Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin

Nga Carlo Bollino

Opozita deri tani ka thënë gjithëfarësoj gjërash mbi Covid-19. Fillimisht tha se nuk ekzsiton, pastaj tha se ekziston por është faji i Ramës, pastaj kërkoi gjëndje emergjence, pastaj thërriste se gjendja e emergjencës nuk duhej zgjatur, pastaj tha se maskat nuk duhen, pastaj se duhen, pastaj kritikoi lockdoën sepse privonte lirinë e popullit, pastaj kërkoi lockdoën, pastaj tha se Rama gënjente me të vdekurit dhe se shtonte numrin për të justifikuar gjëndjen e emergjencës dhe për të fituar fonde europiane, tani thotë se Rama në të vërtetë po ul numrin e të vdekurve.

Në pritje të broçkullave të tjera, përpiqemi të arsyetojmë.

I  vënë në vështirësi nga gënjeshtrat mbi të kaluarën e tij si “përgjegjës operativ” te Gjykata e Hagës dhe më pas si hetues i Unmiku-t (zanat që i ka lejuar që në pak se 5 vite të vërë një pasuri prej 1 milion euro, rrogë që e la më pas për të punuar në Shqipëri si ministër për më pak se 1000 euro në muaj), Lulzim Basha përpiqet t’u përgjigjet akuzave duke përdorur teknikën e vjetër të shpifjes, të mësuar gjatë viteve të shumta në shërbim të Sali Berishës.

Kur nuk ka një të vërtetë të dobishme për ta përdorur në favorin e tij, Lulzim Basha e shpik. I akuzuar se gënjen mbi rolin në hetimet kundër UÇK-së, tani po përpiqet të akuzojë Ramën se gënjen me numrin e të vdekurve me Covid.

Kur gazetarët i kërkuan që të tregonte provat që kishte në dispozicion, Basha u përgjigje se kishte në celularin e tij emrat e 900 qytetarëve të vdekur nga Covid, 400 prej të cilëve të fshehur nga Qeveria, por nuk i publikon “në respekt” të familjeve. Por nuk ngurron të publikojë në mediat e familjes Berisha fotot e gjashtë kufomave në morgun e Tiranës, tre prej të cilave të shtrira në dysheme për shkak sipas tij të një mungese  të hapsirës.

Janë foto-horror të cilat nuk ofendojnë vetëm memorjen e kujt ndodhet aty dhe ndjeshmërinë e kujt i sheh, por edhe inteligjencën e kujt i ka shpërndarë. Çfarë dëshiron të tregojë Lulzim Basha në strategjinë e tij makabre të komunikimit? Që edhe Edi Rama gënjen për Covid ashtu si ai gënjen për UÇK-në? Para së gjithash ato foto nuk janë provë e asnjë gënjeshtre, pasi gjashtë trupat që janë fotografuar përputhen me shifrën e 15 të vdekurve në një ditë për shkak të Covid, shifër e shpërndarë nga qeveria, të cilëve iu shtohen edhe të vdekurit për shkaqe të tjera që vendosen në të njëjtin morg, patjeter te mbingarkuar.

Por ato foto nuk tregojnë mbi të gjitha asgjë pasi asnjë, aq më pak qeveria, mohon ekzistencën e pandemisë. Përkundrazi, opozita në shumë raste në fjalimet e veta ka synuar të mohojë, ndërsa aleati kryesor i Bashës, këmbëngul të zhvillojë takime pa vënë as maskën, pasi mendon se Covid mposhtet me hudhër dhe raki.

Tani Lulzim Basha e ka kuptuar me ne fund se pandemia ekziston dhe se njerëzit po vdesin dhe në Shqipëri, si në Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Gjermani, Francë, Greqi, Shtete e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës.

Por në asnjë prej këtyre vendeve opozita nuk ka guxuar të amplifikojë terrorin dhe ankthin që tmerron njerëzit, siç po bën Basha në këto orë. Sepse të hedhësh teorinë se të vdekurit janë shumë më shumë ka vetëm qëllim terrorist dhe destabilizues, identik me dinamikën e tij të djegies së mandateve në parlament apo sulmit të qeverisë me shishe molotovi.

Por ne fakt strategjia e Bashës nuk ka vetëm një funksion destruktiv të brendshëm. Të përpiqesh të tregosh se Rama gënjen me shifrat e viktimave të Covid (sikur të deklarosh 15 të vdekur në ditë është ndryshe nga sa të deklarosh 30) synon të tregojë se qeveria nuk di të administrojë krizën shëndetësore dhe të shpresojë që Brukseli ta marrë parasysh në afatin e rëndësishëm të 11 dhjetorit që po afrohet, kur do të vendoset të hapen apo jo negociatat me Bashkimin Europian.

Basha dhe Berisha me rrjetën e tyre të aleatëve që i ndjekin me në krye Ilir Metën kanë vetëm një obsesion: çkreditimin e Shqipërisë sa më shumë të munden me shpresën se më në fund mund të rimarrin kontrolli siç ishte shtatë vite më parë (shtatë vite që atyre por dhe ne na duken një shekull) dhe pak rëndësi ka për ta nëse duhet të shkatërrojnë imazhin, shkërmoqin besueshmërinë, dhe si tani, të përdhosin dhe të vdekurit.

Ata i kanë deklaruar luftë Edi Ramës, por është vetëm një luftë pushteti e bazuar në urrejtje ku janë të gatshëm të përdorin çdo armë pa asnjë respekt as ndaj njerëzve, as ndaj të vertetës.

REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin”

  1. Tan_Tironci says:

    Basha krijion viktima nga do qe shkon.
    Ne Shtepine e verdhe, ne kampet e UÇK-se, tashme ne morg.
    Viktimat qe ai shkakton jane me plumba rikoshet.
    Kaq.

    1. Bureto says:

      Por ama Basha ka edhe katër viktima reale, të vrara në 21 Janar 2011, në mes të ditës mu para kryeminustrisë me urdhër të Berishës dhe të ekzekutuar nga gardistët e tij si ministër i Brendshëm. Krim i cili është i faktuar, por ende nuk është ndëshkuar nga drejtësia e tomndrecëve e agimbendove të kriminelit Saleh Berisha. Populli, me shpresë i mban sytë hapur nga SPAK-u. Inshallah nuk zhgënjehet, përndryshe do ishim para një fataliteti, që do të ishte fundi i shtetit të së drejtës. Këto tymset e sotme bëhen pikërisht që kriminelët dhe të korruptuarit e djeshëm t’u shpëtojnë ndëshkimit. Populli e ka dhënë me votë ndëshkimin ndaj tyre, në 2013, në 2017, do ta japë dhe në 25 prill 2021, por populli nuk është gjykatë e as prokurori. Urojmë që drejtësia e re dhe ndërkombëtarët ta kenë në vëmendjen e tyre, aspiratën popullore për DREJTËSI.

  2. Andrea says:

    Bravissimo, te lumte , nje artikull brilande, urime.

  3. Bubi says:

    O hajvane te opozites nuk meret pushteti kurre me makabritete te tilla,keto veprime te ndyra per ju do te jene bumerangu me i pa pare.

  4. UCK-ja says:

    Mos u merni me te ,ky eshte vete nje kufome politike e programuar nga Sali Karaxhixhi,ky eshte per tu keqardhur,ky kujton se behet politike me njerez te vdekur,e aq me teper te vdekur nga nje pandemi mbar botrore,ky te jape shpjegime per materialin me shpifje per shtepine e verdhe,pamvarsisht se ka rene si akuze,po qe u be shkak per rezoluten ne parlamenti europian per hetimin e kesaj ceshtje te sajuar nga keta UDBASH-et e vjeter dhe te rinj,ku nje nga ta eshte edhe ky,pasojat e materialit te hartuar jane akuzat qe ngrihen per drejtusit kryesore te UCK-se dhe qe indirekt kriminalizojne luften e UCK-se,keta jane turpi i kombit

  5. Artan says:

    Gazetari qe flet gjuhen shqipe me mire se te gjithe te tjeret, ne menyre te persosur eshte italian. Pervec anes profesionale te perkryer.
    Bravissimo Bollino!

  6. Besi says:

    Kufomat e verteta jane Berisha Basha e maskarenjte qe i rrethojne. Kurse ata qe lehin neper rrjete sociale jane kontaktuar duke i dhene poste konkrete nese do te vijne ne pushtet hajvanet. Prandaj jane mobilizuare me te gjitha focta dhe kane kohe qe luten per kufoma e tragjedi. Fara e ndyre e Shqiperise komandohet akoma nga Sali Berisha

  7. Titi says:

    Nxjerrja e fotove te 6 viktimave nuk tregon asgje ne lidhje me akuzen !!! Edhe sikur te jete e vertete, ku eshte qellimi I fshehjes ??? Tregon qe nuk po kotrollohet pandemia siç po e paraqet qeveria….e çfare pastaj ???
    Hajde tope hajdari hajde…keshtu kerkon te vije ne pushtet ky idiot! Oh çna ka gjet ne shqiptaret me kete nivel politikani!

  8. gjuhetari says:

    Te lumte Carlo. Gazetar me pervoje, modeli si duhet shkruar.

  9. Po sikur kete t’a bente opozita ne kohen e Saliut , apo dhe ngjarje te tjera apo skandale si ; zgjeddhjet e 96 es , piramidat , shkaterimin e ekonomise , 97 en , rrugen e kombit , 7 % Gerdecin , 21 janarin , Babalen , dosjen kunder UCK se , c’do theshte e bente ky manekini ????

  10. Shenjestra says:

    Bravissimo Bollino.Ke bere nje shkrim te shkelqyer.E keqja e vendi ton jane vetem Berisha,Basha,Meta dhe falxhorja (Monika).E keqja tjeter eshte se prisnim te behej nje reform e mire ne drejtesi,por jo nuk eshte.Perseri ne organet e reja jane zgjedhur njerzit maskarenj,me te korruptuarit te Sali Berishes dhe prandaj keta qelbesira nuk denohen per krimet makabre qe kane bere.Por megjitheate ata do t’i denoi populli ne 25 Prill.

  11. Koti says:

    Basha numuron edhe të vdekurit e pa kallur të PD-ës, Palokën, Salianjin, Çunin e Fariut, e shumë të tjerë, prandaj i dalin shifrat aq të larta.

  12. Basha eshte thjeshte nji Plasteline ne duart e Fosiles se Shpelles berisha,
    i cili i jep atij Formen qe i dikton Tutori 😎✌👺
    Nderkohe qe Karikatura e Shpellarit bashah,
    vazhdon te jet nji nder
    Surratet me te Urryera ne mbare shqiptaret..
    Nji Sharlatan ordiner e ShpirtMute 👺💩💀👎

  13. Kol says:

    Bollino , ik se shqiptatet do te ti nxjerrin nga hundet parate si sekser mafieje ne Tirane, paraye se koncesioneve dhe tokat e falura nga Rama. Nje Lecez ae tall k… me rracen shqiptare…

  14. Opozite e mbushur me gomear qe nuk mbajne barre por me vete sjellin kerriça qe bejne qeder vetes , nuk mund te behesh kal me zor, por “trojen” mundohesh kot sepse asnjehere nuk I kane dal zot vetem per te bere cdo gje te mire cope cope , kjo eshte merita opozitare 30 vjecare.

  15. Gjaku says:

    po kët kar(l) in ca e lidh me shqipërinë?
    ky nuk ka gjak shqiptari!
    car asht ky Nënë Tereza!
    po ik o bythqir shqipërin nuk po e dum dot ne shqipot ta dush ti!!!
    psikopat me carm!

  16. Gjaku says:

    po kët kar(l) in ca e lidh me shqipërinë?
    ky nuk ka gjak shqiptari!
    car asht ky Nënë Tereza!
    po ik o bythqir shqipërin nuk po e dum dot ne shqipot ta dush ti!!!
    psikopat me sharm!!

  17. Gjaku says:

    po kët kar(l) in ca e lidh me shqipërinë?
    ky nuk ka gjak shqiptari!
    car asht ky Nënë Tereza!
    po ik o bythqir shqipërin nuk po e dum dot ne shqipot ta dush ti!!!
    psikopat me sharm!!

  18. Ram Ahmeti says:

    Bolano. Ti mire po ben. Pse po shkruan. Kujt po i shkruan. Kush te merr vesh. Megjithate vazhdo. Si dihet ndoshta dikush te kupton. Eshte tollovi ktu ne shqiperi. Zoti na ndihmofte.

  19. zani partizani says:

    Nuk e marr vesh, perse i hapet barku kaq shume ketij italianit me mbiemrin Bolja per punet e Shqiperise? Merr noi lek, apo si?

  20. Albani says:

    Nuk dua te merrem me Bolinon se ai eshte nje gazetar i nderuare dhe kaq.
    Dua te rithekesoj per te mijten here se me shume se kurre armiqte e shqiperise po perpiqen ekstremishte per te bere terror dhe trazira ne shqiperi e cila e dobesuare normalishte nga Covidi nuk mund ta perballojne kete antishqiptarizem qe rrenjet i ka mbas 1945 dhe ne vazhdim pa me te vogelin dyshim.Kam shume merak se makineria Serbe me njezit e saj ne Tirane po ben te pamunduren per permbysje pushteti dhe per te marre frenat ne dore dhe per te bere çfar i do zemra Sali qenit me te gjithe shpuren e tije te situates ne kete derexhe.Popull kurre mos bjere preh e qenerise berishjane dhe e portaleve te tij se ai do te beje te pamunduren per shkaterrim por jam , dhe duhet te jemi te sigurte se kurre nuk ka per tja arritur ,se neve na thone 90% puro shqipetare dhe 10% tradhetare ne i hame si nje meze me nje gote rakie dhe pse kane nje goje te shqyere, por ne do tju shqyejme edhe bythen dhe te rrije rehate ky popull se mjafte nuk durohen me . Edi Rama shkruaje historine e ketij populli me vepra dhe jo me ato qe perhapin berishjanet dhe medjet e tija mafjoze qe nje dite do tu vije fundi edhe pse ne nuk heqim dore nga demokracia qe vete e zgjodhem si gjithe bota dhe mbi te gjitha Europa.

  21. Boston says:

    Me respect per kete gazetar teper te guximshme she shume I paster ne shkrimet e tij. Urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *