Basha si Karonti, kërkon taksë politike për të vdekurit

Nga Ulsi Manja

Mjaft! Çdo gjë e ka nje cak!

Ndoshta edhe tolerimi. Ligjet flasin qartë dhe duhen zbatuar.

Organet e drejtësisë duhet të veprojnë. Njerëzit duhen mbrojtur edhe nga të papërgjegjshmit funksionalë.

Përhapja e imformacionit të rremë me qëllim krijimin e panikut dhe pasigurisë, është KRIM.

Dënohet deri në 5 vite. Çdo veprim që ul respektin ndaj të vdekurit është KRIM. Dënohet deri në 5 vjet.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për krimet çnjerëzore dhe antihumane me përdorimin e të vdekurve vetëm pse dikush, apo disa mendojnë se përfitojnë politikisht.

Virusi nuk përzgjedh. Virusi nuk është i kuq, apo blu. Virusi na ra të gjithëve në kurriz.

Por secili duhet të kontribuojë me sa mundet dhe aty ku mundet.

Minimumi të mos mbjellë panik e depresion përditë. Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga roli i Karontit.

Asnjë i ndjerë nuk duhet të paguajë taksën politike që kërkon Basha.

3 komente në “Basha si Karonti, kërkon taksë politike për të vdekurit”

  1. k says:

    Karonti e bënte një punë së paku ,sepse ai i transoptonte të kalonin lumin me varkë,
    po ky loqja çfarë e bën përveç që flet karlliqe ?

  2. Llaman says:

    Ne fakt, me shume se Karonti qe priste te vdekurit ne Hade, Lulzim Basba mund te identifikohet me Cicikovin modern te Shpirterave te vdekur te Nikollaj Gogol.
    Per ata qe nuk e dine, Cicikovi ishte nje person qe mendonte se do behej fisnik duke llogaritur si te tij bujkeroberit e vdekur te cilet i “blinte” me kosto te lire

  3. xx says:

    JO SI KARONTI POR K A R A O N I.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *