FOTOT/ Një sistem i çuditshëm transporti: lundrim mbi ujë dhe mbi tokë

Duket sikur po lundron nëpër fusha me bar kur papritur gjendesh në mes të një kanali duke “ecur” me një anije të pazakontë.

Kanali Elblag në Poloni lëviz jo vetëm nga uji, por edhe nga toka. Si? Transportimi  i mallrave me anije ka një histori të gjatë në Ilavë, qytet në Poloninë Veriore. Shekuj më parë, prodhimi i vendit, lënda e drurit bashkë me produktet e nxjerra prej tij, ishte mjaft i rëndësishëm për të ndërtuar shtyllat e anijeve dhe transportoheshin me anije përgjatë një itinerari të vjetër. Ky itinerar shkonte në fillim në jug, nëpër lumin Drvenica, pastaj në lumin Vistula dhe pastaj në drejtim të veriut për në detin Baltik. Që këtu, mallrat transportoheshin për në Europën Perëndimore.

Me kohën ky itinerar bëhej dhe më i rëndësishëm pasi u rrit kërkesa për lëndën drunore.
Por, përveç rëndësisë, ky itinerar ishte shumë i gjatë, çka dhe nuk e favorizonte tregtinë dhe për këtë lindi nevoja për të gjetur një rrugë më të shkurtër.

Dërguesit e ngarkesave menduan se si t’i shfrytëzonin gjashtë liqenet e gjata që shtriheshin midis Ostrudës dhe Elblagut, afër lagunës së Vistulës. Nëse do të arrihej që të lidheshin këto liqene së bashku, rruga do të shkurtohej 5-fish.

Kështu lindi ideja që të gërmohej një kanal për të lidhur liqenet. Ishte e vështirë pasi teknologjia e atëhershme nuk e favorizonte ndërtimin e kanalit.

Por, me gjithë vështirësitë, përsëri tregtarët vendas, pronarët e tokave dhe prodhuesit donin që prodhimet t’i shitnin shpejt dhe të nxirrnin fitime. Për këtë arsye ata vazhduan t’i nxitnin autoritetet qeveritare të atëhershme, që të bashkonin liqenet. Më në fund, në vitin 1825 autoritetet vendosën të ndërtonin një kanal që do të lidhte qytetet e Ostrudës dhe të Elblagut me njëri-tjetrin dhe me liqenet.

Projekti iu besua Georg Jakob Shtenke, një të sapodiplomuari në hidroinxhinieri në një nga akademitë e Berlinit. Ai hartoi planin dhe në 1844 nisi puna për ndërtimin e kanalit.

Kanali, afërsisht 240 km në veri të Varshavës, u desh 16 vjet për t’u ndërtuar dhe përfundoi në 1860.

Tani përdoret ekskluzivisht për turizëm dhe është një nga shtatë mrekullitë e Polonisë ku turistët nuk mund ta besojnë si një sistem i tillë arrin të funksionojë dhe sot.(SI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *