“Broduej” dhe "Rruga e Dibrës", historia e dy rrugëve më të famshme të Tiranës

21 Nëntor 2020, 10:23Politika TEMA
“Broduej” dhe "Rruga e Dibrës", historia e dy

Një shprehje thotë: “Disa tironca, po t’i gërvishtësh pak, dalin dibranë.”

Fillimi i shekullit të XX, menjëherë pas shpalljes së Pavarsisë në vitet 1912-1913, do të shënonin dhunën serbe ndaj popullsisë shqiptare që jetonte në zonën e Dibrës së Madhe.

Në valën e parë të emigracionit të dibranëve, ku praktikisht ata u përzunë dhe qyteti për shumë pak kohë u zbraz i gjithi, një grup ndoqi rrugën Dibër-Strugë-Elbasan dhe Tiranë, ndërsa tjetri atë Dibër-Mat-Shkallë e Tujanit.

Dibranët u vendosën në disa pjesë të Tiranës kryesisht në lindje të qytetit, në zonën në të djathtë e të majtë të “Xhamllikut”, por edhe në pika të tjera si: tek “Namazgjaja”, “Selvia”, rruga “Qemal Stafa”, “Hoxha Tahsim” dhe “Pazari i Ri”. Popullsia e emigruar, bleu truallin ku ndërtoi banesat, duke krijuar me kohën atë që sot njihet si lagja dibrane ose e thënë ndryshe “Mëhalla e dibranëve”.

Dibranët respektuan bujarinë, dashamirësinë dhe mikpritjen tiranase. Ata u integruan në qytet, duke i shtuar vlerat e kulturës, zakoneve, dokeve dhe traditave dibrane. Nga ana tjetër edhe tiranasit si popullsi mikpritëse, falën shumë dashuri dhe shpejt, këto dy komunitete bashkëpunuan dhe bashkëjetuan me njëri-tjetrin.

Tiranasit dhe dibranët u kryqëzuan në martesa dhe në harmoni, ndërtuan një nga lagjet më dinamike dhe të gjalla të Tiranës.  Ustallarët duarartë dibranë, të njohur për zotësitë e tyre të veçanta në ndërtim, ndihmuan tiranasit të riparonin e ndërtonin shtëpitë e tyre, që deri në atë kohë në pjesën më të madhe ishin të ndërtuara me qerpiç.

Ndryshimet e formës dhe peizazhit historik të kësaj rruge do të fillonin pas viteve ‘60-të, menjëherë pasi u prish Pazari i Vjetër, dhe në hapësirën e tij u ndërtua e Pallati i Kulturës. Më prishjen e rrugës Broduej për t’i hapur vend ndërtimit të 15- katëshit (Hotel Tirana) dhe Pallatit të Kadaresë, kjo rrugë do të transformohej tërësisht, dhe vetëm pas viteve ‘90-të do të njihej zyrtarisht si Rruga e Dibrës.

Sot nga kjo rrugë ka mbetur shumë pak. Gjurmët në territor janë pothuajse të zhdukuara tërësisht. Në brendësi të rrugës, kanë mbetur disa objekte me karakter tregtar, të cilët sjellin frymën e shekullit të kaluar sot në Tiranë, por të lëna në degradim, fati i tyre duket i përcaktuar. Një pjesë të lëna në harresë dhe shumë syresh me konflikte pronësore, këto objekte janë nën presionin e ndërtimeve shumëkateshë që po dendësojnë me shpejtësi të gjithë zonën.

“Hotel VJOSA” MAPO”, dhe dyqanet e famshme të rrugës Broduej 

Nëse do ta përshkruanim sot atë rrugë, çka e bënte interesante, të preferuar dhe madje kryesore në veçanti pas viteve ‘60, ishin dy anët e saj me dyqane, berberhane, rrobaqepësi, hotel, birrari, farmaci gjithçka nevojitej në qytet.

Në atë rrugë kishte edhe një MAPO, të ashtuquajturat Magazina Popullore, me një fluks dhe frekuentim të madh. Të gjithë do të kryqëzoheshin një herë në “Broduej”. Gjimnazistët, sidomos ata të “Sami Frashërit”, por edhe studentë të fakulteteve të ndryshme, në veçanti në drekë pas mësimit, për të vijuar sërish në mbrëmje.

Pak dokumenta ka për këtë rrugë dhe objektet që krijonin fasadat e saj. Objektet e saj tregtare pothuaj janë zhdukur ndërsa vilat e Dibranëve përgjatë saj, janë në luftë me kohën. Disa syresh të braktisura, të tjera të shndërruara në sheshe kantieri, duket se rruga e Dibrës e ha humbur identitetin e saj urban.

Rruga Broduej, zona romantike e Tiranës

“Nesër prapë këtu, në “Broduej”

Edhe pse nuk kishte asgjë të ngjashme me rrugën e famshme New York-eze, për disa të rinj të Tiranës së viteve 60-70-të, që ëndërronin Perëndimin dhe ndiqnin fshehtazi modën, ishte “qendra e botës”. Sipas gazetarit Bedri Alimemeti, emri “Broduej” mund të jetë ideuar nga gjimnazistët e “Sami Frashërit” në fillim të viteve ‘60, nisur nga një libër me letërsi amerikane të përkthyer nga Vedat Kokona, në vitin 1958, ku në kopertinën e tij është vendosur “Një natë në Broduej”.

Megjithatë origjina se si iu vendos emri nuk dihet, por ajo rrugë që fillonte aty ku sot ndodhet 15 katëshi, u kthye në segmentin më të preferuar, në të cilën vitrinat e dyqaneve, shkëlqimi i dritave, jeta me zhurmë i jepnin kësaj rruge statusin e rrugës më të preferuar të kryeqytetit, ku çdo mbrëmje mbyllej me përshëndetjen “Nesër prapë këtu, në Broduej”.

Në librin e tij “Broduej i Tiranës” gazetari Bedri Alimehmeti, jep një përshkrim të detajuar të jetës së kësaj rruge kaq domethënëse për një brez i cili, në koherence me bashkëmoshatarët e tyre nëpër botë, besonte dhe jetonte me dëshirën dhe shpresën për liberalizëm dhe hapje me botën perëndimore. Ajo në pak kohë u bë simbol i një brezi dhe grupi të caktuar kryesisht djem e vajza të njohur të Tiranës, me pikëpamje moderne.

Gjurmët e fundit ë kësaj rruge, me dy vila të ndërtuara në vitet 30-të u shkatërruan në Maj 2020, për t’i hapur vendin një kulle si kokë njeriu. Hotel Vjosa, u shkatërrua më 23 shkurt 2019, me justifikimin e rezervimimit të hapësirës së tij për stacion autobusi. (Citizens Channel)

22 komente në ““Broduej” dhe “Rruga e Dibrës”, historia e dy rrugëve më të famshme të Tiranës”

  1. Daja says:

    Se clidhje ka dibra me broduej Mos e fyeni intelegjencen nuk jemi sal berisha kapidoni. Ata qe rrinin Te broduej ishin legjenda as lidhje me dibren.

    1. Trifon Xhabafti says:

      Shume te drejte ke. Ky qe e ka shkrojtur kete palo artikull duket si ata gallofet e Zerqanit. Te botosh idiotesira te tilla eshte se tironcve keta pushtat e dibres u ngulen ne bithe minaret e tani ti gezojne duke I degjar 10 here ne dite teksa pellasin me autoparlantet qe u jane vene ne krye nga turko-arabet.

  2. k says:

    Zakonisht ishin djem të përparuar tiranas apo edhe të ardhur dhe integruar
    që respektoheshin reciprokisht me vendalijtë.
    Ajo që thuhet për dibranët eshtë e vërtetë.Njerëz puntorë,të respektueshëm
    paqsorë që nuk gratiën apo zaptuan kurrë tokat apo pronat e tironcve.
    Jo si këta kafshët e 30 viete të fundit që do kenë për gjithë historinë damkën
    e hajdutëve,zaptuesve,kafshëve të egra.Damka e tyre është e përjetshme.
    Më mirë të dali syu se nami,thoshnin të vjetrit.
    Nuk e njohin fare Tironën.Mund ta vjedhësh apo poshtërosh,por e paguan ngadalë.

  3. rrema says:

    Kujtime te bukura te nje kohe te shkuar, dihet qe tironcit kane qene mikprites por ne ate kohe ka pas ligje qe nuk mund te zaptoje tokat dhe pronat e te tjereve. Diktatori kriminel me te vertete ua mori por tapite i ruajti ne arkivat e shtetit.
    Sa erdhi kjo qe u quajt ” demokraci ” me ne krye komunistin Enverist Sli Ram Berisha gjene e pare qe beri eshte se dogji arkivat dhe pronaret mbeten me gisht ne goje ose ne bythe e them kete se zbarkoi malokeria nga shpellat ua moren tokat dhe ndertuan trojet e tyre. Kjo ish politika e Sali malokut qe te sillte perkrahesit shpellare dhe kjo dihet mire POR paradoksi qendron se TIONCIT qe mbeten me gisht ne bythe vdesin per Sali zaptusin dhe akoma shajne kriminelin Hoxha qe ua ruajti tapite….. PRANDAJ TIRONCIT JANE TE TRASHE bile dhe krushqite me maloket ju pelqejne……

  4. London says:

    Fuck off Daja. Ka lidhje sepse ishin dibranit dhe I mesuan Tiranasit si te jetonon sepse ne shpi prej balte dhe me zjarrin ne mes te votres jetonon. Nuk ishin cobanet e Skrapari qe erdhen si polic dhe spijuna ne Tirane. Ne qofte se sot ka Tirane eshte fale edhe atyre Dibraneve qe ska lidhje as me Sali, Ilir apo other mother fucker.

    1. Sefer Daja says:

      0 London nuk ka lidhje sepse nuk e njef Tironen.Broduej fillonte ne Qender( tek 15 – katshi) dhe perfundonte tek afer Selvise( pak me siper ishte lagjia e Dibraneve).Dibranet jane nje komunitet i respektuar dhe i mirintegruar me Tironcit( nusen e kom nga ai komunitet) por nuk e bonte ” moden” ne broduej!( ishin nje pjese e vogel tironcish qe vinin kryesisht nga prinder te shkolluar ne perendim)
      Sa per shpit tironce me zjarr ne mes te odes ta kon thon gabim! Qerpiçi ishte element qe perdorej ne nje pjese te tyre por elementi qe mbizoteronte ishte guri dhe druri!
      Dhe kryesorja ne shtepite tradicionale te tironcave ishte oxhaku!( e ai nuk vehet ne mes te odes)

      1. Mirel says:

        Po mos harro o tiranas pasardhes i te pareve bujar me Te vertete bujar qe rregullin e ndertimit te shtepise dhe mirmbajtjen e saj e keni nga dibranet. Cdo shtepi e lyer me te bardhe dhe me breza qe e konturonin me ngjyre te zeze ishte dibrane. Nuk kishte shtepi dibrane me dhoma te pashtrusra me derrasa ku respekti fillonte qysh me pastertine e derrasave. Nuk doli kot ajo shpreja qe tek dibranet merr por mos j jep vajze se jane ekstremisht punetor pastertot dhe dihet boterisht qe jane te mencur. Dua te shtoj qe tek djemte e Broduejt te Tiranes ka patur disa dibrane familje nga me te mirat.

    2. lefteri says:

      Ti londoni i dibers ja paske fut karit ne shpulla qe me mjes
      hik or taj e laj pjetat se erdhi orari e don gjindja buke
      Londoni paska mesu anglisht tre fjale
      futu ne east ham o barking os seven kings o stratford o london city o toq dibre e bertit me te madhe
      Im loking for job ortaj

    3. Piro says:

      Bravo per shkrimin, se kam shume kujtime ne ate rruge. Cdokush ka mendimet dhe opinionet e veta. Po sic ndodh rendom, ne kete mehallen tone, ne vend ta shijojme, nisim talljet dhe sharjet pa kuptim.

      1. Epiriiiii says:

        Realisht Dibranet dhe Gollobordasit kane qene Ustallaret me te Mir ne Shqiperi. Edhe Fieri si Qytet ose Vilat e para 2…3Kateshe me gur jane ndertuar nga familjet e para Vllahe qe ishin Tregatar te Zotë por si Ustallare, Ndertus te Zote ishin Dibrane. Sa per Broduej e Tiranes, lere me mir mos e fol, se Ofendohet BRODUEJi i Vërtetë, ai Amerikan.

    4. Taku says:

      Epo nqs paska ardhur qyteterim nga dibra ne tirane atehere keshtu shpjegohet situata sot…
      Po megjithate cfare duhet thone shkodrane , korcare , beratas, gjirokastrite qe kane qytete kur dibra nuk dihej nga binte…

    5. Tironsi dembabadem says:

      Ne qofte se sot ka dibrone pa dine e pa imone ne Tirone , kjo fale bujarise se tironcve. Sa per shi balte tironsit e kon perdor gurin e tullen shume shekuj para dibraneve. Dhe per kete flasin qarte kalaja e tirones e muret rrethuese te saje si dhe shume shpi shekullore, ku nje nder to ne qender te Tirones ka qe dhe shpia ime e ndertuar me gure e tulla para pese shekujve. Kurse shpite prej qelpici si fillim i ju bene hyzmeqareve qe merreshin me bagetine e sherbimet ne dyqonet tona, apo lanin leveret apo prisnin drute. Kurese me masanej kur katnaret e tironas zbriten ne qytet filluan te ndertojne shpi qelpici. Lerini lokalizmat, ore dru me pre. Besoj se ju kujtohet?

  5. miresi says:

    Ne fakt une kam qene student i viteve 1970 dhe ajo rruge quhej rruga e Dibres, hotel Vjosa magazina popullore, djathtas futeshe ne rrugen e barrikadave dhe dilje tek foto skenderbeu, ktheheshe poshte e dilje tek xhamia ne sheshin Skenderbej-perballe komiteti ekzekutiv dhe mbrapa sheshi Vojo Kushi ku ishte dhe stacioni laprakes me vibertet.. Kjo ishte xhirua e rinise ne te dy krahet dhe jo ne dreke, por ne darke sa qe njerezit perplaseshin me njeri tjetrin ne trotuar. Ca gjera sikur i ngaterrojne sot ata qe shkruajne dhe do s’do, behen te besueshme. Ne darke, te shtunave behesh mbremje e madhe vallezimi ne pallatin e madh te kultures me studentet dhe hyrje te lire. Kishte shume gjera qe sot i mohojne atyre qe nuk u kane pelqyer. Por le te ja leme radhen ketyre qe fantazojne dhe jo te vertetes qe ka egzistuar.

  6. Pokeristi says:

    “Broadway” eshte nje nga rruget ne Manhatan te New Yorkut.Eshte rruga ku eshte perqendruar nje numur i madh theatrosh,prej nga ku marrin vulen ekonfirmimit mjaft çfaqje te zhanrave te ndryshem artistike.Ka dyqane te firmave te ndryshme,pra eshte si te thuash edhe nje vitrine biznesi.
    Kryesisht eshte simbol i artit skenik.
    “Broduej”i Tiranes pa u futur ne detaje,mua personalisht me ngjall ndjesine e nje rruge ku me dashje a jo u be simboli i nje disidence te heshtur te nje pjese te rinise tiranase,te viteve 60-70 të.Sejcili qe pak a shume e ka ndjere vehten “Broduejs” ka kujtimet e vehta.Mire eshte qe çdokush te shkruaj ate çfare ka perjetuar dhe lidhet me ate rruge.

  7. Arion says:

    Rruga e Dibres ska lidhje me dibranet o gazetar injorant . Rruga e dibres eshte zgjatim i rruges se Arberit dmth rruga qe te con ne drejt Dibres. Natyrsisht Peshkopia nuk egsistonte atehere ishte nje fshat i rendomte .
    Ka qene rr e durresit qe te conte drejt Durresit . Rruga e Kavajes qe te conte drejt Kavajes e rruga e Shkodres e cila ndryshoi shtrat e u harrua si emer . Gjithashtu rruga e Elbasanit qe te conte drejt Elbasanit . Sa per legjendat urbane e folkloristike qe te ardhurit e bene Tiranen eshte as me shum e as me pak nje kompleks inferioriteti . Sepse i bie qe une qe kam 28 vjet ne New York te them qe ne e beme New York-un .

  8. E verteta says:

    Artikull i shkruar keq.
    Levizjet e grupeve te ndryshme te populates ne qytete te ndryshme dhe sidomos ne kryeqytete, kurrsesi nuk I ribejne ato. Miund te thuhet qe keto grupe. japin kontributln e tyre pozitiv ( si psh dibranet qe thote artikullshkruesi. Apo njerezit e there qe e ndertojne jeten e tyre si te ardhur ne qytete mbi bazen e pune se ndershme) ose negativ, si psh tropjanet , ne Kohet e sotme. Po kurresesi ato nuk mund te bejne Tiranen. Jeta do te vazvhdoje ne rrjechen e vet, pavaresisht luhatjeve, derisa sa dhe maloket te behenl njerez. Do te kalojne vite, natyrisht, deri sa te integrohen edhe ata e te meritojne emrin qytetare.
    Por ata qe kane vjedhur, hajduter do te .quhen. gjithe jeten . Dhe femijet e tyre, femijet e haj dutit. Dhe niperit e tyre do etiketohen gjithe jeten me damken: “Gjyshi i tij ka qene hajdut dhe i posshter.”

    .me falni per gabimrt. Autokorrekt

  9. ttt says:

    Dibranet jene nje nga rrenjet kryesore te formimit te Tiranes si qytet sepse kur erdhen dibranet ne 1912-1913 Tirana akoma figuronte nje fshat i rendomte……….deri ne 1920 kur u shpall kryeqytet……….

  10. katarakti says:

    Shumë drejt. Tirana ishte një fshat i prapambetur deri kur u shpall kryeqytet. Edhe tiranasit njiheshin për njerëz tê pakultivuar. Rrogoz dhe fêrgesë. Fshati u kthye në qytet pas vitit 1920 kur u shpall kryeqytet. Inteligjencia e vendit u grumbullua aty. U ndërtuan rrugët dhe bulevardet që ekzistojnê edhe sot. Më pas edhe ministritë. Mbaj mend se andej nga vitet ’70 përballë hotel “Vjosës” ndodhej një shitore e ushqimeve të gatshme. Mê pas një qoftore. Pastaj dyqani i famshêm “Flora” ku fillonte edhe rruga drejt ish – kinemasë “17 Nëntori”. Kadareja e ka përshkruar bukur rininê e Broduejit tê viteve ’70 te libri “Dimri i Madh”. Ngjitur me MAPO-n kishte nje dyqan biçikletash me qira dhe para kryqëzimit me “Rrugën e Barrikadave” ishte dyqani i luleve.
    Por gjëja më e bukur e Tiranês, për mendimin tim, ishte “xhiroja” e mbrëmjes e viteve ’70- ’80 që fillonte nga ministritë dhe përfundonte te universiteti. Ishte vend takimi i gjithë rinisë kryeqytetase. Meqë ra fjala Bamir Topi ishte pothuajse i përnatshëm në atë xhiro, ( prandaj edhe ai që nuk dinte të ecte në bulevard, se ishte mësuar të kapërcente vetëm shkëmbenjtë, e quajti “horri i bulevardit. Të mendosh që një i zbritur me valixhe druni në Tiranê shan banorin den baba den të kryeqytetit)! Mbaj mend edhe Fullanin, ( i vetmi që lyente flokët që në atê kohë), Zhani Ciko e kompani. Kishte edhe disa femra që thuhej se kishin ngelur pa burrë duke dalë natë për natë në xhiro. Ishte një kohë tjetër.

  11. Tironci says:

    O daku brodueji per krye qytetin ishte rruga nga universiteti deri tek 15 kaçi , ne vitet 75 -90t kjo ka qen rruga brodueit , jo kjo qe tregon ti ktu futeshim perpara se te hynim ne xhiro ne at koh , ne xhiron qe fillonte ne 6t te darkes mazdite ne dimer deri ne oren 11t te nates , ne ver nga ora 7 e darkes se ne drek ishte vap e benim sjest te ter , se dilnim ne 15e 30t nga puna dhe deri ne 12.5 te nates se errsohej me von dhe bente vap , rruga nga universiteti hotel dajti famshem 15 kaçi ishe brodueji dhe rruga qe linte pa fjal dhe te ter turistat e huaj ne at koh qe hynin ne xhiro me qytetaret , se ne at koh nuk lejohej qarkullimi makinave nga ora5 e mazdites deri ne mesnat ne kte rrug , ktu shikonim dhe na shikonin xhdo nat ishin me shum se 10 -15 mij te rinj e te reja qe frekuentonin kte xhiro per nat nuk kish njeri ne mosh te re ne tiran mos futej nje her ne dit ne at xhiro , pastaj shperndaheshim me shoqet ose me shoket neper klubet e kohes nga liqeni e kudo koh e lavdishme dhe brilante , shum e bukur te tera vajzat e bukura te tiranes kalonin ne kte xhiro , Tirana ne vitet 85s arriti nje kultur vertet europiane ku kishe turp te beshtyje ne rrug ose te hidhje leter , ishte rinia jon e bukur me shok e shoqe , qe fatkeqsisht sot nje pjes e tyre nuk jetojn me , dhe te tjer jan martuar jan me femij te rritur e te shperndar ne te ter planitin i puth i dua dhe i pershendes te ter ate brez te atyre viteveve dhe i uroj nje jet te bukur kudo qe te ndodhen , ishte rinia jon e bukur .

  12. Qinani says:

    Me ç po lexojm kto komente ,”deshmitaresh okulare”,apo duke pa “prova vizive” si ajo fotografija 3t ke dyqoni i luleve,m duket se ajo helmnaja antidiktatures,qe ka tre dekada qe printohet shtypit,esht diçka e përçudnuar,sepse,p sh ajo foto e t rinjve n vitrinen e dyqanit t luleve t ngja si n ameriken e asaj kohe…identike….
    ..dhe paska pas liri individi edhe nen diktatur…
    ..moda ?…shifi ata t rinj…si n amerik…
    ..vetem se s ka makina por biçikleta….
    Megjithate rendsi ka shpirti i lir amerikan tek ata te rinj shqiptar aty ne nji qoshe te rruges se “mekatarve” te atehershem…
    Ne ate rrug vinin nga gjith Tirana…ishte sikurse me dal jasht shtetit tash,…liri …..
    ..dhe ,duhej t kishe bole t pranoheshe nga ai komunitet rinor properndimor ,aty,
    Kafenet,baret,pijetoret ishin status…
    Edhe femnat,dukeshin me t bukra kur kalonin aty..
    ..si biçim kur shko n klub nate …tjeter atmosfer…
    …ishte rruga e Dibres,jo e dibranve..sikurse rruga durrsit jo e durrsakve…
    Megjithate ,tironsit nuk i vun asnji vendi emertimin …”lagja e tironsve” p sh…..as banor t ardh prej krahinave t tjera…
    Veç dibront krijun “lagjen e dibronve”,çomt krijun lagjen e çomve ke vorri bomit,apo sot “tregun çom”,..sikurse edhe kosovaret qe krijojn komunitete hermetike dhe s lejojn individ nga krahina te tjera…kjo gje esht nje mentalitet tribal qe e acaron dhe tensjono jeten ne komunitet,pasi kto ngulmime krahinore i ngjajn atyre puçrave te qelbit mbi trupin e nji njeriu…
    ..per fat t keq kjo “tradit” klanore vazhdon tek çeçenet verior ,te cilet krijuan infeksjonin me te demshem te shoqeris shqiptare ne histori…aqsa grupimet dibrane apo edhe çame duken si puçra qelbi ne krahasim me kancerin çeçen…
    ..e tash…po t kalosh andej nga broduej i atyre kohrave shef ..asgje…hiçi ka mbir aty…edhe pallati i kadares ,qe ishte i magjishem dikur,tash esht nji grrumbull kubesh pa shpirt,ku pluhuri dhe tymi i autobuzve urban e ben edhe me t pavler..
    Ah.
    Lamtumir o koh t bukra t netve verore !

  13. Tironci says:

    E para duhet me e dite, qe Dibronet u perzune me force nga sllavet nga trojet e tyre.
    Ata u vendosen ne disa qytete te shqiperise dhe sigurisht edhe ne Tirone.
    Ne ate kohe bashkia e Tirones ka pasur nje keshilli i sigurise se Tirones, keshtu quhej.
    Ne krye te ketij keshilli ka qene kryetari Xhemal Pazari si dhe dy zevendesat e tij, qe nuk po ja permend emrin ketu.
    Kur kane ardhur, Dibronet ne fillim kane kerkuar strehim te teqja ne pazarin e vjeter dhe atje sigurisht, ju dha buke e strehim, per afate kohore deri sa moren toka per te ndertuar shtepite e tyre qe dihen edhe sot. Nji burre i ri qe ne ate kohe ka qene zevendesi i Xhemal Pazarit, dhe shume i pasur derdhi florrinjte ne tavoline per ti ushqyer e kujdesur per keta njerez ne nevoje, por sigurisht qe ndihmuan edhe Tironca te tjere ne kete drejtim.
    Dibronet e dine fare mire bile edhe emrin e ketij personi qe une nuk dua ta permend ketu. E thashe vetem se ketij personi qe ka dhene shume e shume jo vetem per Tironen por edhe per Shqiperine, sot nuk gjendet as edhe nje rruge ne emrin e tij. Po te jene Dibronet e sotem me zemer e respekt si te paret e tyre, duhet ta kerkojne qe te respektohet ky person.
    Nuk dua te jap me teper informacion, por respekti shperblehet me respekt. Sidoqofte Dibronet kane qene gjithmone te respektuar ne Tirone.

  14. maksi says:

    O Trifon bli nje pale kufje se do biesh rehat dhe sdo ndjesh gje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje