“Kjo është dhunë”, e ftuara kërcënon me largim nga emisioni: Po dal fare nga studio

Emisioni “Rudina” ka diskutuar këtë të shtunë lidhur  me ligjin e ri për dhunën në familje. Të ftuara në studio ishin Sevim Arbana, kryetare e shoqatës “Në dobi të gruas”, Denisa Daka, avokate dhe Almeida Xhaferi, psikologe  klinike. Ndërkohë në një lidhje “Skype” ishte Altin Hazizaj, avokat dhe aktivist për të drejtat e fëmijëve.

Denisa Daka nuk ishte dakord me ndryshimet e fundit në ligj, por kjo ka hasur në debat nga të ftuarat e tjera të cilat e kanë ndërprerë dhe e kanë kundërshtuar.  E gjendur në këtë situatë Daka ka kërcënuar me largim nga emisioni nëse ajo do të ndërpritej sërish.

PJESË NGA DEBATI

Daka: Unë konsideroj sukses ligji ne 2006-ës, ndërkohë që nuk i konsideroj të përshtatshme ndryshimet e reja.

Arbana: Po në vitin 2011? Më fal…

Daka: Të lutem nuk të ndërpreva..

Arbana: Jo jo, vetëm këtë.

Magjistari: Cili është ligji i vitit 2006?

Daka: Është ligjit themelor, në vitin 2006 doli për herë të parë, ligji për masat kundër dhunës në familje. Ai formatoi për mënyrën se si do procedohet në këto raste. Janë bërë disa ndryshime, unë do ndalem tek ndryshimet e fundit. Së pari ndryshimet në këtë ligj, diskriminojnë burrat, flitet për viktima gra, ndërkohë që dhunuesi nuk ka gjini. Ndërkohë gjatë punës sime të gjatë…

Arbana: Nuk është kështu.

Daka: Të lutem thamë që nuk do e ndërpresim njëri-tjetrin.

Arbana: Të jemi të saktë.

Daka: Dhunuesi…

Xhaferi: Dhunuesi përfshihet dhe nëse është i mitur, qoftë burrë apo grua.

Daka: Rudina nëse do më lesh hapësirën e duhur, unë kam ardhur për të dhënë fjalën time.

Arbana: Po nuk mund të themi gjëra…

Daka: Atëherë unë po dal nga studio fare dhe kaq. Jo kjo është dhunë, kjo është dhunë.

Arbana: Po jo me gënjeshtra.

Daka: Nuk mund të..

Magjistari: Denisa po këtu nuk ka asgjë për të reaguar…

Daka: Unë kam ardhur të them mendimin tim.

Magjistari: Lëreni Denisën të flasë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Kjo është dhunë”, e ftuara kërcënon me largim nga emisioni: Po dal fare nga studio”

  1. xxx says:

    ne rregull kur dhunon burri. po ne qofte se dhunon gruaja kush del nga shtepıa, po ne qofte se shtepıa eshte blere me leket e burrıt atehere pse shtepıa ı ngelet gruas kur nuk ka dhene asnje lek….. donı te kopjonı europen po ne europe del nga shtepıa aı qe nuk ı perket shtepıa dmth shtepıa ne qofte se eshte me letrat e burrıt del gruaja dhe shkon ne shtepı socıale ne qofte se shtepıa ka letrat e gruas del burrı kehtu eshte ne europe lıgjı. pse ne shqıperı duhet te dale burrı ku aı person mund ta kete blere shtepıne me djersen e tıj .ky eshte dıskrımın ı burrıt apo e thene troc tı ulen vlerat burrıt degjenerım . keshtu jane shkaterruar shume shoqerı ne perendım

  2. Beni says:

    Kjo eshte Denisa demokratja, qe mendon
    se ligji i Sales i vitit 2006 eshte me i miri. Kjo
    eshte avokate me shkolle me korrespondence, shkonte sa per te marre provimet. Punonte ne Komitetin e feve ne vitet 90 dhe si te gjithe militantet e PD I
    i merrte
    provimet me teser partie. Ajo
    prepotence e asaj kohe e shoqeron edhe sot. Kercenonte Sevimin, se nqs nuk do e linte te fliste broçkullat e saj, do braktiste studion. Njesoj keta te gjithe, nje marke.

  3. Ligji me i forte dhe qe u zbatua andmban vendit ishte ai i vitit 1966. ” Cilido qe mer neperkembe te drejtat e gruas i ritet koka dhe i hidhet ne zjarre.” Kaq u desh ,sa u degjua dhe zbatimi i tij filloi menjehere ,ku gruaj azuri vendin e merituar ne shoqeri pa terc e pa merrc. Le te dilte jo ligj ,por nj udhezim e ta shikoje Monike Kryemadhin se sa trime ishte te mos e zbatonte. Po kur babai i shtepise ka lujtur nga mend,pa jeter qe lesh e li behet shtepia…

  4. analisti says:

    Po qe kurvë mediatike televizive, shfrytëzoje si duket video-kurvllëkun. Disa cilësi të lavires që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme i ke të domosdoshme. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të ndryshmet. Vetëm ata. Me të ndershmit, fukarenjtë, kotheret, s’ke punë, nga ata s’del gjë.
    Kurvë e Shoqërisë Civile.
    Sillu gjithë kohën nëpër konferenca dhe simpoziume me një laptop në krah. Në kohën që do teprojë nga simpoziumet, ulu bëj kalkulime si t’i vjedhësh të gjitha paret. Në pamundësi 80 %.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *