Mortjepolitika, si mënyrë për t’u dhënë jetë ëndrrave të pushtetit

21 Nëntor 2020, 11:27Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Vdekja është e kundërta e jetës. Kush do njërën, nuk mundet kurrsesi të dojë tjetrën. Në të gjithë historinë botërore, pjesa dërrmuese e shembujve tregojnë se në politikë, kush dëshiron t’i japë jetë ëndrrave për të ardhur një ditë në qeverisje, zgjedh shpresën dhe jetën. Jo vdekjen.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta nuk e kanë nxjerrë këtë mësim, edhe pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta bërë shkatërrimin, mungesën e shpresës, zjarrin, tymin, vdekjen, mjete për të rrëzuar Edi Ramën, si dhe për të ardhur në pushtet.

Të tre bashkërenduan veprimet gjatë gjithë vitit 2019, që kur hoqën dorë nga mandatet, për të ardhur në pushtet përmes akteve si largimi nga Kuvendi, protestat e dhunshme me zjarrvënie të institucioneve, lojërave me nervat e qytetarëve me dekretime dhe zhdekretime. Dhe në fund dështuan.

Një vit më vonë, të tre po bashkërendojnë veprimet, për të shfrytëzuar një ngjarje madhore mbarëbotërore, siç është pandemia e SARS COV-2, për t’iu afruar më shumë pushtetit, që u ka mbetur si mirazh shkretëtire, në gjendjen e pashpresë ku e kanë futur veten.

Akti më i fundit i çiftit presidencial dhe bashkëpunëtorit në selinë e partisë që ndodhet buzë Lanës, është loja me vdekjet. Ka qenë një dramë e luajtur me dy akte, nga personi që kanë zgjedhur si aktor kryesor për ta luajtur, pikërisht për faktin, se as nuk e merr mundimin të bëjë sikur mendon, gjatë recitimeve të tij.

Në emisionin Opinion të ditës së enjte, Lulzim Basha, domethënë aktori i dramës me regji tjetërkund, plasi “një bombë” aty nga fundi i emisionit, duke akuzuar qeverinë për fshehje të vdekjeve. Ky ishte akti i parë. Aktin e dytë e kishin lënë për një ditë më vonë.

Një dorë e fshehtë, nxori ashtu si padashje, në portalin e Partisë Demokratike dhe djalit të liderit faktik të saj, disa pamje pikëlluese nga morgu i Tiranës. Ky ishte akti i dytë. Dy akte që në sytë e çdo shqiptari, janë përshkrimi më i mirë i mjerimit politik të një opozite që nuk u ngrit kurrë në rolin që duhet të ketë.

Me siguri, kur është kujdesur të shpërndajë personalisht në disa media fotografi të morgut, udhëheqësi i partisë buzë Lanës dhe bashkëpunëtori i tij në presidencë, kanë pritur reagim të zemëruar të qytetarëve kundër qeverisë.

Një provë është tërbimi i sotëm i Petrit Vasilit, i cili shpërndante sërish e sërish në Facebook fotot e morgut, dhe shfrynte me fjalë të denja për një halabak, i zemëruar më shumë me bumerangun që shkaktuan fotografitë, se sa me vetë pamjet.

Sepse shqiptarët, të cilët janë shumë herë më njerëzorë, shumë herë më të kulturuar, shumë herë më të përgjegjshëm, shumë herë më të mençur se sa treshja e të pashpresëve, dje reaguan me një neveri, njëqindfishi më të fortë edhe se sa në natën kur televizioni presidencialo-demokratikas, i futi në gjendje paniku kur i lajmëroi se në orën filan të një mbrëmjeje nëntori, do të binte tërmet.

Kanë reaguar qytetarët, pa dallim bindjesh politike. Sepse filmi shpresëvrasës i nekrofilëve të opozitës, është i dënueshëm pavarësisht prej bindjeve. Sepse, në radhë të parë, jemi njerëz.

Kjo është neveria e një populli, që i ka ardhur në majë të hundës me aktorët dhe regjisorët babalo-tragjikë, që si alternativë kur kërkojnë votën, nuk shpalosin shpresën e një të ardhmeje më të mirë, por mortjen. Është mortjepolitika e të pashpresëve.

4 komente në “Mortjepolitika, si mënyrë për t’u dhënë jetë ëndrrave të pushtetit”

  1. ????????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️

  2. Neritani says:

    Keta jane rrace e qelbur,ju rafte atje ku ju dhemb me teper-thote Neritani

  3. Kaq tru u ka dhene palaka kur i ka ngjizur me spermen e thartuar te babait te tyre. Ma sakte duhet shkruar se ne dejet e gjakut te opozites leviz jo gjak por vetem sperme e thartuar, pranaj jane katandisur ne kete gjendje deshperimi

  4. Populli says:

    Mjere ju do hiqni pas zgjedhjeve. Atëherë ka pun spak me ju. E ndjeni ngordh jen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje