Zëdhënësi për shtyp i Armand Dukës: Policat e Bashkisë duhen djegur me benzinë

20 Nëntor 2020, 10:43Sport TEMA

Zyrtarë të ndryshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit janë parë të angazhohen hapur politikisht në mjaft raste. Sigurisht që kjo është shkelje në statut, sidomos për kreun e këtij institucioni.

Por, rasti i ndodhur pak ditë më parë kalon çdo kufij.

Duke ditur që institucioni mundohet të kontrollojë çdo dalje publike, sidomos të zyrtarëve të vetë, duket se këtë herë kanë kaluar në nivele tronditëse.

Kreu i institucionit ka nxjerrë zëdhënësin për shtyp, i cili ka publikuar një status publik, sa i përket punës që bëjnë policët e Bashkisë së Tiranës me shitësit ambulantë.

“Kta duhen djegur me benzine se kshu nuk vazhdohet”, ka shkruajtur zëdhënësi për shtyp i Dukës në Federatë, Andi Verçani.

Problemi nuk janë gabimet ortografike, por përmbajtja. Si mund të bësh thirrje të tillë për funksionarë të shtetit, prindër dhe jetë njerëzore?!

Ai, që mban pozicionin e “zërit të institucionit”, bën thirrje thirrje të tilla!

Kemi parë raste që FSHF nuk akrediton media që i konsideron opozitare, apo që Liga të kërkojë censurimin e emisioneve të ndryshme. Po në raste të tilla, çfarë reagimi ka presidenti i Federatës?! (VipSport)

2 komente në “Zëdhënësi për shtyp i Armand Dukës: Policat e Bashkisë duhen djegur me benzinë”

  1. Asd says:

    Duhet patur parasysh, qe jane njerez e prinder edhe shitesit ambulante qe debohen nga rruga. Duhet te ishte e sanksionuar me ligj qe nese nje njeri shet ne rruge nuk duhet te taksohet as te debohet por te ndihmohet. Ky duhet te ishte shteti.

  2. shqiptari says:

    JANE NJE TUFE HORRASH QE ZBATOJNE ME VETEDIJE PREJ INJORANTI URDHRAT E SHEFAVE INJORANTE NE SHERBIM TE “BIZNESMENEVE TE FELLIQUR”.GJITHE DITEN VETEM VENE GJOBA QE TE MBUSHIN ARKEN PA FUND TE KRYEHAJDUTIT VELIAJ DHE NUK MENDOJNE QE MUND TE ISHIN ATA NE VEND TE QYTETARIT.KJO ESHTE QENIA E PASHKOLLE SHQIPTARE QE GEZON ME DHIMBJEN E TE TJEREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje