Disa falenderime Lulzim Bashës, si drejtor morgu.

21 Nëntor 2020, 20:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fotot makabre nga morgu, janë të tilla makabre, në çdo kohë. Edhe kur nuk ka pandemi. Edhe në një ditë të zakonshme dhe të qetë të Shqipërisë.

Morgu është vendi ku njeriu zhvishet për herë të fundit në jetë, jo vetëm nga rrobat, por nga çdo organ i tij. Mund të ndodhë të marrësh foto në morg, duke hapur trupin e njeriut të vdekur, duke e vendosur mbi tavolinë, duke e vendosur në shesh, duke e futur në frigorifer… Mjafton të kesh zemër të fortë, për të parë një skenë makabër.

Lulzim Bashës, që tashmë ka marrë dhe detyrën e shefit të morgut të Tiranës, duhet t’i jemi mirënjohës që nuk ka zgjedhur pozicione shumë makabre. Ka zgjedhur vetëm disa të vdekur në dyshem, para se të futen në frigorifer. Mund të kishte zgjedhur dhe mjekun, duke e çarë trupin e të ndjerit, dhe të ulëriste gjithë populli: “Shiko si i masakrojnë të vdekurit në morg”.

Ndaj në këtë aspekt, është treguar mesatarisht i moderuar. Them se është treguar i tillë, pasi njeriu i tij në morg është përditë dhe mund të na çojë dhe foto më makabre.

Ky është falenderimi i parë që kam për të.

Falenderimi i dytë ka të bëjë me qëllimin e publikimit të fotove për marketing politik. Nga një hetim që kemi bërë se si rrodhën fotot, na del që një nga punonjëset e shtypit të PD, J. Z., ka dërguar fotot në grupin e gazetarëve të dy televizioneve të PD, dhe pastaj gjithë portaleve e ”blogerëve” të saj.

Siç mund të verifikohet lehtësisht, çfarëdo shpikje të bënte Edi Rama në marrëdhëniet publike kundër Bashës, PD, apo shtypit partiak të tij, nuk do kishte arritur këtë rezultat.

Komentet negative që ka marrë Lulzim Basha, PD, dhe gjithë portalet, gazetarët, apo mediet e PD, që publikuan fotot nga morgu, dhe perceptimi negativ për ta, nuk do arrihej dhe sikur t’i kapje duke vrarë njerëz vetë në morg.

Dhe këtu mendoj që Lulzim Basha ka meritën e vet, pasi vetëm për të hequr vëmendjen nga debati mbi të shkuarën e tij anonime, që nuk di si ta tregojë dhe vet, i hyri me papërgjegjësi shembullore një akti makabër, me të cilin mendoi se do na tmerronte të gjithëve.

Na tmerroi në fakt, por me budallallëkun e vet, pasi për të shpëtuar nga disa stërkala balte mbi të, i hodhi një vullkan balte mbi kokë opozitës.

Falenderimi i tretë ka të bëjë dhe më misionin publik të këtij makabriteti. Lulzim Basha e nisi pretendimin e kësaj fabule, me akuzën se Edi Rama po shënon si të vdekur nga COVID, vetëm ata që dalin me tampon pozitiv dhe po përjashton të quajë të vdekur nga COVID, ata që kur vdesin e kanë kaluar COVID.

Ky ishte fillimi i debatit.

Ai mori përgjigje nga personeli mjekësor, pasi vdekjet janë proces ligjor i verifikushëm dhe i patjetërsueshëm nga askush. Mori dhe një përgjgije nga Edi Rama. Pastaj si për ta ilustruar që ai ka të drejtë, se ka shumë vdekje, botoi dhe ato fotot makabër nga morgu.

Përveç neverisë publike që ngjalli me këtë marrëzi, ndoshta ka bërë dhe një të mirë. E vetmja gjë që u mbetet në mendje shqiptarëve nga ky makabritet, përveç neverisë për gjestin e opozitës, është se situata nuk është mirë dhe virusi mund të na vërë përpara të gjithëve, duke mos pasur as ku të lëmë arkivolët.

Kjo mund të mbledhë shumë “trima” shqiptarë brenda shtëpisë, përveç Ilir Metës dhe LSI, që paradite qajnë për morgun e në darkë festojnë ditëlindje humoristësh. Ata janë të sigurtë se puna e morgut është lojë, se fotot në morg i ka bërë njeriu i LSI aty dhe e dinë që janë kot.

Por të tjerët nuk e dinë dhe ndoshta ky makabriteti i Lulzim Bashës e Ilir Metës, i tremb pak.

Në mars të këtij viti, kur Bergamo ishtë zhytur në errësirën e COVID dhe po dilte jashtë kontrollit, shfaqja e kamionëve të ushtrisë me arkivole që i çonte ushtria në varreza tmerroi dynjanë. Më pas konspiracionistët akuzuan qeverinë se e bëri të trembë qytetarët e të mblidhen në shtëpi.

Tek ne këtë marrëzi po e bën opozita. Ajo mendon se do trembë Edi Ramën nga populli i lemerisur nga fotot, por në fakt Edi Ramën po e kthen në viktimë dhe popullin po e bën më të dëgjueshëm ndaj masave të Qeverisë.

Për këto aryse, Lulzim Basha ngjan sot më shumë si një drejtor morgu, por që nuk menaxhon ata që ndërrojnë jetë në spital, por atyre që u kanë vdekur qeliza e fundit në tru dhe janë të gjallë nëpër korridoret e PD.

Ata janë sot i vetmi morg i politikës shqiptare, ku të vdekurit presin në frigorifer kur t’i ngrijë e t’i shkrijë Sali Berisha për t’u ngjallur. Aty le të rrinë. Drejtorin se kanë burrë të keq.

47 komente në “Disa falenderime Lulzim Bashës, si drejtor morgu.”

  1. arvanitasi says:

    o Mero je i madh, ti i lexon ADN atyre, dmth sherbyesve te serbeve grekeve dhe ruseve.keto do zhduken nga faqja e dheut ne te njejten kohe me virusin, diku nga prilli, maji ose qershori i ardhshem. rrofte gjermania dhe amerika.

    1. aladini me eskorte says:

      Te shohim si do ta dredhi Mero pro,edisti antikomunisti kur Luli dhe Edvinuabte bashkqeverisin

      1. Ilir says:

        Hahahaha???drejtori burre i mire??Mero mos vdeksh kurre!

    2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Mero djali,Lulja e Bashajve me kujton ate
      turbofolkun e Blerina Balilit:
      O co ku do vete Lule,moj Lule,
      larg o ne kurbete,Lule,moj Lule.
      Tra la la la la.
      Futi dhe nje gerrnete aty dhe ja e beme nje politi-qen.
      Lulja e shkret,po i biem kote me qafe,eshte marionete
      e Sali Brek’skisha-s.
      Ai u katapultua aty ku eshte dhe per hir te se vertetes,
      nuk ka pasur kurre ambicie te profilohej politikisht,
      ambicia e tije e vertete ka qene leku dhe kete ai e realizoi.
      Si efekt anesor ndihmoi edhe pak ne shtimin e katrahures dhe kakofonise
      politike ne vend dhe kur ta ndieje lakun ne fyt,le mjekerr rruan koken dhe
      s’ka perendi qe e njeh.
      Ishujt e Paqesorit jane pa fund.
      Ai ka hyre ne valle,kunder vullnetit te tije dhe shpreso te dali gjalle nga kjo,
      pa u shnderuar ne nje Karaduz Hajdari te dyte.
      Se ai e di fort mire qe Doktor Mortja i ka qejf keto skenare.
      Megjithate fare pa vlera nuk ngelet,me rrolin e regjizorit,
      ne serialin Babale,,me skenar te Sali-hanit pe Korce.
      Per-para PD-ja.??
      Aaa,kot per muhabet,edhe rroli i Fantomasit do ti shkonte per shtat.

  2. Bravo Mero! !!! says:

    të ngeli basha në kokë – a ke grua, apo njerëz të tjerë për të cilët DUHET të mendosh?
    Më vjen keq për ty – nuk më plas për bashën!!

    po humbet minutat e cmuara të jetës – nuk kthehen më ato!!

    1. Mik says:

      Mero Baze ate pune ka, sepse gazetar eshte. Ashtu si Qim Peka, Andi Bejtja, Armand Shurrkullaku, Andi i Kapove kane pune me Ramën, sepse eshte e drejta dhe puna e tyre.
      Me grate e atyre ke ndonje problem, qe u mbeten burrat duke u marre me Ramën? Apo vetem Tek Mero Baze e ke hallin. Ju gratë Jeni force e madhe me thene te drejtën.

  3. Lul kastraveci pa fara says:

    Luli shkrete e ka kthyer shqupin ne morg me mumje si saliu si humoristi tragjik jul deda e te gjithe hienave si paloqa qe nuk ka respekt as per njerzit e tij te vdekur.
    Luli ka kufomat e tij ne bulevard,ka horrin e bulevardit qe po i lepihet,por nuk e di qe po fundos veten cdo dite e me shume …
    Dhe zhelesfina po ferkon duart dhe i uron lulashit rruge te mbare per te lagja dritave ne amsterdam

    1. Lulezime veliaj says:

      Bravo mero te pershendesim dhe mjekeve ju uroim shendet te plot

  4. Jake Çepani says:

    Lul Bashiqi, është drejtori i Morgut të PD-së.
    Vetëm atë ka në dorë edhe nja katër pesë muaj, mbasi më vonë, PD do të shkojë e gjitha ne arkivol e në gropën që ka hapur Salushi, Metushi, Lulishi dhe Monushkaaaaa

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Për Meron
    Na U i NSHRAK-ut
    .
    Ki që merret me xhenazetë
    dhe ne fshatçe na ka prekur
    nuku është drejtor i morgut
    Xheneral i Partisë së Dekur!
    .
    Ta gëzojën demokratët
    e ta mbanë me shënet
    ki nuk xidhet krieministër
    të paktën në këtë jet.
    .
    U e laç me këmpërpjetë
    u munua që t’ja uli
    Komananti Nukëmushi
    Këmpërpjetë na meti Luli.
    .
    Ashtu do e lë dhe sënte
    kush të dojë dhe të vejë
    ndënë dritën Hënergjëne
    kush të dojë le ta çkër(dh)bejë!

    Mora vesh se prëmë në dakë
    kish datëlinjen një gastor
    jeshën mledhur Leshelistët
    kënojnë e kërcejën në kor.
    .
    Hidhu pirdhu dhe pa maska
    dhe na bëjën karshillëk
    prin në krie tru laraska
    krah më krah, kallaballëk.
    .
    Më tu lumtë toktoreshë
    hidhe vallen siç di ti
    pse s’e morre dhe binanë
    që tu njitej si shtëpi!
    .

    1. Kapeshi says:

      Oh sa i madh je more vella.Te lumte pena o poet i jugut

  6. Pato says:

    Ne Itali kur dolen fotot e kamionave te ushtrise ishte gjendja e jashtezakondshme dhe ishte shpallur lufte njesoj si sot. Ne gjendje lufte ka disa rregulla shume te forta dhe policia italiane nuk jua pertoi shkopin e gomes kokes te gjitheve atyre qe hapnin panik neper portale online dhe neper protesta.. .Infermierve tane qe punuan ne Itali per nje birre ne dhomat e tyre ju vendos gjoba. Salvinin qe bente si i forte me refugjatet e kane derguar ne gjykate.

    Mos na krahaso fare po hic fare me kete rrumpallen tone. Rama ne vende qe te mbaj fjalime do bej mire te forcoj e zbatoj rregullat qe vendos vete. Lesh e lite bejne party e nuk pyet njeri, tjetri nxjerr foto nga morgu ne kundershtim me ligjin dhe nuk pyet kush.. Imagjinon dot qe kryeministri italian te ngrej supet e te thote une nuk fus njerez ne burg e keni gabim ju qe me votuat? Ne shqiperi cdo ngjatje eshte politike, nje menxyre e vertet si per te giallet edhe per te vdekurit. Mbaroi kjo tani deri te henen do rrine si mut te gjithe dhe do fillojne te hajne mut prape javen tjeter.

  7. Cuku says:

    I madhi Mero
    Respekte

  8. emigranti says:

    Fantastik si shkrim. Mona me Ilirin e dridhte shamine dhe nuk çanin koke per te vdekurit. Sigurisht nuk do mbajne zi, por pak respekt. Por e dine qe jane kot. Dhe mbi te gjitha per ta duhet te zbatohet ligji dhe sidomos per Bes idiotin qe sfidon qeverine. I papari mos pafte kurre. Bes Kallakun cojeni ku te doje edhe ne hene ai eshte i varfer ne shpirt dhe i kompleksuar., bashke edhe me ata qe i festojne ditelindjen.

  9. Shqiptari i Ilirisë says:

    Paragrafi i fundit është sentenca më domethënëse për morgun PD dhe pronarin e tij Berisha me drejtor Lulëzimin.
    Të lumtë Mero,je i madh!

  10. ???? says:

    LULUSHE TË MARTË LUMI
    HIQU SYSH SE NA MËRZITE,
    VETËM QAHESH QURRAVITESH
    TANI IK, S’KA KOHË TË RRITESH .
    NUK TË DO TY DEMOKRATI,
    NUK TË DO PARTIA JOTE,
    NUK TË DO SOCIALISTI
    TË DO VETËM MILITANTI.
    PO ,TË DO DOKTOR MAVRIA
    SE PAS TEJE STRUKET MBROHET,
    PO TË DO DHE LESHELIJA
    QË PAS PD-s TË RIMORKJOHET .
    NUK TË DO KJO E MUNDUARA, E CFILITURA KOSOVË,
    SE JO VETËM NUK E MBROJTE, POR U BËRE SHËRBËTOR .
    SHËRBËTOR I SHKJAHUT TË NDYRË
    S’KE MË FAQE, S’KE FITYRË,
    KOT PËRPIQET MARKAGJONI QË ME TY TË NA PAJTOJË,
    SOT ATDHEU KËRKON TRIMA,
    TRIMAT TY , NUK TË NGJASOJNË !!

  11. Atdheu says:

    I madh je Mero. Te lumte pena.

  12. GJINI says:

    Je shum i sakte Mero ne analizat e tua !

  13. Basha qerrohu ?? says:

    E teproi Basha .

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Politike me te vdekurit ne kohe pandemie s’kisha degjuar ndonjehere. Se ku i vendos te vdekurit per momentin (se mbase u duhen shtreterit per ata te infektuar qe renkojne jashte duke pritur) ne toke apo ne kuti floriri nuk do e kuptoja diferencen. E paska ndare mendjen Mero qe kur te humbasi, i paska bere valixhet gati per ne Hollande dhe as do t’ja dije per ate vend.. Paragrafi i fundit eshte piktura me domethenese se c’fare eshte ajo parti..

  15. Franz Kafka says:

    Basha eshte mesuar qe fati ti bjere gjithmone nga qielli si nje llotari. Keshtu u be kryetar i pd, keshtu i bashkise tirane, keshtu morri 15 mln euro per pallatin ne vlore etj etj. Jeta e tij eshte nje jete e mbushur me fat dhe po keshtu po kerkon ti bjere serisht nga qielli fati i rradhes, por kete here me forme tjeter: si kufoma qe bien nga qielli.

  16. mond says:

    pamja e Lulit kur pyetej ne Opinion per numrat e te semureve dhe te fataliteteve qe duheshin krahasuar per numrin e popullsise me vendet e tjera ja kalojne cdo aktori, mundohet te behet serioz dhe ben sikur llogarit me mend perqindjet, mbase mendonte : bobo, si behet tani qe mos them lapsusin e radhes, kurse Berisha kenaqej nga audienca me e madhe se e Rames, por si mund te humbej kjo shfaqje?

  17. Hej GOPIST ! says:

    Dërgoi Merkel ndonjë urim për ditëlindjen e Bes Dallkaukut,
    se Trampi e ka mëndjen e prishur nga votimet dhe i falet .
    N.q.se jo, kujtoje Merkelin se do të na mërzitet Muna.
    E di ti, heq çizmet pastaj ajo ?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      E nisi Anxhela urimin
      “Për më të çquarin umorist”
      nuk ja dhanë të ministrisë
      se Besua është Leshelist.
      .
      Nërsa Trapi tha i ziu
      këtë rradhë më zure ngushtë
      po do tërgojë kur të rixidhet
      fiks më datë tridhjetegjasht Gusht.

  18. leskoviku says:

    Si nuk e kuptoni fotot jane vere nga Tritan Shehu ose njerez te paguar prej tij, kete mos e harroni dhe koha do ta vertetoje.

  19. Lumonush says:

    Di cfare shkruan, di te godasesh ne shenje. Urime. You’re the best .

  20. Berati says:

    Meroja kete radhe qenka bere per kafe te hidhur se ja dhjeu tere propaganden Edit. Tani e kane kapur me etiken. Kokrra e rrugaçit te Surrelit dhe zagaret e tij Baze e Bollino se paten problem hiç te publikonin pamjet e te vdekurve ne morget e Iranit apo Amerikes por per kete tonin jane prekur thelle . Po perhap panik thone.

  21. Cufi says:

    Ta gezoje partia lylken e Sali sheqere karxhixhin

  22. mira says:

    Po që i bën autopsinë fix asaj force politike që ka humbur krejtësisht ndjesinë e të qënit forcë politike? Mjerë ata që i ndjekin nga prapa këtë llum të Shqipërisë. Njerëz pa dinjitet. Po të ishin diku tjetër do të viheshin me shpatulla pas muri për panikun që përhapin. Turp, turp.

  23. 001 says:

    Ti e Bere drejtor morgu lulqirin!
    Ti ja rrite vlerat.
    Une Kam frike ti jap sqeparin te ngul nje gozhde se zanati lulit eshte spiun dhe tradhtar.
    Ka Bere baba (saliu) djale, jo per gje

  24. Mero Leshi says:

    Vjen era velbaze o Mero Muti
    Edhe ju te tjeret po ashtu bythqira jeni kur i thoni bravo ketij morri.

  25. Tomori USA. says:

    Zoti Mero, jet e shendet pac gjith jeten. Editoret tuaja jane margaritar qe, ndricojne mendjen dhe zemrat e shqiptareve brenda vendit dhe me shume ne emigranteve ketu ne Amerik besoi dhe neper bote.
    Budallalleqet e Bashes skan te sosur, haron i ziu se cdo dit e me teper deshmon se me shpifjet, akuzat ndaj bluzave te bardha dhe qeveris Rama, vecse na njgjall urejtje dhe perbuzje si figur politike.
    Pergezojme masat e qevris dhe sakrificen sublime qe bejne bluzat e bardha per te shpetuar sa me shume jet njerezish.

  26. 0sumi says:

    Mos e shaj nusen e fshatit o Jake Cepani….se ju zemerohet djali,Like Floriri…..
    (Te fala.nga nje dobrushalli)

  27. lul morgu says:

    Dhe Lul (ne gjuhen hollandeze – kari), i ben thirrje prokurorise te hetoje. Ai e di mire qe prokuroria, edhe pse ka filluar reforma, eshte vete ne morg. Nuk heton te pandeshkuarit. U kallezua edhe Sali Berisha ne fillim te pandemise per perhapje paniku, por prokuroria eshte ende ne morgun e drejtor Lulit.

  28. Albani says:

    Sote ne nje kohe kur gjithe vendi eshte ne nje lufte te shpallur kunder semundjes se Covidit disa horra dhe tradhetare te kombit duane te permbysin qeverine dhe te bejne perseri leshe e li ne kete vend.Kunder ketyre duhet patjter shkopi i gomes dhe gazi se ndryshje keta nuk e kuptojne situaten ne te cilen kalon vendi,keta jane ne gjume dhe kur u del gjumi duane vetem pushtet per te vjedhur dhe jo per te bere punet qe do polulli dhe kombi jone si çdo popull dhe komb tjter ne Europe. Ne ket situate ne Itali jo shkopi i gomes por edhe marrja zvarre pa pike meshire per palaçot ne respekte te atyre qe humben betejen me semundjen.Degjoni edhe juve shqiptare te dashur se çfar behet ne bote dhe pastaj veproni per te mire dhe jo ne te keq te vendit.Edi Rama shterngo masat te shpetoje pa humbje te medha populli yne qe eshte shume i vuajtur nge politika tradhtare e berishizmit dhe bashizmit duke vene ne krye presidentizmin dhe monikizmin.

  29. Trotski says:

    Vazhdimi i si kryetar i PD dhe i Opozites per Lul-Sumkapuçin eshte Garanci per Humbjen e Thelle te Opozites ne Zgjedhjet e 25 prillit 2021.

  30. Ilir says:

    E Raa bam e Merua ham…

  31. Gramozi says:

    LULI BASHA MORI DETYREN E RE DREJTOR I MORGUT NE TIRANE AFERIM TE QOFTE MBASI LA DETYREN NE KOSOVE QE MUAR ME VIKTIMAT KOSOVARE TE VRARE NGA SERBET POR EDHE ME ATE KOSOVARE TE UCK QE JANE GJALLE PER TI CUAR NE HAGE ,BRAVO LULI BASHA..

  32. shqipja që duam says:

    FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

  33. shqipja që duam says:

    FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

    të iku jetë për lesh me lulin në kokë

  34. shqipja që duam says:

    FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

    të iku jetë për lesh me lulin në kokë
    kujdesu për familjen o qyq

  35. shqipja që duam says:

    FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

    të iku jetë për lesh me lulin në kokë
    kujdesu për familjen o qyq

  36. shqipja që duam. says:

    .FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

    të iku jetë për lesh me lulin në kokë
    kujdesu për familjen o qyq

  37. shqipja që duam. says:

    .FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

    të iku jetë për lesh me lulin në kokë
    kujdesu për familjen o qyq

  38. shqipja që duam. says:

    .FALËNDERIM m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes FALËNDEROJ. Letër falënderimi. Fjalë falënderimi. Në shenjë falënderimi.
    2. Fjalët që përdoren për t’i shprehur mirënjohjen dikujt për një të mirë që na ka bërë ose për urimet që na ka dërguar. Ju shpreh falënderimet e mia.

    mëso shqip o mero djali

    të iku jetë për lesh me lulin në kokë
    kujdesu për familjen o qyq
    nga londdra

  39. saimir says:

    ik o koqe kanari se nuk di car prrallis,ke 10 vjet qe vetem lufte klasash di te besh.as nje ide se si mund te rregullohen gjerat e as nje vizion per te ardhmen.kaptine mucmolle ngele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje