Bylisi në krizë, humbet në shtëpi nga Skënderbeu. Paqe mes Kastriotit dhe Apolonisë

Skuadra e Bylist ka marrë një tjetër rezultat negative në sfidën e luajtur në fushën e saj kundër Skëndërbeut.

Vendasit ndodhen në një krizë të rëndë rezultatesh, ku dhe pse ishin favorit për të triumfuar u mposhtën me rezultatin 0-2 nga korccarët.

Dy golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj u shënuan nga ana e Pusit dhe Tereziou.

Ndërkohë, takimi tjetër mes Kastriotit dhe Apolonisë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Të parat që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Fieri që shënuan në minutën e 80-të me anë të Mihanaj.

Por, vetëm pas pesë minutash ishte sulmuesi i krutanëve Sebino Plaku që nga pika e  bardhë e 11 metërshit barazoi shifrat. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *