kosovën e Shqipërinë të përulet me një nderim e respekt të jashtëzakonshëm. Shumëfish më të madh se çdo shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë. Sa zemërgjëra janë treguar këto troje me Lulzim Bashën, këtë ai duhet ta dijë mirë.

Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën.

Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.

Z.Lulzim Basha duhet të jetë shumëfish i nderuar se nisi një superkarrierë edhe në Shqipëri. Ende pa pasur një diplomë u projektua në lidershipin e partisë kryesore të djathtë, duke marrë postet më të larta deri në çelësat e mësuesit shpirtëror të tij, zotit Sali.

Tirana është kaq shumë zemërgjerë me z. Lulzim Basha, pasi një rrogëtar partie apo institucionesh (qoftë dhe ndërkombëtare) e bëri pronar jo të një apartamenti, por plot dy katesh të tëra të një pallati në zemër të Tiranës. Le të pyesë e të informohet çdo shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë nëse ndonjë prej shefave të Lulzim Bashës në Tribunalin e Hagës, në Holandë, ka një pasuri të tillë të paluejtshme në vendet ku jetojnë e nga vijnë.

Le të interesohet kushdo se sa fat me pasuritë dhe postet politike është ndonjë nga shefat e Hagës, të cilëve Basha iu ishte vartës, për të kuptuar zëmergjerësinë e pafundme që Shqipëria e Kosova ka me këtë individ.

Le të informohet çdo shqiptar që njeh pak matematikë se si mund të dalë llogaria që të kesh luksin të braktisësh sarajet pranë Stadiumit Kombëtar e të qëndrosh “falas”, me qira a si pronar në vila oligarkësh në periferi të kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, por të blesh apo të marrësh me qira edhe në bregdet përsëri vila që të gjithë njohim mirë çmimet dhe vlerat e tregut të çmendur imobiliar në Shqipëri.

E ka këtë luks ndonjë titullar në Tribunalin e Hagës, me rroga shumëfish më të larta se Mr. Basha? Dhe kjo është vetëm ajo që duket. Maja e një ajsbergu që vetëm një shtet i vërtetë do ta zbulonte se nga ushqehej.

Llogaritë nuk dalin me z. Basha sido që t’i bëjmë ato e me gjithë tolerancën që duam të tregojmë ndaj tij. Cilat janë faturat që ai paguan për të pasur këtë zemërgjerësi?

Kujt ja paguan shërbimet e tij? Eshtë ndezur një debat që do të shuhet edhe si shumë të tjerë: e ka zhdukur apo jo z Basha kasetën e masakrave në Kosovë? Nuk e dimë. Një superinvestigim e një supershtet që ende nuk e kemi, do të duhej ta bënte këtë.

Deri tani po dëgjojmë dëshmitarë që ja kanë dhënë këtë kasetë, që e kanë parë në vendgjarje e si protagonist i pasluftës në Kosovë.

Z. Basha ishte aty, në krah të investiguesve ndërkombëtarë: Syri, veshi, goja e tyre në shqip dhe anglisht. Nuk e dimë nëse ka qenë dhe dora e dikujt aty. Shqipëria dhe Kosova duhet ta tregojnë: pse kjo zemërgjërësi me këtë individ?

29 komente në “Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën”

  1. ???? says:

    ????⚖️??⚖️????⚖️????⚖️????⚖️????⚖️??

    1. ben says:

      Bravo Alba
      Luli Basha ka qene dhe eshte agjent I serbeve
      Serbet e vendosen ne UMNIK pasi kishin bere agjente te tyre amerikanet dhe anglezet.
      Luli Basha bashke me gruan qe punuan disa vjet me rroga shume te larta, nuk duhej ti mernin ato leke
      Vetem ti KARlon, duhet te merni tendera nga 1 miliarde, te merni mijra meter katrore me vetem 1 euro ne mes te tiranes, e sa e sa te tjera.
      PS: bravo Alba, bravo rilindja sherbim me te mire e me te madh se ky mashtrimi nuk mund ti benit Bashes. Se ndodh ndonjehere qe per mashtrimin dalin edhe fakte. Se u mesuat kaq vjet genje gjnje.

      1. Tani says:

        Ke fol tamam si Berisha. Te lumte 10

      2. timo says:

        Beni nuk ecën vetë.Ecën me ndihmën e xhaxhi Saliut.

      3. Ilirjan says:

        Mos kerkoni kaseten kot! Kaseten ua dha serbeve,keshtuqe… ka mbaruar,edhe 100 fish t’ua ktheje parate Luli serbeve.Nje hetim po, I cdo gjeje qe ka te beje me Lulin nga A te zh. Kjo mund dhe DUHET bere.

  2. Pedro i ri says:

    Sakte, qarte, shkurt.

  3. Zeni biri i Qenit says:

    Basha eshe vetem nje kukull i vene ne krye te PD nga dhenderi i Milices dhe burri i Sllobodankes. (Lirise ne shqip) E vetmja merite kur u emerua ne krye te PD ishte shoqeria me Argiten.Dhe e vetmja arsye pse eshte ne krye te PD eshte se ne ate parti te perdhunuar nga plaku Sali nuk pipetin kush kur perdhunohen.
    Edhe Patozi me Jozin nuk e zene dot ne goje emrin e perdhunuesit edhe kur kane lene anijen.
    Kjo quhet sindromi i Stockholmit.Kur viktima bie ne dashuri me dhunuesin.
    Te tjerat lexojini ne postimet e Plakut Sali ne Facebook.

    1. Shenjestra says:

      ZENI BIRI QENIT! Nuk eshte vetem arsya e shoqerise se ngushte e Bashes me Argita aberishen qe u be kryetar i PD_ke,por Basha ishte bashkepuntor me Sali Berishen ne sherbim te serbeve,te UDB jugosllave.Prandaj beri ç’mos Saliu qe e vuri ne krye te partise.Por edhe fati i keq i Sokol Olldashit qe e vrau Saliu per te vene Bashen.Prandaj jane te thella keto gjera.E keqja eshte se ne vendin ton nuk ka drejtesi dhe ato institucione qe jane sot gjoja nga reforma ne drejtesi,jane njerzit e Saliut,njerzit me te shitur dhe me te korruptuar duke filluar qe nga SPAK-u

  4. DREJTESIA says:

    I DREJTI
    Z Alba (se mbiemrin nuk dua ta citoje se me kujton dike tjeter) pse nguroni ti jepni pergjigje pyetjeve qe ngrini??? Luli Bashen e degoi aty sherbimisekret serb ne b/punim me agjentin e vjeter djalin me gjak serb dhe dhendrin e tyre Berishovic per te zhdukur provat e masakrave serbe ne kosove per te cilat u pagua .Ai eshte burimi i pasurive te tij se bashku me leket e vjedhura te Vefa qe e bene nje nga me te pasurit e Ballkanit qe ka ne pronesi 12 kompani qe nga Rogozhina DR e TIRANE deri dhe kompani fluturimi ,hipermarkete kompani ndertimi kompani postare etj hetoni pak dhe do ti zbuloni. NQS keni frike nga ndonje “aksident” si i zotit Olldashi ndjese paste, atehere heshtni dhe prisni dike me trim qe mund ta beje kete investigim se hetime po shohim se si behen ketu ku personave nongrada ne USA i kthen pasurite disa mil Euro si rasti i LLalles.TURP per kete drejtesi

    1. FRED says:

      Ja prit Ramen te beje nje rrjete per peshkaqene….duhen 50 vjet per nje rrjete te tille(Sipas Rames) dhe Rama e ka pa ngut. Durim.

  5. Vjola says:

    Te lumte . Ju lutem cojeni deri ne fund mos ju ndani maskarenjeve coini ne SPAK se po merret spaku me budallalleqe.

  6. Shqiptari Ilirise says:

    Kariera e tij i pa diplomuar,katapultimi i tij në PD në poste të larta dhe kapja e kryetarit të PD me vota fallco është treguesi se një dorë e pa dukshme është ajo që e përdor.Dhe pa asnjë dyshim kjo dorë është dora Ruso-Sërbe!
    Ajo nuk fshihet dot më!
    Sali Berisha u fsheh.Por tani me Bashën edhe ai doli zbuluar.

    1. Shpetimi Debatik says:

      O shqiptar !.
      Per sa shkruan ti , i ben nje nder te madh opinionit, njekohesisht zbulon dhe nje vertete po aq te madhe , qe oreksit amerikes i shkuakan per shtat agjentet ne sherbim te serbise si Salilulushet albanustanas .

  7. Vjola says:

    Mos i lini kriminelat as edhe nje minute rehat deri sa te shkojne atje ku e Kane vendin .

  8. Il says:

    Idiotesi…kush aplikon e di si zgjidhen njerezit ne kto institucione…nuk beni gje tjeter po vini ne diskutim ata qe I dhane liri Shqiptareve e ben shtetin Kosovar…turp po beni punen e Serbit po cbeni cdo dite dicka…..turp per ca vota.Ne djall Basha por po tejkaloni cakun.Kjo Alba mbase me mik ja fituar cfo ghe e me martese…shko mer ndonje ghe tjeter 1 Euro…….turp

  9. NAIMI says:

    te lutem, jane tre kate. kujdes mos na ha katet..

  10. Trotski says:

    Lul-Delenxhiu u dogj perfundimisht .E mirea e PD do te ishte te sikterisej ky Herif nga Politika.Bemat e ketij Zorzopi nuk ka kush i Lan as dhe Sali Krimineli qe vetem ben HAM HAM.

  11. iksi says:

    Pse kjo zemergjersi e shqiptareve dhe Kosovareve me Bashen po ta tregoj une : Sepse ne kemi gjykata te dhjera , kemi mazhorance te dhier , kemi shtet te dhjere sepse Basha sot do te ishte ne biruc te burgut se paku tash 6 vjete , bashke me Berishen etj . Ty bravo te qofte se ke bere nje shkrim qe asnje fjale nuk mund ti heqesh , po kujt tja thuash ?

  12. A says:

    Alba, ti je nen urdherat e Rames po aq sa te Bollinos.

    1. Luli says:

      Po pastaj? A jane te verteta keto qe thote goca? Ju shkoi jeta qe njerezit jane ne urdherat e njerit apo tjetrit. Qesharake

  13. Velo says:

    Edhe ky si shoku Enver, pa diplomë, por të dy me ndihmën e Jugosllavëve kapën majat në parti. Pale thonë që (e tha edhe vet në tv) është edhe djali i jashtë ligjshëm i tij. Bëm baba të të ngjaj thotë populli. Historia përsëritet.

  14. GJINI says:

    Ka nje lidhje te dukshme Basha, Beograd ,Berisha !
    Faktet nuk mungojn ,por duhen vertetuar ne gjykate !
    Kam bindjen e thelle se te dy keta njerez jan ngatrry shum rende !
    Te dy i sherbejne Beogradit ! Mbetet te faktohet !

  15. xhoxhi says:

    Ke të drejtë moj vajzë po kujt ja thua?Kush të dëgjon në Shqipëri?Askush.Sali muti(më falni) vuri për 30 vjet në postet kuçe sigurimsat e Enverit dhe njerzit e tij për ta patur më të lehtë punën e vjedhjes dhe politikës.Kush e çoi këtë çilimi atje ku vriteshin shqiptarët?E kuptoni pse Basha fitoi pikë atje si përkthyes?Fitoi se spiunonte për shqiptarët se ndryshe sërbët do i hiqnin koken.Drejtësia nuk shikon këta bagabontë që bredhin me paret tona po shikon ata që vjedhin se skanë punë dhe skanë bukë.Kryeprokurori shkon në gjyq si i pandehur dhe milionat ja shpllokojnë gjykata.Çdo të thotë kjo?Ai këtë don të bëjë tre vjet burg të hajë e të pijë më mirë se në shtëpi dhe kur të dalë ka milionat.Gjykata duhet tia sekuestrojë paratë se i ka vjedhur nga detyra që shtronte dhe ta dënojë për mos dalë gjallë.Ai ishte kreprokuror që na ruan të gjithëve nga e keqja dhe jo vute tre vjet burg.Të kalbet në birucë qeni…

  16. Shqiptari says:

    Esht agjent serb Lulzim Basha i sherben serbis dhe serbia po e ben kryeminister , ky esht vend turpi qe e drejtojn serbi e greku , ky popull esht populli me sharlatan i jetes njerzore , flas per kto 30t vjet , ktu jan dobiça e bira kurve qe nuk njohin atdhe gjysma e popullsis , kryesisht verioret tradhtin e kombit e kan virtyt , jo me kot ne kohen e PPSHs veriorve i vihej detyr ti kendonin beses , se i ka munguar historikisht panvarsisht se disa njerez tip madein gjekmarka thon te kunderten e ksaj qe po ju them , kur ter fisin vet i ka patur bashkepuntor te serbit , kte popull e mbajti PPSHja me dhun te ndershem dhe me dhun e beri patriot , flas per pjesen e hales qe tradhtin e kan patur ne gen me breza , nuk mbushen vitin ata qe dorzuan pushtetin me deshiren e tyre pra PPSHja dhe ky popull alabak pa moral dhe dashuri per kombin u shperfytyrua totalisht brenda vitit , vendin e moren ne dor Serbet dhe Greket dhe kishen shqiptare , dolem ne origjin si 100t vjet me par , si ne kohen e zogut qe fqinjet tan benin e si i deshte bytha me kte vend, tradhtia sot ne kte vend esht trendi pelqehet adhurohet dhe pushtat e “politikanve “hedhin teorin shesheliste serbe qe na esht servirur ne si popull me an te agjenteve te serbis e grek qe drejtojn politiken dhe parlamentit ne chdo qeliz , teorin bastarde nacionalizmi streha fundit e maskarenjve , kjo teori xhvesh xhdo qytetar nga ndjenja per kombin , kta jemi ne , rrofshin konvendat qe na kopsiti PPSHja qe ne at koh qe ne egzistojm akoma si komb , dhe se kta kurva plera hajdut antishqiptar te pa ndershem qe drejtojn politiken te mos ken munci ta shesin komplet vendin , po mos ken frik kta antishqiptar , per ter naten ja bejn pazarin kti vendi , politikanet medja e shkruar e vizive jan llumi llumit te kti populli , kta nuk i lan dinjitet dhe moral kti populli fshatar se qytetaret iken ne vitet 90t sa u mbyllen uzinat fabtikat , se po te mos kishin levizur ata vrima miut per kta bythqirat antishqiptar qe tallen me fatet e kombit sot do shkonte njemij grosh , kjo esht arsyeja qe kta tradhtar te kti vendi bejn pall se e shikojn se neperkemb kan nje popull komplet iniorant qe shikojn qiellin dhe nuk mendojn asgje , lulin saliun mulet zhulalet e gazidedet vrau qeveria Enver hoxhes si tradhtar ja shoket e ktyre kolaboracionistet bashkepuntoret e pushtusit dhe agjentet serbbe grek ku i kapte , ne sot i qajm hallin kemi 30t vjet e pse ankohemi per tradhtit e lulit e te saliut ateher ja ky esht kurvlliku qe i mundon pjesen atdhetare dhe patriote te kti vendi sot .

  17. UCK-ja says:

    Po nuk eshte e veshtire te kuptosh Luli Basha,kur rren,kur e pyti gazetari qe a e njeh ate personin e kasetes,u ba si meyp,i iku cerja,po kur e kishin pyet mos eshte djali i Enverit,ky eshte nje mashtrus ordinier qe si hyn ne pune kurkujt

  18. tropoja says:

    si gjithmone lepin shum ti alba po prap nuk ke orgazem nje zero me bisht shkrimi jot,po sa politikan shqiptar te majt e te djathte kane vila e pasuri restorante kompani etj?dhe pse ja ven gishtin bashes kot,a bo majko e meta ministra e kminkstra pa i mush 30 vjeç e nuk u ka than kush pse u bot si u bot keshtu qe vazhdo lepihu prap se kot akuzoni bashen,fundja ju i vidhni votat si gjjthmone kot sulmoni bashen ,tan qeveria me vjedh votat ne diber rasti fundit o nuo shkru asnjiher per socialistat?moj pelives

  19. DEMOKRATI says:

    Lueim Spiuni:Punonte ne Kosove ne UNM;IK-2000-2005-sen..Hartonte Dosje Kunder UCK-se..dhe po ne te Njeten Kohe na del se “Studjonte” ne Hollande???Per c´fare Lloje Studimi behet Fjale??Hajde dhe themi me Korrespondenc…po Pra dy Ditesh Mero Baze Botonte VETEM nje Vertetim, qe thoshte se Lulezim Basha eshte i Rregjistruar si Fillestare ne Universitetin e Utrechtit, dhe Kishte nje “Vertettim”..POR JO DIPLOME..
    Kushdo qe ka nje DIPLOME APO ZERTIFIKATE ESHTE KRENARE PER TE DHE E EKSPOZON, ne Zyre apo Facebook,,,Po Lulezim Basha Ku e ka “Diplomen”??????Se Diplomen e Spiunit ja Shikojme perdite me Ato qe ka Bere Kunder Shqipetareve….
    1-Ne Kosove SPIUN, per Interesa te Serbise me Qender Zyre ne Mitrovice, dhe Paralel Lulezim Basha Punonte edhe per UNMIK-un-..
    2-“Heroi” i Argita Malltezit na Bie Bashen ne Tirane dhe pa e Njohur Kushe Behet Minister Transporti??Dhe per kete “Transportoj” 200-te Miljon Nuk po them i Vodhi se nuk e “pashe”….
    3-Na Behet Lulezim Basha Minister i Brendshem dhe na VRITEN 4-ter Njerez te Pafajshme, dhe Basha Bente “Sehir” nga Ministria e Brendshm,e,,,Vazhdojme::::
    4-Lulezim Basha Minister i jASHTEM DHE Dorezohet Deti Greqise, na Vijne Greket deri ne Gjirin e Karaburunit me Marreveshjen qe Nenshkroj Lulezim Basha me Dora Bakojanis..Doni me per Lulezim Bashaen o Mileti IDJOTE??????????????
    MOS E DHENE Zoti dhe behet SPIUNI lulezim Basha Kryeminister::SEPSE NE E BIE Greqine deri ne Lumin Shkumbin(Kufiri i Vorio-Epirit sipas Grekerve)…dhe Kosoven Jua Beri DHURATE Serbeve…Zoti na Ruajte nga Fenomeni Negativ dhe Shkaterrues Berisha—BASHA…

  20. E shkreta says:

    Shkrim koti. Gazetare goca…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje