Dokumentet: Si u urdhërua ekzekutimi i Enver Hoxhës kur ai të shkonte në Pezë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme të cilat i përkasin dosjes hetimore dhe gjyqsore të të ashtuquajturit “Grupi i Deputetëve”, ku bënin pjesë 24 të pandehur dhe midis tyre emra dhe personalitete të njohura të periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e më pas deputetë të Parlamentit Shqiptar apo në Kryesinë e Frontit Demokratik të Shqipërisë të kryesuar nga gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, si Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, etj., të cilët u nxorrën para një gjykate ushtarake të kryesuar nga major Niko Çeta dhe prokuror, Josif Pashko.

Cilat ishin akuzat e formuluara nga ana e trupit gjykues ndaj 24 të pandehurve: Shefqet Beja, Enver Sazani, Sheh Ibrahimi (Karbunara), Selaudin Toto, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Salim Kokalari, Sulo Konjari, Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Rustem Sharra, Xhevat Xhafa, Rram Marku, Beqir Çela, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Saggioti Paolo, Foto Bala, Abdyl Kokoshi, Shefki Minarolli, Pertef Karagjozi, Mehmet Prishtina dhe Agathokli Xhitoni?

Çfarë deponuan gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor të pandehurit e “Grupit të Deputetëve”, lidhur me: organizimin e tyre, degët që kishin nëpër rrethe të ndryshme të vëndit, njerzit që i kryesonin ato, lidhjet me grupet e rezistencës antikomuniste që ishin në arrati, apo eksponentë nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit që ndodheshin në kampet e Italisë, mbështetja që ata kishin nga anglo-amerikanët dhe misionet e tyre që vepronin në Shqipëri, lidhjet me ushtarakë të lartë madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe asaj të Punëve të Brendëshme, e deri tek njerëz me funksione të larta, pranë Enver Hoxhës etj.

Nga Dashnor Kaloçi

Dokumentet që po publikojmë në këtë shkrim i përkasin dosjes gjyqësore dhe hetimore, të të ashtuquajturit “Grupi i Deputetëve” që u arrestuan dhe u morën të pandehur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke u vunë në bangon e të akuzuarëve në fillimin e shtatorit të vitit 1947. Në atë gjyq i cili u zhvillua në Kinema “17 Nëntori” të kryeqytetit nga data 4 deri në datë 27 shtator, kur u dha edhe pretenca, u gjykuan si të pandehur 24 persona, ku pjesa dërmuese e tyre ishin personalitete të njohur të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pjesa më e madhe e tyre ishin intelektualë të njohur, të cilët ishin diplomuar në universitetet e Perëndimit dhe disa prej tyre si: Shefqet Beja, Enver Sazani dhe Sheh Ibrahim Karbunara, ishin deputetë të Paralamentit Shqiptar, të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste e kryesuar prej Enver Hoxhës.

Përveç këtyre tre personave tepër të njohur si nacionalistë dhe me popullaritet mjaft të madh në të gjithë vëndin dhe që ishin krerët e atij grupi të pandehurish, të njohur si “Grupi i Deputetëve”, edhe një pjesë e madhe e tyre ishin antizogistë dhe kishin mbështetur apo kishin marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po kështu në përbërje të atij grupi kishte dhe intelektualë të tjerë dhe tregtarë të ndryshëm, të cilët nuk kishin aderuar në asnjë nga tre forcat politike (Balli, Legaliteti dhe Partia Komuniste) gjatë periudhës së Luftës, por që ishin brymosur dhe kishin përqafuar idetë liberal-demokrate të vëndeve Perendimore ku kishin studjuar, duke pasur prirje të theksuara antikomuniste.

Procesi gjyqësor i “Grupit të Deputetëve” i cili filloi me një pomozitet të madh nga ana e propagandës së regjimit komunist, duke vënë në dispocizcion të gjithë arsenalin e saj me radio, gazeta dhe afishe të ngjitura nëpër mure, për nga përmasat e rëndësia e tij, ishte procesi i dytë më i madh i zhvilluar deri në atë kohë që nga mbarimi i Luftës. Proçesi i parë gjyqësor ishte zhvilluar në marsin e vitit 1945, i njohur si “Gjyqi Special kundër kriminelëve të Luftës” dhe në bankon e të akuzuarëve të atij gjyqi, kishin dalë 64 persona, ku pjesa më e madhe i tyre kishin mbajtur funksione të larta në të gjitha qeveritë shqiptare që nga ajo e Ismail Qemalit, e deri tek ato nën pushtimn gjerman, si deputetë, kryeministra, ministra, prefektë, kryetarë bashkish, ambasadorë, ushtarakë të lartë etj.

Ndryshe nga Gjyqi Special i marsit të vitit 1945, ku gjykoheshin si të pandehur të gjithë ata persona të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur si “armiq e kriminelë lufte”, procesi gjyqësor i Grupit të Deputëtëve, që filloi në katër shtatorin e vitit 1947, kishte një ngarkesë akoma më të madhe politike e sociale, e interes të jashtëzakonshëm, pasi aty gjykoheshin një pjesë e atyre personalitëteve që kishin aderuar brenda rradhëve të Frontit Demokratik, që e udhëhiqte Partia Komuniste e sapoardhur në pushtet.

Nga dëshmi të ndryshme të marra si nga ana e familjarëve të “Grupit të Deputetëve”, ashtu dhe nga ish-ushtarakët e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, pothuaj gati të gjithë të pandehurit e atij grupi, gjatë procesit hetimor i janë nënshtruar torturave nga më ç’njerzoret në mënyrë që të pranonin akuzat që u ngarkoheshin nga ana e hetuesëve. Ajo shihet qartë edhe nga dosja gjyqësore e atij procesi, ku disa nga të pandehurit gjatë gjykimit të tyre i kanë mohuar ato dëshmi që kanë dhënë gjatë hetuesisë, duke u shprehur me fjalët: “Nuk kemi qenë në gjëndje dhe i kemi firmosur ato”.

Përveç atyre dëshmive të mohuara në atë proces gjyqësor, nga ana e të pandehurve të atij procesi ka edhe shumë dëshmi të tjera, ku flitet për aktvitetin dhe veprimtarinë e tyre antikomuniste, të filluar që nga periudha e Luftës e deri në atë kohë që u arrestuan, ku Sheqet Beja, Enver Sazani, Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Tefik Deliallisi, Sulo Kloso, Salim Kokalari, Beqir Çela etj., kanë pranuar të gjithë aktivitetin e tyre që synonte rrëzimin e Qeverisë Komuniste të Enver Hoxhës. Po kështu në atë dosje gjyqësore shihet se të pandehurit kanë pranuar edhe lidhjet e bashkëpunimin e tyre me misionet anglo-amerikane të kryesuara nga Harry Fultz dhe gjenerali Hodgson, si dhe lidhjet me eksponentët kryesorë nacionalistë të Ballit e Legalitetit, që ishin në mërgim apo në arrati nëpër male.

Përveç shumë dëshmive të bëra nga të pandehurit e atij procesi gjyqësor, (gjithnjë duke i’u referuar dosjes në fjalë), ku tregohen lidhjet e tyre dhe aktiviteti antikomunist për rrëzimin e regjimit komunist, një nga dëshmitë më interesante në atë gjyq, është ajo e bërë nga Tefik Deliallisi, ku ai tregon për bisedën e bërë në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë, ku Ymeri i ngarkoi Hamdi Kacolles, (njeriut që shërbente pranë Myslym Pezës) atentatin ndaj gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës e Koci Xoxes, gjatë vizitës që ata do të bënin në Pezë.

Të pandehurit

Shefqet Beja

Enver Sazani

Sheh Ibrahimi (Karbunara)

Selaudin Toto

Irfan Majuni

Tefik Deliallisi

Hysen Shehu

Salim Kokalari

Sulo Konjari

Ramazan Tabaku

Gjovalin Vlashi

Rustem Sharra

Xhevat Xhafa

Rram Marku

Beqir Çela

Riza Alizoti

Sulo Klosi

Saggioti Paolo

Foto Bala

Abdyl Kokoshi

Shefki Minarolli

Pertef Karagjozi

Mehmet Prishtina

Agathokli Xhitoni

(Vijon nga dje)

Dëshmia e Tefik Deliallisit

Para se të bëhej kryengritja e Shkodrës, u vendos në Komitet që të arratisurit të ktheheshin dhe të bashkoheshin dhe kryenin edhe aksione midis tyre. Kështu nën udhëzimet t’ona, çetat u urdhëruan të bëjnë aksione dhe të kryejnë atentate. Këto udhëzime ne u’a jepnim t’arratisurve simbas direktivave që merrnim nga anglo-amerikanët. Mbas mbarimit të mbledhjes, unë shkova në Durrës ku i raportova shokëve mendimet e Komitetit dhe së bashku me Ramazan Tabakun, u ngarkuam që të takoheshim me të arratisurit e Krujës dhe të Shijakut.

Kështu që Ramazan Tabaku, mori 5.000 franga dhe shkoi në Krujë ku u takua me Ibrahim Kupin, ndërsa unë mora 20.000 franga dhe shkova në Shijak, ku u takova me t’ arratisurit dhe u dhashë të hollat. Në prill 1946, kam biseduar me Hamdi Kacollën, dhe me Ymer Keçin, në shtëpi të Ymerit; Ymeri i tha Hamdi Kacollës, që të largohej nga Gjeneral Myslym Peza, ku ky ndodhej me shërbim, e të shkonte në Pezë; qëllimi i Ymerit ishte që Hamdinë, t’a dërgonte në Pezë për punë dhe për të bërë atentate kundra Gjeneral Kolonel Enver Hoxhës, dhe Gjeneral Leitnant Koçi Xoxe, në bashkëpunim me njerëzit që do të binte nga Dibra Faik Shehu.

Neve na kishin premtuar Anglo-amerikanët se po të merrej Shkodra nga kryengritësit, ata do të zbarkonin dhe zbarkimin nuk e bënë se kryengritja dështoi, mbasi nuk u bë në ditën e caktuar. Kurse kur erdhi Salim Kokolari nga Tirana, unë kam marrë 15.000 franga, gjithashtu kam marrë të holla dhe nga Ramazan Tabaku, të cilat j’ua kemi dhënë të arratisurve dhe u thamë se këto janë nga Komiteti i Durrësit. Mustafa Varoshin e njoh si kundërshtar të Pushtetit dhe neve kemi bërë mbledhje në shtëpinë e tij, ku i kemi thënë edhe për Komitetin dhe ai ka zhvilluar propagandë në Kavajë dhe Shijak kundër pushtetit.

Sot ditën dhe orën e caktuar Këshilli u formua si më parë, i asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe me ndodhjen prezent të Prokurorit Josif Pashko. Të shoqëruar rregullisht u sollën nga burgu të pandehurit dhe duke qenë të lirë u vunë në vendin e posaçëm, kështu filloi gjykimi rregullisht dhe botërisht. U morën në pyetje i pandehuri Irfan Manjuni, ju caktua si avokat mbrojtës z. Fuat Fico, të cilin e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe e pranoi.

Dëshmia e Irfan Majunit

Mbasi u pyet deklaroi: Në korrik ose gusht të vitit 1945, duke qenë në shërbim në Ministrinë e Financave, kam shkuar në zyrën e Kostandin Boshnjakut, të cilin e gjeta me Kol Kuqalin duke biseduar. Unë u kërkova të më falnin se mund të kishin ndonjë punë, porse ata më thanë se s’kemi gjë të fshehur, meqënëse unë kisha biseduar para ca kohësh me Kol Kuqalin në lidhje me masat e marra nga pushteti. Aty hapëm çështjen e shtetëzimit të automjeteve dhe nuk e gjetëm me vend gjithashtu folëm dhe kundra reformave të tjera të bëra nga Pushteti.

Kola tha se këtyre reformave duhet që t’u vihet fre, prandaj duhet të formojmë një organizatë dhe kur unë i thashë se kush do ta formonte, ai më tha se organizata është formuar nga Shefqet Beja, Selaudin Toto, Riza Dani, Enver Sazani, Sheh Karabunara, Suat Asllani dhe Gjergj Kokoshi. Kjo organizatë ishte jashtë Frontit, d.m.th. kundër Pushtetit dhe për të kundërshtuar reformat. Nga prilli i 1945, kam biseduar për formimin e një partie socialiste me Salim Kokalarin, Shefqet Bejën, dhe Enver Sazanin, ata thanë se Komiteti ishte formuar dhe me hyrjen time, të Faik Shehut, dhe të Riza Danit, ky komitet u kompletua, gjithashtu më thanë se komiteti kishte bërë dhe dy-tre mbledhje.

Unë në mbledhjen e komitetit kam marrë pjesë nga fillimi i muajit Shtator 1945. Organizata time kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit me violencë dhe me ndihmën e anglo-amerikanëv. Komiteti ka bërë shumë mbledhje. Mbledhjen e parë ku mora pjesë dhe unë, e bëmë në shtëpinë e Ymer Keçit, dhe merrnin pjesë gjithë grupi i deputetëve, si: Kol Kuqali, Shefqet Beja, Sheh Ibrahim Karbunara, Kostandin Boshnjaku, Riza Dani, Selaudin Toto, Faik Shehu, Enver Sazani, unë, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani, Sami Qeribashi, Musine Kokalari, Hysen Karbunara, Ymer Keçi dhe Syrja Selfua.

Kjo mbledhje u bë para zgjedhjeve dhe e hapi Shefqet Beja, i cili si foli kundra reformave të pushtetit, tha se qeveria e sotme e shpie vendin drejt komunizmit dhe mbasi sot jemi në pragun e një evenimenti me rëndësi, duhet të organizohemi kundra pushtetit. Mbas Shefqet Bejës, folëm me radhë: Riza Dani, Gjergji Kokoshi, Kol Kuqali, Kostë Boshnjaku e të tjerë. Gjergj Kokoshi tha që: neve në zgjedhje duhet të dalim si opozitë e hapur kundra Frontit, mirë po neve nuk e pranuam këtë propozim dhe vendosëm që kandidatët tanë që do të jenë në gjirin e Frontit, t’i përkrahim kurse kandidatët e Frontit, t’i luftojmë dhe të propagandojmë për abstenim.

Mbështetja tonë ishin tregtarët, bejlerët dhe agallarët, më vonë u lidhëm dhe me të arratisurit. Në këtë mbledhje mora vesh se komiteti i organizatës sonë, qe ngritur në Durrës dhe më vonë u ngrit dhe nëpër qendrat e tjera. Pas zgjedhjeve, në fillim të janarit 1945, kemi bërë një mbledhje tjetër, në këtë mbledhje e merrte pjesë i gjithë komiteti inisiator, këtu foli Riza Dani, i cili tha se përfundimet e zgjedhjeve nuk patën ndonjë rezultat pozitiv për neve, mbasi elementët tanë që filluan janë shumë të pakët; ai na tha se neve në parlament duhet të kundërshtojmë si individë, por jo si grup.

Mbas Rizait foli Kol Kuqali, i cili tha se anglo-amerikanët, i kishin thënë se nuk do t’i njohin zgjedhjet dhe do të kërkonin ripërsëritjen e tyre. Atëhere neve thamë që në rast se zgjedhjet ripërsëriten, do të dalim si opozitë kundër Qeverisë. Lidhjet me anglo-amerikanët komiteti i mbante me anën e Kol Kuqalit, dhe të Selaudin Totos. Këtu vendosëm që të zhvillonin propagandën për të zgjeruar rradhët tona. Vendimet që morrëm u vendos që t’ju njoftohej qarqeve dhe për këtë Shefqet Beja, shkoi në Durrës, Riza Dani në Shkodër, Sheh Karbunara në Berat dhe Kol Kuqali në Korçë.

Unë mora përsipër të zgjeroj radhët me shoqërinë që kisha në Tiranë. Qëllimi i shkuarjes nëpër qarqe ishte që t’u njoftohej se u vendos në qëndror për të ardhur në kontakt dhe për t’u lidhur me të arratisurit u vendos në një mbledhje tjetër më vonë. Kol Kuqali, ka marrë nga anglo-amerikanët, 250 Stërlina nga të cilat 100 i mori Riza Dani, 75 Faik Shehu dhe të tjerat i ndau Sheh Karbunara me Kol Kuqalin. Këto të holla ata ua dërguan të arratisurve kriminelë lufte.

Në një mbledhje tjetër që bëmë Shefqet Beja, më njoftoi se Tefik Deliallisi dhe Selim Kokalari, kishin rënë në kontakt me të arratisurit e Durrësit, Riza Dani, me të Shkodrës, Sheh Karbunara me Hamit Matjanin dhe Kol Kuqali, me një të quajtur Alarup. Mbasi të arratisurit kishin nevojë dhe kishin kërkuar të holla dhe armë u morëm vesh me misionet anglo-amerikane, të cilët na dhanë të holla dhe për armë dhe municion na njoftuan se do të zbarkonin në një vend të bregdetit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë njoftuan edhe neve të arratisurit.

Shokët më thanë se në mbledhjen që kanë bërë ishte dhe një i huaj (Anglez), porse unë vetë në këtë mbledhje vetë nuk kam qenë. Ata me anglezët kishin biseduar për ndihmat që do të na jepnin. Zgjerimi i organizatës, shtimi i çetave dhe lidhjet e kontaktet me të arratisurit i bëmë mbasi kishim për qëllim, që me ndihmën e anglo-amerikanëve të rrëzonin pushtetin. Si vend adapt për lëvizje kundër pushtetit, anglo-amerikanët na kishin thënë se ishte Shkodra, mbasi ata atje edhe mund të zbarkonin. Kështu neve, d.m.th. Komiteti Qëndror, vendosi që lëvizja të bëhej në Shkodër më dt. 15 Tetor 1946. Njëkohësisht u dhanë udhëzime gjithë qarqeve për të vënë të arratisurit në lëvizje.

Lëvizja e Shkodrës u bë para kohe dhe dështoi pasi forcat qeveritare ishin të shumta dhe të forta. Mbi dështimin e Lëvizjes së Shkodrës, ju njoftua anglo-amerikanëve me anën e Kol Kuqalit dhe të Selaudin Totos, porse ata na njoftuan që neve nuk duhej që ta humbisnim shpresën dhe të inkurajoheshim, porse duhet me vazhdoi të punojmë se ata do të na ndihmonin dhe do të bënin presion karshi qeverisë.

Për arratisjen e Cen Elezit, na lajmëroi Kol Kuqali dhe Selman Ndreu, në një mbledhje ku ishin të gjithë; kjo neve na pëlqeu mbasi ishte në interesin tonë. Me dështimin e Lëvizjes së Shkodrës, vendosëm të kufizonim mbledhjet dhe të bënim kontakte individuale duke vazhduar punën, porse në këtë mënyrë u udhëzuan dhe qarqet duke u dhënë që të punonin me kujdes se shpresat për t’ja mbërritur qëllimit i kemi, mbasi na ndihmojnë anglo-amerikanët. Në komitetin tonë ka marrë pjesë dy-tre herë Surja Selfua që bënte pjesë në organizatën Ballit.

Ai na ka njoftuar se organizata e tyre me anën e Abdyl Kokoshit dhe me ndërmjetësinë e anglo-amerikanëve, ishte lidhur me të arratisurit e Italisë si Mithat Frashërin, Ali Këlcyrën e të tjerë. Unë agjitacion bënja me shokët e mi, si Skënder Cilkën, Avni Skraparin, e Myzafer Kallanxhinë, të cilëvet u kam treguar ekzistencën dhe qëllimet e organizatës tone, këta aprovonin se unë u thosha mbasi ishin kundra Pushtetit. Nuk di që në komitet të jetë marrë ndonjë vendim për t’u bërë vrasje nga të arratisurit, por mund të jetë vendosur kurse unë nuk kam marrë pjesë.

Dëshmia e Salim Kokalarit

I pandehuri Salim Kokalari. Në komitet është marë vendim për ta bërë atentate kundër personave të Pushtetit, tue qenë dhe Irfan Manjuni. Mbështetja jonë kryesore për rrëzimin e Pushtetit ishin anglo-amerikanët, të cilët jo vetëm që na ndihmonin, porse dhe na shtynin që të punonin sa më shumë duke na premtuar ndihma në të holla, në armë dhe zbarkim gjithashtu e mbështetnim organizatën me elementët tregtarë agallarë dhe bejlerë. Në komitet është folur se ekzistonin grupe sabotatorësh në Kuçovë dhe gjetkë.

Reforma dhe shtetëzimet që bënte Pushteti, neve nuk na dukeshin të mira, mbasi ishin kundra tyre. Këto ishin në interes të popullit por neve mbasi ishim kundra pushtetit, ishim dhe kundra tyre. Unë e di që kemi bërë një tradhëti të madhe, porse mbasi ishim kundra qeverisë, të cilën e quanim komuniste, ne vepronim. Betimin dhe besimin që më dha populli t’ue më zgjedhë deputet me veprimtarinë time e tradhëtova.

U pyet avokati mbrojtës i të pandehurit dhe nuk pati gjë për të thënë. Ju kënduan proces-verbalet e hetuesisë dhe i pranoi.

Merret në pyetje i pandehuri Rustem Sharra, ju caktua si avokat mbrojtës z. Ilia Kote, të cilin e pranoi.

Dëshmia e Rustem Sharës

Ju këndua aktakuza e Prokurorit dhe e pranoi

Mbasi u pyet deklaroi: Gjatë okupacionit kam qenë tregëtar lëkurash. Nuk kam bërë pjesë në ndonjë organizatë. Aktivitetin tim kundra Pushtetit e kam filluar në qershor 1945. Unë vija shpesh herë në Tiranë dhe mbasi Shefqet Bejën e kam mik, qëndroja në shtëpinë e tij. Një natë Shefqeti më tha se: do të ngarkoj me një punë, që të lidhesh me Ram Abilin dhe t’i japësh pare të cilat do ti jap unë. Unë pranova mbasi e kisha mik, kështu kurse u ktheva në Kavajë u mora vesh me një katundar dhe kërkova të më takonte me Ram Abilin.

Katundari më lidhi me të dhe shkova e takova Ramën, në një pyll të Kavajës, të cilit i thashë 100 napolona, i thashë se këto pare vinin nga Tirana dhe që sa herë që do t’i nevojiten pare, të më lajmëronte për t’i dërgue, prandaj i thashë rri rehat. Rama në pyll ishte bashkë me djalin e tij. Me Ramën ndenjta një sahat dhe u ktheva, mandej katundari ndërlidhës vinte rregullisht dhe i dërgonja Ramës herë pas here nga 30-40 napolona, por nuk e di nëse kantundari j’a dorëzonte apo i mbante për vehte.

Kurse kur erdha në Tiranë, i thashë Shefqet Bejës se isha takuar me Ramën dhe i kisha dhënë pare. Me këtë rast e pyeta Shefqetin, që pse i dërgonte pare Ram Abilit? Shefqeti më tha se ka me na u nevojit dikur. Unë Ramës i kam dërguar 600 napolona kurse Shefqeti më ka dhënë 400. Të 200 napolonat e tjera nuk ja kam kërkuar, mbasi unë i kam borxh lart nga 2000 napolona.

Shefqeti më ka thënë se paret janë të organizatës, më vonë unë u bëra anëtar i organizatës. Unë nuk e di që Ram Abili, të ketë bërë ndonjë vrasje. Ndihma i kam dërguar Ramës nga ato që më kanë dhënë këta, porse gjë tjetër nuk i kam dhënë. Unë kam rënë viktimë për mik, mbasi as Ministër dhe as deputet nuk do t’u bëjsha. Kur më bisedoj Shefqeti për t’u lidhur me Ram Abilin, kemi qëndruar një natë të gjithë. Në komitetin e Kavajës, kam hyrë në korrik të vitit 1945. Shefqeti më kishte thënë në një rast, që pse nuk bëni dhe juve në Kavajë një komitet nacionalist dhe unë kur u ktheva në Kavajë, i thashë Rakip Haxhi Alushit dhe formuam komitete ku unë u caktova arkëtar.

Kurse kur jam takuar me Xhaf Xhafën, i tregova për formimin e komitetit dhe që e kishim caktuar dhe atë, ai pranoi. Një herë më ka takuar Xhaf Xhafa dhe më tha që kishte ardhur dikush nga Durrësi dhe na kishin thënë se juve nuk kini bërë kurrgjë prandaj tha Xhafa, duhet të mblidhemi, kështu u mblodhëm dhe zgjodhëm si Kryetar, Xhaf Xhafën, unë si arkëtar dhe Rakip Haxhi Alushi, Pirro Mineu e Dervish Iba, anëtar. Në komitet u vendos që të punonim në popull duke bërë me vete dhe elementë të tjerë, kështu jemi mbledhur vazhdimisht, tre katër herë.

Unë kam biseduar me katër pesë persona, shokë të mi, të cilëve u kam folur mbi organizatën larg e larg dhe jo drejt për së drejti. Pare në Kavajë nuk kam mbledhur. Qëllimi i organizatës ishte që të rrëzonte qeverinë. Nuk di të ketë ardhur njeri nga komiteti i Durrësit në Kavajë.

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Dokumentet: Si u urdhërua ekzekutimi i Enver Hoxhës kur ai të shkonte në Pezë”

  1. Na myten says:

    Anglezet jane per t’iu qi robt. Shqiperia ishte vendosur ne Jalte te ishte ne Lindje por anglezet vazhdonin ushqenin shqiptaret me genjeshtra qe te kacafyteshin me njeri tjetrin. E keqja eshte se shqiptaret nuk e kane kuptu akoma qe i kane bere per budallenj.

    1. Shane Muda says:

      Nuk ta kane fajin anglezet o shoku pir ky Dasho Pela- Kaloçi qe po lexon budallalleqet e tij se nuk ka idiot apo me mire gomar sesa Dashnor Kaloçi, se historian nuk behet dot kure edhe sikur Çim Peka ti shkruaje keto.

  2. LARG says:

    Sa bukur i spjegon Kaloshi; po perse na duhen ? Mos jane bere me pak vrasje me gjyq e pa gjyq ne vitet e demkracise ? Mire atehere se ne kete menyre mbajten pushtetin, po sot qe pranojne rrotocioni pluhurist , por duan ta rrembejne pushtetin mbi vdekjen ?

  3. Yuiop says:

    Paska qene me fat halja. Ta kishin vra, mire do benin.

    1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      Nuk e vrane dot se nuk kishte sjell saliun nga shpella te na sillte dhjerokracine.
      Po pse o enver na le kaq shume hale mbrapa dhe si qerove me kohe.

      1. sepse haleja le hale. Ke degjuar kund qe haleja te lere trendafila ? idjot.

  4. Nuk jam pro diktatorit ,por diktaori Hoxha ishte larg pames , per te mbajtir poziten ne krye te shtetit
    duhej te zhdukte te gjith inteligjencen Shqiptare se me pas do ti kishte ne opozit . Dhe keshtu ja doli duke
    filluar qe mbas clirimit e deri ne vitet e fundit te jetes se tij duke zhdukur dhe bahk luftetare e tij .

    1. Shqip says:

      Nje njeri qe pushkaton kunatin e vet, shoket e luftes, sherbetoret e tij me besnike, sepse sheh komplote imagjinare kudo, nuk eshte largpames, eshte PARANOJAK e XHAHIL!
      Nje njeri qe e mbush byrone politike me servile e te paafte qe e lene vendin ne meshire te urise nuk eshte burre shteti, eshte maskara i papergjegjshem.

      1. Ramazani says:

        @ Shqip
        O shoku ! A di te lexosh shqip ti apo jo, apo je analfabet funksional ? Vete te pandehurit e kishin pranuar se ishin vene ne sherbim te te huajve, madje si mercenare duke marre e shperndare parate. Ata vete e pranonin se kishin bere plane per te permbysur pushtetin me dhune, te benin atentate ( akte terrori ) si dhe bashkepunonin me kolaboracionistet brenda dhe jashte Shqiperise, me ata qe kishin lare duart me gjakun e popullit dhe qe sivellezerit e tyre ne Evropen perendimore moren plumbin. Tani, ku ka vend ketu per te folur per ” komplote imagjinare ” kur komploti eshte real dhe i vertetuar dhe, madje i pranuar nga kokat e tij ?

        1. Bocari says:

          Po kush nuk pranonte te fliste ato qe u jepeshin ne leter nga prokurori dhe ti firmoste ja humbin varron me gjithe te sfermit. Nuk mohohen kercenimet sataniste te Vero SATANAIT.

  5. Sal-serbi. says:

    Dmth. Sa ishte gjalle ja hengren mu..!

  6. Skenderbeu says:

    Me hir apo me pahir keta kane treguar te verteten qe nuk deshe pushtetin e popullit por te kelysheve te mbeturtempnarko fashisteve dhe armiqve te Shqiperise. Gjyqi I bere tregon qe denimi ka qene I drejte dhe mos hane mender prodhimin e bythes se ketyre pseudohistorianeve qe mbeten njerzit me genjeshtrat e dhjerokratike Berishiane.

    1. Rrofte Grupi Komonist i Shkodres me Jozin ne krye.... says:

      Nuk dihet nese e kane dashur apo jo pushtetin e Hoxhes!! Me gjithe ata napolona ne qarkullim rezulton se ata jane paguar per te mos e dashur dhe per t`a rrezuar! Thjesht kane qene mercenare te pagatorit!!

  7. Cekja. says:

    Yyyyy xhixhi! “Yuiop, mu ne gop!.

  8. cufi says:

    Cfare do banit ju nese kishit marre pushtetin me vote pamvarsisht ideve o mendimeve kunder atyre qe ishin kunder shtetit tyre duke rekrutua nga sherbimet naziste amerikane apo angleze e jugosllave.Ju lutem edhe sot ne se je anglez frances gjermane dhe je ne sherbim te nje spiunazhi tjeter ti do denohesh né cdo shtet prendimor,ashte tjeter bashkpunimi per interesa te perbashkta. Hall e pacin plumbin ne balle ata qe bashkpunuan me italian gjerman gjate luftes.Shqipera ishte pjese e aleances kunder fashismit e te punosh prapa krahve me ate qe ashte ne aleance eshte pabesi dhe Krim

  9. Vlora 9 says:

    Keta jane salinjte, iliret e hajdaret e pas 90-tes.

  10. Trump says:

    Deri dje, ky Kaloci apo Loqja, na tregonte se keta intelektuale dolen kot para gjyqit dhe se kunder tyre u trilluan akuzat. Sot na del dhe na tregon me fakte se ata u denuan per atentate, krijome organizatash terroriste, sabotim, sherbin ndaj sherbimeve sekrete te huaja etj etj. Ne cilin vend te botes, organizata dhe antare te tille qe skicojne atentate, nuk denohen? N cilin vend? Vetem 1 vend permend o Kaloc-Loqja.

  11. Dajti says:

    Shume prej tyre, afro nje e treta (8 vete ) e tyre jane gjirokastrite te Enverit

    1. Timi says:

      Hysen Shehu ka jetuar deri vone. Gjoja ishte kryetari. Lojra te pista oa fund per pushtet te nxitura bga agjenturat qe sollen ne pushtet Enverin.

  12. Trump says:

    Deri dje, ky Kaloci apo Loqja, na tregonte se keta intelektuale dolen kot para gjyqit dhe se kunder tyre u trilluan akuzat. Sot na del dhe na tregon me fakte se ata u denuan per atentate, krijime organizatash terroriste, sabotim, sherbim ndaj sherbimeve sekrete te huaja etj etj. Ne cilin vend te botes, organizata dhe antare te tille qe skicojne atentate, nuk denohen? N cilin vend? Vetem 1 vend permend o Kaloc-Loqja.

  13. Erdogan says:

    Nuk qe e shkruar ta egzekutonin ate Hipokrite dhe flliqesire qe mori ne qafe nje popull te tere.
    I ndau ne te privilegjuar dhe te presekutuar ku per nje llaf goje apo pa hapur gojen denoheshin me burg,u vrane,u varrosen te gjalle dhe kusheriri i 14te ishte i persekutuar apo jetonte me frike.
    Kufijte e ketij burgu te Madh qe quhej Albania Diktatori I mbajti se i donte per minierat,burgjet dhe punet e detyruara dhe per vete Pashallaret e Kuq bridhnin boten,shfrytezonin femrat,persekutonin.
    Nuk qe e shkruar te mos detyrohej te vinte Shenjteria e Tij Zoti Anastas ku ne Korce,Gjirokaster,Permet,Kavaje Elbasan etj kishte Aisha Greke Orthodhokse dhe Shkolla Greke.
    Mirepo “Ilyret dhe Pellazget” e Allahut duan nje Pashallek deri ne Preveze se nje Komb Ilyro Epirote te cliruar nga Turqia apo nga Italia fashiste.
    Nuk mund te thuash qe Pirrua ishte “Shqiptare “ dhe luften e Tij Heroike per clirimin e Magna Grecias (jo Magna Arnautia) ta mohosh ose ti jepesh si koloni Mbretit te Italise Viktore Emanuelit!
    Nuk e di se e kuptoni se ne cfare niveli “kombetare” kini arritur.

  14. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    Burrat si Enver Hoxha nuk perseriten. Ata qe flasin kunder ketij strategu jane vetem armiqte e kombit. Ajka e paster e popullit shqiptar e don dhe e respekton figuren e tij. Mos harroni se kjo eshte shumica. Po te hidhet ne referendum do ta shikoni. E kjo nje dite do te ndodhe……
    Sa per agjendet e sherbimeve te huaja ai beri vetem detyren, jo me shume por zbatoje ligjin ne fuqi. Sot se ka kaluar kaq kohe, nuk e harrojme kollaj te madhin Enver se na e kujton gjithnje “Kaqoli”. Neser do te na kujtoje vemjen Sali. Por presim kur te vdese, se per momentin paguhet mire. Sa per dijeni “Kaqoli” edhe ne kohen e Enverit eshte vleresuar. Eshte vleresuar me 80 lekshin e asaj kohe…..

  15. emigranti says:

    Erdogan ngjan si nje magazine pa inventar, ku gjen kuturu materiale te hedhura vend e pa vend e te pluhurosura.
    Kur shqiptaret te prire nga Skenderbeu luftonin kunder pushtuesit turk, greket I hapen dyert dhe nenshkruan aktin e vasalitetit, per te mos thene se Patrikana e Stambollit ishte kthyer ne nje shtojce te sherbimeve te fshehta te Osmanllinjve.
    Persa I perket nivelit ” kombetar ” te perfolur me siper, krijimi I kombit grek ( pasi nuk egzistonte ) eshte merite e Rusise, Anglise Frances e Gjermanise qe emeroi dhe nje mbret ne sherbim te ketij qellimi.

  16. Shqiptari says:

    Kta te 24ter e kan pas hallall plumbin kan qen kelysh kolaboracionist , punonin kunder interesit komtar dhe qeveris se zgjedhur me voten e popullit , kunder 28 mij deshmorve te ren per lirin e atdheut , paskan qen agjent te sherbimeve te huaja dhe kerkonin te mernin pushtetin me atentate e masakra , hallall Enver Hoxha ke qen dhe do mbetesh atdhetari dhe nacionalisti me i madh ne historin e kti kombi , ktyre qenerve antishqiptar i ke dhen denimin qe kann merituar ne baz te ligjeve ne at koh , rrespekte , po shikojm sot tradhtaret e kombit saliun lulin mulin Ramen e te tjer qe shesin interesat komtare e tallen me panvarsin e kti vendi , dhe i sherbejn interesave greke dhe serbe dhe na tallin e na bejn karshillik dhe nuk kemi çfar me i bo , ne at koh kishte çeço biçak , ja q,,,te kurven tradhtarve te kombit , lavdi Enver Hoxhes udheheqsit dhe shqiptarit me te madh ne historin komtare , ja pra lexoni dhe shikoni kush ishin tradhtaret veprimtarit e tyre te verteta qe i kan pranuar vet , ja kush ishte dhe musine kokalari se na tregoni histori se u denua se e kish inat Enveri , se nuk i kish pranu dikur kur kish qen beqar histori alabakesh ordiner kjo esht e verteta, tradhtaret kan mar ate qe marin tradhtaret ne te ter globin denimin e meritum , hera par qe thot te verteten kaloçi .

  17. Beni says:

    Nuk ka njeri normal qe te mohoj perkrahjen e disa sherbimeve sekrete te huaja, qe i dhane Enverit para marrhes se pushtetin dhe mbajtjen e tij, pet realizimin e objektivave okulte sataniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *