Lulzim Basha, i paaftë që ta imitojë në opozitë Sali Berishën e 1997

21 Nëntor 2020, 14:09Blog TEMA

Nga Alfred Peza 

Publikimi i fotove të të vdekurve nga pandemia në morgun e Tiranë, përmes një ekzaltimi propogandistik a thua se sapo e kishin shpikur edhe shqiptarët vaksinën anti covid-19, shënoi një kulm të ri opozitar. Një kulm prej nga ku, nuk ka më asnjë enigmë për mënyrën sesi duan që tu imponohen qytetarëve, për tu rikthyer në pushtet.

Loja makabre për të përhapur përmes kësaj qasje, terror publik me qëllim nxitjen e protestave popullore, është shndërruar tashmë në një filozofi opozitare. E tentuan këtë, përmes djegies artificiale të mandateve të deputetëve të tyre, duke besuar kësisoj tek “revolucioni” imagjinar i molotovëve. E tentuan këtë, përmes përhapjes së lajmeve me tërmete apokaliptike duke caktuar jo vetëm mëdhësinë e saj, por edhe orën, minutën dhe sekondat se kur do të na çonte në botën tjetër.

Ndërsa tani, për të shmangur presionin publik mbi Lulzim Bashën për zbardhjen e të vërtetës rreth rolit të tij në misionin ndërkombëtar faktmbledhës për krimet në Kosovë, shpikën fillimisht qindra të vdekur nga pandemia të padeklaruar nga autoritetet. Për ta forcuar këtë mesazh më pas, me foto makabre kufomash nga morgu i spitaleve të Tiranës. Ndërkohë që përmes rrjeteve sociale, nisën ti bënin thirrje qytetarëve që të ngrihen për të shpëtuar Lulin!

Si edhe më parë as këtë radhë, nuk presin që të shkojnë në zgjedhje, por e duan pushtetin dhuratë nga shqiptarët si shpërblim për terrorin që po tentojnë tu imponojnë. Ashtu siç e donin pushtetin edhe më parë, si dhuratë nga “Babale”-t e prodhuara nga SHQUP. Siç e donin duke hyrë në çadrën e bulevardit më 2017. E ashtu siç e donin duke bojkotuar zgjedhjet lokale në 2019. Sepse e kanë të qartë se nuk e fitojnë dot me vota, ndaj i falen çdo ditë, kësaj filozofie të tyre.

Është kjo filozofi e liderëve politikë të opozitës sonë, që e ka degraduar alternativën e tyre elektorale, për tu rikthyer në pushtet; jo përmes jetës, por përmes vdekjes. Jo përmes shpresës, por përmes terrorrit. Jo përmes gëzimit, por përmes dhimbjes. Jo përmes shëndetit, por përmes kufomave. Jo përmes programeve që sjellin optimizimin për të ardhmen, por vetëm përmes panikut. Jo përmes ëndrrave, por përmes frikës.

Qëkur ka lindur lufta për pushtet në historinë e njerëzimit, udhëheqësit politikë, partitë dhe aleancat e tyre kanë vetëm dy alternative për të përqafuar: Ose ti imponohen popullit përmes forcës së moralit, ose përmes moralit të forcës! Nuk ka më asnjë dyshim që Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe aleatët e tyre të tjerë opozitarë, po kërkojnë që ti imponohen shqiptarëve, vetëm përmes moralit të forcës e materializuar tek filozofia e tyre e frikës.

Lulzim Basha nga njëra anë sheh ëndrra natë e ditë sesi do bëhet Kryeministër, e nga ana tjetër as që e ka marë ndonjëherë mundimin të shkruajë e ti paraqesë shqiptarëve një program politik. Një program elektoral. Një platformë qeverisëse. Një alternativë ndryshe pushteti, nga ajo e mazhorancës socialiste të Kryeministrit Edi Rama. A e dini pse? Sepse, edhe po të dojë, ai nuk di. Por, edhe nëse di, ai përton. Ndaj, i bie shkurt, si gjithë të singjashmit e vet: Gënjen!

E meqë gënjeshtër pas çdo gënjeshtre, i duhet një tjetër gjithnjë e më e madhe akoma për ta harruar të parën, ka mbërritur deri në këtë pikë pas 7 vjetësh dështim pas dështimi. Jemi në momentin kur pozitës sonë, e vetmja alternativë që i ka mbetur për tu ofruar shqiptarëve, është përhapja e panderprerë e terrorit publik përmes fake news-eve dhe kufomave.

Dikush duhet ti thotë Lulzim Bashës se në botën demokratike, arti i gënjeshtrës dhe filozofia e terrorit as kanë qenë, as janë dhe as kanë për të qenë ndonjëherë praktika fituese në asnjë palë zgjedhje të asnjë shteti të botës. E aq më pak, mund ta çojnë drejt pushtetit, një opozitë e cila ende nuk ka kërkuar fjalje dhe nuk është distancuar qartë dhe prerë publikisht, po nga kjo filozofi që e çoi njëherë vendin tek ngjarjet “vitit të mbrapshtë” 1997.

Nëse Lulzim Basha do që të shpëtojë nga akuzat për rolin e tij në misionin faktmbledhës për krimet e viteve 1998-1999 në Kosovë, që kanë çuar sot në Hagë jo thjeshtë shtabin e UÇK por krejt luftën e shqiptarëve për liri, duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Ai nuk mund të fshihet as prapa dezinformimit me kufoma imagjinare dhe as prapa fotove me të vdekur prej vërteti, në morgun e Tiranës.

E sa për atë se mund të vijë në pushtet, me këto forma e metoda, as që bëhet fjalë. Jo për gjë por Lulzim Basha, veç të tjerash është edhe i paaftë që ta imitojë për këtë, Sali Berishën e 23 viteve më parë!

11 komente në “Lulzim Basha, i paaftë që ta imitojë në opozitë Sali Berishën e 1997”

  1. Shkrimi says:

    E paske qare Fred! Te lumte pena

    1. Doktor Mortja dhe Mister Kufoma - Pftuuuu says:

      Doktor Mortja me Mister Kufomen; dy maskarenjte me te medhenj qe ka pare Shqiperia. UDB-ista dhe neoesadista te ndyre. Pftuuuu

  2. B.M says:

    Saliu ia doli vetem se ishte viti i mbrapsht i 97.
    Ky Lulka po i rreshton hesapet qe ka me kete popull ku pas rruges se kombit dhe vjedhjes aty na doli qe di te vjedhi dhe kaseta.
    Nuk di kush eshte me e keqja te jesh hajdur apo anti shqiptar ?!!!!???

  3. Vk says:

    Njeri kriminel
    Tjetri hajdut
    Vaj hallin opozites sone

  4. Luli vocerr says:

    Luli zbaton shprehjen qe i ka then babi Saliu: Bej si te them une por mos bej si bej une

  5. Lsi e morgut says:

    Vetem nje plehre nje kriminel mund te nxjerri ato fotot e mbremshme qe shastisen dynjane nga morgu
    Inskenim i paster politik. Sidomos kur u mor vesh qe drejtori i morgut na qenka nje i thekur i lsi dhr kryemadhit
    Pyes veten pse e ka lene PS drejtor enden????

  6. Adi says:

    Dikur thonim PDja me breke neper kembe. Tani me te drejte mund te tbemi qe PDja eshte tashme pa breke fare…

  7. TARDHETIA E KA EMRIN Pd-Berishjane says:

    Kreret e UCK.se Lavdishme, po Perballen me nje “Lukuni Uqish,Hijena,dhe Cakenjesh”..qe jo vetem Kerkojne Denimin e Krereve te UCK-se..POR KERKOJNE TE BALTOSIN Luften e UCK-se si “Terroriste”..Sipas Propagandes se Miloshevicit, te Mbeshtetur nga Sali Berisha ne Shqiperi.
    Jane 513.-te Deshmitare qe DO TE MBESHTESIN AKUZEN E PROKURORISE, qe eshte nje Akuze teper e Rende, pra 513-te Vete, do te Perballen me te Akuzuarit:Thaci, Veseli..dhe…nga keta te 513.-te jane???????????????????SA??135-DESHMITARE te “Mbrojtur”…dhe keta jane me te Rrezikshem , sepse keta jane DESHMITARE qe jane Kerkuar me “Qiri” si i thone :KETA DEKLAROJNE, AKUZOJNE, SHPIFIN, dhe thone c´fare te Duan..kunder Krereve te UCK-se…Pra Deshimtaret e “Mbrojtur”..kane nje Marreveshje me Prokurorine…dhe ne Kembim te Genjeshtarve, Shpifjeve ATA KANE Marre Azil Politike ne Vende te Ndryshme te Eu.se dhe Prandaj ata nuk duan tja dine fare:NE SE Thaci Hashim do te Vritet, Varet,apo Burgoset.
    pra kemi nje Shifer shume te Larte DESHMITARESH TE MBROJTUR, Shqipe:SPIUNE, qe per te Fituar Azil jane Marre ne Perpunim nga Grupi i Lulezim Bashes..por jo vetem kaq..
    1-Lulezim Basha Nuk ka Qene thjeshte nje Punonjes i Rendomte, apo nje Perkthyes Dokumentash,Lulezim Basha ka qene Ai, DIREKTE I DORES SE PARE DHE VIJES SE PARE, qe si Njihes i Gjuhes Shqipe::ESHTE MARRE ME Perpunimin ,dhe Klasifikimin e ketyre DESHMITAREVE,si dhe Vajza e Sali Berishes Argita Malltezi..si dhe Njohese e Gjuhes SERBSHTE nga Nena…
    Pra Grupi i Bashes, ka qene Grupe Investigues, qe pasi Klasifikonte Deshmitarin dhe Besuseshmerin e tije, per ate c´ka Depononte Kunder UCK-se JA Paraqeste Prokurorit..dhe Kerkonte OK-in..e tije…per tu Klasifikuar si DESHMITARE NE MBROJTJE…dhe keta Kkasifikoheshin te Tille kur benin Deklarata Bombe kunder Thacit, Veselit….kur i Rendonin keta sa me shume te jete e Mundur nga ana Ligjore,…
    2-Pse i them te Gjitha Keto:lulezim Spiuni, KERKON TE TALLET ME Ne Shqipetaret..dhe Mbase edhe ai Perdore Termin Serbe “Shiftari”..”Injorant”
    kerkon te Anashkaloje Problemin…duke thene se “Nuk” e Njohe ate apo kete..POR KEMI 513-te Deshmitrare…jane NJE Brigade-“Militare”..kunder 4-ter Veteve…dhe qe te Meren ne Pyetje 513-te vete DUHET NJE KOHE SHUME E MADHE, si dhe Verifikimi i te Dhenave te Tyre…pra DEPONIMET E TYRE A JANE TE BESUESHME???????????Kjo nuk ka Rendesi per Bashen Rendesi ka qe ai dhe Grupi i Tije…kane Pregatitur 513-te Kriminel Serbe, qe Vrisnin Gjitonin Shqipetare,Ashkalinje, Magjyper akoma edhe Shqipetare Gjakeprihur Bashkepunetore te UDB-se…keta jane 513-Te Luftetaret e ZYRES Ne Mitrovice te Lulezim Bashes…
    Pa Paragjykime:Lulezim Basha paralel me UNMIK-un, per Dosjet SPECIFIKE, ja ka bere “Dhurate” Zyres se “Perpunimit te Biografive” ne Mitrovice, qe ishte nje Zyre e UDB-se…QE MBLIDHTE TE DHENA, Fakte, Informata; DHE Merrej me Perpunimin e Deshmitareve, Seleksjonimin…dhe Kalsifikimin e tyre SI TE BESUESHEM PER SERBET OSE JO…
    PRA Tradhetia e Lulezim Bashes eshte se ai NUK ESHTE “PERKTHYES”..por Pjese e Grupit te Invesigimit KUNDER INTERESAVE KOMBETARE..dhe ajo qe e bene FAJTORE Lulezim Bashen eshte se ai Kerkon ta Fsheje thelbin e Punes se tije ne Kosove..
    @@Lulezim Basha SPIUN I UDB-se nuk ka nevoj per Fakte..i shohim perdite dhe Degjojme..por kush eshte DFETYRA E SHQIPETAREVE???Te kryqzojme” Spiunin Basha…lol

  8. L.L says:

    SHUME I SAKTE????????

  9. Konjak says:

    Kuptova nga kryetitulli i shkrimit se z Peza pergjithesiaht ben propagante , jo nepermjet mungeses se intelektualitetit , inteligjences , intuites politike , ontologjise ne pergjithesi ; por nepermjet moralit te luftes , dhe ligesise . Me moralin e luftes , kerkon te penalizoi , luften politike te opozites , per te kontrolluar punen e pushtetareve , , dhe marrien e pushtetit ne zgjedhie . Me ligesi , kerkon te legjitimoje , luften imagjinare te Bashes ndaj Kosoves . Ky zoteri , megjithse , — pretendimet e grupit shpifetar , per keto krime te liderit te opozites ndaj Kosoves , i hodhen posht kategorikisht , dhe pa asnje ekujvok , Z Mustafa udheheqes i kosoves , Z Peza ish gazetar i BBC dhe deputet i PS -se , Kryeprekurori i UNMIK – , eksperti i OKB -se — , vazhdon me vetedije te beje nje loje sa te pist po dhe aq pa vlera . Ne kete rast z Basha nukse i ka konsideruar thash e themet , dhe mir ka bere ; nje personalitet i paster moralisht , nuk duhet te bjere ne nivelin teper te ulet te shpifesve . NJe lider qe ruan dinjitetin dhe personalitetin si dhe respektin per popullit , eshte edhe nje udheheqes i afte per ta cuar shoqerine ne perparim .

  10. Pensionist says:

    Lulxhim berisha dhe saleh basha jane siamezë. Te dy jane kriminele te konfirmuar boterisht.
    Mosqifte asnje pilitikan shqiptar ne historine e metij vendi, qe te imitojë salehislammohamedpejkamberin dhe lulxhimberishamsterdamkrimin.
    Shqiperia ka nevoje per politikan me shpirt atdhedashurie, vizionar, te paster dhe te pergjegjshem, per te marre persiper bashkimin e shqiptareve, perndryshe po te jene si keta dy, vendi do te shkoje drejt plakjes dhe me pas drejt vdekjes se pashmangeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje