Ndahet nga jeta Bashkim Kopliku, një nga politikanët më dinjitozë të viteve 90 në Shqipëri

Ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë. 

Zoti Kopliku në profesion inxhinier elektronik, vdiq nga COVID 19. Gjendja e tij u rëndua ditët e fundit por mjerisht askush nuk mund ta ndal ikjen e tij.

Gazeta TemA e cila e ka pasur një bashkëpunëtor të rëndësishëm dhe të nderuar i shpreh ngushëllime familjes së tij.

Kopliku do të mbahet mend si një zyrtar dinjitoz i shtetit shqiptar, një deputet me identitet të forte politik dhe një kritik i ish- kryeministrit Meksi dhe ish- presidentit Berisha.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.

 

REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Ndahet nga jeta Bashkim Kopliku, një nga politikanët më dinjitozë të viteve 90 në Shqipëri”

  1. Lan Xhabija says:

    Burrë nderi, burrë fjale, i tillë mbahet mend ai njeri.
    U largua nga kjo, botë, një ZOTNI, që rrallë kush, meriton të quhet.
    Me shumë keqardhje dhe hidherim, ngushelloj familiaret.
    U prehtë në paqe.
    I lehtë dheu.
    Lan XHABIJA

    1. Prof Dr.Kalec Dega says:

      Ngushellime familjes!
      =
      Politikan dinjitoz, LOL!????..kritik ?
      ..TI NGRIHET lapidar si Azemi…..
      =
      ne fund te fundit, demonkrat si gjithe demonkratet e kohes se Saliut e Meksit dhe trashegimtareve te tyre deri me sot…….poltikan i mire shqiptar?..temA po tall bithen..

      1. Jeta Nasi says:

        More injorant me prof dr kjoskash mos u merr me t’vdekmit or turiqen. Pis.

        1. Linda says:

          Shume mire po i thu kti palo te vetquajtur profesor, qenka nje injorant qe se paska shokun, kur i gjalli merr per goje te vdekurin ka humb çdo lloj arsye dhe eshte i vdekur mes te gjalleve.

      2. Ideali says:

        O Prooooocfesoooor e Doooooktorrr! Leri sarkazmat dge shihe realitetin ne sy. Sigurisht do te jesh ndonje sigurims i lenduar nga reforma qe nisi ai, po besoj se te ka bere mire, do jesh bere booos.Hapi syte o kafshe, brenda resorteve te gjirit te Lalzit, te Malit te Robit, te bregut te jugut, te rrethinave te Tiranes, neper blloqet e reja ku me shumice rrojne kafshe si ti, e gjen ndonje gjurme te Bashkim Koplikut? Ketu eshte diferenca.Ngushellime gruas, vajzes dhe dy djemve.Ngushellime dhe Durresit, miqve te tij edhe ne Tirane dhe gjithandej.

      3. Kujtimi says:

        Po frazen “Trump 20 ” ce bere ? Apo e fute ne byth ?

    2. Inxhinieri says:

      O zot, ndajeni njeriun nga politika, se paku ne vdekje. Iku nje njeri dhe meriton respekt. Kaq. Po i hyre politikes, asaj qe ka bere si actor ne te, as ka e as do kete politikan qe meriton respekt ne kete vend e kudo ne bote, nder shekuj. I lehte I qofte dheu. Ngushellime familjes.

  2. Lanabregesi says:

    U preft ne paqe,qendroj me dinjitet larg politikes dhe large kriminelit Sali Berisha,jo si disa te tjere qe lepine ate qe kishin peshtyre si Pollo,Tritan Shehu, Arben Imami e plot te there,dhe sidomos karrike thyeri Dash Shehi.

  3. Todi Duma says:

    Todi Duma
    Lamtumirë shok i dashur e i nderuar
    Na hidhëruar që unë ndave nga në shokët e tu te shkollës
    Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt
    Ngushëllime familjes

  4. U preftë në paqe 🙏🙏🙏 says:

    Ngushëllime familjes !

  5. goliku says:

    Super intelektual, burre shteti, demokrat me plot kuptimin e fjales, njeri i nderuar dhe burreror…..
    Ngushllime familjes per kete humbje te madhe….

  6. Bashkim Sala says:

    Miku dhe shoku im i Universitetit. Te qofte e lehte jeta e perjeteshme be qiell.
    Do na mungosh fizikisht, por do jesh me shume ne takimet tona te shoqerise, qe nga Arian Beqari deri tek Vasillaq Malo. Ngushellime familjes nga Londra.
    Miqte e tu Bashkim e Valdet Sala.

  7. Pokeristi says:

    B.Kopliku,B.kopliku
    Nder te gjithe me simpatiku
    Me i sakti me nevriku
    Pa e ndjere na la dhe iku
    Lajm i papritur..Ngushellime gruas,vajzes,djemve,vellezerve.

  8. Kapterri says:

    Një nga arkitektët e Berishizmit

  9. Daja says:

    Nushellime familjes.

  10. Roberto says:

    Ngushellime familjes.

  11. @a. says:

    Ka pasur ne krah nje zonje grua: Natasha Konicen,(vajza e Skender Konica) qe u nda nga kjo jete shum e re. Nje vajze Tiranese qe u rrit ne mes te bllokut, e perfundoj ne Durres , e atje la dhe eshtrat e saje. Z.Kopliku , u tregua vertet burre qe nuk e la te shoqen kur ja kerkoj partia, por mendoj qe :ate engjell,
    asnje burre nuk do merrte kurajon ta linte. Uroj, te keni shkuar ne ate bote, e ti kini lene vend vehtes ,t’ju presi me krahe hapur, ai engjell qe nuk meritonte ate fat.

  12. cris says:

    Ngushellime familjes. Te prehet ne paqe. Politikan dinjitoz.

  13. Whitesnake says:

    Njeri i zgjuat!
    Profesionist!
    Njeri i reagimit qytetar.
    Pretendoja qe me kishte futur ne rrethin e miqte te tij sepse nuk qe fort e lehte.
    I qofte i lehte dheu!

  14. Albert says:

    Ndjej dhembje per ikjen nga kjo bote te shokut tim te rinise, Bashkimit, nje figure e nderuar e rinise shkodrane te viteve 60-te, student dhe ingjinier i shkelqyer, figure e politikes shqiptare te pas viteve 90-te, njeri i papajtueshem me mediokritetin, djallezine e hipokrizine. I qofte i lehte dheu. Ngushellime familjes.

  15. Ermal Berati says:

    Ngushellime familjes dhe te afermeve. Ishte burre shteti dge demokrat i vertete.

  16. Jeta Nasi says:

    Z Kopliku u prehte ne paqe! Ngushellime te sinqerta familjes.

  17. Ed says:

    Nderim per Bashkim Koplikun ! Njeri me dinjitet!!

  18. Ilir says:

    Zoteri burre, ngushellime familjes.

  19. Oketo says:

    Ngushëllime familjes!
    Njeri me karakter dhe dinjitet!

  20. emigranti says:

    ishalla i merr me vete te gjithe keta te pd duke filluar qe nga saliu

  21. Unë says:

    Po më vken shumë keq për Z. Kopliku, u prehtë në paqe! Një njeri i rrallë, një burrë i mënçur, korrekt, i ndershëm, dhe i drejtpërdrejtë! Da na mungojë neve si lexues pena e tij e mprehtë kundra maskarenjve e maskarallëqeve që në këtë vend nuk mungojnë!

  22. Koli says:

    Partia Demokratike eshte parti e Beogradit ne Shqiperi.Kush nuk e ka kuptuar nuk eshte i vemendshem.

    1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

      Nuk ka parti te Beogradit ne Shqiperi o hajvan.

      A ka parti me te madhe te Beogradit sesa Ps qe po ben minishengen me Servine??

      Partite politike ne Shqiperi jane te gjitha te Amerikes.

  23. bujari says:

    Ngushullime familjes kopliku per vdekjen e njeriut te tyre me te afert. Ikja nga kjo bote e trazuar dhe e felliqur eshte fatkeqesi jo vetem per familjen por edhe per shoqerine shqiptare, sepse Bashkimi ishte nje intelektual dinjitoz qe donte nje shqiperi me te vertete demokratike. Ai mbeti i tille deri ne fund te jetes se tije i papajtueshem me mashtruesit, genjeshtaret, hajdutet, kriminelet dhe trafikantet qe, “si demokrat”, uzurpuan partine demokratike. U preht ne paqe.

  24. S says:

    Ngushllime families. Ngushllime Ardianit , vellait te tij.
    Me shume dhimbje nga shoku I dhomes se Ardianit dhe mik I familjes kopliku

  25. Olimpia says:

    Nder si nje inxhinieri afte,nje nga krijuesit e prodhimit te radios dhe aparateve tv shqiptare.Fillimisht ne vitet 90 nje nga bashkepunetore e njeriut me te ndyre qe flasin shqip, Berishes….Me vone ,si nje mjeri qe reflektoi ,u shkeput nga primitivi Berisha ,duke deshmuar karakter dhe moral.Ngushellime familjes te afermve ,miqve …

  26. Tutu says:

    Njeriu qe projektoi Berishen president … kur u be kushtetuta e pare…. njeri i persekutuar nga regjimi komunist… i internusr ne Durres se kryeinxhinjer i Urt…kur qe minister i brendeshem vari dy vete pa u provuar kurre fajesine….. i paharruar Çajupi per komedine pas vdekjes…

  27. Durresaku says:

    I lehte dheu. U prehte ne Paqe

  28. Durresaku says:

    I paharruar …. Ngushellime Familjes

  29. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te.

    Ngushellime familjes dhe miqeve.

  30. Linda says:

    Shume mire po i thu kti palo te vetquajtur profesor, qenka nje injorant qe se paska shokun, kur i gjalli merr per goje te vdekurin ka humb çdo lloj arsye dhe eshte i vdekur mes te gjalleve.

  31. Sd says:

    Do ishte mirë të kishte shkuar qysh me 1990 me gjithë udebashet e tjere te PD-se.
    Shkofte në ferr se dogji Shqiperine.
    Të ket kujdes në ruajtjen portofolit se atje në ferr eshte Azem Avdall Hajdar Hajdari dhe ja vjedhe kuleten. Azemi eshte akoma i arrestuar në burgun e ferrit dhe nuk e nxierrin pa paguar 15 milion dinar serb. Azemi nuk ka dinar se ja ka vjedhur Sali Lusha me Shkekzen Hoxhen.

  32. ILIA Saro says:

    I perjetshem kujtimi i tij,ngushellime familjes!🌹🇦🇱
    ILiA Saro ,Chicago,U.S.A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *