Bilushi i Metës tregon si votoi kundër Monikës

Zhvillimi më i rëndësishëm ditën e sotme në LSI, ka qenë se kush do të votonte kundër Monikës.

Ndërsa filloi procesi i votmit, shtabi qendror elektoral i partisë, ra dakord që votimi të dilte 99, 99 për qind për Monikën, por një anëtar duhet të votonte kundër saj.

Këtu nisi debate, i cili për pak çoi në prishjen e zgjedhjeve.

Në fillim kryetari i shtabit thirri Tit Vasilin.

-Të kemi thirrur për një mision të rëndësishëm, i tha.

E dimë që ti je njeri besnik i Ilir Meës, presidentit tonë dhe njeri që je dhënë me mish e shpirt pas LSI-së.

A je ti sot gati të sakrifikosh përsëri për LSI-në?

-Patjetër, tha Tit Vasili.

-Atëhere na duhet të votosh kundër Monikës.

Kemi shumë nevojë për një votë kundër.

Nuk duhet ta thyejmë rekordin e shokut Enver në zgjedhje.

-Në asnjë mënyrë, tha Tt Vasili. Lëvizni vendit, ça thoni!

Si mund të votoj unë kundër Monikës!

Mua më gjetët ju për këtë gjëmë.

Boll sakrifica kam bërë për LSI. Po këtë s’do ta bëja kurrë.

Pas tij thirrën Brahimllarin.

I shtruan të njëjtën kërkesë, nën të njëjtën frymë sakrifice.

-Më mirë të më kapë korona e të futem në intubim, se sa të jem gjallë e të votoj kundër Monikës, tha ai.

Më besoni, s’do ta bëja për asnjë çmim në botë.

Pas tij thirrën dhe disa nga ato çupat që rrijnë me Monikën.

Asnjë nuk pranonte.

-Pa martuar qendrojmë e pa votuar për Monikën nuk rimë dot, tha njëra.

Atëhere shtabi qëndror u lidh me Ilir Metën.

-Duhet ndërhyrja juaj, i tha kryetari i shtabit.

Na duhet një votë kundër Monikës, por nuk pranon njeri të votojë.

Jo se kanë frikë nga Monika, por e kanë nga dashuria për të.

Si do t’ia bëjmë? Nuk e lëmë dot 100 për 100 rezultatin.

Na duhet 99,99 për qind.

-Shumë mirë e keni menduar, tha Meta.

Shënoni votën time kundër.

Unë as e kam frikë, as e dua më shumë se Margaritën (Tutulanin).

Shtabi u lehtësua.

Por befas njëri u kujtua.

-Më falni, tha, por ti nuk lejohet të votosh.

Na duhet njëri me të drejtë vote.

-Ja delegoj Bilushit tim, tha Meta. Mos u shqetësoni.

E keni votë të sigurtë kundër.

Dhe ashtu ndodhi. Ajo votë i qetësoi të gjithë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Bilushi i Metës tregon si votoi kundër Monikës”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Në Fjalorin e Shqipes
    do shkruhet LëSëIa
    aty ku shpjegohet
    çfarë është Hipokrizia.

  2. turi says:

    Do e besh minister bibilushin o mera. Sigurisht po engri qeni qep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *