“EpiVacCorona” ndaj Covid-19 e prodhuar në Siberi, krijoi antitrupa te 100% e pjesëmarrësve

21 Nëntor 2020, 22:10Sociale TEMA

Të gjithë vullnetarët e vaksinuar nga vaksina kundër koronavirusit ‘EpiVacCorona’ e Qendrës së Kërkimit Vektor të Siberisë kanë zhvilluar antitrupa. Vaksina ka përfunduar dy fazat e para të testimit, duke përfshirë vetëm 100 persona.

Ndërsa një vaksinë ka nevojë për mijëra njerëz që të testohen përpara se të provohet cilësia e saj, lajmet e fundit janë një shenjë optimiste për të ardhmen.

“Studimet klinike kanë treguar që antitrupat u zbuluan në 100% të vullnetarëve të imunizuar me vaksinën EpiVacCorona.” – raportoi qendra, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Shumica e vullnetarëve të vaksinuar me vaksinën EpiVacCorona treguan induksion të një përgjigje specifike të theksuar imune të qelizave T.” – vijoi deklarata.

Ata gjithashtu vunë në dukje se asnjë efekt serioz anësor nuk u zbulua pas vaksinimit.

Megjithatë, qendra ishte e kujdesshme për të sqaruar se të dhënat e tyre nuk do të thotë se vaksina është 100 për qind efektive, duke theksuar se konkluzionet përfundimtare mund të vijnë vetëm pas fazës së tretë të hulumtimit. Kjo fazë përfundimtare e provës filloi vetëm më 17 nëntor.

8 komente në ““EpiVacCorona” ndaj Covid-19 e prodhuar në Siberi, krijoi antitrupa te 100% e pjesëmarrësve”

  1. Forca njerëzim! says:

    paska emër tbukur

  2. Forca njerëzim!! says:

    paska emër tbukur

  3. Baliu says:

    Duhet pritur edhe vaksinen kunder Covid-19 te shpikur nga Inteligjenca Artificiale, e cila do te jet 110 % efektive.

  4. Virolog me Axhende... says:

    @ Bal Vaksina e Inteligjences Artificiale ne kombinim me rrjetin G5 do te jete ma e efektshmja edhe ne jam dakord….

  5. pjeter says:

    Hahaha,kujdes çipin e Billit ti,se mos ta fusin ne bith pa ditur e na del super inteligjent artificial.

  6. fabi says:

    Ruset jane si PD’ja, sa hapin gojen vetem genjejne. Le t’i fusin ne bythe te vet “vaksinat” e tyre.

  7. Papi says:

    Hahahaaaa ne siberi
    edhe siku te nxjerrin brire te testuarit se merr vesh kush
    Ahere pse nuk vaksinoni mosken ne mase?
    Puna e vaksines u be me keq se propaganda e luftes se ftohte sapo njeri shpikte ose thjeshte genjente per nje shpikje te gjithe fillonin e genjenin

  8. Sd says:

    Ruhuni nga vaksinat serbe se kane brenda virusin e UDB-se dhe Covid19 dhe shkoni në rroten e semes të gjithë. Kini kujdes se kjo vaksine do futet nga Serbia ne Shkoder, Tropoje, Kavaje dhe te SHQUPI ku i ka bazat e saj shumë të forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje